We, the Jokers

We, The Jokers (1)


Arbër Zaimi


Është epika e pinjollit të një familjeje krenare e plot vlera, të një familjeje aristokratike të sërës së lartë. Është epika e djalit më të vogël të kësaj familjeje me histori të rëndësishme, mythosi i një djali që lind në një qytet ku të jetosh nuk është e lehtë. Mes kaosit, ankthit, stresit, dekadencës urbane dhe errësirës frenetike ky djalë, që i vogël, pëson një goditje në shpirt, aty ku dhemb zemra. Kjo është legjenda moderne, eposi i një fëmije të vogël që sheh me sytë e tij se si ca kriminelë ordinerë i vrasin pa mëshirë prindërit. Prindërit që i do aq shumë, sidomos të atin doktor, të pasur, të pushtetshëm e të respektuar, të cilin gjithmonë do ta marrë si model në jetën e në bëmat e tij, që shumë shpejt do të kthehen në një nga pop-simbolet më të rëndësishëm të kohës së sotme. Historia shkon paralelisht me ndërtimin e ciklit të bëmave epike, vetëm se në këtë poemë moderne që zhvillohet në faqet e librave me vizatime, apo nëpër ekrane kinemash sistemi tipik binar i "të mirës dhe i të keqes" nuk përfaqësohet nga perënditë, por nga personazhet.

Ambienti ku zhvillohet karakteri heroik i së mirës është i ndryshëm në cdo kulturë, dhe ashtu si Herakliu rritet si bari, mes natyrës e punëve të rëndomta, duke u bërë njeri më i pranueshëm për helenët e lashtë, heroi ynë rritet mes gjithë të mirave, si trashëgimtar i një perandorie gjigande financiare, që të bëhet më i venerueshëm sipas vlerave e frymës që imponon shoqëria aktuale. Por sikleti në zemër nuk e lë të qetë këtë hero, ai ka një motus, ka hak për të marrë ndaj padrejtësisë kriminale që bënë disa njerëz të këqinj. Bruce Wayne vendos të kthejë drejtësinë. Në një qytet plot padrejtësi e korrupsion, në një qytet ku institucionet jo gjithnjë funksionojnë si duhet ky djali i ri me fizik të skalitur, fytyrë të pashme e fisnike, sjellje e qëndrim prej soji, zgjuarsi për t’u admiruar, ky playboy i famshëm, i pasur jashtë mase, e i dëshiruar nga çdo femër, vendos të vërë mbi fytyrë maskën e seriozitetit gri, maskën e drejtësisë absolute, asaj që del mbi korrupsionin qytetar, mbi dekadencën, për të vënë ligjin, e për të marrë hak ndaj shkelësve të rendit. Krijohet Batman (2). Ndryshe nga të gjithë heronjtë që prej Herakliut e këndej, Batmani nuk ka asnjë superfuqi. Ai mbështetet tek forca e tij intelektuale, tek kalitja fizike, tek intuita prej detektivi, tek oratoria imponuese. S’është vetëm kaq, sepse ndryshe nga shumica e heronjve të mëparshëm nëpër mite, ky hero, prodhim i ndërgjegjjes së shekullit XX zotëron pasurinë. Pas tij vjen një projekt i tërë, një industri. Ai zotëron prona, tunele e kështjella, batmobiles, batplanes, batboats, e një sërë shpikjesh që prodhohen në një laborator sekret, e në industritë po aq sekrete që i vihen në dispozicion këtij projekti kaq fisnik të jetimit Bruce Wayne. Nuk mungon as mbështetja njerëzore, ajo e majordomit Alfred Pennyworth, dhe ajo e pazhit minoren Robin. Projektet e mëdha kërkojnë mbështetje të mëdha dhe sakrifica të mëdha, në fakt mythosi do që Bruce Wayne të heqë dorë nga sa e sa celebrime mondane, nga sa e sa kënaqësi femërore, apo detaje të tjera të vockla, të bukura dhe bosh, nga ato që i japin formën aristokratike jetës. Në fund fare, mantra e tij është mantra e një sistemi të tërë ekonomik, social e kulturor siç e shqipton dhe vetë heroi i ciklit epik nën maskën e brejtësit fluturak "Nothing matters, except the mission"(3).

