Vjehrri

Drita e natës binte si ngushëllim mbi pjesën e saj të shtratit duke arritur e mugët deri tek shpina e të shoqit. Ai po gërrhiste lehtë me gjumin pas seksi hedhur krahëve. Gërrhitje e lehtë me të cilën mësoheshe si me qetësinë. Gërrhitje e njëjtë çdo natë. Dhe e njëjta rradhë veprimesh. Ai me një libër në dorë duke pritur deri sa ajo të vinte nga dhoma e fëmijve. Shpesh ajo e gjente duke fjetur me librin rënë përdhe. Kur e gjente zgjuar, këmbenin përpikmërisht pyetje-përgjigjen “A fjetën? Po!”, ndërsa ajo vishte pizhamat prej fanellate me ca motive lulesh që vetëm si lule nuk ngjanin. Ajo futej në shtrat dhe thoshte natënemirë me një vendosmëri mohuese. Pa asnjë shkak në të vërtetë, pasi i shoqi nuk kërkonte asgjë. Me raste ajo nuk i vishte ato pizhamat e shurdhëta që ishin një mur i padepërtueshëm tekstili midis tij dhe saj. Kjo ishte një shenjë e sigurtë që “ajo s’do ishte kundër”. Kur as ai “s’ish kundër”, fraza “A fjetën? Po!” kapërcehej nëpër dhëmbë dhe largësia midis tyre zvogëlohej rrezikshmërisht. Gjuri i tij depërtonte si zbulues midis këmbëve të gruas, ngjeshja e parë vijonte menjëherë pas kësaj në zona erogjene, dora e tij futej nën llastik me një lëvizje që ngërthente shumë vektorë centrifugalë dhe centripetë. Ky ishte edhe tridhjetësekondëshi më i bukur. Pasi mbathjet lironin njërën këmbë dhe mbaheshin për voli nga këmba tjeter, vijonte një akt i shpejtë seksual, në të njëjtin pozicion, gjatë të cilit edhe kuisjet e shtratit apo përplasjet e kokës së tij të drunjtë pas murit ishin standardizuar me kohë si në një proces industrial “six sigma”. Aq të ngjashme ishin çdo herë.
Pasi pastroi disa qime të tijat mbi gjoks që ishin ngjitur prej djersës po të tij, ajo lëshoi një psherëtimë të lehtë; ishte zhgënjimi që edhe pas “asaj gjëje” diçka mbeste e paplotësuar. Paplotësia ishte bërë pjesë e ditës dhe e natës qyshse emigruan në perëndim. Ajo “vinte” rrallë. Shtrati pa orgazma, netet pa fantazma. Ngaqë shkruante vjersha fshehtaz qysh nga koha e gjimnazit, rima të pavullnetshme i pllakosnin gjithnjë në tru, duke shtyrë tutje çdo mendim tjetër.
Shtrati me orgazma, netët me fantazma; shpresat për një jetë “perëndimore”, ku çdo natë ishte e denjë për video hitesh muzikore, shpresa të ushqyera kryesisht nga filmat, kishin marrë me kohë një goditje asgjësuese. Në vend të mbrëmjeve me shandanë, shampanjë dhe miq interesantë që flisnin bukur dhe flirtonin hijshëm, erdhën pasdite me lista psonisje në supermarket dhe seriale televizive të njëjtë me ata që kish parë në vendlindje. Burri binte në shtëpi paratë, por me to edhe lodhjen e ditës çdo mbrëmje. Lodhja e tij, e patretshme si çdo e keqe e domosdoshme, bëhej atmosfere, molekula të rënduara ajri, vrasëse dëshirash. Lodhja kishte një ngjyrë faturash, e cila nuk gjendet brenda spektrit të dukshëm të valëve të dritës. Faturat ata i kishin personalizuar, i quanin “Bill”, thoshin “kur të na vijë Billi për këtë ose atë” mall të blerë me kartë krediti. Bill. A nuk përkëdhelen kështu me emra edhe harrikanet? Sweet Katrina. A erdhi Billi? Pak Uma Turman, art, eros, samuraj. Kill Bill! Dhe filmi mbaronte aty. Lodhja ish përllogaritur sa të vriste billin dhe pastaj të shtrihej gladiatorçe mbi divan. Të bëhej dhembje muskujsh prej grumbullimit anaerob të acidit laktik, pop korns, Al Bund. Tryeza e mesit asgjë më shumë se fushë e minuar ku binte theror çdo bisedë interesante. E zhvlerësuar nën inflacionin e lodhjes.
“Babait i doli viza”.
Këto fjalë të të shoqit iu kujtuan ndërsa kofsha padashje preku diçka të lagësht e të ftohtë, fshehur në çarçafë, që jepte një ndjesi amfibësh. Spermë e ftohur. Mendimi që ka gjëra të cilat shijohen vetëm të nxehta, kafe, supë, çaj... jetoi vetëm për disa sekonda në kokën e saj, fazë e ndërmjetme embrionale, për t’u shfaqur më në fund i plotë, i përfunduar: babait i doli viza. Plaku iu shfaq sipas fotos më të fundit dërguar nga Shqipëria para pak kohësh. E kishin ndjekur evoluimin e fytyrës së tij nga dërgesat e herëpashershme të letrave me foto të tij: “po ju dërgojmë dhe një fytyrë të babait”. Kishin ndjekur evoluimin e rrudhave, zprapsjen frontale të flokëve, përparimin e pandalshëm të së bardhës në ta, triumfin ushtarak të thinjave. Mbi ballin e plakut asaj iu përvijua një si dritë robotike, u shfaq një drejtëz, një si ndarëse rrokjesh lumineshente, pjesë billbordi që shuhej e ndizej, teknologji elektronike, relè, vizë. Ai tani ishte “baba me vizë”. Baba që mund të depërtonte përmes poreve të membranës së imët burokratike-konsullore, mes labirintit të paragrafëve ndalues të Perëndimit për shqiptarët. Befas iu bë e qartë se privatësinë e gjithë atyre viteve e kish quajtur si diçka të vetkuptuar. Ndërsa privatësia ishte në fakt një drenushe e bukur, një kafshë gjahu luksoze, që tashmë ishte bërë objektiv i një çifteje folklorike.
Ai plak iu bë se po vinte si kalorës mesjete, me ushtën vrastare që i dilte nga trupi, zgjatim shqyti, parzmoreje, tejet mashkullor, ereksion i hekurt, shtizor, i verbër, mbi një trok kërcënues që do thyente qelqet e tejdukshëm të privatësisë së tyre, privatësisë së saj, ecjet gjysëm zhveshur nëpër shtëpi, ngrëniet shtrirë në divan, gazrat lëshuar pa teklif (dhunimi i privatësisë jo më kot përshkruhej si “s’bën dot një pordhë rahat” në të folmen e popullit). Një himen i çarë po rridhte gjak, me dhimbje, një javë rresht. Ishte himeni i saj. Ashtu me dhimbje e kish humbur virgjërinë. Privatësia e saj ishte një virgjëreshë... shume perde mëndafshi vishnje që çirreshin nga jataganë të pamëshirshëm. Ajo u drodh. E kuptoi që kishte dremitur. Psherëtiu pa hidhërim, pastaj u pikëllua pa psherëtimë dhe zgjati dorën që të vriste dritën e abazhurit.

~o~o~o~o~o~

Vjehrri erdhi një pasdite të kthjellët. Ai çau mes për mes kontrollet e skalionet e aeroportit, kapërceu transhetë e vështirësisë së komunikimit me nëpunësit robotikë të pikave të hyrjes, telat me gjemba të skanerave... Ç’gunë hodhe mbi ta, baba, ç’top kape nga gryka! Të penguan bagazhet, hequr “xarra” si gjylet e metalit të burgosurit qëmoti? Po të thamë që mos sill gjë, nuk e thamë të lanim gojën, ka edhe këtu, kaçkavall, çaj, pastërma, dafinë, mjaltë. E dimë, e dimë, çdo aeroport ka diçka kundër teje, të lodhin torbat e mosgjuhës, edhe sikur fare pa bagazh të jesh, ledhet e shkarë të moskuptimit, të dyshimit të një palo polici fytyrëpufte, mbushja e dokumentit të deklarimit të mallrave në doganë, a keni marrë produkte bujqësore me vete (shih ç’venë e pyesin rufjanët, sikur t’a dinë), apo tokë bujqësore nga vendi që vini... kontrollor, mor sqap, të të kisha andej nga toka bujqësore e vendit që vij, andej nga Varrica për shembull, e dija unë si të kisha navasur ty... falemnderit, falemnderit, t’u rrojnë fëmija, gjithë ç’ke!
Udhëtimi për në shtëpi zgjati një orë e gjysmë. Përshtatja e babait me rrethinën u krye për dhjetë minuta. Pastaj ai u shpalos si një bimë pas tronditjes fillestare së shpërnguljes. Kubaturën e vogël të makinës e mbushën jo vetëm aromat e njohura plot diell mesdheu dhe ezoterikë rigoni, por edhe fjalët e tij që rrëzoheshin mbi sediljet e lëkurta si gorrica të çuditshme, aguridhe të shkundura gabim, opozitë, parlament, mocion, vota... (krruaje fyti dhe kollë, salcë me speca djegës ballkani)... Sali-Fatos-LSI, sms, vodafone, melleone... (rënie gjethesh imagjinare bimësh eterike që bënin mirë për lloj lloj sëmundjesh të panjohura) ... udhëheqës me vizion, udhëheqës pa vizion... X e hëngri Y (në një kuptim fare afër atij kanibalesk), X e ha Y (në kuptimin që e mund), X është figurë, Y është lamash... Ajo donte të buzëqeshte me asnjëanësi, por s’mundi. Nuk e la zbulimi që plaku bluante pesë herë më tepër mendime për njësinë e kohës se ajo. Plaku numëroi gjashtë probleme me nga tre deri pesë zgjidhje të mundshme secili, ç’ka e bëri atë të ndihej si e vobektë për botën e saj aq drejtvizore, ku gjithçka pothuajse dihej. Plaku për shembull kërkonte një pronë të vjetër, për të cilën ishte në sherr me anëtarë të tjerë të fisit, e kam hedhur në gjyq, fitova shkallën e parë, presim të dali urdhëresa, kërkojnë para nën dorë që të merret shkresa që anullon vendimin e anullimit të vendimit të parë, të shohim, më kanë thënë që nëqoftëse.... më kanë premtuar, të shohmë, të shohmë, të sho’më...etj etj etj... ndërsa ajo psh dinte me ekzaktësi se kur do shlyenin shtëpinë sipas kontratës së blerjes, edhe 23 vjet e 11 muaj, sikur të paguanin vetëm principalin, asnjë muaj më shumë, asnjë më pak.

