Vjollcë e vogël, o shpirt...

Poezi nga Frederik Rreshpja
(1940- 2006)


Kopshti

Eshte kopshti ku kenga ime ka nje statuje.
Luanet e thyer te feminise
pine uje te pusi i vjeter.
Mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu

Shpesh nga mitet dalin satiret
dhe hapin dyert e mbyllura te hijeve
Veshtron shtigjet e nates jasemini
dhe drita e bardhe i rrjedh gishterinjve

Narcizi nxjerr supet nga gonxhet
i pikelluar nga magjia e vet
Hena dhe zanat fshihen
dhe veshtrojne pas gjethesh

Eshte kopshti ku kam nje statuje
bere prej ngjyrash e gjethesh
Ndiej ne balle daltat e pranveres
Qe, nga bari, syte e mi gdhend

Poeti ne shkretetire

Absurditetet pa asnje mesazh neper TV-te e botes.
Ralle ndonje re, arratisur nga kopeja e reve
Iken e hutuar nga peisazhi arabik.

Ai rri aty me koken ne duart e shkretires.
U ben me dore avioneve.
Pret nje dallendyshe qe s'ka per te ardhur kurre.

Kenge lahute

Me zuri gjumi i balladave
Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive
Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.

O ti zogu i zi i amanetit,
Per ku vrapon te besh shi, o zog?

Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u harruam.

Do te ngrihem e do te marr dynjane
Por gjumi i balladave nuk me le.

Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u grindem.

Për një vjollcë

Çeli vjollca e vogël mbi gurishte
si një ylber mbi planete të panjohura

Kështu kam ëndërruar edhe unë dikur
të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër
po tërë ato që thashë
u tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.

Më me fat janë perënditë
që kthehen tek toka të skalitur:

Ti s'ke për t'u skalitur kurrë
e veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit

Ky qe fati yt prej ylberi
me një kryq shiu te koka
Por fati sundon tërë popujt e zotave
të shumtë si rëra,
Vjollcë e vogël, o shpirt.

Kronikë

Një gjethe u bë zog dhe vajtoi mbi ullishte.

Nga fshati kundruall dolën pleqtë,
Rendën pas shpirtrave që silleshin në ajër
drejt Kashtës së Kumtrit

Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA
mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë.

Por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme,
të lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-të

Pastaj lanë gjakun
Te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhembja
Ah! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar.

Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç'hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizatova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit

Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.
Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.

Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

Ave, nëna ime!

Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua.
Ç'është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kështu kam dëgjuar zërin e shiut
Një ditë vere rrëzë lisit plak
Te porta lënë hapur për zogjtë.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tërë shirat e botës binin për mua
po tani që kanë kaluar kaq shumë vite
e di se s'ka asnjë kuptim që bie shi
Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin
Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!

Akuarel

Shkalle - shkalle neper muzg ylli ngjitet ne heshtje
me syte plot lote.
Trendafili celi ne kopsht mu si nje psheretime
Zera te larget vijne e vdesin tek kjo ere

Zemra ime, si me harrove keshtu...

Pergjithmone...

O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
Shkoj dhe shirat po i le te kyçura
Por do te kthehem perseri ne çdo stine qe te dua.
Une kam qene trishtimi i botes.
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.

22 Komente

Dashuria per Rreshpja-n poet, rritet tek une cdo dite e me shume. Me magjeps ky shpirt i bukur dhe bota poetike shume dimensionale. Mbushem dhe nuk ngopem me ajrin poetik te Tij.

Ave Frederik!

 

p.s. avocados, faleminderit e dashur. Titulli me keputi fare....

 

Akuarel

Shkalle - shkalle neper muzg ylli ngjitet ne heshtje
me syte plot lote.
Trendafili celi ne kopsht mu si nje psheretime
Zera te larget vijne e vdesin tek kjo ere

Zemra ime, si me harrove keshtu...

Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

 

Great ! Zot,  shpirti poetik fund e krye. Prej vargjeve rrjedh nje trishtim i trendafilte qe ngjyros   kete mengjes-muzg te Tiranes.

FLm Avocatos .

Sa mire bane qe e solle smiley Avocados smiley

flmn Avocados.

Eh, erdhi dita me i dhane 5 yje Rreshpes. smiley

Edhe per ata qe se kane njohur poetin, besoj se jane vargje me te cilat bihet ne dashuri me shikim te pare.

Pergjithmone...