Nga ana tjetër qëndron antiheroi, kryekrimineli i kohërave një burrë thatim, flokëgjelbër, me buzë ngjyrëshegë e me gojë të çapëlyer që i vë në pah dhëmbët e verdhë si sharrë. E shkuara e tij është krejt tjetër. I lindur në një lagje të varfër të po të njëjtit Gotham ku kaosi i dritave artificiale nuk ia mbërrin kurrë të shuajë zymtësinë persistente të errësirës, antiheroi nuk ka një emër të vetin. Ai është anonim. Si të gjithë ata që i përkasin sërës së tij, në të gjitha kohërat, anonimi nuk ka ndonjë të shkuar për të cilën të jetë krenar, e për këtë arsye ky kriminel beson se ka patur një pafundësi të kaluarash dhe preferon të zgjedhë gjithnjë një të kaluar të ndryshme kur flet për veten e vet. Të gjithë e njohin, ai është The Joker(4), një lolo me pamje qesharake, një kriminel që vret e pret ç’të gjejë përpara, e gjithsesi drithmat më të forta t’i kall me atë çka thotë. Historia që pranohet gjerësisht për origjinën e këtij antisimboli është e ngjashme në formë me historinë e armikut të tij kryesor, Bruce Wayne-it, e gjithsesi ndryshon thelbësisht prej saj.

Anonimi që shumë vjet më vonë do të shndërrohet në tmerrin e rrugëve të Gothamit të zymtë, në armikun numër një të rendit e të drejtësisë, madje dhe të ethosit Batman që qëndron mbi rendin, sipas asaj ç’mund të kuptohet nga historitë që tregon dikur ka qenë thjesht një inxhinier i varfër që punonte në një industri kimike dhe jetonte në një lagje aspak tërheqëse, tamam si ato getot reale që meritojnë shtresat masive popullore, që duhet të djersisin për bukën e gojës. I lodhur nga kjo jetë aspak frymëzuese, anonimi vendos të ndjekë pasionin dhe talentin e tij, ai e lë punën në uzinë, dhe shkon e bëhet aktor humori nëpër kabare të vogla. Kënaqësia është e madhe, por fitimet janë shumë pak. Me sa duket të gjithë e kanë të drejtën morale të ndjekin pasionet e talentet në demokracinë fiktive të qytetit amerikan Gotham, por praxisi material dikton krejt të tjera zgjidhje. Shumë shpejt anonimi kupton se nuk po ia del mbanë të ushqejë gruan e tij shtatzanë, dhe gjendet në një nevojë urgjente për para. Një grup hajdutësh të vegjël që vishen me pelerina të kuqe e rekrutojnë menjëherë ish-inxhinjerin për të filluar një seri vjedhjesh në uzinën ku ky punonte më parë. Policia shpejt bie në dijeni, fillon ndjekja, dhe bash në ditën kur gruaja e tij do të lindte, anonimi përjeton tragjeditë më të mëdha të jetës së tij. Prej një neglizhence në shërbimin mjekësor, që nuk është për të tërë, po vetëm për ata që kanë, anonimi humbet gruan e fëmijën e sapolindur. Nuk mjafton kaq pak tmerr për të krijuar epikë. Në ndjekje e sipër të policisë ai rrëzohet në një kazan toksik, prej nga e nxjerrin dhe e çojnë në çmendinën e famshme “Arkhan Asylum”. Në momentin e parë që shikon vetveten në pasqyrë, anonimi kupton që jeta e tij nuk është më e njëjta. Buzëqeshja tashmë nuk mund t’i shqitet nga fytyra. Është shndërruar në një Joker.

