WITH USURA*

nga Ezra Pound

(përkthim i kushtuar Enit)

Me usura kurrkush s’ngre shtëpi me gurë të fortë
Prerë saktë e lëmuar e bukur puthitur që faqet hijshëm t’i veshë,
Me usura
Askush s’gjen parajsën derdhur mbi faqen e murit të kishës së vet
Harpes et luz
A me Virgjëreshën Lajmin tek merr
E prej skalitjes rrezëllon breroren,
Me usura
S’sheh kush te Gonzaga trashgimtarë e konkubine,
Se s’bëhen pikturat për jetë e për ndjenjë,
Por veç të shiten, dhe të shiten shpejt
Me usura, mëkat ndaj natyrës,
Thahet dhe buka, bajate, kothere,
Buka të bëhet gur-kore’-krodhë
Pa grurin malor, pa miell të fortë,
Me usura keq turbullohen sinorët,
Me usura kufij të qartë nuk ka
Dhe ngastrat, kadastrat e trojet ngatërrohen.
Ndahet gurgdhendësi nga guri,
Ndahet endësja nga vegji
ME USURA
S’vjen lesh në treg
Të imtat s’kanë fitim me usura,
Fajdet flamë e ushunjza, usura
Mpin gjëlpërën në dorëzën e vashës
Dhe endësen e shkathët plogështon. Pietro Lombardo
S’u ngrit nga usura
Duccio s’erdh nga usura, as Pier della Francesca; Zuan Bellin' s’e pikturoi usura,
As “La Calunnia”-n jo.
Usura s’bëri Angelico; nuk bëri Ambrogio Praedis,
Asnjë kishë me kolona guri mbishkruar: Adamo me fecit,
S’ndërtoi St Trophime,
S’ndërtoi Saint Hilaire,
Usura ndryshk daltën që gdhend
E ndryshk mjeshtërinë, e vyshk dhe mjeshtrin,
Usura bren fillin në tezgjah si rodente,
Shufra floriri s’thur kush në motive cohash.
Të kaltrat i sëmur usura; purpuri s’qëndiset,
S’gjen Memling smeraldi,
Usura mbyt fëmijën në mitër,
Vret finesën tërheqëse të djaloshit,
Mpin dëshirat në shtratin martesor,
Tek futet mes nuses së re dhe dhëndrrit.
CONTRA NATURAM
Kanë sjellë prostituta për Eleusis.
Kufomat po shtrohen për banket
Nën urdhërin e zi të usuras.

~o~o~o~o~o~o~o~o~o~o~o~o~o~o~o~

* USURA është faturim interesi mbi atë që lejohet me ligj.

WITH USURA (kënga 45 e “The Cantos”) në shqip është mission impossible dhe unë nuk jam Tom Cruise. Kjo më sipër përbën një guxim allçak në ditë kodesh statistike me pritje të zgjatura serverash, kohë në të cilën të mençmit mendohen. Por ka edhe një arsye tjetër për ndërmarrjen. Ka diçka profetike në këtë këngë: Unë shoh aty vitin e mbrapshtë piramidal ’97, rezultat i drejtpërdrejtë i fajdeve të çmendura, dhe viti në vazhdim (2009), i recesionit më të spikatur qysh prej depresionit të madh – përsëri fajde të çmendura, famëkeqi “subprime mortgage”, etj.

I heq vetes të drejtën të them më shumë se kaq, të shpjegoj më shumë se kaq, sepse nuk kam njohuritë e duhura. Ka njerëz që i kanë kushtuar dekada akademike Ezra Pound-it si Eskilit, ka libra që të mësojnë se si duhet lexuar “The Cantos”, ky hibrid gjenial mes Odiseut dhe Komedisë Hyjnore, ka mëtime që “The Cantos” është monumenti më i madh poetik, por dhe vepra më komplekse dhe më e vështirë në zbërthim e shekullit që shkoi. Nën peshën e gjithë këtyre, cila shpatull s’do jepej? Klavikula ime është thyer ndërkaq. Por dhembja është nga ato të bukurat, sigurisht.