O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
Shkoj dhe shirat po i le te kyçura
Por do te kthehem perseri ne çdo stine qe te dua.
Une kam qene trishtimi i botes.
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.

Mbyllja e poezise se "Vjollces", dhe poezia "Pergjithmone", jane per ne nje antologji poezie boterore. 

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç'hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizatova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

-------------

perla te tilla nuk vleresohen,jane te destinuara te rrine ne vetrine

Kush deshiron, le te zbavitet pak e te beje verejtjet e duhura. E di qe dikush tjeter do te zgjedhe fjale te tjera, perkthimi eshte pa pretendime. Ishte thjesht nje ndjesi ne nje gjuhe tjeter. Behet fjale per "Pergjithmone".

Mund ta rregulloni qe te duket me bukur.

ps : kam ndryshuar ca gjera, ku me eshte dukur e nevojshme. Fundja, s'i detyrohem kujt per kete perkthim, edhe sikur te jete krejt i rreme.

ps' : oh, se harrova : nuk jam poet, nuk kam dell per keto pune, nje poet qe di frengjisht do ta zbukuronte me se miri kete perkthim.

 

Ô l'air froid du soir, enveloppe-moi, l'heure de mourir a sonné.

Quand mes yeux vont se fermer, il n'y aura pas de mer

Et les barques de mes larmes vont échouer sur la terre ferme.

Je vais partir, et les pluies, je les tiens bien verrouillées.

Mais j'y retournerai dans toutes les saisons, à ma guise.

Moi, j'ai été la tristesse du monde.

O l'air froid du soir, enveloppe-moi, c'est l'heure de mourir.

 

låt gå då

DASHURI E HUMBUR

Dola nga guernika e kësaj nate
I vrarë egërsisht,
Kali i zi i pikëllimit
Në shtegun e vjetër më priste.

Kali i zi i pikëllimit ç’më rrëzoi
Dhe rashë si në ballada;
Gdhendur në gravurat e vjetra,
Përmbys mbi shqytin e natës.

I vrarë nga një pranverë e kotë,
Braktisur nga bota e tërë,
Vetëm kali i zi i pikëllimit vjen rrotull
Dhe qan për të zotin e vjetër.
 

C pikellim luksoz, fisnik, kalorsiak!!  Nje Lasgush i trishtimit fin FR.

I rafte ylli  ne koke ishalla atij/asaj qe s'ka votu maksimale. Keto poezi jane perla e drita e tyre te verbon nga bukuria. C'paskeni qene cinguna me gjonat e tjetrit. Doni nje pjate fasule me mire?

ABC,

frengjishtja jote eshte shume e ngrohte dhe elegante.Une do preferoja "tiede" ne vend te "froid" per shkak te frymes se vete poezise.

Perse nuk provon seriozisht ta perkthesh Rreshpjen; ke te pakten tre motive:- per hir te dashurise per te bukuren dhe artin ,per hir te atdhedashurise,per egon tende...jepja Parisit keto perla te Rreshpjes se e zbukurojne me teper.

E ka thene persosur Spiritus : Lasgush i trishtimit! Fin deri ne dhimbje.Pas ketyre poezive nuk lexohet dot gje tjeter.

Me vijne ndermend dy vargje qe nuk do me habisnin asfare sikur t'i kushtoheshin Rreshpjes:"C'hyn ne shpirt( te tij) eshte muzg/c'del prej tij eshte drite."

Avocados,great,great artistic taste.Shume faleminderit,shume.

"Kopshti" me mrekullon gjithnje qe e lexoj (duke hequr strofen e trete qe per mendimin tim eshte e tepert).

Ka dicka kristalore qe eshte ne thyerje te vazhdueshme ne poezine e Reshpes. Kur i mendoj ate portretin me jelek e borsaline nuk puqen kerrkund.

Eshte mire te mos u dish asgje shkrimtareve te mire. Asgje personale. Me mire.

Yjet per Repshen me duken nje "joke" ne vedi. Hajt mo. Jo per gje, por se demokracia najher arrin ne ca nivele ku liria e shprehjes vret me shume se diktatura ndaj mendimit, you know.

Loloto,

Falemnderit qe e paske ndjere ngrohtesisht frengjishten time. Ne lidhje me "tiède", ne fakt, perjetimi im u lidh me ftohtesine e qefinit. Vdekja, per mua, eshte e ftohte akull. Ajo eshte "mbremja" e jetes se nje njeriu, nje mbremje e ftohte, e acarte, ku thellimi te hyn ne palce.