Fatkeqësi për fatkeqësi, heronjtë janë të ngjashëm, ata në fakt ndryshojnë vetëm nga gjendja financiare, dhe nga shtresa shoqërore nga e cila vijnë, njëri i pasur, tjetri i varfër. Të parit, bardët bujarë që shkruajnë eposin, i garantojnë bukurinë, virtytin, zgjuarsinë, moralin dhe të drejtën për të dalë sipër ligjit dhe rendit keqfunksionues, ndërsa të dytin e mallkojnë me shëmti të përhershme, gjymti, çmenduri, latencë, hije, anonimitet, amoralitet, dhe ndalimin absolut të çdo veprimi të tij, nëpërmjet ligjit e jo vetëm. E megjithatë, heronjtë e gjejnë mundësinë të përballen, njëri duke dalë majë mjetit të tij luksoz nga kështjella imponente, e tjetri duke u arratisur si mi gjirizesh nga çmendina makabre e qytetit depresiv modern. Të dy vendosin të dalin përmbi ligjin për të vënë drejtësinë personale, subjektive, për të thënë të vërtetën e tyre, edhe pse duket që autorët e veprës janë të ndërgjegjshëm që çdo lexues ka për t’i trajtuar me standarte të dyfishta veprimet e tyre... bash ashtu sic duhet.

Paragjykimi është i dukshëm, dallohet preferenca për thyerësin e ligjit Batman, i cili është ai që del mbi rregullin për të vënë rregull, për të marrë hak, për një drejtësi morale superiore, në fakt është pjesë e një elite pushtetarësh, që gjithsesi janë fajtorë për krijimin e qytetit panperëndimor Gotham City, por edhe për mbarëvajtjen e demokracisë diskriminative, paragjykuese e aspak egalitariste që aplikohet aty. Familja Wayne bashkë me të ngjashmit e tyre janë ata që ushqejnë korrupsionin, e tolerojnë atë dhe janë në themel të dekadencës që rrjedh vetëm nga pabarazia dhe nga pamundësia e të varfërve për të pasur një jetë dinjitoze. E megjithatë, të gjithë kanë simpati për Batmanin, që i prekur në ndjenjat e veta personale, vendos të luftojë dekadencën duke dalë mbi ligjet që i ka vënë vetë ai dhe shtresa e vet. Të gjithë kanë simpati për luftën e tij të përsëmbraptë. Në fund fare kjo është dhe logjika e kësaj vepre propagandistike të “realizmit liberal”, të pasurit vënë ligje, dhe po ata i thyejnë ato, duke mbetur po aq simpatikë, po aq tërheqës, po aq modele të së mirës e të së drejtës. Në kundërshti me këtë, Jokeri, ky personazh i detyruar të hyjë në botën e krimit prej varfërisë së skajshme, e cila nuk e lejon të ndjekë prirjet personale, madje nuk e lejon as të ushqejë familjen e vet, ky person fatkeq, në fund fare shndërrohet në një lolo, në një klloun që mvishet me cilësitë e gjakpirësit, vrasësit, llumit të llumit prej propagandës. Ashtu si të gjithë armiqtë e heroit Batman, Jokeri e ka kaluar një pjesë të jetës së vet në çmendinën Arkhan Asylum (kjo simbolizon qartë atë çka ndodh me armiqtë e pushtetit popullor në demokraci, në vijim të një gjykimi Foucaultian). Arkhan Asylum nuk është veçse gulag-u kapitalist, vendi ku përfundojnë disidentët e këtij sistemi. Trajtimet e padenja në këtë vend simbolik luajnë një rol të madh në moralin psikotik (në dukje) të Jokerit dhe antiheronjve të tjerë. Autorët e kësaj epike moderne (që shpeshherë tregohen po aq të sinqertë sa Homeri kur përshkruante burrërinë e Hektorit, urtësinë e Priamit, apo dhimbjen e Hekubës e Andromakës), vënë në gojën e Jokerit në një nga duelet e tij me Batman fjalë kuptimplota, si këto psh.:


