Zbor V

(Bashkëpunim me Bostonian)

Ethet e Bolonjës u rindezën edhe më fuqishëm kur pedagogu Velo, që kish studiuar jashtë, e përmendi si mundësi të vërtetë punën e Universitetit italian në një nga pushimet e ditës së zborit. Po diskutohet marrëveshja, tha me ton të mirëinformuar. Studentët përreth si dishepuj e shikonin me një vëmendje si ngërç që buzëqeshte. Lebërit nuk e kënduan këngën e manushaqes atë pushim. Verilindorët u bënë edhe më pa fjalë. Dushani nuk u ndje për armët. Ëndrrat morën formë apeninesh dhe në ishujt më të guximshëm të tyre qenë gati të lindnin ose mafiozë, ose gjeni luftarakë. Askush nuk tregonte hapur një molisje të brendshme që këtë rradhë nuk shkaktohej as nga Rita Pavone e as nga Toto Kotunjo. Ishin xhaketat me supe të mprehta të profesor Velos të sjella nga “andej” ato që më së pari se çdo gjë tjetër e bënin të prekshme Bolonjën. Në supet e gjithë të tjerëve vareshin si shkarje dylli dështime rrobaqepësish shqiptarë. Kurse Velo shfaqte sipëri gjeometrike dhe finesë tekstile bolonjeze. Spageti aq fine al dente në krahasim me makaronat brumore të kombinatit ushqimor Ali Kelmendi. Studentët i përpinin çdo fjalë ndërsa ai, i ndërgjegjshëm për vlerën e tyre, i nxirrte ato të rralla, zogj vetmitarë mes mjegullës, që paralajmëronin ardhjen e pranverës ...do ketë marrëveshje dypalëshe... shkolla jonë do presë gjithashtu... profesor Baltadori, me origjinë shqiptare... por edhe rektori ynë që ka një përvojë në dhënien e leksioneve anglisht jashtë... Të gjitha këto s’ishin veç lëvozhga që studentët i qëronin me thikat e paduruara të heshtjes, deri sa të vinte biseda te thelbi djegës: po studentë nga ne atje? Profesori foli pesë minuta për rektorin dhe leksionet e tij të pritura me duartrokitje në këmbë në aolat e huaja... dhe në fund, kur xhungat e padurimit filluan të mbinin të kuqe mbi mollëzat pritëse, Veloja tha si shkarazi, natyrisht, do dërgojmë edhe ne studentët tanë atje... bazuar mbiii.... kritereee... të performancës... të rezultateve... Skuqja pritëse mbi fytyrat e dëgjuesve ndërroi nuancën nga vishnja e padurimit në qershinë e emocionit të lumtur. Me inkubacion viral ethesh të ditëve që do vinin.
S’qe e thënë që përdëllimi të vazhdonte shumë; pas pak, nga asgjëja, ia behu profesor Çelua, më lart në pozitë zbori dhe akademike se Velua dhe me thartinë që shkakton diploma perëndimore e tjetrit. Pasi mori vesh se programi ishte një gjashtëorësh taktike, Çelua tha se turku kësaj do i thosh “gabim pushim, gabim pushim”. Velua u gëlltit pasi autoriteti i tij, i rritur rrufeshëm pas pikimit të kryelajmit në veshët e studentëve, mori goditje nga gjë aq e rëndomtë, zborçe, pothuaj vajore, sa vërejtja ekzekutive e Çelos. Në taktikë nuk ka pushim, vazhdoi Çelua, rreptësia e të cilit mprehu edhe më mustaqet spicë hipotetike, ndërsa mbi kapelet e studentëve rëndoi një mllef paraushtarak.
Sidoqoftë ëndrra e Bolonjës bënte rrafsh çdo kodër e bokërrimë taktike. Edhe pse atje poshtë, te përroi i tretë, prisnin për përleshje fundore ushtarë italianë.