Megjithate, e lashe te hapur mundesine e diskutimit sepse eshte gje e bukur qe te shohesh dy perjetime perkthyesish. Sidomos kur perkthehen poezi ku keqkuptimet ne perkthim jane te shumta (ne nuk kemi mundesi sot te dime me saktesi se me se ngjan "mbremja reshpjane".)

__________

Ca miq franceze pane vetem dy vargjet e para dhe u tronditen goxha. Thane qe jane vargje shume te bukura. Iu thashe qe behet fjale per nje poet shqiptar qe ka hequr te zite e ullirit neper burgjet komuniste.

__________

Ne lidhje me perkthime te metejshme, falemnderit per vleresimin por ndihmesa ime, ne kete fushe, dmth ne fushen e perkthimit te autoreve shqiptare ne frengjisht, do te mbetet KREJTESISHT e pavarur nga çdo lloj zotimi. Atdhedashuria ime ka vendosur te punoje ekskluzivisht ne nje kah : te sjell tek Shqiptaret gjerat e mira te Francezeve. E kunderta mund te vije, ndoshta, kur te me vije dhe mua "mbremja". Por kjo nuk me pengon qe, here pas here, te perkthej ndonje poezi tek-tuk, thjesht ngaqe me ka pelqyer. Dhe asnje hap me tej.

__________

Gjithe te mirat dhe per ty.

Kopshti, ne anglisht (pa strofen e dyte), per qef tim (e mbase dhe tendin):

 

The garden

It is the garden where my song has a statue.
The broken lions of childhood
drink water of the old well.
On the embers of roses, Saadi warms up his hands.

………

Narcissus shows the shoulders from the buds
saddened by its own magic,
The moon and fairies hide away
and watch behind the leaves.

It is the garden where I have a statue
made of colors and leaves.
I feel on my forehead the spring’s chisels
that, from the gras, do carve my eyes.

 

sapo pashe qe Elsie e ka perkthyer gjithashtu kete vjershe. Nuk e dija kur e shkrujte ket me siper. Me impresionoi fakti qe fjala "chisel" perkon ne te dyja rastet. Shume interesant.

Is there an english translator in the house?

Let's translate "Ku ishe ti?" (Where were you?)

just for the heck of itsmiley

Where were you?

Where were you when I stood under the moon?
Which other moon were you walking on?

Where were you when I drew your profile

on the twilight glass that cracked and broke from sadness?

Then the night came pregnant with your absence
Then the night came again

And it will be like this until the end of all nights.

Down to the fountain I went

Carried the delicate vase of dawn in my hands

I saw your eyes saved in the memory of the water.
Father oak dropped his autumn crown
Like an abdicating sovereign.

Never mind, this hex already got me.
But how can the forest go on without you? How can autumn fall?
Will this be the end of it?
Then under what name will the leaves drop?

Under what name will the rain, fog, and rainbow happen?

My dear heart, come claim the seasons!

woowwww... Avodacos, do you see what's going on here?

Great translation!

the last line might also be: My dear heart, come and fix the seasons.

I see smiley

Em & Blete, love your passion for poetry.

nja dy gjera te vogla:

-my dear heart, mos tingellon me mire e me fort psh: my sweetheart....ose thjesht My love...

tjeter

Under what name... - Mos ndoshta do i binte me mire te perkthehej thjesht e ngrohte : Per ke? ( ne anglisht)

- do doja te shihja Akuarel te perkthyer.

thanks te gjithe pjesmarrsve dhe me vjen shume keq qe s'di frengjisht o Abc ...e XYZ smiley

Avocados, my 2 cents here:

 

Acquarel

Bit by bit through the dusk the star rises quietly
full-of-tears eyed.
The rose opened in the garden just like a sigh.
Distant voices come and die in this fragrance.

Sweetheart, how did you forget me like this....

a quick loose one (sa per çef..)  smiley

 

acquarelle..

The evening star silently rises

Along the stairway, the tearful eye

A rose, a sigh, birthed at the garden

Traveling sounds in this wind come to die

 

Heart, my heart, as you abandon…

 

Acquarel

step by step in the evening the star silently rises

with tearful eyes,

like a sigh the rose blosomed in the garden

voices from far away come and vanish at this breeeze.

 

my heart, did u forget me like this...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).