"You see it doesn't matter if you catch me and send me back to the asylum... Gordon's been driven mad. I've proved my point. I've demonstrated there's no difference between me and everyone else! All it takes is one bad day to reduce the sanest man alive to lunacy. That's how far the world is from where I am. Just one bad day. You had a bad day once, am I right? I know I am. I can tell. You had a bad day and everything changed. Why else would you dress up as a flying rat? You had a bad day, and it drove you as crazy as everybody else... Only you won't admit it! You have to keep pretending that life makes sense, that there's some point to all this struggling! God, you make me want to puke. I mean, what is it with you? What made you what you are? Girlfriend killed by the mob, maybe? Brother carved up by some mugger? Something like that, I bet. Something like that... Something like that happened to me, you know. I... I'm not exactly sure what it was. Sometimes I remember it one way, sometimes another... If I'm going to have a past, I prefer it to be multiple choice! Ha ha ha! But my point is... My point is, I went crazy. When I saw what a black, awful joke the world was, I went crazy as a coot! I admit it! Why can't you? I mean, you're not unintelligent! You must see the reality of the situation. Do you know how many times we've come close to world war three over a flock of geese on a computer screen? Do you know what triggered the last world war? An argument over how many telegraph poles Germany owed it's war debt creditors! Telegraph poles! Ha ha ha ha HA! It's all a joke! Everything anybody ever valued or struggled for... it's all a monstrous, demented gag! So why can't you see the funny side? Why aren't you laughing?"(5)

E vërtetë, gjithë çka e ndan një njeri të shtresës së mesme a të ulët nga Jokeri, është një ditë e keqe. Këta njerëz janë trojanët e sistemit të sotëm perëndimor, këto shtresa popullore janë të pafuqishmit qyteti i të cilëve pushtohet përditë, territori i tyre pëson parmendën e kapitalizmit në mënyrë të pandalshme, për t’u mbjellë në fund me kripën që nuk i lejon plagët të mbyllen. Çdo sistem ka propagandën e vet, ethosin dhe ethnosin e vet, dhe përqasjet epike për të krijuar mite legjitimuese. Sistemi i sotëm krijon mitet e veta tek suksesi i individit të shtresës së lartë, me pushtet e fuqi të pakufizuara, i mbrojtur nga negativiteti. Ndërsa armiqtë e këtij sistemi nuk janë askush tjetër, veçse ata më të pafatët mes nesh. Për ata që e kundërshtojnë, ky sistem propagande ofron dënimin më të rëndë, ridikulizimin, shndërrimin në personazhe qesharake, në gojën e të cilëve të vërtetat tingëllojnë si utopi të frikshme, si jerm marrëzirash. Nejse, ky shkrim u zgjat shumë, dhe meqë s'po gjej një mbyllje të përshtatshme, po huazoj një tjetër perlë të antiheroit të kësaj epike madhështore moderne: “See, their morals, their code'... it's a bad joke, dropped at the very sign of trouble. They're only as good as the world allows them to be. I'll show you. When the chips are down, these uh, these "civilized" people, they'll eat each other. See, I'm not a monster. I'm just ahead of the curve."(6)

1. - Ne, Lolot

2. - Burri Lakuriq Nate

3. - Asgjë s'ka rëndësi, përvec qëllimit

4. - Loloja, kllouni, apo xholi

5. - Dëgjo, nuk më bëhet vonë nëse më kap e më kthen në cmendinë... Gordoni u cmend. Ia arrita qëllimit. Më në fund tregova që s'ka ndryshim mes meje e të tjerëve. Mjafton një ditë e keqe për ta marrosur njerinë më mendjehekurt. Kaq më ndan mua nga bota. Thjesht një ditë e keqe. Edhe ti e ke kaluar ndonjë ditë të keqe, apo jo? E di, e di. Duket. Ke kaluar një ditë të keqe dhe gjithcka ndryshoi. Se përse tjetër do të visheshe si mi fluturues? Ke kaluar një ditë të keqe, dhe je cmendur, si të gjithë... Vetëm se ti nuk e pranon! Ti ke nevojë të shtiresh sikur jeta ka kuptim, sikur ka një kuptim e gjithë kjo përpjekje! O zot ti më bën për të vjellë. S'marr vesh, si e ke hallin? C'të katandisi kështu? Mos ndonjë bandit të ka vrarë dashnoren? Ndonjë gangster të ka therur vëllain? Dicka e ngjashme, vë bast që dicka e ngjashme të ka ndodhur... Dicka e tillë më ka ndodhur dhe mua, a e di? Unë... nuk jam i sigurt se cfarë ishte. Ndonjëherë e mbaj mend kështu, ndonjëherë ashtu... Nëse u dashka të kem të shkuar, preferoj ta kem me shumë zgjedhje! Ha ha ha! Po c'desha të them... c'desha të them? Unë u cmenda. Kur pashë se c'shaka e zezë e tmerrshme qe kjo botë dola mendsh, u bëra për t'u lidhur. Unë e pranoj! Po ti pse s'e pranon? Dua të them, ti s'je as jointeligjent! Ti duhet ta kuptosh realitetin e situatës. A e di ti sa herë i jemi afruar luftës së tretë botërore vetëm për një tufë me pata që shfaqeshin në radar? E di ti se cfarë e ndezi luftën e dytë botërore? Një sherr se sa shtylla telegrafi borxh i kishte Gjermania kreditorëve të vet! Shtylla telegrafi! Ha ha ha ha HA! Eshtë e gjitha shaka! Gjithcka që është vlerësuar, për të cilën ka luftuar ndokush është thjesht një lojë... një lojë e përbindshme e demente! Po si nuk arrin ta shohësh anën qesharake? Pse nuk je duke qeshur?"

