WIKI SI VIRUS

Që informacioni i hapësirës shqiptare në Internet ka nevojë për (s)pastrim nuk ka pikë dyshimi. Si unë, ashtu edhe Xha Xhai, por edhe Parrulla, i kemi kushtuar jo pak vëmendje cilësisë së tij të dobët në gjuhën shqipe. Por a mbetet i kufizuar në hapësirën shqiptare virusi i informacionit të mangët? Kam frikë që jo.
Në [...]

1 Komente

PTF po sillet si ciniket e llozhes se Muppet Show. Qe wikipedia shqiptare ka shume probleme eshte e lidhur edhe me ate qe njerez si puna juaj, qe flasin per rendesine e wikipedias, nuk i ndotin duart me wikipedian, bile as per fusha specifike tuajat, si gjuhesia, albanologjia (qe jane ku i therret QA-ME-TI, dhe kjo, me siguri, do te jete teme e artikujve te tjere te PTF).

Hidhuni dhe punoni se ka shume nevoje per ju, dhe mos te te haje fare meraku per nderhyrjet, se trafiku nuk eshte bere akoma kaq i madh sa ty te te fillojne te te pushtojne ankthet, paranojat dhe reflektimet e/per/me/mbi ripunimin nga tjetri. Hyrjet, psh, qe kam bere une para gjashte muajsh nuk i ka prekur njeri me dore.

Kuptohet, do riskoni qe kontributi juaj do kaloje pa terhequr vemendje, pa u cituar emrat, pa komente, pa duartrokitje apo fishkellima, pa cheer-leaders; do ndodhe qe besserwisser-at e nje llozhe tjeter do ju perqeshin apo anal-izojne, por ajo qe do ngelet eshte nje vlere e shtuar per dijen ne shqip dhe, bile, per breza te tere!!!

Sigurisht, do ishte shume mire te perfshiheshin edhe universitet ne menyre aktive aty, por jo vetem; me duket se edhe studiuesit, ose ata qe e konsiderojne veten te tille, mund te fusin punimet e tyre ne wiki, ose me sakte, abstrakte te artikujve peer review, ne menyre qe te integrohej edhe dija me e fundit. Kjo eshte ajo qe po kerkohet tashme ne wikipedian ne en-Sprache.

Nga eksperienca dhe perfshirja ime ne kete projekt mund te informoj llozhen se Wikipedia Shqiptare nuk vuan nga padija e rrugeve se si mund te kontribuohet per te, ka plooooot publikime per to; une mund t'ju ndihmoja me nje liste te gjate referencash te artikujve qe flasin per eksperiencat institucionale dhe joinstitucionale te wikipediave te tjera. Njerezit e angazhuar ne wikipedia i dine ato.

Wikipedia shqiptare vuan nga mungesa e interesit, ne cdo nivel, per te kontribuar per te! Wikipedia shfaq te gjitha problemet e botes shqiptare me dijen dhe shkencen. Dhe, mbi te gjitha, Wikipedia tradheton raportin e botes shqiptare perkundrejt punes, dhe sidomos asaj pa perfitim personal!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).