zbavitje lokale

Kjo natë është ndryshe

Më pak e natyrshme

Me qiell skenik

Me ndriçim teknik.

Shëtisin spektatorët

Nën kullat dhe orët

Me puthje të prera

Që i dinë veç aktorët.

Kërrusen kartonat

Në dukje vargmale

Dita mallkohet

Në shëtitjen lokale.

Pastaj gjumë i sajuar

Me ç’ëndrra kanë mbetur

Nga kjo natë teatrale

Me konflikt të heshtur.

Na pret një zgjim

Me sy të mufatur

Si letra afishesh

Prej shiut lagur.

4 Komente

smiley J. Dmth si paskemi kemi hum reflekset në kthesë...

Jo jo, sbëhet fjalë për humbje. Ke e para i kishe lënë me vullnet të lirë te dera, ndërsa ktu i ke nxjerrë shëtitje.

Kjo e shëtitjes më pëlqen më shumë.

Gjashte tani. Po e shtoj edhe ate yllin qe te hoqa dje smiley

Jul, laj  mekatet e tua ti, se je bere pertac i madh smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).