WORKING CLASS HERO


Working Class Hero

Arbër Shtëmbari

Të zgjohesh, kjo m’është dhimbja më e vogël, të përtypesh një ditë të tërë, të zgjohesh, me këmbë në tokë.

Vesh çdo mëngjes të njëjtën shpresë, shtyj të njëjtin trup, përpara, i fuqishëm, duart në xhepa, këto rrugë i njoh.

Shtylla solidare trotuaresh. Mbytërazi, hapa dhe kollitje, kjo shëtitje e orëve të vona. Zgjojmë dhe yjet kur poetët flenë. Kush po e shkërdhen këtë vend ? Ora 2 e natës. Pllaka të thyera, çimento e krisur, rrugë me baltë, rrethim i shqyer. Të shurdhët, një cigare përpara asaj dere blu.

Treguesi i thyer, thonj të ngrënë, gërmoj mes shpatullave damarët e përgjumur, ky i ftohtë djeg. Erë farmacie, brymë e pisët, sholl i shëmtuar.

Të zgjohesh, përmbysur mbi një tavolinë, fytyra përballë është një mur, që zhvendosët në çdo perspektivë që hedh. tik taku i orës. Në lavaman, pjata të ngrysura, të uritura që lëpijnë njëra tjetrën, gërvishje brenda mureve .

Pirunët si gishtëza që luten për një shtrëngim. Ha vetëm. Lëmoj mollëzat me pëllëmbë.

Të zgjohesh. Mendimi i parë i natës nuk ekziston, as i fundit i mëngjesit. Telefoni ka vdekur prej kohësh. Bashkë me të dhe ajo. Larg. Shtrëngoj barkun. Lidh këpucët.

Mbi perdet e rënda çapiten paramandet, ndër arna shtrëngata kalimtare tendoset.

Të flesh. Fle mirë. Dhe atëherë, ngjesh këpucët. Këpucët janë gjithçka.

26 Komente

Këpucët janë gjithçka.

Po e lexoja shkrimin dhe vërtet që më dukej sikur isha me ty, por kur arrita tek fjalia që citoja më sipër, nuk munda ta mbaja të qeshurën... batuta që më kaloi ndërmënd ishte: "Kti t'shkretit do t'i dhimbseshin këpucët... nëse do të duhej t'ja lëshonte ndokujt në surrat" smiley

edrus pershendetje. ne fakt, mua me erdhi ne mendje ajo ngjarja e kepuceve me bushin shume kohe pasi e kisha mbaruar se shkruari kete pjese. eshte thjesht nje koincidence. 

Në fakt kisha parasysh një "proletar" tjetër... një farë SolNoxi... po edhe atij do t'i dhimbseshin çizmet e kaubojsit smiley

arber shtembari, ty te pelqen Lennon vecanerisht?

pyes sepse du me be nje lidhje ne mendjen time... (them qe me 70% gjasa do thush jo) ... mos jep xhuvap fare po nuk ta ndjeu me dhene... nuk e marr per asigjo... really.

Shume e bukur kjo poezia, megjithese nuk e kuptoj se c'lidhje ka me klasen punetore.

PF, sikur e ke kuptuar ndonjëherë klasën punëtore ti smiley

Mua Lennon me pelqen shume Cimo. ne rastin konkret po degjoja green day qe e kane rimarre kengen. Me frymezoi. cila eshte lidhja se me bone kurioz? 

Kjo dhe nje tjeter. I tmerrshem je! nuk ta them me naj qejf ket rradhe...

Arber, ketu ke pak pergjigje nga pyetja... tani ka ngel edhe kenga e dyte...

Çimo, të betohem që sot të kam kujtuar kur po dëgjoja këtë , as vetë s'e mora vesh se si u fute në xhiron e mendimeve në atë moment, por ... ishe tek pjesa e kitarës smiley

ky njeri mu gjithnji me perafrohet me Johan Kruiff...

Money for nothing eshte sound therapy per mua, nigjohet te pakten nje here ne dite, eshte te cd e trete (ne makine them, ajo cd nuk ka lujt c'prej nja dy muajsh nga veni), kenga e pare.

PF flm, por cfare te ben te mendosh qe nuk ka te bej me klasen punetore?

Cimo kenga le vend per shume interpretime. Jam pak i lodhur per quiz ne kete ore. ja kalofshi bukur.

e adhuroj kete kenge. 

kurioz per nje poezi po me ate titull?

(te lutem thuj JO po qe i lodh! kto jon rregullat e komunikimit, asnje hatermbetje.)

Do desha te thoja qe mund te jete per klasen punetore, ashtu sic mund te jete per cdo njeri qe po jeton nje dite te keqe. Me duket thjesht qe titulli e kufizon pak boten e nenkuptuar te poezise.

O Pf, ke parë ndonjëherë ndonjë intelektual të shkruajë për pllakat e thyera ose për baltën... shkoni ore dhe flisni për dashurinë ju poetët e rangut joproletar smiley

   l)  Edrus, edhe per pllakat e thyera intelektualet shkruajne. Punetoret vene pllaka.

Again, poezia eshte shume, po shume e bukur tani qe e lexova prape.

bota e nenkuptuar e poezise? po poezite e Nolit cfare jane, perralla? smiley

I don't get it!

emo pf edrus u bera lemsh me keto komentet ca lart ca poshte s'po merret vesh kush po i flet kujt

s'ka problem... eshte sistemi i tille qe nje koment ne vecanti merr pergjigje te vecante dhe vazhdon si thread... no problem.

Nuk te thashe. Kjo p(r)oezi ishte goxha e mire. (I ke lexuar prozat poetike te Gorkit? Zhaner i veshtire, por kur del tamam, eshte mrekulli). Pergezime per kete prurje.

Më pëlqeu shumë, Arbër.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).