Votoj Lubonjën

Votoj Lubonjën

Arbër Zaimi

Në datën 17 dhjetor në inbox-in tim gjej një e-mail të dërguar nga Bashkia e Tiranës. Kësaj radhe Bashkia paskësh trokitur në mail-in tim (dhe të shumë të tjerëve) jo vetëm për informacion, por për një temë që kërkon impenjim minimal e dhuron vlerësim maksimal (parajsa në kushtet e shtëpisë, edhe e lehtë edhe e bukur). Bëhej fjalë për shpalljen e konkursit "10 Personalitetet e Vitit", konkursi që Bashkia e Tiranës zhvillon çdo vit, i cili ka startuar me datë 10 dhjetor e do të qëndrojë i hapur deri më 24 dhjetor, për t'u pasuar nga një natë gala, ku Personalitetet e Vitit 2008 do të nderohen para publikut e medias. Gjithë ky aktivitet i madh "gala" promocionale bëhet për të vlerësuar 10 qytetarë të thjeshtë, si unë e si ti, që e duan qytetin, secili sipas mënyrës së vet, e secili sipas këndvështrimit të vet. Të gjithë duke bërë atë që duan e atë që dinë... Unë që di të jem cinik pyes, përse u dashka celebruar me galanteri të qenit njeri i thjeshtë? Megjithatë duke qenë se Bashkia ka një mijë e një probleme për të zgjidhur, e kuptoj që nuk ka patur kohën e duhur për të reflektuar mbi paradokset që prodhon dëshira e mirë për të prodhuar promocion e marketing, përtej së majtës e së djathtës. Pra vendosa të votoj, të bëj detyrën time si qytetar, meqenëse këtë detyrë ma postuan me e-mail qeveritarët.

Ndërkohë mendoja se kujt do t'ia jepja votën time me e-mail. Mendova në radhë të parë që ky njeri duhet të mos jetë mik i Edi Ramës, se miqtë e vet i ka vetë parasysh kryetari, për një pjesë prej dhjetë çmimeve. Pastaj menjëherë mendova se ata që nuk janë miq të Ramës, janë miq të Berishës. Nga shiu në breshër. Nga Skila te Karibda. Miqtë e kryeministrit le të shkojnë e ta marrin votën e qytetarisë në Gërdec... Do mendoni ju, që unë ia dhashë votën ndonjë miku të Metës... Edhe vetë më shkoi ndërmend kjo alternativë, por miqtë e tij më rezultonin qytetarë të Skraparit, të integruar në Tiranë tepër vonë e ende të paintegruar mirë, dhe pse bëjnë kërdinë me bizneset e tyre të të gjitha përmasave...

Nejse, vendosa që personi të cilin do votoj nuk do të jetë mik i politikanëve, por kontributor në qytetarinë tonë. Kur nuk je mik i politikanëve nuk i gëzon asetet e ndryshme për të kontribuuar materialisht, në këtë vend ku politika e biznesi janë një. Pra e vetmja mënyrë kontribuimi kur nuk je pjesë e konjukturave, është kritika. U mendova pak, dhe mendja më shkoi tek publicisti i njohur, Lubonja. Njeri që gjithë kohën ka jetuar në Tiranë, me përjashtim të vjetëve të burgut diktatorial. Aktivist i gazetarisë kritike, që nuk ka përtuar e nuk ka patur drojë të kritikojë vandalizmin e fashizmin politik të politikanëve të të gjitha krahëve e ngjyrave në pluralizmin nominal të Shqipërisë. Person që ka furnizuar diskursin me ide e argumente të ndryshme, sa politike, aq edhe qytetare. Po s'po flas shumë për të, se e njihni. Në google gjeta një shkrim të Tina Rosenberg (13 dhjetor 1997, New York Times) që më bindi edhe më tepër. Lexojeni shkrimin nëse mendoni të votoni dhe ju për Lubonjën, këtë antikonformist të pandreqshëm. Si mbyllje po kopjoj një paragraf nga e-maili i Bashkisë, që me atë gjuhën e bukur të marketingut sqaron:

Merrni pak minuta nga koha juaj dhe votoni për 10 ose më pak njerëz që ju mendoni se i kanë ofruar më shumë Tiranës dhe komunitetit gjatë vitit që po largohet.
Mos harroni, ky konkurs nuk ngjan me të tjerë. Ju mund të propozoni e votoni çdo qytetar të mirë, për guximin dhe aftësinë e tij, shembullin dhe qytetarinë, për ndihmën e vyer që i ofron Tiranës.
Ju mund të votoni në 10@tirana.gov.al , "heronjtë" e përditshëm, ata që jetojnë vetëm një derë larg nesh, por që kanë një botë të madhe...