Buonasera! Për ju Masimo Valentini dhe Emilio Fede. Il zbor. Un zbor per l’estate. Zborisimo. San Zbor. Zhurmues… Zhzhhzhzzbor… Kjo s’ishte ëndërr. Këto ishin mendime gjumi. Ai, aeroporti i Rinasit, njerëz që pinin kakao në filxhanë të mëdhenj të bardhë, palma, ekzotikë, avuj espressosh si psherëtima dhe përgatitja për nisje në Bolonja. Sytë e Mirës pas një xhami membranor prej aeroporti kërkonin ndjesë për fajin, për Lash tiransin, ah Nesti, gabova, ti do kesh vajza italiane plot, e di, por gjithësesi, gjithësesi... unë... unë… ndërsa ai edhe i prekur, edhe bujar, me mospërfillje të vëmendshme, duke parë pa shikim, me lëndim pa dhembje, hero i keqkuptuar gjithë jetën, vlerë e pazbuluar asnjëherë, në ikje gjithnjë për diku, asnjëherë duke ardhur, shkallët e avionit dhe një batare e largët që ndërpriste ujëvarën e fjalëve femërore. Nuk ishte festim jubilar. As luftë. Nuk ishte hakmarrje. As atentat. Ishte qitje!
Qitja dhe marshimi i madh në përmbyllje të zborit trazonin zymtë zona të buta të nënndërgjegjes së gjumit të natës rezervisto-usharake. Qitja e rëndësishme shumë: 50% e notës së zborit varej nga ajo. Nga ata tre plumbat që do niseshin drejt tabelave 150 metra larg. Po përpiqeshin në stërvitje me lloj lloj stanokash të rrafshonin shqekëzën me thepin sa më mirë, të gradonin distancën si duhej, të merrnin parasysh drejtimin e erës, rënien e flurudhës, trajektoren gravitacionale. Por sa mund të ndihmonte e gjitha kjo? Sa mund t’i besohej diçkaje që del duke u spërdredhur nga tyta e karabinës model 7.62, e cila sado që ishte një armë e fuqishme në duart e ushtarakut të përgatitur politikisht dhe ideologjikisht për shkatërrimin e armikut me zjarr, qytë dhe bajonetë, prap një gjë dredhëse mbetej. Pabesi vijaskash. Gati ta merrte era e parë në atë milisekondën që s’mbaron kurrë, dhe ta degdiste nga dhjeta e bekuar te një shtatë fatale, rreth ferri i cili të çonte në Bathore ndoshta, por kurrësesi në Bolonjë. Në të pyettë ç’nuse mori, tri shata në qitje zbori. Ose të gjitha teknikisht mund t’i kishe në rregull, me gradim, me shënjestër, me vajim, por mjaftonte një frymëmarrje bash kur s’duhej, një boshllëk i padukshëm midis qytës dhe supit dhe çdo gjë merrte rrokopujën, dobët në qitje, rënie e notës së ushtarakes, skualifikim nga lista e bolonjezëve, ndërsa të tjerët, vetëm me një çikë fat më shumë se ty, përgatisnin bagazhet e studentit ndërkombëtar. Ti do rrije në dënime flurudhash, nën përbuzje të tërthorta Mirash, mospërfillje konsumuar nën pemë muzgu me krahë shtrigash, me fraza vrasëse si “hiqe, hiqe”, të cilat kishin diçka shkulëse dhe sqepari. E vështirë jeta, i ndërlikuar gjumi.
Gërrhitja e dikujt ishte tepër e fortë për të mos u ndjerë, por prapë e dobët për ta shkulur gjumin. Dhe gjumi dhimbte si gozhdë.
Pabesi baruti në dhomën e gazrave. Zbythje e telit sustë-paraprurës. Goditje ballore me qytë. Vdekje dordolecësh nën bajoneta. Gëzhoja të zbrazëta si jetë të shkuara kot... Prapë nuk duhej ankuar shumë kur mendoje ata të togës së mortajave, që si murtajë qe vërtetë për punë qitjeje. Objektivi i tyre nuk ishte një tabelë kompensate si bust njeriu, por një rreth i madh nja 600 metra tej, të cilin do bëje sikur nuk e shihje. Më shumë yçkla e matematikë kërkonte gradimi i shënjestrës së “murtajës” se sa ai i pushkës, por nga ana tjetër, te mortaja nuk prishte punë frymëmarrja fare. Mund të merrje frymë si të doje. Ishte predha fluturuese e ngadaltë që mund të prishte çdo gjë. Përsëri nga era. Që ditën e qitjes mund të ndryshonte nga sekonda në sekondë. A nuk thuhej sulmo në kohë të keqe? Ajo predhë e hirtë që nisej ngadalë drejt objektivit si një zog fati, mund të devijohej rrugës nga çdo shkulm ajri i padukshëm e marrok, i paarsyeshëm si vrundull, kusht atmosferik pashpirt, dhe predha në vend të rrethit të objektivit, të shpërthente mbi kushedi ç’pjesë pa kutpim të terrenit dhe të rroftë pastaj stërvitja, hamallëku e emocionet.
Thuhej që Lash tiransi kishte pas qenë qitës me “Partizanin”. Por edhe në mos pastë qenë, ai një plumb në dhjetën e zemrës ia kish ngulur. Jaran i ardhur nga thellësi militaro folkorike. Të lumt' pushka Lash tiransi, bukur m’ke qëllu'. O tabela pika pika, mora një pushk’ të godita. Pikaloshe, pikaloshe, kur më doje, pse s’më thoshe.
Lashin e kish parë me mitraloz të lehtë në krah. Mitralozi kishte gjashtë dhe jo tre plumba për të shtënë. A ishte kjo një përparësi? Sa e vështirë ishte të ndaje breshërinë, nga dy plumba për tabelë? Tak-tak, tak-tak, tak-tak. Duhej ndjenjë te gishti i këmbëzës. Dhe gishti i Lashit… Lashi duhet të ishte i ndjeshëm… në gishta… sepse, sepse…
Këtu vinte një djegësirë urthi. Po, ushtarët duhej ti hidhnin klor ujit dhe gotat e aluminta të çajit duhet t’i pastronin me brekë të palara. Kot vinin fytyra udhëheqësish të huaj mbi tabelat e qitjes. Ca vetulla të trasha e shumta mund të përqesheshin, por kurrësesi të urreheshin. Ato fytyrat e qethura zero të ushtarëve të mencës me lecka të dyshimta kuzhine në duar do ishin magnet ku e ku më i mirë për plumbat!
Djegësira në urth vazhdonte si prej tonelatash me spageti bolonjeze.

