******

Nuk zgjodha dike tjeter

per ti dhene nje kuptim perjetimeve te mia

ne kete bote te madhe te panjohurish

ku lulet permendin humburazi ne gjumin e tyre

emra te harruar zonjushash bukuroshe

qe falenderojne me buzeqeshje, tundje koke

xhentelemen nen cilindra te zinj, dorashka te bardha

ty te pelqejne lulet, i frikohesh

plakjes e porsi to merzitesh

e pertej heshtjes sone ne kuptohemi

o zemer, petalet i vyshkin duart

qe mekojne ngjyren e irisit me to.

Nuk zgjodha padobine ekologjike te natyres

as keshillat e te urteve ndaj pluhurit te kohes

ti ece mbi hapat e mia

te thella mbi reren e njome

buze detit, besome,

pyes veten

mbi moskokeçarjen e pulebardhave

ndaj perplasjes se dallgeve

dhe ndjenjes

qe ti deshperimisht dhuron

ne kembet e mia si kjo poezi

qe serish s’mundi te ishte optimiste

ndaj te dhuroj nje trendafil.

7 Komente

si copeza te shkeputura perralle.... delikate.

smiley faleminderit aurelie.  

faleminderit ty, qe i percjell edhe per ne smiley

e pertej heshtjes sone ne kuptohemi

o zemer, petalet i vyshkin duart

qe mekojne ngjyren e irisit me to.

 

bukur.

as, je AS me shpirt te ndjeshem, packa se ben poezi klaustrofobike ndonjehere. smiley BUKUR! Nuk ka "lule" ne bote qe te mos ndjehet e mikluar, kur i kushtojne nje poezi... smiley

dhe ndjenjes

qe ti deshperimisht dhuron

ne kembet e mia si kjo poezi

qe serish s’mundi te ishte optimiste

ndaj te dhuroj nje trendafil.

 

as, adorable smiley

 

flm te gjitheve.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).