Në darkë dy burrat pinë raki nga pjergulla e oborrit që plaku kishte sjellë me vete. Një diell i njohur i fillimvjeshtave të harruara shqiptare nxorri fillimisht kokën mbi gotat e vogla dhe nën cakrrimet e plakut me urimin “igëzuar!” dielli i vjetër u ngjit ngadalë në mollëzat e tyre. Në fytyrën e tij kishte një si zheg dhe zhur të kuq që rrezëllinte përreth. Pastaj dielli u zbut, sikur perëndoi pas mollzave. Xhetlegu praroi më në fund qepallat e babait si një perëndim i përflaktë. Muzgu ra mbi vetulla. Rrugë e gjatë. Je lodhur, baba. S’ke faj. Lodhemi ne të rinjtë, jo më... Natënemirë. Natënemirë.

Dhoma e gjumit mori diçka kadifeje nga pasveprimi i rakisë. Çdo orendi dukej më miqësore dhe ftuese se zakonisht. Disa sirtare sikur ndrynin lumturi e jo gjithfarë rrangullash që ata as e dinin se ekzistonin. Çdo gjë ishte ndryshe sot, në ajër kishte një tharm prej babai. Biseda e ndezur në tryezë vazhdonte të lëshonte valë elektromagnetike kudo. Disa toka në Jug dhe në Myzeqe që as i patën dëgjuar kurrë mund t’u përkisnin atyre. Çështja është në gjykim të shkallës së parë. Po ashtu një pjesë e një burimi të famshëm anës rrugës nacionale. Çështja është në gjykim të shkallës së dytë. Në truallin e tyre mund të bëhej një ndërtim. Çështja është në pritje; pritet të dali një ligj i ri. Një hotel në qytetin X, ka pas qenë pronë e dikurshme e.... Gjithë kjo tingëllonte kaq e natyrshme dhe e vërtetë në gojën e plakut, saqë në kokën e drunjtë të shtratit bashkëshortor nuk vonoi të shfaqej një barrok i ri latifondist. Pronat janë atje; paraja bëhet atje. Pasqyra të rënda kristali me korniza të shtrenjta farfurinin pas këtyre fjalëve të plakut, të cilat dialekti i bënte më të besueshme. Një dekadence borgjeze rëndoi mbi perdet e dhomës. Thekët e tyre u bënë si qepalla nazetare. Suksesi është eros, paraja afrodiziak, ndërsa mendimi për to është epsh luksoz. Milady, sa ju shkon mëndafshi. Gazmimi e bën mëndafsh çdo fanellatë. Ajo i hoqi pizhamat pa i veshur mirë. Natyrisht, gruaja donte. Ndërsa u afruan, ajo bëri diçka që nuk e kish zakon: kërkoi me duar të shoqin dhe pa vështirësi kapi tendosjen e tij. Ai donte. E kush nuk do të donte atë natë me pasuri njëmijë e një netësh ... që po gërrhisnin nga dhoma ngjitur? Pronat e mundshme të patundshme shtriheshin mbi trupin e gruas, kodra të hijshme, ultësira. Mbi trupin e tij gjithashtu; ai vet ishte tashmë zot i një qiellgërvishtësi. Empire State Building! Pasuri e patundshme, e shtangët. Mbathjet e saj fluturuan në një cep të dhomës sipas një trajektoreje që e jep vetëm padurimi. Ai në fakt i zhvati ato prej saj, nuk i hoqi. Dëshira ishte fosforeshente dhe ndrinte në errësirë si sy maçoku. Ishte dielli i vjetër, i harruar, që prej kohëve kur seksi triumfonte mbi çdo vështirësi, si e vetmja gjë vërtet novatore, revolucionare, krijuese, madje parimore. Edhe pa bukë rrimë ne të dy, por dashurinë nuk e shkelim, seksin nuk e tradhëtojmë. Seksi i vjetër, luftarak, me diçka të ndaluar gjithnjë, me një kusht më pak, nën diktaturën e pesëminutshave të lirë, në këmbë, shpejt e shpejt, punën e sotme mos e ler për nesër, pallto të vjetra “gub” shtruar mbi zallishte, mbi gjemba të çuditshem, shpejt, kush shpejtoi, bloi...
Edhe kuisja ritmike e shtratit ishte më e fortë. Për pak lëkundjet e tij do bënin që koka e drunjtë të godiste murin. Sipas një ligji të fizikës, madhësia e lëkundjeve nuk varet nga fortësia e goditjeve, por nga ritmi i tyre. Ritmi i duhur, monoton, i përpiktë mund të rrëzojë çdo urë... këmbë fëmijësh mund të hedhin poshtë urën e Bruklinit... mjafton të godasin ritmikisht… London Bridge is falling down, falling down, falling down.
Kur më në fund muri u godit, të dy u kujtuan që në krahun tjetër flinte babai. Natyrisht, sikur goditja të kishte ndodhur pak më vone, ata s’do pyesnin për asnjë mur në botë, do asgjësonin gjithë murin e madh kinez, do jepnin urdhrat e botës, sovranë të padiskutueshëm, zoti Gorbaçov, rrezojeni këtë mur, ç’do ta gjejë Berlinin, të digjet prapë Rajhshtagu… Por shtangësia e shtratit duket ishte zbutur nga lëkundje të mëparshme diversante, çështje shtrëngimi vidash, çështje dadosh dhe bullonash pak të korruptuar, dhe ata e goditën murin ndarës me plakun para se muri i Berlinit të ishte gati të binte. I dogjën etapat, para se kapitalizmi të zhvillohej plotësisht... nga feudalizmi drejtpërdrejt në… U ndalën. Muret ishin të holle, nja dy listela mbërthyer me ca pllaka të gatshme si allçi… ç’bëhej në njërën dhomë, dëgjohej te tjetra, mos guxoje t’i bije një herë murit me grusht… a me kokë shtrati… eh, dikur ndërtonin shtëpi, muri një metër i trashë, për lezet, gur solid, u prish bota, nuk thoshin kot, në këto mure si prej pupuliti nuk bën dot asnjë… përce, pa le më… i ndërtojnë si për të kaluar rradhën… eh mafja çifute, mafja çifute, e pangopur, paguan njeriu gjithë jetën për këto kleçka e kartona… oh baby. Instinkti i vjetër i përshtatjes ndaj rrethinës, i seksit të zbatuar në mënyrë krijuese (pa ndihma e kredi nga jashtë), i bëri të kuptojnë se goditjet duhet të ndryshonin drejtim, nga horizontale në vertikale; kahu i forcave është po aq i rëndësishëm sa madhësia e tyre, dhe ca kosinuse këndesh pingule mbi dyshek do e rrëgjonin në zero faktorin “babai nga dhoma tjetër”. Zbuluan gjithashtu se kjo ishte si një bekim i papritur, ngase shtyrje orgazme, sfidë e vërtetë për atë limitin treminutësh, 180 sekondat e pakapërcyeshme si të ishin një rekord botëror në kohëzgjatjen e seksit martesor. Duke i bërë shenjë të heshtte, “shshshttt” me gishtin tregues te goja, ajo hipi ngadalë mbi të shoqin. Lëkundjet që pasuan ishin të një lloji të ri, ai pothuaj i lumtur konstatoi se ky pozicion nuk ishte shumë i volitshëm, madje kishte edhe pak dhembje, por pikërisht ajo dhembje, e zgjaste këtë lumturi përtej kufijve të natyrshëm (sipas parimit të luftës dhe unitetit të të kundërtave)… “mos po të vras” e pyeti një çast gruaja, “jo, jo, jo, vazhdo” rënkoi ai… një avion terrorist po i afrohej me shpejtësi të frikshme kullës… s’u mor vesh ç’shpërtheu, sepse edhe kulla u dogj dhe ra, edhe gruaja u shemb si një kishë me këmbana që gjëmuan mbytur mbi truallin e burrit.

Ç‘vijoi nuk ishte veçse një heshtje dekadash ateiste.

