Zenel Gjoleka në këngën popullore

nga L.Gërveshi
Viti 1847.
Qershor. Krerët e Shqipërisë së Jugut ishin mbledhur në Masaplik të Vlorës. Shumica ishin fshatarë. Që nga vdekja e Ali Pashait shqiptarët po vazhdonin luftimet me Turqinë. Në 1828 kishin organizuar Besëlidhjen e Beratit me në krye Ismail Qemal Vlorën, në 1830 turqit kishin organizuar masakrën e Manastirit duke vrarë pjesën më të [...]

6 Komente

Pse lufton a derëzi?
As për ma, as për ty,
po për gjithë Shqipëri.

Po ne kete periudhe ne Gjirokaster Turqin kryen nje masaker te vertete, sa ne kenget Labce thuhet qe kalldremet u lan me gjak.

Kam degjuar qe Zenel Gjoleka eshte vrare rruges per ne veri te Shqiperise ku kishin plasur te tjera kryengritje.

Duhet theksuar fakti qe Kurveleshi dhe Laberia ne pergjithesi nuk beri kryengritje te drejtuar nga princa apo aristokrate shqipetare,pasi qe ne Kuvelesh nuk kishte familje te pasura,ishin te gjith fshatare qe nuk i ishin perulur kurre Turqise dhe nuk do lejonin te paguanin taksat e renda qe vendosi tanzimati per fshataresine shqipetare.

Nizam e xhelepe s'ka

Populli eshte fukara

 

E gjith historia e kryengritjeve dhe luftrave te popullit do te mbeteshin deri ne ditet tona nepermjet kenges,dhe gojedhenave brez pas brezi.

Duhet theksuar se Gjoleka nuk ishte thjesht nje fshatar trim,por edhe nje strateg i perkryer i tipit Skenderbe, qe e perdorte terrenin malor te Laberise ne avantazh te tij ne menyre maksimale.Ne nje momet gjate luftime Gjoleka ka pas vetem rreth nje mije trima me vete,kurse ushtria Turke numeronte mbi dhjet mije, dhe nuk arriti ta thyente Gjoleken.

Turqia e dinte mire qe kishte te bente me nje strateg te klasit te pare prandaj edhe i ofroi Gjolekes mbas kryengritjes te udhehiqte forcat Turke per te shtypur kryengritje anembane perandorise.

Ne ato vite ja vlen te permendet se Turqia ka kryer masakra tek shqipetaret qe nuk jan kryer tek asnje popullsi tjeter,aq e madhe ishte deshira per te perulur shqipetaret.

Masakra e Manastirit,qe pasoi me djegien dhe rrafshimine fshatrave shqipetare andej nga i binte rruga ushtrise Turke.Masakra e Oroshit,masakra e Gjirokastres etj.Ashpersia dhe dhuna qe tregoi ushtria turke kunder shqipetareve duke shkateruar dhe djegur cdo gje qe i dilte perpara,beri qe ne popull te dal shprehja.

Ku shkel Turku nuk mbin bari.

 

Ja nje kenge qe flet per kuvendin e Mesaplikut.E shoqeruar me valle.

http://www.youtube.com/watch?v=5-ulbYjlamc

Mesaplik te rrapi tende

kembekryq ngreme kuvende

Shqiperi na ke ne kembe

Shqiperi na ke ne kembe

mbrojme lirine dhe nderin tende

Lidhem bese e fjalen dhame

Sjapim xhlep as nizame

shpata jone gris fermane

Shpata jone gris fermane

kane zot trojet tane.

 Ttmsoia, nuk e ke te sakte ate qe thua.Beteja  e pare dhe me e madhja  me turqit osmane eshte bere  ne qershorin e vitit 1431.Dhe eshte bere ne Fushe te Golemit te Laberise.Forcave shqiptare, kryesisht labe dhe te trevave te princ Gjergj Aranit Golemit, u printe vete princi Gjergj Araniti, i familjes  me te madhe feudale shqiptare, te njohur ne histori . Ishte pushtuar e gjithe Shqiperia, por nuk qe dhene akoma Laberia.Forcave turke u printe Ali Bej Evrenozi dhe Timurtashi.

 Ne ate beteje qe realisht eshteme e madhe se ajo e Fush Kosoves(1389),qe ne fakt kunder turqve  ishte  me koalicion ballkanas (dhe jo sikurse duan ta paraqesin akademiket serbe, ne shumice serbe) fircat turke u shpartalluan duke shpetuar koken vetem komandantet turq me pake ushtare.Ajo beteje beri nje jehone te madhe ne pertejdetin dhe krejt Evropen.....

Une nuk kam folur per betejen e pare dhe me te madhe, keshtuqe nuk e kuptoj ku qenkam i pasakte, megjithate flm per nderhyrjen dhe me dergo nje link, ose me trego ndonje titull apo autor me vlera historike qe te mesoj me teper mbi luften e G.A.Golemit. Nje gje eshte e sigurte, qe kryengritja kunder tanzimatit ishte termet i vertete, pasiqe u zhvilluan luftrat me te ashpra qe ishin pare per nja dyqind vjet ne Shqiperi apo edhe per qindra vjet ne ballkan kunder perandorise osmane. Eshte gjithashtu e dokumentuar fuqishem nga ana historike por edhe ne memorien kolektive te popullit nepermjet folklorit dhe gojedhenave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).