19 Komente

Emo.

Duhet ti zbehesh pak kujtimet,i ke shume te forta.

Te mençurit thojne se " nostaligjia e kthjellet, eshte armike e lumturis".

Mbase nuk kam kuptuar asgje, e gabohem???? 

Lum, po te varej lumturia ime nga kujtime zbori, kush do ishte si mu. Jo se jam i lumtur, te kuptohemi, ne fakt nuk jam, por zbori dhe te tjera gjera te asaj kohe s'jane shkak per gjesend.

Por dua qe ajo kohe me u pasqyru sa me besnikerisht. Prandaj po merrem me disa tema si Intelligence grise, Zbor apo Gropoveth.

Edhe nje gje Lum: ashtu si parapelqimet e lexuesve nuk paragjykohen, po ashtu nuk duhen paragjyku ato te autorit. Nuk shte vetem mosnjohje e realitetit aktual shqiptar sot; mu thjesht me duket qe ajo kohe ne kuptim te krijimit ne proze eshte shume, po shume me e mbarsur me karaktere e sidomos ne ngjarje dhe mentalitet te spikatur. Flm!

Em, zboret e mija kanë qënë larg ëndërrave për udhtime jashtoksore...dhe kanë qënë të mbushura me kuti tavlle e shahu (që me një solidaritet të paparë, me gjithë bezdinë e mbajtjes, kutia mbahej prej të gjithëve... edhe prej atyre që nuk luanin... bile nganjëherë edhe prej vajzave) si dhe letrash që nganjëherë përdoreshin edhe duke ecur për të mbaruar dorën e murlanit smiley.

Zbori më fantastik që mbaj mënd, që ditën e parë, vjen Ben V. dhe thotë: Çuna, kemi një trekëndësh çfardo. Nga njëri kënd i bazës heqim përgjysmoren e tij, dhe nga pika ku kjo përgjysmore takon brinjën përballë këtij këndi heqim një perpendikulare me brinjën përballë. Nga kjo pikë e fundit, heqim një paralele me bazën.
Duke e ditur që ky segmenti i fundit është 10cm, atëhere sa është sipërfaqja e trekëndëshit?
Kush jep përgjigjen fiton 3 lata.

Çim, më shumë se tavlla, shahu dhe letrat, më shumë se kongresi i partisë smiley , për 15 ditë rrjesht kërkimi i gjetjes së zgjidhjes së këtij problemi i përfshiu të TËRË.