~o~o~o~o~o~

Muri ishte vërtet i hollë. Dyshimi se mos vjehrri i kish dëgjuar gjatë dashurisë së mbrëmshme gruas i lindi kur të nesërmen në mëngjes iu duk se kapi në fytyrën e tij atë qeshjen nën buzë që flet aq shumë; qesëndia me gjasë fshihej nën buzëqeshjen babaxhane që pasoi kur i thanë që nuk kemi xhezve për kafe turke, baba, s’e pimë të atillë këtu. Shtëpi si sarajet e Ali bej Këlcyrës, por pa xhezve, vetëm këtu tek ju duhet të ketë. Qeshja edhe pasi u shua gjallonte në cepat e buzës si një syth romuzi.
Në çastin e parë që u gjend vetëm ajo vuri djalin të luante në dhomën e saj të gjumit dhe vetë shkoi me vrap nga dhoma ngjitur e babait. Vuri re me tmerr që ajo ishte në gjendje të dëgjonte edhe frymëmarrjen e djalit nga dhoma e tyre. Apo i bënin veshët? Diku kish lexuar për një mur të lashtë që kishte vetinë e amplifikimit të zërit. Një mur përgjues. E vetmja shpresë ishte që plaku të kish fjetur menjëherë sa vuri kokën në jastëk.
Ndjenja e bezdisë e shoqëroi tërë kohën; u mundua të mos i dilte përpara të vjehrrit, por kjo ishte e pamundur. Ai ndihej ndërkaq si në shtëpi të tij, lëvizte nëpër dhomat vetëm në kanatjere, hapte vazhdimisht frigoriferin dhe përtypte herë pas here diçka.
Kur më në fund ia tha të shoqit dyshimin e vet, ai pati të njëjtin ngërç bezdie si ajo.
Darka kaloi me të njëjtat biseda te mbushura me çështje gjyqësore dhe çifligje virtuale që ishin vetëm ca seanca gjyqësore larg. Prona: në librat e ekonomisë politike të shkollës ata ishin gati të ndërronin barrikadë. Kuaj zotninjsh hingëllinë, një zengjinllëk i çuditshëm letërsie, me qehaja, çizme gjahu, titull turqie; pastaj kronikë bashkëkohore, kopsht me trëndafila ku ata krasisnin lastarët me dorashka kopshtari si princi Çarls; të gjitha këto u shpalosën nga mosgjëja. Kemi edhe nja 30 dynym tokë andej nga Fieri. Nga kjo deri te antarësia në një klub ekskuizit poloje nuk ishte shumë larg.
Kur ranë të flinin hija e dyshimit se mos plaku i dëgjonte u zgjat natyrshëm prej dritës së abazhurit. Dhe pikërisht ngaqë ishte “e ndaluar”, dëshira për seks filloi të ngrinte gjembat si iriq nën jorgan. U panë në sy dhe pastaj vunë veshin se mos kapnin gjë nga dhoma ngjtur. Nëqoftëse ishte aq e lehtë të dëgjoheshin nga plaku, atëhere edhe plaku po aq lehtë do dëgjohej prej tyre. Ndenjën në vigjëlim për disa minuta. Kur dëgjon qetësinë asnjëherë nuk arrin të marrësh vesh nëse zhurmat, të cilat kurrë s’mungojnë, janë vërtet atje përjashta, apo thjesht janë brenda veshëve të tu. Burri e prishi përgjimin i pari. Të bësh seks duke u munduar të evitosh çdo zhurmë është një mundim më vete. Kjo solli një pozicion të ri. Një atmosfere të re. Një qëllim të ri: t’a bënin pa i diktuar plaku. Kur mbaruan, triumfi nuk qe aq i orgazmës se sa i faktit që nuk u diktuan. Krenaria gufmoi jastëkët. Solidariteti i shtratit bashkëshortor u forcua. Kur sapo do i zinte gjumi, iu bë se dëgjuan një zhurmë nga dhoma ngjitur, dicka si mbarim shfaqje, një si shenjë konfirmimi, pranie. Një salut pothuaj çapkën. Një “mos kujtoni se ma hidhni” ballkanik.

Ata ranë të flinin me sëkëlldinë e humbësit.

~o~o~o~o~o~

Ditët “me baba” erdhën si erë juge që sjell ngrohtësi, por edhe pluhur; nipërit u mësuan me gjyshin dhe me llojin e ri të dashurisë. Ajo ia lexonte plakut çdo ditë të rejat nga gazetat shqiptare të internetit dhe pikpamjet politike të vjehrrit i njihte tani më mirë se ai vetë. Gjeti këngë të zonës së tij në youtube dhe ia vinte t’i dëgjonte herë pas here. Edhe vetë e pëlqente atë muzikë. Në të vërtetë ishte gati të mësohej përfundimisht me praninë e plakut sikur ai të mos kishte të metën e madhe që kurrë nuk e kuptonte kur ajo donte të ishte vetëm. Ose thjesht kur ajo nuk donte të fliste për asgjë, qofte kjo edhe pjesë fëminie e të shoqit.
I shoqi pati rast të tregonte anën e vet kavaliereske; disa herë, kur ajo kishte shkuar tërë nerva në dhomën e tyre, e nxehur prej gjërash që kishin shkak drejtpërsëdrejti të atin e tij, ai e kish qetësuar duke i thënë baby, duro edhe pak, kjo vizitë nuk do zgjasi përgjithnjë. Ajo nuk mund të besonte që njeriu ishte i aftë të bënte sherr për gjëra aq anësore si psh politika shqiptare. Nuk mund t’a kuptonte se si ajo arriti të nxehej vërtet për ato figura politikanësh aq të huaj për të, që i njihte vetëm si piksela dixhitale dhe kryefjalë lajmesh shpesh të pasakta, për të mos thënë si karikatura. Tjetër punë kur ishte fjala për ndërhyrje të vjehrrit në debate bashkëshortore, ku ai padiskutim merrte anën e të birit pa dëgjuar fare se si ishte puna. I shoqi ishte përgjithësisht njeri i butë, jo sherrèt; sidoqoftë, ajo përkëdhelje flokësh “s’ka gjë baby”, ajo finesë e përkushtuar nuk ish fare çudi që vinte nga mungesa e përgjithshme e seksit kohët e fundit. Nuk guxonin tashmë, edhe duke mbytur çdo tingull. Ata jo vetëm ndiheshin si të penguar në diçka aq të natyrshme sa dashuria në shtratin bashkëshortor, por sikur kjo të mos mjaftonte, po mundoheshin të evitonin çdo zhurmë që mund të keqkuptohej si seks, një larje duarsh afër mesnatës, një kthim më të rëndshëm se zakonisht mbi dyshek. Me një fjalë ishin bërë “me hije”. Edhe njeri tjetrin e dëshironin tashmë me një lloj të veçantë tërheqje; një herë ajo për shaka luajti një numër striptize të heshtur, si film pa zë duke i bërë shenja epshndjellëse të shoqit me një pamje prej djallusheje në fytyrë teksa afrohej në shtrat, nën siglën vrastare “unë jam gati, por ti nuk mundesh”. E qeshura, që duhej mbytur edhe ajo, i zuri të dy dhe u përzie me një dalldi erotike të pandjerë prej kohësh. Më shumë se dy javë, por me pak se tre, që ata “nuk kishin bërë gjë”. Javët pa seks janë si fëmijët, mendoi ajo; dy janë pak dhe tre janë shumë. Edhe një përpjekje për t’a bërë në dush, ku çdo zhurmë mbytet nga currilat, u shkoi huq. Ishin çmësuar me atë mënyrë; ajo rezultoi më shumë lodhje se sa tjetër gjë. Të dy po ankoheshin për dhimbje të shpeshta koke; aspirina nuk ndihmonte dhe aq. Derisa një ditë ajo i tha: ne po çmendemi kështu. Duhet të bëjmë diçka. Çfarë të bëjmë, kishte pyetur i shoqi. Gjej një hotel a ç’të duash, ia kish pritur ajo. Ti je burri.
Nuk vonoi shumë dhe i shoqi erdhi me një fytyrë ku ndihej aksioni. Baba, jemi të ftuar te një shok, tha. Për drekë. Do kthehemi shpejt, mos ki merak. Vishu ti, i tha asaj. Agroni po na pret. Ai nuk kishte asnjë shok me emrin Agron. Të bëj një dush shpejt e shpejt, i tha ajo. Babai u duk sikur dyshoi. Si shumë eksitim për një shok që s’e kish dëgjuar më parë. Drejtor është ky? pyeti pas pak. Jo, jo, i tha i biri pa e patur shumë mendjen.
Kur dolën jashtë, ajo donte t’a pyeste se ku po shkonin, por diçka e pengoi. Iu duk se do prishte gjithë magjinë e çastit ashtu. Iu duk gjithashtu sikur po e tradhëtonte të shoqin me … atë vetë. Udhëtimi nuk zgjati shumë. Një motel që e kishte anashkaluar gjithnjë si ngrehinë pa karakter u shfaq përballë si destinacion. Prit, i tha të shoqit. Dikush mbase na njeh këtu. Nuk mund të dalim bashkë. Po të pres në makinë, shko merr çelesin, futu në dhomë dhe me telefono. Më thuaj numurin e dhomës.
Ai doli dhe u largua me ecjen e një kusari. Vërtet dikush mund t’i njihte këtu. Asaj iu duk se i shoqi po vonohej shumë atje brenda. Një pastruese doli me një kovë në dorë nga një derë anësore e godinës. Nuk njiheshin në person, por e dinte që ajo banonte në një mëhallë ngjitur. Zot, po sikur sportelisti të ishte nga mëhalla e tyre? Rrahjet e zemrës, megjithëse frika ishte gjithesesi e simuluar, qenë të verteta dhe pulsi i ngritur gjithashtu. Një oshëtimë veshësh mbase paralajmëronte për tension arterial. Kështu kish dëgjuar. Celulari i saj filloi të binte dhe emri i të shoqit u shfaq mbi të. Hej! Po. Jemi në dhomën 24, tha ai. Më mirë merr shkallët, sepse ashensori është përballë sportelit.
Ajo doli me një merak të përhershëm se mos e shihte pastruesja. U fut si vjedhurazi në hyrjen e motelit dhe menjëherë dalloi shenjën e shkallëve. I ngjiti pa bërë zë. Dikush e pa, por s’tregoi asnjë lloj vëmendje. Ishte punonjës i motelit, i mësuar me bujtje disaorëshe. Përvoja është gjë e madhe, mendoi ajo. Kështu duhet të jetë po të tradhëtosh burrin? pyeti vehten.
Dera 24 ishte e treta majtas. Dallohej që ishte lënë hapur. E shtyu lehtë dhe me një farë frike. I shoqi i doli përpara si një hir i panjohur. E puthi me një afsh të huaj, në çdo pjesë fytyre, duke ia mbajtur kokën nga mbrapa si Hamleti kafkën. Kish diçka përsiatëse në atë kundrim-e-puthje, por më tepër si një kundrim të vetes tek pasqyrë e tjetrit. Mos po më tradhton edhe ai mua… njëfarësoji? mendoi. Ashtu si edhe unë? Duart e tij, si të stërvitura në tradhti të panumurta bashkëshortore, i lëmuan gjoksin aq sa duhej, hoqën me finesë bluzën, u futën nën fund, fërkuan me ndjenjë pjesët e sipërme të kofshëve, pjesën pubike me një shtypje të lehtë qendrore, që ftonte në gjithë marrëzitë e botës. A ishte ky vërtet i shoqi? Pothuaj e zhveshur pas një minute po habitej nga paraloja, nga puthjet në pjesë “të paputhshme”, sqetulla, shpatulla, vetulla, thithjet e gishtave me rradhë, pastaj të majave të gjoksit, tek të cilat ajo ishte veçanërisht e ndjeshme. Ai foli në anglisht për çudi. I love your hips, babe! Kaq e ëmbël të ish tradhtia?… dhe kaq e vërtetë? Atë e quajnë Vronski, tha me vete për burrin e vet. Aleksej, ja, kemi pak shans për art klasik.Vetëm në mbathje, me gjoksin e varur pak si në pritje të buzëve të tij për ta “vënë në vend”, ajo ngjante si një djegie fatale shpirti, si një Anna me shumë katrorë, të rrumbullakët dhe eliptike. Një muzikë përpiqej të mugullonte dhe vritej pa arritur sipërfaqen e trurit; ishte embrioni i sonatës së Krojcerit. Dikur pa këmbët e saj të varura mbi shpatullat e tij dhe ndjeu përmasën e vërtetë të dëshirës së burrit. Ai penetronte ngadalë ndërsa puthte thembrën e saj të majtë. Ishte krejtësisht i shtokëzuar. Ajo mendoi me përdhunë banalitete, sepse donte një truall të njohur të mbahej, kishte frikë nga rrëzimi i bukur. Për sa orë e kishte marrë i shoqi atë dhomë dhe sa kishte paguar? Gjithë pasuria e botës e vlente minutën. Gjysmën e mbretërisë për një... hamshor! Shtrati kuiste shumë më keq se ai i shtëpisë së tyre, por ajo e donte atë zhurmë, atë liri të shprehuri të vidave të pavajisura, atë papërsosmëri mekanike, atë mungesë lubrifikimi. Krejt natyrshëm ndrruan pozicion, ndërsa djersët e tij e lagën të gjithën; habitati më i favorshëm për këmbim lëndësh. Ishin të dy si nën një membranë mbushur me supë primordiale, rrëshqisnin mbi njeri tjetrin si dy protozoarë, dihatja e tij nuk ishte lodhje dhe lodhja e tij nuk ishte dihatje. Ai u tërhoq një çast, ka rrezik i tha, nuk dua të mbaroj, të lutem... Ishte si një motor i nxehur që nuk i punon mirë sistemi ftohës, që ka nevojë për pak qetësi, për pak freskim derisa pistonat të rifillojnë nën presione të gjithfarë avujsh. Ai u afrua përsëri, i ftohur vërtet me ujë çezme, dhe ndrrimi i pozicionit erdhi përsëri aq i natyrshëm, si një notë Moxarti. Zot, mendoi ajo, më shumë pozicione në një orë se sa në vite martese. Ofshama e parë i doli me zë dhe padashur; nxehtësia aty poshtë po bëhej e padurueshme... në kuptimin e mirë... të padurimit. Ishin ofshama të prodhuara në mënyrë refleksive, me diafragmë, të pavullnetshme si frymëmarrja, por mbi të gjitha, të pandrydhura. E ç’rëndësi ka kush na dëgjon, mendoi. Një ofshamë seksi është shfaqje sipërore e lirisë së shprehjes, mendoi duke u habitur se si mund te ngjizte ende mendime në tru, edhe pse gjithë në mënyrë fragmentare, ishullore, mes atij oqeani jo të qetë decibelësh që me siguri arrinin tani në fundin e korridorit të katit të dytë... në rajon... dhe më gjerë... Një folës mbiu të jepte lajmet. Lindje e Mesme. Luftë. Granatahedhës. Shpërthim. Ajo ndjeu squlljen fundore të të shoqit. Mendimi se mund të kishte mbetur shtatzanë nuk i bëri asnjë përshtypje. Lindje e mesme, pra! Nuk e pyeti të shoqin fare. Për asgjë. Ndenjën për minuta të tëra ngjitur, duke ftohur djersët, duke këmbyer hormone dhe kumte endokrine, duke inspektuar trupat e lodhura të Krauzes, ndersa pjesa e tij brenda saj zvogëlohej me një mapkje fisnike.

