Zoti Flaubert, Jam une

nga Orhan PamukPërkthyer me shkurtime nga Urim NergutiNë pjesën e fundit të udhëtimit të tij në Orient, Flaubert, pasi ka vizituar Egjiptin, Palestinën, Libanin dhe Sirinë, mbërriti në Stamboll në tetor 1850, i shoqëruar nga miku i tij Maxime Du Camp. Dy miqtë kishin udhëtuar tashmë së bashku, duke shkruar përvojat e tyre, dhe e kishin ndjerë veten mjaft mirë. Du Camp ishte një mik i vërtetë, me

5 Komente

po po, shume e qarte :

stil i tërthortë i lirë !

Gjithesesi, sa per pjesen :  faleminderit Urim ('97  smiley )  qe e perktheve. Ishte kenaqesi ta lexoje. 

Por Flauberti ironik dhe cingërritës për të cilin fola pak më lart nuk është kurrë aq larg Flaubertit sentimental. Dhe për një lexues që e do Flaubertin, nuk është aspak e vështirë për ta përfytyruar atë si dy gjysma të së njëjtës zemër. Dhe sa për mua, unë kam dashur gjithmonë, njëlloj si dhe mjaft shkrimtarë të tjerë, të njëjësohem njëkohësisht me shkrimtarin në zemërim, tejet të nxehur kundër njerëzimit, dhe me atë që, duke ushqyer një dashuri të tillë për të ngjashmit e tij, i kupton më mirë se kushdo.

Me kujtoi kete: "Ti je si une. Ne jemi te tmerrshem. Te kishim ndonje automatik ne dore, do dilnim ne udhekryq te benim kerdine ne njerez. C`e do qe s`na le poezia."

Lasgush Poradeci, sipas I.K.-se tek "Ftese ne studio."

prurje e bukur. rrofsh SMR e falemnderit Urim (per Urimin: veçorizon ~ dallon ?)

Shume e vlefshme per mua kjo! Faleminderit.

Pamuk thote :

"Shkrimtari duhet të mbahet mënjanë jetës, t’iu ikë të gjitha institucioneve, shtetit, tërë jetës së tij të rëndomtë familjare, ta vështrojë arritjen dhe lavdinë letrare me dyshim. Ja parimet absolute të misionit të këtij kleriku të ri shekullar, dhe të tërë moralit letrar modernist. […]"

Kur lexon keto fjale, mendja te shkon tek njefare Sartre qe nje dite vajti ne posten e qytetit dhe dergoi nje teletajp per ne Stockholm, duke thene se nuk mund te shkonte atje per t'u dekoruar ngaqe i dukej vetja pastaj si "nene deshmori". Jo se kishte ndonje gje kunder deshmoreve, kuptohet, por ndaj dekorates se nenes, ketu ishte kunder.

Flaubert - Sartre - Pamuk, ne te njejten linje ? Cudi qe Pamuk rralle permend Sartrin. Por ajo qe shoh me teper eshte qe Pamuk jep shenja binjakerie me Le Clezion e shkretetirave te Saharase, Meksikes dhe Teksasit.

Kurse ne lidhje me Nabokov, te cilit (me sa mora vesh nga teksti) ia ngul ca thumba, mendoj se ka te drejte. Nuk kam kurrfare pershtypje te mire per te. Teper i fryre, teper i krekosur. "Por nese ironia eshte e vetmja force e ketij romani..." thote Pamuk. Ah.

Ky stili i terthorte i lire nuk eshte gje tjeter vecse "monologu i brendshem". Dmth, fjalet e personazhit jepen pa thonjeza, lexuesi hyn ne koken e tij. Psh, kur ndonje shkrimtar shqiptar shkruan :

"Gimi mundohej te sillte ndermend Lenen. Por ajo nuk i kujtohej. Atij i vinte plasja, si ka mundesi qe nuk arrij te perfytyroj vajzen me te bukur te shkolles. Eh mire, thoshte me vete Gimi, do ta provoj perseri pasneser, kur ta kem pare neser".

Ne fakt, ky stili ngaterrohet shpesh me rrefimin. Por rrefim eshte dhe stili i terthorte fare shkurt. Psh, kur po ky shkrimtar shqiptar shkruan :

"Gimi me thoshte qe po mundohej te sillte ndermend Lenen. Dhe se nuk ia kishte arritur. Dhe ai ishte merzitur sepse Lena ishte vajza me e bukur e shkolles. Por Gimi do ta provonte pasneser, sepse sic me thoshte ai, te nesermen do ta shihte perseri".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).