6. - Shih morali i tyre, zakonet... Janë të gjitha shaka të këqija, që braktisen sapo del ndonjë rrezik. Ata janë aq të mirë sa mund t'i lejojë kjo botë. Ta them unë. Kur gjërat shkojnë keq këta...hmm... këta njerëz "të qytetëruar" hanë njëri-tjetrin. Kupton, unë s'jam përbindësh. Jam thjesht ca hapa para.

10 Komente

Perpjekje e fuqishme. Thjesht dua te shtoj e kundershtoj nja dy gjera te vogla. Thjesht per simbolike, mbetjet toksike ku bie Joker, jane jashteqitjet teknologjike te laboratorit te Batman, packa se kjo mund te mos jete lidhje e shfaqur ne menyre direkte prej krijuesve. Dua te kundershtoj pak referencat e shumta greke. Ka shume me pak greqisht Batman, se sa mund te kene superheronjte e tjere. Madje edhe Hellboy i Guillermo del Torros, ne dukje figure kristiane, eshte shume me teper herkuliane dhe pre-kristiane se sa Batman. Batman per mendimin tim eshte superheroi qe ushqehet me teper nga mitologjia e krishtere se kushdo tjeter. Eshte ndoshta dhe kulmi me bashkekohor dhe amerikan i predikimeve kristiane ku te qenit prane Zotit dhe njekohesisht prane parase nuk jane koncepte ne kundershtim me njeri tjetrin. Pervec nje estetike gotiko-kristiane te Gotamit, Batmani udhehiqet nga nje dualitet privat-publik tipik i nje figure madhore fetare; shto ketu edhe katarsisin dhe asketicizmin gati prej shenjtori. Ndryshe nga heronjte greke qe jane te destinuar, te lindur per te qene heronj, heronjte kristian arrijne ne heroizem nepermjet nje katarsis, duke filluar qe nga katarsisi i Shen Palit, e deri tek Bruce Wayne.

Superman-Mitologji Zioniste.

Hellboy-Pantheiste Helene.

Spidey-Metamorfoze teper Ovidiane per te mos thene se krejt rrjeti te con ne Rome.

Jo jo, e ke lexiuar gabim, nuk nxjerr lidhje prejardhjesh, apo agendash. Ajo qe them une nuk ka te beje me teogonite krahasuese, por me propaganden e sistemeve. Ne nje fare menyre Batmani eshte i krahasueshem edhe me Pavlik Morosovin, etj etj, ne kete sens. Pastaj metafora e disidentit te cmendur nuk i ben as pershtypje njeriu, se jemi mesuar qe kushdo qe kritikon sistemin s'vonojne ti ngjisin etiketen e te shkarit... Superman, Hellboy, Spiderman etc etc jane shume me te paperpunuara, me infantile, material bruto ne krahasim me Batmanin, ne sensin propagandistik, prandaj nuk u mora me to. Po padyshim qe dhe aty mund te analizosh, qe nga frymezimi prej mitologjive te ndryshme, deri te axhendat e porositesve, po kjo del jashte fokusit tim.