~o~o~o~o~o~

Dolën përsëri fshehurazi nga moteli. Ajo e para. Nga shkallët. Kurrsesi nuk duhet t’a shikonin tani. Ofshamat e saj kishin mbetur si pllanga të çuditshme në gjithë muret e brendshme të korridorit. Ishte një fat që dritaret e makinës i kishin me xhame të errët. U pa në pasqyrën e makinës dhe u habit nga linjat e kuçkës që iu duk se zbuloi në fytyrën e saj. Sy si të dhelprës, aspak besnike, supe të ngritur rrezikshëm – herën tjetër flokët duheshin lyer të kuqërremtë. You are a bitch, i tha vetes së vet, pa ditur në duhej të gëzohej për këtë apo jo? Por po kuptonte veçse që pikërisht si e tillë ishte më pranë të shoqit se kurrë më parë. Nuk se kishte imagjinuar tjetër mashkull ndërsa kishin bërë dashuri. Thjesht e kish tradhëtuar me unin tjetër brenda tij.
Një partner me shumë “unë” e bën femrën e vet një kurvë besnike. Një i cekët, e bën besnike kurvë.
Burri i saj ishte një marsian tashmë. Mbi supet e tij binin pjesëza paragrafesh nga libra të vjetër si zbokth. Herë tjetër s’duhet të harrojmë të marrim diçka për të pirë, tha ai me një ton shumë praktik. Si dhe pak vazelinë, shtoi me tonin e atij që kujdeset të mos harrojë hollësitë. Ajo ndjeu vërtet një si djegie atje poshtë.
Në shtëpi u kthyen me ndjenjën sikur diçka u kishin punuar prapa krahëve. Është e çuditshme se si projektojmë veten tek të tjerët. Po, në shtëpi ndërkaq diçka duhet të kish ndodhur. Por nuk po merrnin vesh se çfarë.
Asgjë s’kish ndodhur. Babai po mundohej të rregullonte një palë shapka të vjetra që s’dihet si nuk kishin përfunduar ende në plehra. Kjo tregonte se bota ishte në rregull. Befas të dy ndjenë një uri prej tigri. Iu sulën frigoriferit me një dëshirë gllabëruese. Morën copa të mëdha buke dhe përgatiten sanduiçe të bollshëm. I ati i pa me habi. Po ju sapo u kthyet nga dreka, tha. Ç’keni gjithë këtë uri. Ç’u nxori Agroni, a ç’e quanin atë shokun. Patatina, tha shkurt i biri. Habia në sytë e babait po u afrohej kufijve të dhimbjes muskulare. Mos është nga Gjirokastra? kjo ishte përpjekja e fundit me pak rënkim brenda. Jo, është nga Mallakastra, ia ktheu i biri pa u menduar asnjë sekondë, duke habitur edhe gruan me vetsigurinë e tij. Allah, Allah! e mbylli plaku duke tundur kokën. Si janë bërë mileti sot. Është beqar ai, baba. Ajo nuk besoi që dëgjoi zërin e vet. Gabimi i përbashkët eshte beton që lidh njerezit më shumë se e drejta; gënjeshtra është skeleti i hekurt.
Babai më në fund e ndreqi pantoflën, e cila lidhur me tel ngjante si një nofull e thyer. Ajo tani donte të ishte vetëm. Ishte çasti kur mund të prishej me gjithë botën. Çdo gjë është kaq e lëmuar mbi botë, mendoi me një zvrragje të bukur në tru. Mëkati është burimi i virtytit. (Meqë) brenga është burimi i gëzimit (mos vajto). Po. Donte të flinte, të flinte gjatë. Tani shtrati i tyre e kishte një kuptim.

Babai iku një pasdite të vranët. Ajo nuk dinte çfarë të ndjente.
Dy partitë kryesore të vendit po kërlesheshin në zgjedhje parlamentare. Kush do fitonte? Tani që babai po ikte, kjo bëhej automatikisht gjëja më e parëndësishme e botës.

Në kthim, pasi e përcollën babain, e kuptuan që aromat e tij kishin depërtuar kudo, edhe në muret e brendshëm të makinës, dhe do duheshin ndoshta muaj apo edhe vite që të hiqeshin prej andej. Ishte prania e tij si shpirt. Si lëndë e errët. Duhan i grirë trashë, mahorkë librash të vjetër. Si gravitacion shtesë i pakuptueshëm. Që s’të linte të besoje se ai kishte ikur vërtet.
Diku panë dritat e motelit te tyre, të cilat tani ishin vetëm zbehtësi që angullinin heshtur. Kishin shkuar disa herë atje. Ishte vendi i tyre i komplotit. Motelgate. I krimit të munguar.

Nata erdhi si tym i errët, të cilit do t’ia mbyllësh dritaret e dyert. Ajo doli nga dhoma e fëmijëve dhe u drejtua për nga dhoma e tyre e gjumit. Rrëshqitazi pa derën e dhomës ku kish ndenjur plaku, “dhomës së babait”, e cila tani ngjante si gojë memeci. I shoqi po e priste me libër në dorë.
- A fjetën? - e pyeti për fëmijët.
- Po.
Ajo veshi pizhamat e fanellatës, me ca motive qe vetëm lule s’ishin, u fut në shtrat dhe tha me një vendosmëri të pakuptueshme negative:
- Natënemirë!

82 Komente

Te pakten mos  bjer ketu mishmashe konceptuale qe bien ndesh me  nje strukture te qendrueshme ne leximin e prurjeve  stil "Emigranti" . Keto e kane vendin si "te vecanta" ne ndonje botim tuajin.

Me thene te drejten fare fare pa lidhje. Copeza perfytyrimesh e ndiesish qe jane 100 % te verteta por ne kete rast ...s'po i marr vesh si lidhen.

Ndoshta vjen kjo edhe si ndonje rryme e re qe po cfaqet .... ndoshta !?

Av, thanks a bunch!

Ziko, ke bo ca mungesa! Po flisnim per Dudine diku gjetke... dhe ca njerez po thonin: O Ziko, where art thou?

Some ppl of constant sorrow smiley

flm, si perher (qe begenis)

@ Emig, tregimi me shkaktoi ca ndjesi delikate e te mira dhe me kujtoi nje tregim te Cortazar-it, ne mos gaboj me titullin "Vere", perkthyer ne shqip nga A. Plasari. Duhet te ishte edhe hera e pare qe hyja ne sitin tend... Jam kureshtare te di gjithashtu ne eshte shkruar direkt ne shqip dhe nese anglishtja jote eshte ndopak carveriane

Carver ? Come on, Finisterre. Let's be serious. Te shkruash si Carver duhet te kesh jetuar si Carver, duhet te kesh pire si Carver, duhet t'i duash njerezit si Carver, duhet te vdesesh si Carver. E keto gjera nuk ndodhin çdo pesembedhjete ditesh.

Keshtu qe, siç i thone nje fjale te moçme ushtarake, aq te dashur ne keto vise, "ulja gryken topit".

