............


(...)
vargjet shihen në ëndërr
edhe shkruhen në zëmër.
Zëmrën do ta kyç,
dhe do ta jap ty.
Po mbaje në mënt,
mund të hapet vetëm,
me çelës të argjëntë.

Ti po deshe mbaje vetë.
Nuk shitet as blihet,
se s’ka vlerë në treg.
Po nuk të pëlqeu,
hidhe vetë në det.

Deti i madh bujar do e pranojë brenda,
mes lotë dhe ëndrra,
të kthyera valë,
të ndjekin ngadalë,
këmbë e pas këmbe,
vijnë e bëjnë fole,
aty në zemrën tënde.

Toka është trup,
qielli shpirt,
dashuria det.
Të vjen a s’të vjen mirë,
në s’më gjen kur të flesh,
në s’më gjen kur qesh
në s’më gjen kur digjesh,
do më gjesh në det.
(thesar si për mbret)

Deti, ëndrra vetëm parë
ardhur valë valë,
në shpirt është shkruar,
sevda e harruar.
Gjithë etje po të pret
veç njëherë të të prek,
të tëlag me ëndje.
Lehtë me afsh e ëmbël
si një puthje frënge.

16 Komente

më pëlqeu edhe mua o J. 5*

E sheqerosur, e sheqerosur...me pelqen. Diçka ndryshe nga qaravitjet e tjera te peshkut te tipit'jom i bukur, jom i mire, m'dun femnat ene i boj t'vuajne per mu'. Ti nuk shkruan nga egocentrizmi por dashuria. Dukesh 'a giver' dhe jo a 'taker'. Vetia me e mire qe mund te kete nje njeri! Sdq, kete pjesen do e veçoja (smiley):

Deti, ëndrra vetëm parë
ardhur, valë valë
në shpirt është shkruar,
sevda e harruar.
gjithë etje po të pret
veç njëherë të të prek
si det lagur me ëndje
lehtë me afsh e ëmbël
porsi puthjet frënge

J, po sinqerisht ama... nuk m'pëlqeu HIÇ.

Se ç'ka një aritmi që, edhe kur fillon të të shijojë diçka,  ta prish lezetin

Ska gjë Edo, mos e vraj mendjen. Tip eksperimenti ishte.

rrofsh për sinqeritetin. smiley

lol... ca je duke thene o Julius... pash Zotin... deti eshte enderr... mali varr... qielli eshte shpirt... e lotet zjarr. Shpirti vresht... vreshti raki... une kam rene nën dashuri... me nje police... ah cme gjeti mua... uniforma e saj me ngre qime e thua (etj... [mgjths une s'e kam pare nanje here te veshur])... mi ka hedh prangat...  e celsin ne enderr spo e gjej... endrra ehste e thelle... antipodet e saj s'i njoh... krijesa mitike e kangure... djaj tazmanie me temperament te keq... i maskoj... me kostume fjalesh qe s'u shkojne................................. riiiiiiide the snaaaaaaaaake... to the laaaaaaaake... the snake is loooong... seven miiiiiiiles... and its ooooold... its skin is coooooold... ride the snaaaake... ride the snaaaake... to the laaaaake... ride the snaaaaaaake...

 

smiley

me pelqen inisiativa e eksperimenti...... mendoj se gjithkush duhet te aksesoj his or her subconsciousness....... please try again later....

Ok së pari, eksperiment është forma. Jo përmbajtja. smiley

  E kam zgjedhur vetë të jetë e formës naive dhe e sinqertë e gjithë pjesa; njëkohësisht mistike-paganiste, me fjalë të tjera - vjershë popullore. Prandaj kam përdorur edhe atë formë fjalori. Po ti edhe lexuesit (nëse ju pëlqen, ngacmon, mundeni) mund të shikoni përtej. Zgjedhja juaj, unë jam i ndërgjegjshëm. smiley që ndoshta nuk është e lehtë...

  Ato përkufizimet toka, qielli, asocionohen me materien dhe zotin (nga mitologjia Gjea, Uranos) ndërsa uji, është elementi jetëdhënës apo ndryshe dashuria (deti). Nuk është rastësi psh që perëndesha e dashurisë, Afërdita ,ka lindur nga shkuma e detit. Unë duke qënë prej natyrës dembel nuk i përshkruajta gjatë po i dhashë shkurt si koordinata. Më nevojiteshin për të shpjeguar vargjet më poshtë...