Mire, ketu te kuptova. Thjesht per hir te nje korrektese pedante doja te vija ne dukje filozofine kristiane te Batman. Them se ia vlen te permendet pasi eshte progresion historik dhe logjik prej origjines kristiane te propagandes tek Batman.

Sa per disidentin e cmendur, une kam pershtypjen se nuk mund te ndahet nje doze cmendurie nga nje doze e se vertetes. Ne keto kushte disidenti i cmendur nuk eshte thjesht metafore, por personazh artistik aq sa edhe personalitet historik nga me te paevitueshmit dhe nga me tragjiket. Nese ve re nje renie pershtypjeje ndaj ketij karakteri, nuk besoj se kjo ndodh per shkak te cmendurise, apo prej nofkes te se shkarit qe i ngjisin, pasi rreshkitja, cmenduria, jane gjithmone diagnoza, rrefime, tregime dhe histori qe ngjallin vemendje. Perkundrazi, nese ka nje renie te vemendjes ndaj ketij personazhi eshte ose se nuk thuhen te vertetat, ose se ato nuk mund te thuhen.

ket pershtypje kam dhe une. kasandra eshte nje stereotip i fenomenit.

 Bo, bo bo more Saktivista. E ke fryre, e fryre e fryre...dhe pastaj i ke futur gjilperen duke shpresuar qe zhurma e plasjes te behet si bubullime. Batman eshte nje nga dhjetra filmat idiote hollivudiane qe dalin cdo vit. Te perpiqesh te mitizosh e pastaj cmitizosh filma si 007, Batman, Spiderman, Star Wars apo Tarzan eshte thjesht humbje kohe.

Me mire futi nje Simpson dhe lere me aq.

E para s'e kam fryre, e dyta s'e kam shpuar, e treta, s'i kam qejf bubullimat, dhe jam kritik i tyre smiley

Nuk me pelqen as mitizimi as cmitizimi smiley

And I like the Simpsons too much to analyse it smiley

 Sol, pa tallje. E pash filmin ne kinema javen qe doli. Si loje aktoresh , jo keq, si subjekt, idiot. Me then te drejten nuk e marr vesh se si ca filma i justifikojne shpenzimet e tyre qindra milione dollareshe, por puna e tyre. Vec Batman cfaredo makinash dhe helikopteresh te beje, nuk do te kete kurre as bukurine, as rendesine e as simboliken e te themi "Easy Rider".

Nuk e kam pa filmin, se s'para me terhjek kinemaja, po kam lexu librat me kartona smiley

Ne nje fare menyre ky lloj arti (comics) u be mjet i rendesishem propagande (dhe disidence) sidomos ne vitet 1930 deri nga 1970. Me metafora infantile, si ato te superheronjve dhe te superfuqive, apo me histori fantashkence, u arrit te shkruhej edhe letersi cilesore. Metaforat infantile ishin te detyruara, sepse duhet t'i pershtateshin ideologjise se konsumit, dhe metodave edukative te femijeve. Po ashtu si ne realizmin socialist, ku mjetet letrare qene po aq infantile, fshataret e punetoret e fuqishem e te lumtur, diversantet e shpifur e budallenj.

Nejse, po kot sa per krahasim me qe po flasim, ne ket fushe te letersise te realizmit kapitalist, Asimovin as qe e krahasoj me Orwellin, Asimov ishte ku e ku me i mire...

 Ej, Asimovi eshte mjeshter mer lal. Orwelli ka pas sukses se une p.sh pasi lexova Orwellin (per fat ne kohe te Enverit) mu duk sikur u bera nje numer pafundesisht heresh me i zgjuar, ngaqe zberthente gjera te jetes se perditeshme qe ne nuk mund ti analizonim pasi i kishim kaq afer sa qe nuk mund te fokusoheshim mbi to. Kurse Azimovi eshte si nje perendim dielli mbi Saturn.

Sa per comics, te vetmit qe kam lexuar ne jeten time jane "Dadani dhe Kakami" dhe "Rududui marangoz".

Rududuin smiley e kam lexu dhe une, po shof nese gjen ndonje printed version te Repent Harlequin said the TickTock Man

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).