Hurbi, ja tek me erdhi edhe mua radha te te pergjigjem me nje ndodhi nga jeta e Beckett-it qe me pelqen shume. Beckett-i, sic ti me siguri e di, ishte tejet bujar, ndihmonte miq e te panjohur, majtas e djathtas... Nje mikeshe e tij thote qe po te kish qene katolik me siguri do ta kishin bere shenjt.

Hera-heres miqte e keshillonin te ishte me i kujdesshem: "Shih filani", i thane, "ai qe vjen e te kerkon para cdo mengjes: eshte mashtrues. Ka marre nje shtepi me qera afer shtepise tende dhe te ze prite. Kujdes se po te mashtrojne." Dhe Beckett-i, i madh dhe etik, i tha: "Mundet, po s'mund te rrezikoj". E kishte hallin se po t'i hynte kesaj logjike mosbesimi, nder ata qe s'ndihmonte mund te ishte edhe ndonje nevojtar i vertete.

Tani une s'jam Beckett-i dhe ti kete historine merre me rezerva. Por mua kjo logjika e te qenit gjithnje i hapur, kureshtar dhe ne pritje te gjerave te mirave, me duket e vetmja e zbatueshme. smiley

Beckett ? Po, vertete. Ka vdekur ne Paris, madje dhe varrin aty e ka. Me nje lloj qyrku vakti ne shpine.

Paul Auster ka jetuar ne Paris nja dy-tre vjet me duket. Dhe ka mesuar frengjisht. Dhe ka punuar pune koti, thjesht per te jetuar. Por e kishte ndare mendjen se do te behej shkrimtar. Dhe takon Sami Bexhetin, siç i them une. Dhe i thote : te lutem, ma jep nje recete, çfare te bej qe te shkruaj mire ?

Dhe Samiu i pergjigjet : E thjeshte fare, shkruaj gjera ku ti je vetvetja, e ku nuk je duke genjyer.

Tani, qe t'i bie shkurt, Carver nuk genjente kurre. Te gjitha historite e tij jane te verteta, edhe pse s'kane ndodhur kurre. Ne (dmth shkrimtaret tane shqiptare) kemi ende probleme me kete pike. Ne ende s'kemi mesuar te tregojme drejt, te shkruajme gjera te verteta, pa mashtruar, pa genjyer, pa fshehur gjera. Kur ta mesojme kete, atehere do te hyjme ne tapetin e letersise. Tani per tani, jemi shikues tek shkallet e pallatit te sportit.

Po nejse, se edhe ti duhet ta njohesh mire stilin e Beckettit, dhe te Carverit, qe na çon drejt e tek Cehovi, i cili e ka mbushur letersine boterore me nja 2365 personazhe (ia keputa kot numrit) krejt te paperfillshem te jetes se perditshme. Dhe ketu e mora une shkasin per te thene qe "t'ia ulim gryken topit", sepse avionet fluturojne lart, zor s'e kapim gje. 

Sapo lexova qe u shua etnologu Klod Levi-Shtraus...nje gjeni!

Sidoqofte une syte nga qielli i mbaj Hurbi. Kete rol kam zgjedhur. Eshte ceshtje pozicioni qe zgjedh e merr njeriu ...  smiley

emo, me pelqeu kjo pjese. 

Me pak e ngjeshur, apo ngjeshur sa duhet smiley

 "ulja gryken topit"

C'est pour ça que je t'adore! smiley

Emo, tregimin do kthehem ta lexoj kur te kesh heq urdherin e pushkatimit te paragrafeve.

Ekselente! e Arrire! Mu duk shume reale si eksperience. Kuptohet qe autori ka perdorur nje gjuhe te pasur letrare. Ne fakt kjo eksperience me vjerrin brenda eshte reale. Provojeni te jete dikush tjeter te jete ne dhomen ngjitur.

 

Shume e bukur Em, njerezore.

 Fabula interesante .Secila pjese ka domethenien e vet dhe se bashku zbulojne misterin  e femres (doja te thosha te sexit por druhem nga puritanistet (f) antimaskiliste smiley 

Pjesa e pare: jeta e sterrosur-seksi plevitosur.

Pjesa e dyte:gjeja e ndaluar-me shume e kerkuar

Pjesa e trete"paraja ngre perpjete jo vetem ujin sikurse mendohet gabimisht

Pjesa e katert: femra qe te ndjeje per nat, duhet te jete pak kurve ne krevat/

Femrat jane si valet, thote Xhon Grej (Meshkujt  vijne nga marsi, femrat nga Aferdita) Ka shkruajtur nja dy apo me shume libra i biri botes me keshilla per gjetejen e pikes ...gravitacionale ne marredheniet M-F. 

Gjej shume pasazhe te shkruara bukur.Vecanerisht pjesa e parafundit ka ritem dhe mjaft vertetsi.

Em me lejo te shpreh edhe ndonje vrejtje. Ne linjen logjike me duket korrekte qe nen efektin e lajmeve me prona gruaja te ndjehej e lumtur dhe te deshironte sex pa frena. Por me duket e pajustifikuar kreshendoja e saj e papritur  ne kete linje. Aq me teper kur pershkruhet nje cift i ftohur prej kohesh sa nga tensionet e jetes aq edhe (mbase) nga monotonia e pozicionit misionar smiley

Ndoshta tregimi ka nevoj poer me shume zberthim psikologjik dhe lehtesimin nga njelloj figuracioni i tipit gjeometrik, kimik . E vleresoj prozen qe kombinon narracionin me  persiatjet te cilat na cojne pertej deskriptivizmit te sendeve dhe ngjarjeve fragmentare. Por nuk qartesohet se persiat, mediton  autori apo personazhet. 

Do ishte interesant nje kendveshtrim femre.Aq me teper qe ketij blogu nuk i mungojne femrat me shpirt kavalier dhe kritik.

Ndoshta kjo eshte dora e pare. Pastaj vjen fino-ja.

Biseda mes ciftit dhe vjehrrit ne udhetimin aeroport -shtepi  per salira e fatoser prap me duket e stisur. 

Bashkoj dhembjen dhe simpatine time me tuajen . Te pakten mesoi se te GUXOSH do te thote te kesh te qarte per cfare Guxon !

Sapo lexova qe u shua etnologu Klod Levi-Shtraus...nje gjeni

Femrat jane si valet, thote Xhon ...

Eshte nje krahasim me valet e Detit nga EH per Luften e Klasave smiley Thua te kete qene feminist ....megjithse nuk ka pasur VJEHERR ! S'jemi shume larg temes Emo . Aty ke Du-ja. Po ti do gjithmone te saktesosh emrat e plote smiley

Ja psh kerver .......

 Femrat jane si cigarja, Idris.Te djegin po nuk i kape ne anen e duhur smiley 

Edhe kur kujton luften e klasave ne temen per grate se ke keq. Gruaja ka qene skllavja me e pare se skllavi (sipas ish profesorit) smiley

spiritus, mbase do e shof me sy tjeter pas ca kohe. Kjo eshte pjese e nje serie me emrin "Homo erecti" smiley Ketu ben pjese psh nje tjeter titull "Calamanka e hirshme". Po ka edhe te tjera aty. Nejse, sh. falemnderit se une nuk e kam dot sensin e mases te keto. Edhe ajo biseda e stisur mund qe eshte ashtu.

Ziko, me ket kerver-in krym e ke pas gjithmon ti smiley

ps. po si er burre i dheut, nuk e the nje llaf per Dudine. As per Dudine, as per fabulen Tuaj "Celulari dhe gomari". Per te dyja ishte vendi tamam tek poezia e mirazhit.

Po ti e di, mu s'me njel hatri jo. Ketu jam, tha Findlej smiley

Emo fantastike. Edhe pse ishte e gjate (arsyeja qe s'e lexova qe kur e pashe) po me vinte keq qe po mbaronte aq shpejt. smiley

Ja dhe ca shrephje, e ca fjale-formulime, koncepte-shartime, e ca kontrapunkte qe i ke stil, te cilat them se ja vlen te permenden smiley
 

Pasi mbathjet lironin njërën këmbë dhe mbaheshin për voli nga këmba tjeter
.
dhe zgjati dorën që të vriste dritën e abazhurit
.
Kubaturën e vogël të makinës e mbushën jo vetëm aromat e njohura plot diell mesdheu dhe ezoterikë rigoni, por edhe fjalët e tij që rrëzoheshin mbi sediljet e lëkurta si gorrica të çuditshme, aguridhe të shkundura gabim
.
Një diell i njohur i fillimvjeshtave të harruara shqiptare nxorri fillimisht kokën mbi gotat e vogla
.
Pronat e mundshme të patundshme shtriheshin mbi trupin e gruas, kodra të hijshme, ultësira.
.
Instinkti i vjetër i përshtatjes ndaj rrethinës, i seksit të zbatuar në mënyrë krijuese (pa ndihma e kredi nga jasht&eumlsmiley
.
Kemi edhe nja 30 dynym tokë andej nga Fieri. Nga kjo deri te antarësia në një klub ekskuizit poloje nuk ishte shumë larg.
.
Mendimi se mund të kishte mbetur shtatzanë nuk i bëri asnjë përshtypje. Lindje e mesme, pra!
.
supe të ngritur rrezikshëm

Flm per shkrimin, na beri mire, se keto dite ishim thartuar nga mungesa e ndonje gjeje interesante dhe nga overdoza e dietes se thate politike te Peshkut. smiley

Ne fakt sikur seksioni i politikes te ishte i  ndare me vete, do ishte si dita me naten me pjesen letrare dhe pjeset e tjera. Eshte parazitar, si kungulli qe rendon gardhin me tentakulat e tij acaruese, po gjithsesi insistuese. smiley

 Emo,e ke qare kete tregimin. Lexova vetem dy pjeset e para per aresye kohe dhe mbarova gazit. Nuk po dua te hyj ne hollesira tani, po do flas me shume kur ta mbaroj.