19 Komente

Emo, me pelqen. smiley Madje, ilustrimi e ben dhe me terheqese. Por pse ke zgjedhur te mbash fjalen "usura"? Ne shqip eshte fajde.

"Usura bren fillin në tezgjah si rodente", sikur nuk shkon fort. Sepse ti perdor nje gjuhe shqipe te shkoqur, qe mua me pelqen jashte mase, por ketu jane dy fjale (usura dhe rodente) qe nuk i qendrojne besnike gjuhes se perdorur ne pjesen tjeter te poezise.

Mgjth. e di c'torture eshte perkthimi, Emo dhe te lumte qe ke marre guximin "allcak" t'i futesh detit me kembe me Ezra Paundin. Une jam pak frikacake ne kete drejtim.

mirmengjes me oren e knejshme.   smiley 

Fajde ka qene ne te vertete edhe ideja ime fillimit (te vargu "Fajdet flamë e ushunjza, usura" e kam lene fjalen "fajde" per "usura", po ta vesh re); vetem se usura, fjaleperfjalshem sipas vete Pound, eshte "A charge for the use of purchasing power, levied without regard to production; often without regard to the possibilities of production".  Dhe me kete lidh deshtimin e bankes Medici. Sidoqofte, ketu flitet per "kredit te keq", pra, jo per ate "te mirin". Pavaresisht qendrimeve te ndryshme ndaj kreditit, fajdes, "faizit" - ky emri i fundit ngjan vertet si semundje - te botkuptimeve te ndryshme, fete perfshire, dhe sidomos feja islame perfshire, deri me sot krediti ka qene mtori levizes i sistemit ekonomik sundues boteror. Pound thote qe nuk eshte paraja e keqja, por grykesia (greed). Pune delikate kjo, pasi pa deshiren njerezore "per me shume" shumecka nuk do levizte. Tani, ku kthehet deshira per me shume ne grykesi, kjo eshte ceshtje tjeter, dhe per kete po zjen mendimi ekonomik dhe politk sot si asnjehere.

Ajo puna e rodentit eshte nje rime e pavullnetshme; nuk eshte ne origjinal dhe "brejtes" nuk mund ta vija ne nje rresht me foljen "bren.

Flm, A!

Fajde.

Edhe ne shqip, emri "fajde" nuk shpreh ndonje gje te mire por dicka krejt negative. Fajdexhiu nuk gezon ndonje respekt kushedi ne mendesine shqiptare. Gjithashtu, "fajde" ne shqip e ka plotesisht ngarkesen qe deshiron t'i jape Pound : nje fajdexhi eshte dikush qe te merr shpirtin me ushtrimin e fuqise se vet mbi ty. Kaq, ska perse te sillemi e mbeshtillemi jo keshtu e jo ashtu.

Por kjo ska rendesi. E rendesishme eshte qe Ezra Pound, nje musolinian i bindur, nje fashist i hershem, ka marre persiper t'i jape nje ndihme te vockel antifajdexhinjve, dmth anticifuteve, dmth vete antiraces se Pound.

Pse Pound germon atje ku del gjak ? C'e shtyn Ezren te acaroje ca gjera nga te cilat shume e shume vete te races se tij kalojne ne sapun ? Pergjigja e kesaj eshte dhene ne menyren me te shkelqyer ne filmin "The believer", me Ryan Gosling.

Gosling luan rolin e nje djaloshi te ri cifut qe rrah keqas, dhe ne mes te rruges, nje cifut praktikues me kacurrele veshi. Bam e bam e bam, me shqelma ! Dhe duke i bertitur : ngrihu te luftosh, cifut i felliqur ! Por cifuti i felliqur nuk ngrihet te luftoje, ashtu sic nuk ka mundur te luftoje dhe kunder Hitlerit kur i grumbullonte me fadrome.

Gosling ndjen urrejtje per racen e vet, ai deshiron te jete si gjithe te tjeret, si te gjithe njerezit, qe askush ne rruge te mos e shohe me si cifut. Gosling kerkon te pastroje gjakun e vet nga cifuteria, dhe qe neser te dale ne rruge : hej, hej, nuk jam me cifut !

