working class hero

 

 Të zgjohesh, kjo m’është dhimbja më e vogël, të përtypesh një ditë të tërë, të zgjohesh, me këmbë në tokë.

Vesh çdo mëngjes të njëjtën shpresë, shtyj të njëjtin trup, përpara, i fuqishëm, duart në xhepa, këto rrugë i njoh.

Shtylla solidare trotuaresh. Mbytërazi, hapa dhe kollitje, kjo shëtitje e orëve të vona. Zgjojmë dhe yjet kur poetët flenë. Kush po e shkërdhen këtë vend ? Ora 2 e natës. Pllaka të thyera, çimento e krisur, rrugë me baltë, rrethim i shqyer. Të shurdhët, një cigare përpara asaj dere blu.

Treguesi i thyer, thonj të ngrënë, gërmoj mes shpatullave damarët e përgjumur, ky i ftohtë djeg. Erë farmacie, brymë e pisët, sholl i shëmtuar.

Të zgjohesh, përmbysur mbi një tavolinë, fytyra përballë është një mur, që zhvendosët në çdo perspektivë që hedh. tik taku i orës. Në lavaman, pjata të ngrysura, të uritura që lëpijnë njëra tjetrën, gërvishje brenda mureve .

Pirunët si gishtëza që luten për një shtrëngim. Ha vetëm. Lëmoj mollëzat me pëllëmbë.  

Të zgjohesh. Mendimi i parë i natës nuk ekziston, as i fundit i mëngjesit. Telefoni ka vdekur prej kohësh. Bashkë me të dhe ajo. Larg. Shtrëngoj barkun. Lidh këpucët.

Mbi perdet e rënda çapiten paramandet, ndër arna shtrëngata kalimtare tendoset.

Të flesh. Fle mirë. Dhe atëherë, ngjesh këpucët. Këpucët janë gjithçka.

      

5 Komente

Llukan, nuk po shoh komente ketu. Erdha me e lexu dhe nje here temen para se me u zhyt ne punet e dites... por pa komentet nuk qenka e njejta gje...

C,

Kjo teme s'ka komente (te pakten mesa di une).

Ll.

A working class hero is smth to be.... kenga e Lennon, qe dje u be gjithe ai muhabet edhe me PF, edrus, etj  (Dire Strait si dhe A day in the life & helter skelter).

Mbase gaboj... por ketu ishte (kishte nje edhe nje foto, qe sot nuk e shoh).

No big deal, po he. Vetem se kjo prurje ishte cilesore, me ate timen, dhe shume komentues te tjere ndanin nje mendje mbi kete.

Got it, got it! Thanks!

PS: ufff, pune tani ketej nga une... edhe pse e premte.  smiley    nuk eshte cdo gje proze poetike. Leider.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).