...

Të shtunën e dua, kjo sepse në agjendën time te ngjeshur kjo dite me lejon te leviz pak me lirshëm. Sot dola te blija ca ushqime në një dyqan tek i cili shkoj vazhdimisht. Zgjedh artikujt që më duhen dhe afrohem të paguaj. Aty për momentin është nje grua(nëna e pronarit), kjo grua e vjeter e lodhur nga jeta, nga vitet e punes gjate komunizmit, nga 18 vitet ne kurbet (Greqi), tani lodhet duke punuar tek dyqani i të birit.. më thotë që shpëtimi i saj do të jetë kur i biri do martohet. Pasi ai lodhet ne dyqan duke punuar, njekohesisht dhe ajo punon por ai kur shkon në shtëpi pret gjithashtu që e ëma ti gatuajë, ti kete palosur rrobat e lare-hekurosura .. Dhe më thotë që kur ai të martohet dhe te kete nje grua do te jetë shumë e lumtur pasi në këtë mënyrë do ti hiqen obligimet. Ajo do kërkojë të rrijë në një biruce do kërkoje te hajë njeherë në dite dhe mjafton të jete e qetë..
Në këtë dyqan nuk kanë punëtore jo vetëm se nuk ua mban dot xhepi por edhe se siç thote ajo « nuk mund te kete besim ».. Më pyet si shkon puna tek kafe-bari im dhe un i them mire. Por pyetja që më befasoi ishte: Po tek ti a marrin kafe me listë ?!Kjo pyetje shoqërohet me një gjest po aq interesant, zonja (së cilës asnjëherë nuk ia kam mësuar emrin) më tregon një fletore me fletë që protestojnë nga pjesa lidhëse metalike që duhet ti mbaje. Në atë moment më ikën shumë fjalë, mu ndaluan shumë mendime që ecnin në mënyrë paralele ..këtë heshtje e theu « zilja » që më dërgoi Erjola(nje mikja ime) .. sinjal që tregonte se duhej ta merrja në telefon pasi ajo nuk ka nr me 20 ...

9 Komente

Vërtet e dhimbshme... lista.

P.s: Mos të të gënjehet mëndja e të martohesh me të birin e asaj plakës smiley

P.s.s: Tani e kuptova se pse je përdoruese e kafesë smiley

 Si gjithmone ke artin e te veshurit te komenteve me nota humoristike smiley

 

Shkrim i bukur.. Realitet i hidhur..  smiley

Alidea ti pse si the  plakes qe shiste  eshte rritja ekonomike 9.9%  dhe Shqiperia po ndryshon?

Liqeni .. Te betohem qe ne ato momente me shkoi mendja pikerisht tek 9.9% ... smiley

Keto jane kyeartikujt e munguar ne median shqiptare ..

Paska pastru komunalja mire e mire ketu, rremujen e mbremshme smiley

Alidea, m'pelqeu smiley

I ke interesante keto copezat.

Kushedi behem e bezdisshme por jam vertet kurioze te di, nese i shkruan per kollaj dhe se ashtu te vjen doresh, fjalet sic shqiptohen ne dialektin verior apo e ben me dijeni te plote sepse mendon se ashtu duhen shkrujt, apo e ben per gallate si shume nga ne me dialekte te ndryshme.

Te pyes sepse kam verejt shume raste te postimeve te tua perdorimin e 'q' apo te 'gj' ne ato forma.

smiley

oupps Nexhi smiley

Sapo me thane se kishit bo "kerdine" mbreme smiley gjynaf qe nuk isha ketu smiley

Ne fakt te jem e sinqerte un shkruaj shpejt ne menyren me spontane te mundur dhe nuk harxhoj kohe per te edituar shkrimet e mija ne blog. Shto ketu dhe faktin qe syzet harroj ti ve.. si dhe eshte e vertete qe jam nga veriu dhe nuk arrij te bej siç duhet ndryshimin e "q" se me "ç" ne ... Ndaj ju kerkoj ndjese.

Po un jam "made in Kukes" smiley

 

 

po pra po, e thashe mbreme une qe e ke difekt fabrike, por Edrusi me akuzoi fort se po te prishja reputacionin

smiley

Shkruj si te te doje e bardha zemer. No problem here smiley

Te falenderoj, gjithesi ne fakt shkruaj me shume me deshiren per te raportuar diçka qe verej , apo ndjej. Kjo sepse ky realitet nuk mund te na leje  indiferent.

Kur ti sheh diçka te tille ne mes te Tiranes.. velle çfare duhet te themi ne lagjet periferike te saj..po ne rrethet e tjera ?? 

Ketu behet fjale per varferine ekonomike, si dhe per mentalitetin e hidhur qe ekziston ne marredheniet e shoqerise sone.

Shkrimi eshte i shkurter ..mbase kam filluar te lodhem pak .. mbase kam filluar qe me mire te shkruaj nga pak sesa fare. Mbase vete tendenca qe kam kohet e fundit ku nuk kam durim te lexoj shkrime te gjata me ben qe te shkruaj shkurt.. mbase do vije nje moment ku do shkruaj vetem labels smiley Nuk e di 

sa keq qe nuk i ke lexuar ato komentet e mbremshme alidea,kishte gjera interesante dhe surpriza, po ce do sot jam ngrit nga gjumi me menje tjeter. sa per shkrimin te gjitha ato qe thua qendrojne por tekstin duhet ta kishe pak me shume te zgjeruar,po dhe ti nuk ke faj po plakemi. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).