Vrasja e Zenel Gjolekës

nga L. Gërveshi
Lufta turko-malazeze
1852
Princ Danilo ishte sundimtari i parë laik i dinastisë së Petroviçëve (1851-1860). Me përkrahjen e Rusisë e shpalli veten Princ dhe Malin e Zi principatë. Bëri ndarjen e pushtetit fetar nga ai laik.

Gjatë sundimit të tij u tregua i papërkulur dhe enegjik, bëri shumë për të vënë bazat e institucioneve [...]

8 Komente

Kerkoj falje per perdorimin e anglishtes por

Albanian folk music is better than sex!

Faleminderit, Tirana Calling

e pse s'dime gje fare nga historia tone?! e mbaj mend si ne tym Kapedan
Gjoleken dhe kalin e tij ne nje liber per femije dhe dija vetem qe qe kryetrim dhe kurveleshas. tani e marr vesh qe eshte vrare ne veri...

p.s. brenda mundesive, shiko mos sjell ndonje pjese historie per Bilbilenjte

Nizam e xhelepe s'ka

Populli eshte fukara

 

E gjith historia e kryengritjeve dhe luftrave te popullit do te mbeteshin deri ne ditet tona nepermjet kenges, dhe gojedhenave brez pas brezi.

Duhet theksuar se Gjoleka nuk ishte thjesht nje fshatar trim, por edhe nje strateg i perkryer i tipit Skenderbe, qe e perdorte terrenin malor te Laberise ne avantazh te tij ne menyre maksimale. Ne nje momet gjate luftime Gjoleka ka pas vetem rreth nje mije trima me vete, kurse ushtria Turke numeronte mbi dhjet mije, dhe nuk arriti ta thyente Gjoleken.

Turqia e dinte mire qe kishte te bente me nje strateg te klasit te pare prandaj edhe i ofroi Gjolekes mbas kryengritjes te udhehiqte forcat Turke per te shtypur kryengritje anembane perandorise.

Ne ato vite ja vlen te permendet se Turqia ka kryer masakra tek shqipetaret qe nuk jan kryer tek asnje popullsi tjeter, aq e madhe ishte deshira per te perulur shqipetaret.

Masakra e Manastirit, qe pasoi me djegien dhe rrafshimin e fshatrave shqipetare andej nga i binte rruga ushtrise Turke. Masakra e Oroshit, masakra e Gjirokastres etj. Ashpersia dhe dhuna qe tregoi ushtria turke kunder shqipetareve duke shkateruar dhe djegur cdo gje qe i dilte perpara, beri qe ne popull te dal shprehja.

Ku shkel Turku nuk mbin bari.

Ja nje kenge qe flet per kuvendin e Mesaplikut. E shoqeruar me valle.

http://www.youtube.com/watch?v=5-ulbYjlamc

Mesaplik te rrapi tende

kembekryq ngreme kuvende

Shqiperi na ke ne kembe

Shqiperi na ke ne kembe

mbrojme lirine dhe nderin tende

Lidhem bese e fjalen dhame

Sjapim xhlep as nizame

shpata jone gris fermane

Shpata jone gris fermane

kane zot trojet tane.

Mali i Zi ne ate kohe eshte perkrahur jashtezakonisht shume nga Rusia dhe perendimi me armatime, llogjistike dhe para. Dihet qe edhe malesoret u genjyen nga Mali i zi, dhe fillimisht e lane ushtrine malazeze te depertoje lehte ne Shqiperi, per te sulmuar Shkodren dhe  rrethinat, por shume shpejt u zhgenjyen malesoret kur provuen ne kurriz barbarine e pashoqe te malazezeve, dhe ishte vetem me vone qe filluan te luftojne kunder malazezve, biles kur ishte shume vone, dhe demet e kryera kunder popullsise shqiptare ishin te medha. Ne Mal te zi kan vdekur shume trima leber gjat historise tone kombetare, ne mbrojtje te interesave kombetare, midis tyre edhe Zenel Gjoleka dhe Cerciz Topulli.

Kjo eshte pak e habitshme.

Qe shume prej tyre qe vdiqen aty - midis te tjereve Gjoleka e Topulli - kishin lutfuar beteja te ashpera per sa e sa vjet - sidomos Gjoleka e, ne mos gaboj, edhe Nivica - kurse ne luften me malazezet rane te tere, e menjehere.

Eshte e pakundershtueshme qe populli, klani, familja, i ka mbeshtetur shume, kurse duke u gjendur ne nje qytet te huaj nuk kishin me pika referime. Besoj se kjo ka pasur shume rendesi atehere.

Besoj se je paksa gabim. Atyre nuk ju mungonte aftesia luftarake e njohuria strategjike. Por sic thashe edhe me siper, ishte fundi i perandorise osmane dhe ushtria, armatimet dhe strategjia luftarake ne europe dhe Rusi po merrnin nje hov te madh kurse shqipetaret nuk perfitonin dot nga hovi europian. Ne te kundert fqinjet tane Malizi, Serbia e Greqia perfituan jashtezakonisht nga armatimet dhe llogjistika europiane dhe ruse. Mbas renies te perandorise osmane ironikisht pati edhe nje renie te shqipetareve, megjithese nje ngritje te Shqiperise. Shqiperia dhe shqipetaret nuk u perkrahen nga skush, absolutisht nga askush, as me aramatime as me teknologji e llogjistike mbas renies te perandorise osmane. Sic e thash edhe nje here, shqipetaret benin nje lufte shume te pabarabarte me fqinjet e tyre mbas renies te perandoris osmane, nje lufte pa shpresa, sepse nuk kishte as shtet, asnje lloj pushteti qendror qe te drejtonte nje lufte te organizuar kombetare, as armatime, as teknologji, kurse ne krahun tjeter jo vetem ishin te gjitha por mbas tyre qendronte deshira dhe pushteti i europes dhe Rusise.

Jo jo Ts, se kam fjalen aty, dmth, jam dakord me ty por po thoja diçka tjeter. Rilexoje mesazhin tim siper.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).