 

Nuk e di nga kush perkthim e ke po findlej sipas te nderuarit lasgush ka thene :

dhe do cfaqem ....perseri smiley

Ja nje verejtje per : 

...dhe zgjati doren te vriste driten e abazhurit

me duket si veprimet e bera  nga pershkrimi i Mic Sokolit qe :

shuante pishtarin dhe nuk xhvishej kurre ne sy te femres smiley

Ndoshta e paskemi ne gjak kete menyre sjelljeje qe i pelqeu edhe Xhibit smiley

Qe i "qan" gjerat ne trysnine e pershkrimeve kjo mbetet e padiskutueshme nje nga karakteristikat me te vecanta te te gjithe llojeve qe kam lexuar deri tani ....

por nganjehere sipas teorise se pf "per nje germe qe ti se ve" ( ose ngatron si policet ) me duket se subjektin e ke  q.... smiley

I lumtur qe nuk me keqmirkupton smiley

e lezetshme cim

une e lexova te gjithen pa nderprerjeeeeeee smiley  

kjo eshte shenje e mire, dhe pse ishe zgjatur me shume se duhet vende vende.

Vecse shume i parashikueshem rrefimi. Ndoshta vjen dhe nga fakti qe ka aq shume 'ndjesi shqiptaresh' brenda.

Por, anyway, me pelqeu, e shijova smiley

P.S. Idrisi ka inat se ka frike se mos ja punon nusja njelloj smileysmiley si plak i keq qe eshte 

s'me kish vajt menia smiley

smiley

nusja ka per ti la komet idrisit mi! ene ka per t'i... s'po e vazhdoj se osht mjes knej  smiley

Vjehrri si afrodiziak. smiley Interesante, po besoj se do i shkonte më shumë një shtjellim ca më light.

interface, perplasje dy botesh, sinergji... kupton? njera ka gjera qe tjetra nuk i ka etj etj. A ka dot shartim? Nqse po, a gel grotesk? etj etj

J., po fillova me shpjegu se cer ka nen te "byreku", atehere osht me e lon me mire e me kalu me naj pizza a gyros smiley

Nuk është aty puna. Mbaj mend që shkrimet e tua i kam krahasuar njëherë me atë qumështin panda, koncentrat, i fortë në shije, por që do "diçka" të tretet. Dhe jemi te kjo fjala e fundit tani, tretja.

Dmth unë mendoj se duhet lënë ca më shumë hapësirë për tretje, po sidoqoftë, këtu flasim për mide' në fund të fundit. 

Psh... nëse do ishte vjehrri më aktiv në tregim, ndoshta tretej më lehtë, bëhej më i hollë. Apo matematikisht... nëse tregimin e quajmë funksion të vazhdueshëm bashkësia e përcaktimit N, atëherë do doja të shihja kulmet ca më larg njëra tjetrës. Si integral është ok, duhen parë pak derivatet.  smiley

 

Jul, zene se mrriti Lizandri. smiley

shiko, mbase ky nuk eshte vendi dhe une nuk jam njeriu i duhur per ket lloj diskutimi - por ktu ka njerez te profesionit, qe i thone gjerat me qitapet perkates (Lul Kodra psh) dhe mbase marrin spunto nga kjo qe po them.

Mua me esht dukur gjithnje qe roli i skalitjes dhe plotesise se personazheve eshte i mbivleresuar dhe "inflated" aq sa arrihet qe nje krijim te identifikohet me personazhet e veta (besueshmerine e ture etj). Ne mendimin tim personazhet jane nje "means to an end". Them qe nje krijim letrar percon ide, para se te percoje portrete. Ky vjehrri ketu them qe nuk ka pse te jete "me real se c'duhet". Ai thjesht vjen si katalizator per te vene ne levizje nje (re)aksion. Situata ne te cilen jeton ky cifti eshte i mbushur me energji potenciale. Eshte nje thelb i mbuluar me levozhgen e nje jete te vdekur. Plaku me tere ate arsenal donkishotesk (endrra per prona ne ere ala Fata Morgana qe i kane mbase 50% e shqiptareve) eshte thjesht nje mjet per tu treguar ketyre te dyve qe jane "relatively well situated" (sa ka si kta neper emigrantet shqipo qe jane "rregulluar - kujto verejtjen qe PF i ben poezise se mirazhit) qe jeta do edhe pak marrezi, donkishotizem, shpresa te marra etj.

Nuk flas mo sikur koburen t'ma vejsh te koka Jul.

Nuk flas mo sikur koburen t'ma vejsh te koka Jul.

po bën gabim, ta dish.

qe jeta do edhe pak marrezi, donkishotizem, shpresa te marra etj.

të përshëndes. smiley

Hurbi, kot me te pyte si shkruhet mas vdekjes?

Te shkruash si Carver duhet te kesh jetuar si Carver, duhet te kesh pire si Carver, duhet t'i duash njerezit si Carver, duhet te vdesesh si Carver

Cimo m'fal po una do futmi n'mbledhje noshti. Sa te dal do e lexoj.

Po te me kishe pyetur plot, s'do ta kisha besuar. Kot, edhe e besoj se pyet sepse eshte e udhes tani :

Nje shkrimtar shkruan ne te gjalle te tij pas vdekjes atehere dhe vetem atehere kur ai ka vdekur tashme, tout en étant vivant.

Cka kjo do te thote se, ne rastin tone, Raymond Carver kishte vdekur tashme qysh perpara dates se vdekjes, sepse shkaku i vdekjes se tij ka qene nje kancer alkoolik. Dikush qe eshte i semure me kancer te pasherueshem nuk vdes diten kur vdes vertete, por vdes atehere kur ai jeton perdite me idene e vdekjes se pashmangshme.

Asnje njeri i shendoshe nuk e sheh vdekjen si te pashmangshme. Asnje. Keshtu e sheh vetem dikush qe lengon nga nje semundje e pasherueshme. Vetem per kete ketu vdekja ka forme, fytyre, trup. Per te tjeret, vdekja eshte diçka e paforme, e larget, shume e larget, ne mos jo-ekzistuese.

Besoj se je i qarte tani mbi menyren e Raymond Carver per te shkruar pas vdekjes. Et puis c'est tout, comme qui dirait. 

Komplimente per shkrimin , me pelqeu. Jo vetem menyra qe eshte shume e veshtire, dikur i thonin "shkrim rruze", mungon nje hallke dhe shkrimi s'ka vlere, po edhe  tema, teper e sinqert , erotizem klasit.

Keto komplimente jane per Emon qe shkruan , jo per Emon qe ben komente.

 

Cimo, i gjo mboni pershtypje - po si ere vetem ai (bashkeshorti) e perplaste kaptinen per muri smiley

apo e ke bo vete me qellim ashtu (m`u kujtu ajo barcaleta, ah moj koke qe s`di asnje emer, dhe vu ai miku, me koke murit)

smiley

qeka dite e hajrit sot... mos me mor gjo msysh. LostT-o, ene 1/2 ore pune ene merdhifi projekti qe kom n'dor. Zot, shyqyr!!!

Ah moj koke qe s'di asnje emer... smiley ... mas ksaj i bi qe padija osht jo vetem bekim (bliss), por edhe heroizme.

Ueeeeeeeeeeee Hurbo sa i thelle je tiiiiiii! Mo i thelle ene se pishina olimpike ku Philippe Lucas (qe ti citon ne fund) sterviste Laure Manaudou.

Tani po qe e kuptoj pse 'vena e dalme boje' te adhuron.

Cimo, ene mu ne ca momente mu duk pak i zgjat ky tregimi, po ja kom bo hallall se ene dyfishin do kisha lexu per perla si puna e :

ca kosinuse këndesh pingule mbi dyshek do e rrëgjonin në zero faktorin “babai nga dhoma tjetër”.

Apo te verteta te 'rrezikshme' si kjo tjetra :

Një partner me shumë “unë” e bën femrën e vet një kurvë besnike. Një i cekët, e bën besnike kurvë.

Rrofsh plako!

ene dyfishin do kisha lexu per perla sipuna e:

           "ca konsinuse kendesh pingule mbi dyshek do e rregjonin ne zero faktorin "babi nga dhoma tjeter"

 

tani une normalisht hezitoj me u perzi ne muhabetet tuaja,per mungese besimi te inteligjenca ime,por mu kto metaforat me origjine shkencat egzakte qe e kam vene re qe i perdor dendur dhe per shkak te background-it profesional (kam lexu Kulmak-un) nuk me duket se para ngjisin ne letersi

nuk do jena krejt nga ata qe kane zgjidh problemat e klases se tete ne klase te trete

pjeter, smundje profesionale.

ne fakt nuk eshte krejt ashtu. jam ne nje lufte edhe me veten ne lidhje me ket qe thu. ka shume arsye pse un e boj ket nderthurjen e ekzaktes ne nje rrefim, nuk eshte edhe aq e pavullnetshme e kam fjalen. Sidoqoft, nje shembull shume i perparum i perdorimit te botes ekzakte ne letersi eshte romani "Atomized" (kshu esht perkthy ne anglisht "Pjesezat elementare&quotsmiley.

Shume e bukur emo, ecen fjolle... U ndjeva sikur nuk kisha lexuar shqip ndonjehere!

O Jul ka e qite funksionin e vazhdushem m'N mer bir? Qyqa qyqa dashke ene derivat pale! Je qe je futi i dopio derivat ene llogarit nxitimin e eksitimit te secilit ne motel apo ne tentativa per te nigju te gerrhitmen e plakut.

Na dhe ti një, zgjidhe kët problemin më poshtë, meqë po të hanë durët.

Ty po te drejtohem, vajze moj syzeze>>

Me do apo s'me do, kjo eshte hipoteze.>>

Pamja jote e embel, posi teoreme>>

Kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.>>

Ti je elegante, si ekuacion>>

Mesi yt I holle, posi ypsilon.>>

Supet delikate, pika infleksioni>>

Qafa si cilinder, koka si trung koni.>>

Hunda si segment, posi rreze drite,>>

veshet simetrike, balli si orbite.>>

Syte si dy vatra, vetull parabole.>>

C'mi ke ndare aq bukur floket, si spirale>>

Oj tu thafte dora, si me simetrale.>>

Rreze rrezatojne syte e tu te qeta>>

Njeri rreze alfa, tjetri rreze beta.>>

Per ty psheretimat, qe dalin rrethore>>

Happen vale vale, si rrathe bashkqendrore.>>

Une e ti nje thyese, lidhur ne nje bosht>>

Ti numeruesi siper, une emeruesi poshte.>>

Po s'ta bera jeten diell, si pranvera>>

C'vite me jane taksur, mi shumezofte zerua.>>

Dashurise per ty mos ti shuhet vapa>>

Cdo fjale qe ta thuash, do ta fus ne kllapa.>>

Dhe oh si do rritet me hapa ritmike,>>

Sot fuqi katrore, mot fuqi kubike.>>

Bukuria jote bukuri limit >>

Mi perndave mente gjer ne infinit.>>

Me trete formule, me shkrive te gjalle>>

Si nje copez akulli ne +100 shkalle.>>

Folme shpirti im shpirt ne maximum>>

Se pa ty s'kam gjume as ne minimum!>>

Rreze rrezatojne syte e tu te qeta

Njeri rreze alfa, tjetri rreze beta.