 Tani rilexoje edhe njëherë dhe më thuaj.

atehere jam keqkuptuar. I am affraid in that case I dont feel qualified to comment... nuk jam familiar me formen paganiste aq sa duhet... U nisa prej permbajtjes e prej idese se vargjeve te ardhura prej Endrres... subkoshiences... smiley

Ok shiko të ta shpjegoj dhe këtë... tre pikat e para në fillim fare, tregojnë se pjesa është e shkëputur nga diçka tjetër. Në një kontekst tjetër.

Pjesa e shkëputur i takon pyetjes; ku shkruhen vargjet? Në libra, në letër, në gur? Ku?

Unë përgjigjem se shihen në ëndërr dmth imagjinohen. Ëndrra, përveç kuptimit të subkoshiencës ka dhe kuptimin e dëshirës. Sepse një nga veçoritë e gurës popullore është wishfull thinking dmth "ah sikur të isha", "të të kisha", "të bëhesha zog të fluturoja" etj. Madje kjo është një nga veçoritë madhore e gjuhës shqipe - forma dëshirore.

Shihen në ëndërr dhe shkruhen në zemër, pra. Diçka e shkruar, është diçka e dokumentuar. Dmth nëse shkruhet në zemër, nuk harrohet. Ndërsa kur them "zemrën ta jap ty" dmth ia transmetoj çka kam "shkruar".

Çdokush kur shkruan diçka që ndjen, i duket se jep një pjesë të vetes së vet. smiley

deshira e subkoshienca nuk eshte e thene te shihen si dy gjera te ndryshme, mund te shihen si pjese te nj-tj. Biles gura popullore mund ti kete borxh me teper subkoshiences se sa endrres ne kuptimin tend te ksaj te fundit - si deshire e vetedishme, kjo sepse subkoshienca ka edhe elementin frustracion e gura popullore ka nevoje per frustracionin sepse frustracioni eshte konflikti, eshte tensioni... dhe sjell gjithashtu elementin ironik e komik.... kshtu kam pershtypjen...

Nuk besoj se mund të quhet frustacion, më duket se po i djeg etapat. Dëshira dhe subkoshienca janë sigurisht të lidhura. Por dëshira është pjesë më e mirë-përcaktuar e subkoshiencës. Unë e përcaktova në mënyrë më të ngushtë - si dëshirë, për të të orientuar në lexim.

 Ajo që quhet frustacion nga ty, në terma teknikë inxhinerikë konsiderohet si problem. Përkufizimi i problemit është ky: kur situata e dëshiruar me situatën aktuale, kanë një diferencë të madhe, të padëshirueshme. Ky është dhe konflikti.

Do të quhej frustacion sikur ky çuni të fillonte e ta shante mbarë e prapë këtë gocën në rast se kjo nuk i përgjigjej ndjenjave (unë nga sa e njof, kurrë nuk do e bënte smiley). Frustacioni nga dëshira, dallojnë se te i pari dikush është i vetëdijshëm për mosndryshimin e situatës dhe impotencën e vet për ta ndryshuar. Kjo sjell frustacion - apo ndjenja negative ndaj subjektit që i drejtohet. Frustacioni nuk mund të kuptohet pa u shfaqur, ekzibicionuar. Po për çdo rast mund ta hamendësosh.

Që të dalim te gura popullore a ka frustacion, do duhet të gjenim një këngë ku të shahej dashuria. Mirëpo pikërisht nga gura nuk ke asnjë shembull të tillë.

 23-sho më duhet të them se ke mendime interesante.

J, kam pershtypjen se e humbem fillin konstruktiv te diskutimit...

frustracion nuk eshte e thene te jete atehere kur cuni fillon e shan mbare e prape ate gocen ne fjale... prej 10 pjese te gures, kam pershtypjen se ne 7 prej tyre ke frustracion...

Frustacioni nga wiktionary:

Frustration is an emotional response to circumstances where one is obstructed from arriving at a personal goal.[1] The more important the goal, the greater the frustration. It is comparable to anger and disappointment. Sources of frustration may be internal or external. Internal sources of frustration involve personal deficiencies such as a lack of confidence or fear of social situations that prevent one from reaching a goal. Conflict can also be an internal source of frustration when one has competing goals that interfere with one another. External causes of frustration involve conditions outside the person such as a blocked road; or conditions linked to the person's actions but not directly such as lack of money, or lack of sexual activity. In psychology, passive-aggressive behavior is a method of dealing with frustration. According to N.E. Miller "frustration produces instigation to a number of different types of response, one of which is an instigation to some form of aggression." [2]

 

frustracion nuk eshte e thene te jete atehere kur cuni fillon e shan mbare e prape ate gocen ne fjale...