17 Komente

Jo mer Arber, nuk kam pse e lexoj hic Rosenbergun une per me vleresu Lubonjen si autor! Lexoj Lubonjen vete dora! Dhe ngaqe e kam lexuar, kam krijuar bindjen vetjake qe eshte nje shkrues tejet medioker. I mbingarkuar me pesimizem, helm dhe mllef. Qe akoma nuk e ka kuptuar qe futjen ne burg nuk ka pse ia detyron popullit shqiptar. Dhe qe percjell (besoj pa dashje, por me besu nuk eshte me dit) jo rralle mesazhe dhe doza te renda antishqiptarie ne gjerat qe shkruan!

PS shkrimin e ke bere sikur te ka ngel Lubonja ne dore. Mund fare mire te votosh miq te Rames, Berishes, Metes, Naons (mezi e thashe kete te fundit, por e nxora nga fyti per hir te fair-llekut) etj etj, neqoftese ata e meritojne.

Emo, paske dhene shpjegim te gjate mer burre.

JO, dhe PIKE.

per sol-in, Monda. Jo per Lubonjen. Eshte sol-i qe ka respektin tim (pra dhe detajin), jo autori Lubonja.

Do vdes ndoshta me pengun qe si shume njerez qe i respektoj jo pak, i vene pas kesaj figure. Forca e mitit? Thone qe eshte i pakorruptuar. Sikur po diskutohet ndonje lumnim shenjtori.

Nejse. Une s'flas me tek kjo teme. Mire e ke (mendje femer mooo...  smiley  ) JO dhe PIKE.

Kam marre shume ftesa per ket.

Pergjigjja ndaj fteses "Votoni Lubonjen" ka qene e thjeshte (kam deshmitare per kete ) : 

JO, SDU !

Por juve gjithesesi, faleminderit smiley

Pajtohem ploteisht me shkruesit me siper. Eksemplar anal-isiti ti mirfillte...dhe artikulli i mesperm po ashtu nje mundim i ceket per te kopjuar nje anal-ist. NUk votoj per kte...se eshte "shok i Edvinit"...nuk votoj per ate se eshte "shok i Saliut"..do votoj per "antikonformistin" Urraaa!!

Ne fakt..te jesh anti-konformist per cdo gje...eshte konformizmi me i madh...bile eshte komplet i dal boje si konformizem.

Gjithsesi...votimi ishte per....qytetar te thjeshte qe kan kontribu ne qytet...e jo per miqte e Edvinit, as miqte e Sales...dhe aq me pak per anal-ist qe jetojne ne po ato pallate qe e shajne Edvin Ramen se i paska ndertu si "betonues te liqenit" smiley (Lubonjka pra!!)

He te pshu... reklamen qe i beni konkurseve te bashkise Tirane.  Kaq budallenj na kujtoni sa nuk e kuptojme se ku rreh cekani?!  ptuu...

P.S. ADmin. kerkoj ndjese, edhe mund ta fshini kete postim, po mu mblodh dicka ne gryke, si tip kocke, si thote Jovani...

Te drejte ke TP i gjithe blogu eshte ne funksion te reklames ndaj bashkise. Edhe shkrimi po ashtu. I vure vulen.

Me corienton gjithmone sensi prej sigurimsi i studentave me paret e PD ne mergimsmileyDuket sikur instikti ju ben te pathyeshem, por ne fakt eshte gjuha i vetmi lepires i mire qe ju hap horizontet drejt zbulesave te medha. Per Grupin me vjen mire qe zbulimi i tij me i madh, ndarja e fjales anal ist nuk ka munguar dhe ket ket kapitull te jetes se njeriut qe rri mbrapa ketij grumbullimi. Sidoqofte duket sikur urren qe pas vetes ka nje b.... Apo nuk arin ta shohesh veten ndonjehere ne pasqyre, o anal-llek shkruessmiley

Pa inat, se ju bera te rendesishem...duke ju lexuar

po mire mo, po peshkupauje, a i perzgjedh dot artikujt qe vijne ketu, apo peshku eshte si koshi i plehrave, cfare te hedhin te tjeret- ato do kemi.

Si sinjalizohet nje artikull si abuzues mor vella?