Julo...

Vallahi ene una fiks kete ndjesine e çuditshme te Het. pata. Me siguri ngaqe keto jane gjona qe s'jena msu me i lexu shqip. Biles mu kujtu se sa çuditshem mu pat duk ne fillim "Women" qe e kom lexu shqip, nderkohe qe ne librat e tjere de Bukowski-t, qe i kom lexu frongçe, fjalori me dukej shume me i natyrshem. Nejse, kjo vje ndoshta ngaqe kom ik qe kalamo dhe o nje shenje me teper qe duhet me u kthy urgjentisht.

J.... me qe qeke "qejfli fushash" me frymezim poetik  smiley ene nga Korca ka pat qene njoni me emrin PECHI i cili kishte haber nga Biologjia dhe Politika.

Keto dy fusha i shndronte ne terma letrare dhe .....pak humor per ne baritesit normale pa frymezim habitor qe mezi prisnim te vleresoheshin seriozisht keto percaktime Pechiste. Ja dy te shkurtra nga nje leter - propozim dashurie , pa kaluar ne vjersherime  smiley

E pres pergjigjen tuaj sic pret opinioni publik Hyrjen e Kines ne OKB...

I yti per jete Pechi me dy zemra ! 

Po kjo o Bedrija pa diskutim mer Jul! Une pritsha nai gjo mo te veshtire prej teje. Me zhgenjeve! hahahahaha (obubu ç'i bona vetes se tani do haj nanji turinjve prej Mozes. apo s'me ka ene inot ajo mu)

Po mos harroj. Kom i hall t'modh. Sone jane Motorhead m'koncert po una pertokam me shku me i pa. Si thu tina o shenje pleqnie apo e kom thjesht nga champions league?

Le qe car them una, fajin e ka Darien qe me bo mare per te shku m'koncert vetem kur una jom m'Tirone!

Bedrija belhollë mer? E vetmja gjo e hollë që ka Bedrija janë flokët lol.

Nëse do të shofësh nëse je mplak, si fillim hudhi një sy kalendarit sot smiley.

Pastaj bo këtë test: kërko një video-këngë të Motorhead, po tu ngref... gjaku, je ok. Testi nuk vlen nëse ke bo seks deri para 24 orëve.

hahahaha

floket i kam te trashe o J. mi merr te keqen

kam gjera te holla, ama ke te drejte, vec belin qe se kam te holle smiley

lisander, dija per nder matematikes qe e kam dobesi qe nuk te turrem me te bo helaq smiley

Emigrant, ndryshe nga te tjera here me zhgenjeve. E lodhshme, paragrafet te mbingarkuar deri ne ekstrem me krahasime te shumta, te panatyrshem e te sforcuar qe e asfiksojne gradualisht tekstin, pa lere  nentekstin qe e vdesin ne cast. Rishikoji njehere krahasimet ne kontekstin e vete subjektit  dhe te personazheve. Terminologjia mishmash. Letersi teknologjike?

Nuk mund te themi ,po trilloj nje shembull nga mendja ,"xha Sulua  u ndje si Hugh Hefner ne shoqerine e kryetarkes dhe vajzave te tjera". Jo se eshte gabim logjik si krahasim, meqe ne kete rast pika e perbashket eshte femra,por nuk ka fare lidhje mes dy personave te perqasur.Eshte gabim estetik. Do kishte kuptim krahasimi nese do kishim fjalen sulltan, pasha, ne vend te krijuesit te Playboyit. Pse do kishte kuptim? Sepse  Suloja ine duke qene shqiptar dhe nga jugu dhe tradicional , dhe sic duke mysliman nga emri qe mban eshte me afer rehatise se harremeve  te Turqise e te pashallareve e sulltaneve se sa nje gringoje trendy.

Krahasime te tilla qe estetikisht nuk shkojne as me personazhin apo veprimin qe peson kete krahasim, e as me vete  vendin, kohen dhe atmosferen ku zhvillohen ngjarjet ndesha edhe ne tregimin tend. Neper  tregim ka momente te dhena kendshem, subjekti eshte i lezetshem, ka  edhe pasazhe te shkruara bukur dhe rrjedhshem, por qe ne total i demton  terminologjia teknologjike qe mesa kuptova e perdor vend e pa vend.

 

 

Nuk e kam lexuar te gjithe shkrimin, them se do me marr kohe, por do e perfundoj kur te kem mundesi, sdq me aq sa lexova (deri tek centrifugal e centripete), direkt me erdhi ndermend nje keshille e Orwellit per letraret:

 

In "Politics and the English Language," George Orwell provides six rules for writers:[56]

  • Never use a metaphor, simile, or other figure of speech which you are used to seeing in print.
  • Never use a long word where a short one will do.
  • If it is possible to cut a word out, always cut it out.
  • Never use the passive voice where you can use the active.
  • Never use a foreign phrase, a scientific word, or a jargon word if you can think of an everyday English equivalent.
  • Break any of these rules sooner than say anything outright barbarous.

twin, mos e torturo veten  smiley

s'eshte e re. ke thene "kte emigrantin nuk e lexoj dot". me ka ngel ne mendje kjo, jo se e ke thene ti, por se ka qene fraza me koncize dhe fundore per mospelqimin e shkrimeve te dikujt. une per vete dike qe "nuk e lexoj dot", nuk e lexoj me. pra ne nje fare menyre "dot" nenkupton nje "me". hej, me sinqeritet, nuk e kam fare per gje ket. nuk pres te pelqehem prej gjithkujt (kjo po, qe do ishte bizarre, a nuk mendon keshtu?) nderkaq, nuk kam nder mend te ndrroj as stil, as qasje ne te shkrujtme, asgje tjeter. kto pune, or twin, jane "take it, or leave it".

kshu pra, shifena me naj tem tjeter.

O Emo, pls dude... a nuk mendon se nje ose me shume prej atyre pikave te Orwellit i aplikojne pjese ose komplet shkrimit tend/ te tua? Normal se nuk mendon, ndryshe nuk do te shkoje e te perdorje kounter-argumentin klishe me patetik e nonsens qe nje shkrimtar ose autor mund te bej ndaj verejtjes/keshilles se nje lexuesi. E kam fjalen per "nuk pres te pelqehem prej gjithkujt", e pasuar me "kjo do ishte shume bizarre, nuk mendon?" What the hell does, 'nuk pres te pelqehem prej gjithkujt' mean anyway? a e ke pyetur  nanje here veten se cfare konkretisht dmth kjo shprehje? A e ke menduar se kjo klishe eshte nje umbrelle aq e madhe e strehon nje larmishmeri specimenesh, dhe a do te ishe i kenaqur te strehoheshe nen te njejten umbrelle me ta?

pastaj shkrimtari, ose artisti ne pergjithesi si specie, prej vete natyres se tij, eshte (in the prescriptive sense), specie nomade, ne kuptimin gjeografik por me teper ne ate te krijimtarise. Ne medium, forme, stil, levizje etj. Kete s'e kam thene une por e ka thene nje fare Bulkthi. Momentin qe artisti mbetet ne vend ai ka vdekur (si artist, jo si njeri). Ai nuk mund te jete i kenaqur duke bere ate cka bere here te tjera. Per mua nje artist qe i imponon vetes kufinje te tille si "nuk kam per te ndryshuar asgje" nuk ka lidhje te shendetshme me artin dhe kjo eshte humbje e te parit jo e te dytit, e jo me qe jo, e lexuesit.

thjesht mendimi im ky, per aq sa vlen.

twin-o, si e ke hallin mer vlla. Nuk esht shkrimi i pare i imi qe thu kam lexu vetem nji paragraf dhe vjen me listen e verejtjeve. Nga ty un pres i cik me seriozitet. Ti nuk je dora e atyne qe edhe shkrujne carcafe, edhe thone ne fund "po une s'e kam lexu shkrimin" duke e nxjerre veten zbulut ne driten me te shemtut dhe lamashe qe mund te behet: ne ate qe nuk po merren me shkrimin, por nje zot e di se cfare.

Tjetra: a e kupton se sa ne pozite te veshtire me ve mu? Se un i kom shkrujt ato qe ti nuk do me i lexu. Te t'them lexoi me zor, nuk te them. Te t'them ca kam dash me shpreh: mos e prit ate gje. E kam parim qe nuk e bej. Kjo qe ben ti esht si me i thon prodhuesve te Fordit qe shiko se cfare dhe si i prodhon Toyota. Kupton? Une makinen e kam nxjerre per shitje nderkaq. Te them: do me e ble, bleje. S'du thua ti. Mir, mos e bli, te them une. Se sikur nuk eshte gje, vazhdon ti. Po ti jepi nje here, them un, provoje; ti vetem sa i hape deren. Jo thua ti, nuk ben. Porsche ben makina per se mbari. Ne ket pik mu s'me ngelet gje tjeter, o twin, vec nje "sikter kafeje" nga ato qe jepen falas per customer relationship.

keep it light emo, keep it light... just like the foam of a beaten eggwhite, or two.

jo nje por 4 paragrafe...

halle asnje.. ca halle kshtu nga ana ktej e ekranit por nga pertej jo..

jo liste me verejtje, por keshille prej nje letrari te shquar.. me disa pika.. (per te cilat pyetja nese i aplikojne shkrimit tend mbetet ende e pa-adresuar..

pastaj ty cfare te shqetson o vlla, halli se s'e lexova te gjithe, apo halli se solla keshillen e Orwellit per shkrimtare te rinj? A do te kishte ndonje ndryshim nese une e lexoja te gjithe me pas e sillja keshillen anyway? smiley

"Etomajzd" vertete qe flet per fizike, por asnjehere e perzier neper fjali jashte fizikes. Kur Mishka hyn dhe ftillon teorite e Heisenbergut apo te Bohrit apo ku e di une, ai e ben kete me nje shpjegim pastertisht teorik, dhe pastaj ne nje nendarje tjeter ai ben qasjet me jeten e perditshme.

