Welcome zgjedhje

Welcome zgjedhje !

Aida Popa

Sa te lumtur jemi ne kur vijne zgjedhjet! Dhe kur them ne e kam fjalen per te gjiiiithe popullin shqiptar. Shkruajta shume “i” meqenese shume shqiptare nuk eshte se dine ta lexojne me intonacionin e duhur keshtu qe po i detyroj qe ta lexojne me “i” te zgjatur per ta bere sa me gjitheperfshirese ndajfoljen. Dhe duhet te jete e tille se per nje arsye a nje tjeter, shume te qarte per te gjithe apo jo dhe aq te qarte, shume transaparente apo jo dhe aq te gjitha shtresat e popullsise jane te lumtura kur vijne zgjedhjet. Dhe me kujdes, se them kur vijne, jo kur mbarojne se atehere sigurisht qe jo te gjithe jane te lumtur.

E para gje qe i shkon gjithkujt ne mend eshte qe kur vijne zgjedhjet ne jemi te lumtur se na jepet mundesia qe me voten tone te ndryshojme qeverisjen - ose ta rikonfirmojme ate kur ajo na pelqen. Kete ne fakt e shkruajne gazetat apo thone politikanet. Normalisht ne jemi te gezuar, se ca rruge do perfundojne e ca pune do te behen, e kur keto zgjedhje vijne, akoma me mire, se edhe Shqiperia do te mbushet me shirita gati per t’u prere po edhe Tirana nuk do te mbetet prapa. (Po Ilir Meta si do t’ia beje per te prere ca shirita?)

Po ka edhe arsye te tjera per te gezuar. Nje pjese jona do te marrin edhe leke, se do dalin ne mitingje per te mbrojtur shenjterine e votes. Nje paranteze ketu: Ne fakt per kete une kam edhe nje propozim. Ate dite qe do te behet lumturimi i Votes ta shpallim Pushim Kombetar njelloj si per Nene Terezen. Fundja per shenjtoren ne nuk beme asnje greve urie keshtu qe kjo e votes ia vleka me shume.

E kthehemi te keta mitingsat. Nje pjese me e vogel e tyre do te jene edhe komisionere apo vezhgues, e keta do te jene edhe me shume te lumtur se vec lekeve, do te kene mundesine te shfryjne dufin ndaj armikut politik me forma qe variojne qe nga sharja deri tek thyerja e karriges ne koke ose trup sipas rastit. Welcome zgjedhje edhe per komisioneret e vezhguesit.

Por ka edhe kategori profesionistesh qe jane shume te gezuar kur vijne zgjedhjet P.Sh. tipografet: ata do te kene aq shume pune me posterat e politikaneve e do te marrin me shume leke ne nje muaj fushate se sa per dy vjet te marra bashke. Keshtu qe welcome zgjedhje! Po kur une them tipografet, llogarit pronaret e tyre sa te lumtur jane. Pale pastaj kur jane edhe nga ata qe jo vetem bejne posterat po fusin edhe hundet ne politike se mos shpeton gje per ta! Keta te fundit jane edhe me te lumtur.

Po kengetaret e organizatoret e tyre?! Yyyyyy (per te njejten arsye si “i-ja” me pare) ne sa shume koncerte do marrin pjese ata e sa leke do bejne. Po meqe ra fjala te leket, edhe pronaret e lokaleve te fshatrave me te humbur jane te lumtur se atje do ti bejne partite mbledhjet e tyre me elektoratin e shkrete, i cili nga ana e tij do te jete i lumtur se do pije te pakten nje kafe a nje leng pa leke. Po po, se lumturia keshtu eshte – relative. E keni degjuar barsaleten e atij tipit qe kerkonte kepuce 41shi megjithese kemben e kishte 42. I vrare nga jeta, pa pune, me familje te shkaterruar, i vetmi moment i lumtur i dites se tij do te ishte kur te hiqte kepucet nga kemba. E keshtu jane edhe keta fshataret tane - vota potenciale - momentin e lumtur te dites se tyre do kene kur te pijne kafe me kryetarin e partise, qofte edhe me te deleguarin (se kryetari nuk ndahet ne 3600 copa de!) Welcome zgjedhje edhe per fshatin!

Le ta ngreme pak “doren”. Sigurisht qe e merrni me mend sa te lumtur jane analistet tane kur vijne zgjedhjet. Ata do te kene shume pune. Nje ti hedhur edhe nje sy manualit te Albana Rexhepajt, se si te behesh analist (selfmaderadio.blogspot.com), e jepi, prit majtas e djathtas, kush te dale me shpesh e me gjate ne TV a me shkrime ne gazeta. Qaj vetem hallin e Fevziut e te Bazes se duhet ti bejne emisionet e tyre dy here ne dite qe t'i kenaqin te gjithe. Keshtu pra welcome zgjedhje edhe per analistet!

Dhe lame ne fund jo pa qellim politikanet – ajken. Ata qe kur vijne zgjedhjet kane jo vetem nje arsye per te qene te lumtur si keta te mesipermit. Ata qe me se pari do t'u jepet mundesia te pastrojne ca nga parate e tyre duke paguar majtas e djathtas, mitingsa e analiste, botues e komisionere, kundershtare politike apo potencialisht te tille, media e - largqofte - analiste. Hidh sa andej-kendej para, ngjarje qe cuditerisht ne rastin e politikane tane funksionon njesoj si me faren e drithit. Kur ata vijne ne pushtet kane te korra aq te mbara nga parate “e mbjella” sa qe ne shumicen e rasteve u duhet te fshehin ca te ardhura kur bejne deklarimin e pasurive ose sigurisht te deklarojne me variantet e vjetra tashme “luajta ne burse” apo “i fitova ne kazinote e Moskes”. Nuk po e zgjas me se mu kujtuan ca gjera qe sikur te filloj te shkruaj do me dale nje liber e jo artikulli per saktivistan. Keshtu pra Welcome zgjedhje – Me to fitojme te gjithe!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).