yjet

Mos i kurse yjet për mua sonte

Kam ardhur të shoh qiellin e një nate të mirë

Në mirësinë e tij të dorëzohem me dëshirë

Fjalë e pagjetur në motorrë kërkimi

Gjuhë shpirti pa të drejtë ligjërimi

Një shenjë për të cilën s’u gjet interpretim

Një shenjë mbi të cilën koha s’bën dallim

Mbi të i mrekulluar syri përlotet

Në ndjesi të pastër vezullon

Por

ndohtet

Turbullohet nga gjëmimi

I zemrës lënë hapur

Prej njeriut që shkoi

Pengkëmbyer tek trishtimi.

 

Përlotur, nën zë, si shenjt recitonte:

Hapu qiell, për të, mos i kurse yjet sonte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).