Vlagë

Kuptoj, jam enë komunikuese,
E ti je bërë
Lëngu im,
Që vërshon
Nga koka drejt kafazit të zemrës,
Ku një zog vret krahët vazhdimisht
Pas brinjëve të hekurta i përpjekur,
Pastaj
Lag qendrën e rëndesave
Të dëshirave
Si vlagë
Kapilarësh,
Që mbin bimë të çuditshme;
Kërcej kërcorë kërcejnë kërcënueshëm
Mbi truallin e pafajshëm të mallit të bardhë,
Me gjethe mishtore epshi
Qull
Dhe plot
Nga limfva jote
E vlagtë;
Shtegton gjymtyrëve si lëng
I pranverës në degët-dimër të mollës,
Zën’ krahët ëndërrojnë një përqafim
Dhe këmbët kafshojnë jardët që na ndajnë
Me urinë turravrape të tigrit në savanë.

~o~o~o~o~o~o~o

Oqeani im dremitet prapë dhe hëna
Në anën e saj të errët gatit mbrëmjen
Për baticë-vërshimin e afërt përmes deltës
Së tharë të mallit ku u plakën gurët
Dhe ligatinave të frikshme të epshit të urët
Ku me krahët e Joshuas diçka lusin drurët.

8 Komente

Dhe këmbët kafshojnë jardët që na ndajnë
Me urinë turravrape të tigrit në savanë.

Bukur. smiley Me pelqen ky paralelizmi me urine dhe egërsinë, e egërsirave te egërsuara te savanes. smiley

.. ti je bërë
Lëngu im,
Që vërshon
Nga koka drejt kafazit të zemrës,
Ku një zog vret krahët vazhdimisht
Pas brinjëve të hekurta i përpjekur,

 

*****!

Nga limfa jote
E vlagtë;
Shtegton gjymtyrëve si lëng
I pranverës në degët-dimër të mollës,
Zën’ krahët ëndërrojnë një përqafim
Dhe këmbët kafshojnë jardët që na ndajnë
Me urinë turravrape të tigrit në savanë.

Ajo nuk duket asgjekundi e megjithate eshte organikisht e pranishme ne te gjithe qenien  e kthyer ne mall.

Gjashte vargjet e fundit percjellin nje gjendje tjeter shpirterore por tashme me mjete nga jashte (hena, batica,guret, druret.) Duket sikur ka ndodhur nje katastrofe...apo eshte gjendje qetsije pas atij momentit kur padurimi zemres fashitet.? Perceptim i ndjere dhe i percjelle bukur.

PS: Joshua ne c kontekst eshte perdorur?Weekipedia s me ndihmoi smiley

Spiritus, shiko per Joshua Trees ne shkretetiren e Nevades - Arizones (afer Grand Canyon).

Flm qe e lexuat!

Joshua ne c kontekst eshte perdorur?Weekipedia s me ndihmoi

Kerko Joshua's Tree, e cila eshte nje lloj peme/kaktusi. Keshtu shoqerizohet nder te tjera, me figuracionin poetik qe eshte perdorur. Shoqerizime gjej gjithashtu nga vete emri Joshua, lider hebraik, ose edhe nje origjine e emrit te Jezuit, etj.

Ok flm, Joshua Tree po.Sepse Joshon hebraik te eksodeve biblike  e lexova por s po beja dot asiocimin figurativ.

Shkretetire dhe lutje drejt qiellit. Mistike dhe deshire. Vete me ka lene shume mbrese kur i kam pare.

http://www.cs.rice.edu/~jnavarro/pictures/Sample/Joshua%20Tree,%20California_.jpg

Emo me pelqejne shume krahasimet qe ben.well done.

nuk e dija as une kete per Joshua tree, flm.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).