Por njerezit nuk e hane kete teke. Nese je njehere cifut, atehere je per tere jeten. Bej c'te duash ti, vrit dhe me duart e tua cifutet e tu, prape cifut do te ngelesh.

Shqiptaret kane nje fjale keshtu : "peshty teposhte, te bie ne gjoks, peshty perpjete, te bie ne surrat". Peshtyma e cifutit Pound nuk ka nga te fluturoje. Thjesht bie mbi vete Pound. Eshte e kote, i dashur Pound, ti mund te behesh dhe Goebels, perseri i peshtyre do te jesh.

Dhe nuk ka shpetim tjeter pervec qenies autentike, dmth qenies cifut i mirefillte. Jam cifut dhe jam krenar. Jam zezak dhe jam krenar. Jam shqiptar dhe jam krenar. Bishtnimet alla Pound apo alla "Gosling" jane qesharake, dhe nga fundi te vjen keq qe Pound merret me gjepura te tilla si "fajdja mpin shtratin martesor".

Le te shkoje poeti Pound e te germoje ne zanafillen e vet, e te shohe pse dreqin stergjyshi apo katragjyshi i tij ka qene fajdexhi. E keshtu do te mendohej ca para se t'i thurte himne Musolinit me faqezinjte e tjere.

Nuk jam plotesisht dakord me kete qe thua ti, Hurbinek. Nje njeri i vetem nuk mund te perfaqesoje gjithe rracen, vendin apo qytetin e vet. Dhe duke qene individ me vete, cifut apo shqiptar qofte, arsyeton me mendjen e vet dhe sheh gjera qe nuk i pelqejne, qofte dhe kesi gjerash si fajdja qe cifutet i kane ne gjak. Kam lexuar para ca kohesh ca libra te Singerit, shkrimtar cifut qe shkruante ne jidish,  "Shosha", "I penduari"  tregimet "Dashuri e vone" etj. dhe kam vene re qe cifutet kishin turp ose siklet nga fakti i te qenit cifut, por nuk kam arritur ta kuptoj pse. Mua per vete me duken popull tmerresisht i zgjuar dhe me nje vitalitet e vullnet te jashtezakonshem. Nga popull i hallakatur prej 2000 vjetesh arriten te krijonin shtetin e tyre me 1948 dhe kjo tregon dicka, apo jo, pertej babezise apo makuterise!

- Cifutet nuk e kane fajden ne gjak, ashtu sic une nuk e kam kundershtimin ne gjak.

Fajderia e cifutit ka ardhur nga tjeter gje sesa nga gjaku, ashtu sic dhe kundershtimet e mia nuk vijne nga tradita e fisit apo e katundit.

Mos Pound po fshikullonte cifutet ngaqe i dhimbseshin ? Jo, aspak. Sepse nuk eshte rastesi qe "ai edhe fshikullon cifutet edhe eshte fashist". Te kishte qene nje rabin sinagoge qe kritikon bashkatdhetaret, atehere do ta kuptoja mendimin e njeriut te lire. Por Pound nuk ishte nje njeri i lire. Ai ishte nje fashist dhe sic duhet ta dish dhe ti, fashizmi nuk prodhon njerez te lire.

Pse e ben Pound kete ? Ta thashe me lart, ai futet ne ate rastin e Ryan Gosling, nje individ qe e perjeton cifuterine e tij shume keq. Nuk te ka ndodhur ty te shohesh shqiptare ne Rome apo ne New York qe iu vjen turp dhe vjellin vrer kunder Shqiptareve ?

Po sikur te ngrihej nje poet shqiptar, dhe te shkruante nje poezi mbi malokerine shqiptare, nderkohe qe maloket e Shqiperise do te ishin duke u bere sallate nga Serbet nen akuzen se jane te pagdhendur ? Dhe per me teper, ky poet shqiptar te ishte ne partine e cetnikeve serbe ?

C'do te mendoje valle per kete poet shqiptar ? Qe ai eshte njeri i lire ?

... ca si veshtire.