Më duket se nuk më kuptove. Të thashë që atëherë shfaqet, dmth atëherë E KUPTON se është frustacion. Ti mund të përmbash çfarëdo lloj ndjenje po pa i bërë publike ato, në forma sjelljeje të veçanta, unë mund vetëm të hamendësoj, siç të thashë.

Dhe për këtë:

prej 10 pjese te gures, kam pershtypjen se ne 7 prej tyre ke frustracion...

Më gjej pjesë ku të vërtetohet kjo që thua...

Që ta kesh më të lehtë shiko këtu.

Shiko dhe çfarë kisha shkruar atje:

 

Po pra, të të kthej edhe ty në rrugën e "zotit". Në këto këngë vihet re që mbizotëron elementi natyralist, ose panteist. Kjo është shprehje popullore në një formë ndryshe e filozofisë së antikitetit. (politeizmit, apo paganizmit).

Grekët e sotëm psh, nuk kanë të tilla, sepse ua ka mbërthyer feja monoteiste elementin krijues popullor. Gjithashtu vihet re "paturpësia" siç thotë me shaka Zotrules. Pikërisht as ky element nuk gjendet në këngët popullore greke, sepse feja ka krijuar konceptin e fajit mbi seksin. (prandaj as këta, as serbët nuk bëjnë kalamaj. Tongue)

Këtu qëndron bukuria dhe veçantia sipas meje e gurës popullore.

 

Me fjalë të tjera mungesa e turpit = mungesë e frustacionit.

Po ke dëshirë, të jap edhe shpjegime të mëtejshme për këtë.

 

Shpesh ne kenget e gures popullore hasesh me folje te tilla si "po digjem", "po zhuritem", "me hodhe ne dhe", "me shkatrove", "ma plase zemren", etj etj... per kto e kam fjalen se jane shprehje frustracioni, por shpesh ktyre u jipet nje nuance komike e humoristike, e cila eshte (kshtu kam krijuar une pershtypjen, edhe nuk eshte e thene te jete e pershtypje e drejte), komedi e tipit 'slap-stick'... kjo vlen per te krijuar intimitet e empati, jo vetem midis 'atij' e 'asaj', ose jo vetem empati te saj, per ate, por edhe midis kenduesit e degjuesit ose lexuesit... pra per aq sa kuptoj une, i jep mundesi per intimitet universal... dhe pse ndodh kjo? Pse pikerisht te krijohet intimiteti universal? Per mendimin tim, eshte sepse te gjithe identifikohemi me frustracionin... kjo eshte sepse perhere deshira e tejkalon realitetin, dmth cdo njeri ka deshira te papermbushura e qe nuk ka per ti permbushur kurre dot... eshte si puna e asaj piktures se romantizmit, The Wanderer in the Mist. Per mua kjo eshte nje veper frustracioni, (kshtu edhe kam lexuar).

per tu kthyer ne baze: tek vargjet e temes mungon frustracioni... jo vetem mungon, por sipas opinionit tim, frustracioni eshte mohuar sikurse nuk ekziston. Kjo eshte nje forme of Bad Faith, per mendimin tim, ne kuptimin Sartrik. Frustracionin e vargjeve e vrau / lagu deti. Por nuk eshte e thene te jete ashtu, ky eshte vecse nje interpretim qe i bej une, si lexues. Lexues te tjere mund ta interpretojne krejt ndryshe. Ne vargje thuhet "ska problem po s'mpranove... me pranon deti"... ktu pikerisht qendron Bad Faith, sepse mohohet frustracioni, mohohet problemi, ne te njejten kohe qe sugjerohet... me ane te detit. Deti bujar eshte nje kurve filantropiste qe pranon gjithke, + protagonistin. Mirepo ky nuk eshte fundi. Vargjet e hedhura ne det prej vajzes, do ta kapin ate, me pas... dale ngadale... ne zemren e saj do te bejne fole... do apo s'do ajo... si puna e proverbes, mos e bej shurren ne det, se ta sjell kripa ne tryeze... dhe lind pyetja... si do ndodh kjo valle? Si do e kapin vargjet vajzen dhe do bejne fole ne zemer te saj...? Ka vetem nje mundesi me ckuptoj... deti eshte super-ego... eshte agjensia e brendshme ndeshkuese e vajzes... not so bujar...

