Vonë

Duke puthur një dorë të panjohur

fundoset qyteti ngadalë

në lëvozhgën e një pritjeje

vozon një përrallë

 

Në orët e vona të mbrëmjes

kur yjet bëhen mbret

një pyetje më ha shpirtin

kush jemi në të vërtet ?

 

Mos ki frikë ta thuash,

Do të pres deri në muzg

më jep fjalën që duhet

dhe puthmë në buzë

 

Prej urisë ti thërret

“Do të dua gjithë jetën”

Dhe buzët hapen pak

Me gjithe të vertetën…

      

2 Komente

 

Prej urisë ti thërret“Do të dua gjithë jetën”Dhe buzët hapen pakMe gjithe të vertetën 

Really nice and sweet and smart!

avocados flm per komentin.(hej ke kohe qe nuk je dukur.) pershendetje 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).