Aida, Ezra çifut është? Lexova në Wikepida mbi jetën e autorit dhe është vërtet interesante, sidomos disa mendime që ai kishte mbi US government.

Për mua ska fort rëndësi nëse autori është apo jo çifut, kjo poemë s'ka moshë sepse flet për çdo kohë dhe tregon qartë çfarë ndodh kur njeriu është lubi ose grykës.

Em, rrofsh për prurjen. The Cantos/këngët e Poundit janë shumë të vështira, dhe më e bukura vetëm cantos s'janë.

ah Cim shume shume falemderit, sapo e pashe..nuk kam fjale.

rrofshsmiley

50 yje nga unesmiley

Emo, ke sjell nje lule shume te bukur ne kete ferr Dantesk!

Bej çudi si e pranuan "gjeneralet".

flm.

 Em! Shume bukur perkthimi. Krejt papritmas ndersa degjoja kete kenge  te Celentanos degjova qe permendte dy here usura-i. Nuk e kisha menduar qe vinte nga Ezra. Te pershendes.

P.S. Ja dhe nje recetim nga vete Ezra

per AIDEN :

OK, per Ezren duhen thene shume gjera sepse kam pershtypjen qe ketu mjafton te thuresh dy vargje dhe je pernjehere shenjtor. Eh jo ! Ja qe edhe shenjtoret gabohen, dhe madje tmerresisht.

Pound pohon me vone se "Cantos" jane nje "vajtje dem", nje "harxhim kot", nje "thurje paditurie". (Oh, oh, oh, pa shiko shiko, ithtaret e Pound do te zhgenjehen, ndoshta...)

Per kete poezine e famshme me lart, Pound, kur shkon ne Zurich tek varri i Joyce, shkruan ca fjale : "Kam ngaterruar simptomen me shkakun. Problemi nuk eshte Fajdeja, por Kopracia." (ah, ah, ah, pa shiko shiko, mos valle kjo Kopracia ka dale nga goja e dikujt tjeter...)

Dhe ne fund thote : "E kam pase gabim. Gabim 90%. Me ka humbur koka ne nje stuhi." (Oops, sorry, poezia "with usura" eshte nje mashtrim kryekeput, nuk rri dot ne kembe asnje minute).

Tjeter : kur Allen Ginsberg shkon ta shohe ne Venecia (meqe e donte shume Poundin), ky i fundit i thote :

"Gabimi im me i madh, dhe qe ka hedhur ne ere gjithcka, qysh ne fillim, ka qene paragjykimi im i trashe i antisemitizmit, nje paragjykim prej banori periferish. [nenkupto : varfanjakesh - shenimi im]"

(ha ha ha !)

Ja, kaq ishte dhe miti i poezise poundiane te Fajdes, nje mashtrim i paster. Sherim te shpejte.

Dear Child Hurbinek! smiley Mbase Paundi e ka mohuar poezine me vone dhe askush nuk i di rrethanat e ngushta personale qe e kane "detyruar" ose shtyre per ta shkruar apo dhe per ta mohuar kete poezi, sepse jo cdo gje eshte ashtu sic duket dhe, tek e fundit, Ezra eshte thjesht njeri, pra jo i perkryer. Si cdo qenie ka vlerat dhe dobesite e veta dhe kjo e ben njerezor, jo shenjtor. Eshte njesoj si te themi qe shkrimtaret shqiptare ( Kadare etj. ) meqe kane shkruar dhe i kane thurur elozhe regjimit komunist, o kane qene genjeshtare e mashtrues atehere, o jane tani. Dakord, mund te thuash qe Paundi ishte fashist i bindur, "i dashuruar" pas Musolinit dhe politikes se tij, por me sa di une, ne kohen e fashizmit shume intelektuale italiane dhe te tjere mendonin se fashizmi ishte perparim. Pasojat, si per cdo regjim tjeter, do te ndjeheshin me vone.

Sidoqofte, ne mashtrimin e tij (sipas teje) ka shkruar dicka te sinqerte, sepse gjithe poezia mbeshtet ne fakte reale, te gjitha ato qe ai permend nuk jane ndertuar me fajde, por nga vullneti dhe pasioni njerezor.