Mbaj mënd që Tur B. Vajti dhe bleu edhe një format vizatimi (se nuk kishte besë që ta bënta vizatimin në fletë të zakonshme) për të bërë një vizatim të saktë në shkallë të problemit dhe kështu të gjente përgjigjen...

Ditën e fundit, pasi kishim provuar të gjitha mënyrat e mundëshme (përfshirë dhe integralet e trefishtë smiley ) nga persona të ndryshëm, dhe me mënyra të ndryshme zgjidhjeje, u arrit pothuajse në të njëjtin përfundim.

Thërritëm Benin (që ndërkohë merrej me Termodinamikën smiley ) dhe i thamë: O Ben, kaq është përgjigjja?

Dhe Beni lapidar për fjalët që do thoshte u shpreh: "Po ku di gjë unë se kush është përgjigjja! ... unë ja futa kot atë ditë...

Emo si gjithnjë i madh! smiley

p.s të gjithë inatçorët e komenteve si ai imi më lart, le të shkojnë në... zbor.

 

Flm, J.

Ed, "problemi" i zborit tim tremujor (ne fsahtin Barc afer korces) ka qene "a ka baze matematike shprehja shkoi me te shumtit". E hudha kot per gallate me nje funksion limiti ne derrase te zeze, dhe robt kan nejt me dite, ne dy kampe debatuese.  E kisha harru ne fakt, po ma ka kujtu nje shok shume i afert para nja dy tre javesh. Me ka kujtu edhe figuren shvejkiane te nje oficeri zbori, qe kur banakieri i repartit i thoshte si e do kafen (me pak, te mesme, me shum), ky i thoshte "te mire e dua, te mire".    smiley   

panoramë iperealiste. më pëlqeu Çimo.

JTM

Mos ma merrni per keq (se fundja ky mesazh do ta kete jeten e gjate vetem 37 sekonda), por vetem tani e mora vesh c'thote zanfi me lart : une e kisha kuptuar "panorame imperialiste" dhe po vrisja mendjen gjithe pasditen c'rryme e re paska dale. Kur tani, nuk e di sesi, e kapa qe thote "shume realiste". E nejse, nje postim qe ma fshine (qe i fshifte egjra i fshifte) thoshte te njejten gje.

Me fale se nuk e lexova dot deri ne fund po me duket se e paske qare edhe kete radhe si gjithmone. URIME.

Me kujtohet nje histori e bukur me disa te Universitetit Bujqesor qe benin zborin 6 mujorsh... smiley Do vij te ta pasuroj idene   ...por pak me vone smiley . Ishte dhe viti qe kishim fituar cmim per USHQIMIN nga FAO si dhe kishte plase nisiativa " te dermojme zboret " dmth ...padrejtesite qe na bejne kur na ushqejne neper zbore... smiley. S 'kom kohe tani !

Me çudit sinqerisht se si i kthehesh me kaq hollesi asaj kohe.Me te gjithe keto imtesira qe cilado kujtese normale i fshin.Mendoj se duhet te kesh mbajtur ditar te rregullt ose jane shkrime qe te asaj kohe.Te kam zili kohen e mundesite qe ke ne dispozicion per te hyre ne keto reflektime ....

nuk kam mbajt kurre ditar.

nuk kam shkruar ne ate kohe.

o emigrant, edhe shejkspiri kopjonte thon per te... biles kshtu thon edhe per homerin. gjera qe ndodhin.

mgjth une s'e kam lexuar pjesen fare.. jo fare se lexova 3 paragrafe.. por ku e di une.. me dukesh sikur i bie shume emd ore ti emigrant, burrash e kam pa tallje.. ti del gjithandej ne shkrim si urith edhe masturbon.. pastaj iken prape e del diku tjeter duke masturbuar perseri... edhe humbas perqendrimin me nje fjale. konkretisht clidhje kane leberit, apeninet, manushaqet, mafiozet e gjenite luftarake bashke me toto kutunjon e rita pavonen ne nje paragraf...? Pse jo edhe nje ari polar duke bere seks me dy bjonde aty prane..? Why not? This is the question... why not? Why the fuck not? Psde jo edhe nje peme me dege te trasha te varura prej nga varet nje traste e mbushur krimba? Why not? This is the question... why the fuck not?