Nje si "kotke" Polic jo "kocke"..Po s'ka gje shpirt . Sa te kesh mua nuk te le te gabosh se hasmi ate pret....Te thote" Ja edhe Policet jane kundra Bashkise"" smiley dhe si organ i depolitizuar sjell shume ngatresa qendrimi i angazhuar i Policise. Po ti nuk je i tille dhe e di une ku te rreh ty smiley Pak te duket ai "ish nenkryetari"  Kelmendit...atij me tavell ne zyre  smiley . Ndersa per shuren s'ta miratoj se pantallonat duhet ti keshe me komca si Polic mo...dhe sa ta nxjerresh e ben ne breke.... Po mos ja thuaj njeriu.

Ne Tirane ka me te vertete njerez me vlera dhe duhet pare edhe nga Periferia . Atje duhet te kete njerez te vyer qe kontribuojne per rujtjen e qetsise dhe mirkuptimin ne ate mishmash jetese te mbjellur nga Mixhizmi...Ne Tirane te pakten deri ne 2004 kishte me te vertete njerez qe sakrifikoninme dhe pa orar per mirmbajtje e gatishmerine e rrjetit elektrik.Profesioniste te vjeter dhe te perkushtuar te rij... Ne Tirane ka njerez me vlera qe kane kontribuar ne kuturen qytetare te protestes ndaj vendimeve arbitrare...Ka njerez qe jetojne me shqetesimet e popullsise duke mbajtur ngritur bizneset e tyre sidomos te Ushqimit me njemije e nje halle ndaj xhandareve tatimore te Berishes...Ne Tirane ka njerez me te vertete me qendim kritik e te mbeshtetur ne fakte qe informojne me ndershmeri popullsine per xhunglen Mixhiste te mungeses totale te transparences.. E cfares'ka qe ushtrojne veprimtarine e tyre dobiprurese per qytetari...Per kete vete Lubonja duhet te thote JO edhe ne se lexon emrin e tij si te zgjedhur. Personalisht JO.

 

Le ta votojne Lubonjen ata qe donin te fusnin Ramush Haradinaj,Thacin, Cekun etj ne burg, apo qe thoshin se ne fshatra maj malit ne shqiperi jane bere operacione per organet e serbeve etj etj.

Lubonja e shume gazetar te inatosur te pas 90tes, ka ardhur koha qe te ''zhduken'' nga media shqiptare. Asgje si sollen vendit, vec shfryn inatet e ironite, e perfundimisht asgje nuk perfiton si lexush nga ata, se ata pervec se shfryne ste japin ty asgje.

Ka ardhur koha per nje nisje te re ne shtypin shqiptar, te rinj, me te zgjuar e me profesional e me te sinqerte me shqiptaret, e me deshire pozitive per kete vend e popull.

Votoj per Lubonjen vetem per te dal ne pesion, ska asgje per ti dhene ketij vendi me.

 

bledo, si voton si nuk voton voten tende nuk e llogarit njeri.

Haaa...

fcb..e njejta gje dhe per ty...kush te llogariti a vuri ty per votat ?

Pse do me beje replik, ''po te mos me llogarisje'' ? Haa, ironike.

Une ketu dhashe mendimin per temen dhe shkrimet tregojne ate qe opinioni mendon, e eshte nje vote e opinionit per Lubonjen. Se keme 18 vjet qe shkruajne ne gazeta ne koke te tyre keta Lubonja etj, sikur i llogarit njeri.

Madie vete Lubonja ka thene shume here dhe shkrimet e tije se nuk e llogarit njeri, madie dhe per Berishen, Nanon, Ramen, qe i ka mbeshtetur te gjithe kur donin te vinin ne pushtet, me vone se kane llogaritur.

 

 

 

No way! Mgjse votimi ka mbaru sic thote Nexhmoza.

Po problemi o ktu qe thoni ju; e pashe parmbreme Lubonjen ne tv Klan te Opinioni i atij kokezbathurit.

E bene lolo krejt Zheji, Godo dhe Milo. vajti deri aty puna sa tallnin tm me ket. Tema ishte per mitizimin e Skenderbeut. VAllahi po e them me plot bindjen trajtim me te mire mori te peshku sesa ne emision.

Mu be qejfi ne fakt mgjse nuk duhej. Kohet e fundit ne Atdhe, me jane shtu keq ndjenjat barbare ndaj njerzve (qe sigurisht e meritojne ket sjellje).

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).