Nuk e di nese Ezra ishte hebre apo jo, gjithnje kam menduar se po, duke u nisur dhe nga emri, por duke kontrolluar ne internet nuk gjeta ndonje gje per kete. Por me sa shoh, nuk qenkam vetem une qe paskam "debulese" per hebrejte. smiley

Dhe faleminderit, se vertet kam qene me grip keto dite! smiley

Aida,

 

Te pelqen kjo poezi :

 

"Liria eshte kaq e bukur,

Liria eshte kaq e madhe,

Oh sa shume qe e dua lirine,

Sepse ajo eshte e imja"

 

E ka shkruar Goebbels, pas nje firmosje te zakonshme shkresash.

 

E kam gjetur pertoke, nje dite te bukur prilli, ndersa po kthehesha nga puna. Ishte pa autor, u ngazelleva pernjehere, keto fjale m'u duken me te verteta se kurre.

Pasi bera dhe nja 100 hapa te tjere, rastesisht (Zoti ben mrekullira !), rashe ne gjysmen tjeter te faqes se grisur. Cfare fati i rralle ! Bota kerkon shpirtin binjak ne fund te botes, ndersa une gjej dy gjysmat e nje faqeje libri as 30 metra larg njera-tjetres. Kur e mora ne dore, pashe qe autori ishte Goebbels.

 

A u trondita ? Eshte e pakte ta thuash. Sepse poezia me dha pershtypjen e nje cinizmi te pashoq. Keto fjale, qe me paten ngazellyer per nja 2 minuta, m'u duken me te peshtirat ne bote. Me te peshtirat dhe me te paturpshmet te shkruara ndonjehere. Nje poezi e tille nuk ka asnje moral, asnje baze ku te rrije ne kembe.

 

Perse keshtu ? Sepse asaj i mungon vertetesia, sinqeriteti. Nese dikush thote qe "oh sa shume e dua Henen", dhe ne te njejten kohe e qellon gjithe diten me gure, atehere "dashuria per Henen" eshte nje dashuri qe nuk mund te rrenqethe asnje zemer.

 

Kjo eshte dhe arsyeja qe shumica e poezive lart e poshte, e qe lexohen me shumice ne kohera krizash, jane pacavure ngaqe ato jane mashtrime.

 

C'me hyn ne pune mua si lexues te lexoj se fajdeja qenka e keqe kur kjo fjale eshte thene per qellime te tjera te fshehta dhe te mbrapshta, dhe pa kurrfare lidhje me dashurine apo miresine kundrejt njeriut.

 

Bla-bla-blate poetike e kane vendin ne kosh te plehrave, te pakten per mua.

 

 

Emigrant flm per perkthimin, Si quiz me ngjau mua smiley Ne fakt uk eshte faji yt, do jete marre edhe Ezra me matematike.

Kini meshire per neve qe mezi gjejme sa ben trecereku i bukes smiley ( pas nje postimi te fh-se kam qe dje qe "lloisem" sa leke ben, ne matematike nuk kam qene e mire smiley )

sekelldia e dyte; ku dreqin del ajo fytyra qe nxjerr gjuhen? po ajo qe shkel syrin? di vetem kete poçin faqekuq qe di vetem te buze-qeshe si poç i lumtur socailist....

Tani me lejo te ta perdor kete temen per nje eksperiment smiley Do te jap vetem nje yll dhe do iki te shoh tek profili ne cilin grup armiqesor bej pjese, dmth, kush  emer do me shtohet si mendje e perbashket smiley Sa po me pelqeka kjo lodra e re smiley

u konsultova, Flok. Treçereku i bukes 50-she ka pas bo 37 lek, çereku 13 lek. Shteti nuk mund te dilte me humbje...

rrofsh et smiley

wee ky nuk jam flori une

Flm qe e lexuat dhe per komentet.

PF, me bere me pa tekstin e Suzanes  smiley 

Flm qe e lexuat ..

unë  pak më vonë Çimo smiley

mire.  smiley 

ps: thenkjuja te kapi nga komenti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).