 

dm,th ti je artisti.. ti fut ca te duash ne vepern tende.. ne do te lexojme ty.. kshtu qe pse jo? ku behet me nje fjale heqja e vizes.. ku ti si artist mendon... "nje sekonde se tani duket sikur po tall carin une ktu".

sepse 23-sh, nje ari polar nuk ben seks me dy bjonde (ngjarje e pamundur), kurse leberit me "ne te zenca moj manushaqe", Rita Pavone & Toto Kotunjo dhe enderrat per t'u zgjedhur si student per Bolonja kan ekzistuar vertet (ngjarje e sigurt) ne nje kohe, ne nje koke, e ndaj po te bej edhe ty pyetjen, why the fuck not in one paragraph?

po mire o emigrant fut edhe ca gjera te tjera pra pse vetem kto? fut edhe te tjera shume te tjera qe kane ekzistuar.. ku e di une... rrota zetori... antena alumini me kapaqe tenxherresh.... vetem fut... fut lloj lloj gjerash qe kane ekzistuar me nje fjale.... ne do te lexojme.

23-sh, ja edhe nje te fundit (vetem se je 23-shi kjo, e ke te meritume pergjigjen e disahershme, dhe nuk po tallem).

Ti pyet: "konkretisht clidhje kane leberit, apeninet, manushaqet, mafiozet e gjenite luftarake bashke me toto kutunjon e rita pavonen ne nje paragraf...?"

Ja ta them lidhjen si e kam ne koke (po flasim thjesht per te famshmen logjke formale ketu; ne te pelqen apo jo artistikisht, tjeter muhabet fare, te kuptohemi, je ne te drejten tende te patjetersueshme, jo vetem ti, por gjithkush). Jemi ne nje vit shkollor qe ka nisur me zbor (nuk di a i ke lexu pjeset para kesaj qe s'e lexove). Shumica e studenteve zboriste jane nga rrethet; konviktore. Ata te laberise, sa behen 3 vete dhe 5 minuta pushim , nisin kengen. Ata nga rrethet verilinodre jane shume te heshtur. Pothuaj te gjithe pa perjashtim degjojne nje emision te dyshi i italianit, ne mos gaboj, qe quhej hit-parade. Kjo quhej si avant-guarde e artit muzikor. Nje shtrese "me e ulet" degjonte jugosllavin, por ketu kemi te bejme me te ashtuquajturit "kandidate per kuadro", kupton, degjohet italiani dhe elton xhoni, s'merremi me vogelsira. tani doli vertet fjala qe nje grup studentesh do zgjidheshin per Bolonja. Ti ndoshta nuk e imagjinon cfare do te thoshte kjo atebote. qe endrra te marri formen e cizmes apenine, besoj nuk ke kundershtim; pooooor, per realizimin e asaj endrre, do fillonte lufte berrylesh, miq, kundermiq, plane, klane etj... dhe ndaj them qe nga ishujt e endrres do dilnin Napoelone te Korsikes ose mafioze per nga metodat.

Kot per muhabet, asnjeri nuk shkoi ne Bolonja...  smiley  

 

flm per konsideraten*, por une prape nuk e kuptoj kete stilin tend, jo nga ana e logjikes por asaj artistike. Me duket se me teper se te rrefesh ti kerkon te "indulge yourself"... por kjo eshte vetem menyra se si e shpjegoj une. eshte ky element, ndoshta, i prozes tende, qe nuk me le te shijoj the rest of it.

*kam nje arrush dudush ne shpi e mbaj tek komodina edhe ky arrushi eshte ngjyre gri edhe ne kraharaor ka te shkruar me germa te emdha EGO, kur te shkoj ne shpi do i kreh balluket.

Si ta kuptoj  - (bashkepunim me Bostonian)?   /    Emigrantit

23-sh, te mor vesh (rima not intended  smiley   ). Ksaj i bi qe ti e ke jangllish me honger ne te njejtin sahan ku ha edhe tjetri (une ne ket rast). S'te vej faj. Nuk osht higjenike etj etj. Pra kerkon pjata te ndame. Dhe mire e ke me ate taten ti, por kjo me largon nga tryeza mu dhe me ben kamarier, pune qe s'ma ka qejfi me e bo hic.

Meco, bostonian eshte nje peshk qe une e njoh nga shume afer dhe per zborin po perziejme pervoja vetjake. Eshte shume fun kjo gje. Psh shprehja gjigande "andej derdhet g... nga tenxherja" eshte perjetim i tij, jo i imi. Une kurre s'kam pas aq fat.  smiley   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).