Bad Faith, ne mohim te frustracionit eshte teme e Kubrick-ut, me sa kam kuptuar, sidomos tek Eyes Wide Shut. Kete e kemi pare edhe ne jete. Ndodh qe femra i thot mashkullit "hej... me duket se qenke xheloz", dhe e thot kete me nje fare kenaqesie e entuziazmi. Ate qe ajo nenkupton eshte "me thuaj se je xheloz... ose... me thuaj se je frustrated... (sepse xhelozia eshte nje frustracion) I want you to be frustrated... because I get frustrated too, and you never get frustrated and its very frustrating how you never get frustrated"... per me teper, shih skenen e dhomes se gjumit tek Eyes Wide Shut, pasi i fusin edhe nje cigare hashash kta te dy... edhe vi re sa qesharak behet mashkulli kur mendon se ska arsye per frustracion...!

p.s. gjynah qe s'qenka ne anglisht... dikur ua dini per nder dublimeve, por s'ka si origjinali.

http://uk.youtube.com/watch?v=3wvnriqX15...

Ti po bën gabimin më duket mua se çdo dëshirë e quan frustacion. Unë e kuptoj këtë, po nuk bie kurrsesi dakort. Kjo është një mënyrë shumë nihiliste e të parit dhe shpjeguarit të situatave.

   Dëshira përmban brenda edhe shpresë, edhe vullnet, edhe nxitje. Gjithashtu ti nuk merr parasysh as dinamikën e situatës, dmth që ajo ndryshon, apo ka mundësi të ndryshojë. Dinamika kufizon apo e shpërfill fare frustacionin. Më lart të solla përkufizimin e frustacionit i cili lidhet thotë me inatin dhe mërzitjen, zhgënjimin. Thotë edhe shkaqet prej të cilave shkaktohet etj...Me një fjalë kuptohet si gjendje mendore negative e cila përsëri siç e thotë përkufizimi shprehet në mënyrë negative.

    Gura popullore erotike i përmban ato elementë po nuk janë pjesa mbizotëruese e saj. Edhe kur përmbahen, më pas mohohen, apo kthehen në humoristike, po prapë kjo nuk është si karakteristikë mbizotëruese.Sill një herë ca shembuj për ilustrim. Më lart thua në 10, 7 janë të tilla. Në 10, mbase 2-3 do i gjesh të atij lloji.

   Karakteristika kryesore e gurës është pozitiviteti ndaj subjektit të cilit i drejtohet, dhe forma dëshirore e shprehjes.
 

    Ajo pikturë vërtet shpreh frustacion sepse njeriu është vendosur përballë të pamundurës. Po këtu ku ndodhemi konkretisht, nuk është rasti.

  Për pjesën tjetër, e ke lexuar bukur lidhjen me detin, po ke neglizhuar një element stilistik tjetër - aty ku lagia prej detit krahasohet me puthje. Tani në rast se ti konsideron dashurinë (për detin) e dikujt si kurth, well... ky është këndvështrimi tënd, këtu stë them dot gjë...Kuptimi më pas është sugjestionues dhe figurativ, nuk është lidhje me zinxhir.

    Te Kubrick pastaj kaluam në tjetër vend... femra aty po luan rolin e provokueses me qëllim, për të patur mundësinë të pohojë diçka që ka ndjerë. Kështu po kërkon bashkëfajtor. Mashkulli duke zbatuar me rigorozitet teorinë (mashkullore) të mohimit, u fut në kurth. Bëhet qesharak se po mohon çdo gjë me çdo kusht. Mirëpo te Kubrick jemi në tjetër plan psikologjik. Aty më shumë po flitet për pasigurinë dhe besimin sesa për frustacionin.
 

Julius, its been an interesting discussion...

me duhet te them se ky eksursioni ne temen e frustracionit ka qene i gabuar prej anes time. U nisa ne kete koncept nga pikepamja psikoanalitike, dhe kisha pershtypjen se ne psikoanalize frustracioni eshte koncept neutral, qe shfaqet ne pavaresi prej mundesise se permbushjes... pra nje deshire mund te sjell frustracion packa se me vone deshira mund te permbushet... dmth u nisa nga pikepamja se deri ne momentin e permbushjes, deshira mbetet nje prodhues frustracioni, ose frustracioni eshte njera ane, e deshira ana tjeter e te njejtes monedhe, por me c'po kuptoj edhe ne psikoanalize perdoret si nocion negativ, si forme proteste ndaj deshires imagjinare, dhe vjen pas realizimit se mos-permbushjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).