Klithja per dashuri

« Të dua », por a ishte e nevojshme ta thonim ?

Fjalët shkëputen nga trupi për tu injektuar në një tjetër trup. Midis dy trupave, hapësira ndërmjet, është I vetmi cast tranzitor ku fjalët udhëtojnë të pavarura nga trupi lëshues dhe ai receptues. Deklaratë dashurie jo për të bindur tjetrin, por vetveten! Autohipnozë mbi psychén tonë: tjetri më përket! Mjeti I përdorur: Zëri!

Në frekuencën e duhur, me intonacionin e duhur, shoqëruar me gjestin adekuat, zëri është ndërlidhësi që mundëson realizimin e mungesës së dashurisë. Jeta është dëshirë dhe kërkim i dashurisë. Mungesa e saj na shkatërron! Urrejtja pranohet më lehtë se mungesa e dashurisë. Spektri I saj, në mungesë të saj, na thyen përbrenda, shfrytëzon cdo dobësi tonën! Satisfaksion apo SADEfaktim?

Dëshira e përhershme për të gjetur, pasur një partner shpreh tmerrin njerëzor në formën e tij të paplotë! Një partner do të plotësonte pjesën që mungon! Kur ai/ajo flet transmeton dashuri. Kur nuk ka dashuri, s’kemi asgjë për të thënë. Ndaj zgjedhim të heshtim.

Klithja e parë, klithje e tmerrshme, ishte klithje për dashuri! Është pikërisht zëri ai që transformon shpirtin në kod. Tek “Klithja” e Edward Munch, njeriu modern shpërthen në ankthin e tij ekzistencial! Paradoksalisht me tezat mbi ngrohjen e planetit, kjo botë mbetet tmerrësisht e ftohtë!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).