Por kurrsesi nuk shkruan kosinusi i menderes ngjitur me kotangentin e hundes. Keto jane per ne vitin e trete gjimnaz, ashtu siç e ka sjelle shembullin famemadh zoteria J.

Andaj andaj, prandaj prandaj.

Oops, s'fola asnje fjale per pjesen. Sorry, nuk e kam lexuar. 

Nuk flet vetem per fizike jo. Dhe nuk eshte ashtu si thua ti per ate punen e perzierjes. Ai flet me shume per biologji dhe fiziologji ne fakt, ku fizika eshte e zbatuar. Por, Hurbinek, keto jane fusha qe ti nuk i kupton. Dhe as nuk je i supozuar ti kuptosh. Ajo qe ti je i supozuar te besh, por qe mjerisht nuk e ben, eshte te mos flasesh per gjera ne te cilat ke dije gjysmake ose cerekshe.

Oops, asnje fjale per pjesen. Sorry nuk e kam lexuar

    ne fakt kjo me duket nje perpjeke e deshperume me mbulu infrioritetin tan.

Tjetri te injoron gjith diten e dites e ty prap s'te  rrihet pa u perzi

Them se problemet qe kane shume prej nesh me tekstin e Emig lidhen me ate qe, nga njera ane lexojme nepermjet ekranit te kompjuterit (une per vete mund te lexoj kesisoj vetem gjera te faqosura), dhe nga ana tjeter lexojme nje tekst qe nuk i eshte nenshtruar asnje editing-u. Dhe sidomos qe nuk eshte ende liber me kopertine, isbn dhe cmim.

Emig nuk jeton ne Shqiperi, ndaj dhe eshte e natyrshme qe ajo cfare shkruan te reflektoje tiparet e nje realiteti te ndryshem nga Shqiperia. Qe s'do te thote qe tregimi u dashka te jete regjistrim i paster i rrethanave jetesore. Letersia ka jeten dhe logjiken e vet te brendshme, ajo krijon bote nga e para. Natyrisht elementet i merr nga e perditshmja, por legjitimitetin s'mund ta marre vecse nga jeta e vet.

Ne u besojme cudive qe ngjajne neper romane jo ngaqe mendojme se keto ndodhin me te vertete, por ngaqe brenda letersise "ndodhshmeria" e tyre eshte e mundur. Letersia i sherben realitetit (te perditshmes qe ndajme bashkarisht me ane te shqisave) duke i sherbyer vetes, dhe si rrjedhim sa me shume t'i sherbeje vetes aq me shume i ka sherbyer realitetit.

Shpesh ata qe i gjykojne krijimet e te tjereve ne forume te tilla, vete nuk krijojne. Duken qe nuk krijojne nga "mizoria" me te cilen e gjykojne punen e tjetrit. Dhe kjo sepse gjykojne nga pozita komode e vezhguesit perballe nje produkti qe nuk eshte legjitimuar nga tregu (sepse ende nuk eshte liber me kapak dhe me cmim).

Te tjeret, ata qe ne nje menyre a ne nje tjeter merren me letersi, kur jane te pameshirshem me gjerat e te tjereve e bejne kete duke e menduar veten superiore.

Meqe ka plas sherua ketu, po jap edhe une pershtypjen time te shpejte, ose aq sa mbaj mend nga leximi i djeshem. Fillimi s'me ngjiti shume, per arsye te fjaleve te zakonshme qe te mesyjne shkrimet (qe disa i pelqejne shume, por une jo, mgjs edhe une e kam dashur shume matematiken) dhe prej nje fare skematizmi, i cili edhe pse mund te jete zgjedhur per te pershkruar pikerisht nje jete skematike, s'mu duk pikant mjaftueshem. Me poshte pastaj, 2 gjera i pelqeva shume: skenat e seksit ishin te sinqerta dhe te shkruara mire (perjashto ndoshta ate em pingulet), me sinqeritet te ftohte dhe me pasion qe ngrihej, si dhe personazhi nuse kishte ardhur mire. Gjithashtu, situata e krijuar, eksitimi nga pronat, deshira per nje jete me te mire, sikleti i seksit, perballja me tjetrin brenda tjetrit, edhe keto, vertet mire. Ajo puna e motelit, s'e di ... ti ke nje penchant per mizerabilitetet urbane, por jo cdo gje duhet te jete kaq mizerabel Emo, ndoshta jeta e tyre e perditshme do te kishte mjaftuar.

Nejse, kishte gjera te bukura plot, kishte klecka qe ngecnin, dhe fundi sic tha dikush ishte sa per t'u gjetur me fund. Mendja ime thote se cdo eksperience shokuese sjelle nje ndryshim cilesor, dicka tip proces sinteze. Per ritmin qe kapje ne disa pjese dhe per sinqeritetin, te heq kapelen. But do clean up your prose from parasites, if I may say so.

Edhe dicka: tema qe ke kapur eshte shume e rendesishme. Nese ate sinqeritet qe ke shprehur ne nje pjese te tregimit do ta shtrish mbi gjithe historine, nese do te luftosh me kete histori edhe nja ca muaj te tjere, mendoj se nje gje shume e bukur mund te dale. Per t'i hyre me brenda deshires se sa eksitimit prej mohimit, eksitimit prej nje set-upi filmash, per t'i hyre me thelle edhe dilemes se tyre mbi cfare e perben lumturine, sepse sado 'njerez te thjeshte' te jene presonazhet, ndjenjat ngelen komplekse pavaresisht (pa)aftesise sone per ti disektuar ato.

Emo, e fillova me ngadale, por pak nga pak u bera pjese e rrjedhes, mora ritmin e saj. pjesa eshte punuar shume bukur!!! Dhe pershkrimi i detajit eshte pika juaj me e forte.

@Em. Sec ka nje pattern ketu.  Ti ben nje shkrim, njerzit bejne komente normale pastaj del Hurbi.  Nga ky moment e me poshte skenari perseritet me saktesi te frikshme. 

Mendimi im per shkrimin ose me sakte mendimi im per ate pjese qe mu duk me terheqese,eshte dicka e ngjashme me kete:

                 

Treat me like a stranger

Like someone you just met

Treat me like a stranger

Let's fall in love again

 Ani ke origjinalitetin qe cdo skenari i gjen nje paralel poetik. nice.

Po ti bindeshim poezisë tënde, a këngës, a çfarë është, Peshku do të ishte vendi më i bukur në Internet.

 Thanks " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/smile.gif" />

EMIGRANT,

Do te te flas si mik a si shok, si te duash ti. Dua te me lexosh me vemendje, nese ke dhjete minuta pushim.

Qe t'i bie shkurt, nuk kam kurrfare ligesie kundrejt personit tend. Ne jeten tende reale, une te deshiroj me te mirat ne bote, me gjithe zemer. Nuk me ka interesuar ndonjehere te kapercej nga mosperputhja e ideve ne hasmerira koti.

Ne te gjitha postimet e mia, ne te gjitha ironite apo thumbimet apo qesendisjet e mia, une jam ndalur ne shpotitjen e ideve qe ti percjell dhe aspak te personit dhe personalitetit tend. Kete dua ta kuptosh njehere e mire, qe te mos kemi keqkuptime.

Ajo çka me intereson mua eshte shkrimi yt dhe idete qe percillen tek lexuesi. Perderisa kam njefare kulture letrare (kultura tjeter, ajo e puthje-perqafimeve neper koktejle, nuk me intereson), dhe perderisa kam qelluar ketu nje lexues jo i keq, atehere kam dhe une te drejten te shprehem mbi shkrimet e tua.

Do te te flas hapur, dhe plot dashamiresi, sepse qe ta dish ti, une kam shume respekt per njerezit punetore ne fushen e letersise. Dhe une e di fort mire qe ti je i papertueshem ne kete fushe. Kjo eshte vertete diçka per t'u admiruar. E kam thene dhe njehere tjeter (dhe me siguri duhet ta kem lexuar diku) qe profesioni i shkrimtarit eshte profesioni me i veshtire ne bote : vuan fizikisht, shpirterisht, menderisht, te gjitha jane aty.

Tani te them pikat ku ndahemi ne persa i perket letersise. Do t'i bej me pika :

- Mendoj se te kesh idhull letersie Ismail Kadarene, nuk eshte gje e mire. Ismail Kadare eshte shkrimtar i mire, por vetem kaq. Per mendimin tim, ai nuk eshte nje shembull per t'u ndjekur ne letersi. Arsyet jane te shumta, s'po i permend. Kadare mund te jete atdhetar shume i mire, dhe ketu nuk duhet ta anashkalojme, por ama, ne letersi, sidomos persa i perket stilit te shkrimit, per mua nuk ben.

- Mendoj gjithashtu qe, qysh ne nisje, je i penguar nga diçka qe ka shume mundesi te mos zhduket kurre : ke ngecur rob i disa klisheve letrare, i disa mendimeve (qe en fakt jane paragjykime), dmth per mua, ti nuk i do aq shume njerezit, je plot sentenca per nje kategori apo tjeter, je teper i rreshtuar ne njerin apo tjetrin krah. Leximi qe ti i ben historise se vendit tend, ose zakoneve te vendit tend, morali qe ti nxjerr nga kjo histori apo keto zakone vuajne nga nje ere anakronizmi. Nje shkrimtar, i dashur mik, eshte po aq i dashur dhe i dhembshur me te gjithe personazhet e tij. Tek nje shkrimtar, nuk ka urrejtje ndaj personazheve. Nese ndodh kjo, do te jene vete personazhet qe nuk do te te binden me dhe do te dalin fallco, madje do te ta sabotojne punen. Qysh ne rreshtat e pare, kur te lexoj neper shkrime, qofte dhe ne postime qe s'kane lidhje me letersine, vihet re nje rreshtim i prere ne nje kuadrat parakalimi. Per mendimin tim, kjo do te te demtoje shume. Me vullnetin qe ke, me te kaluaren qe ke, me pervojen qe ke grumbulluar, ta them sinqerisht qe ti i shperdoron keto. Dhe me vjen shume keq sepse je punetor dhe meriton shume me teper.

- Persa i perket rrefimit. Ti e ke vene re vete qe ka disa (nje apo dy apo tre apo kater kokrra) qe kane veshtiresi ne lexim. Per mendimin tim, ti duhet te ndalesh mbi kete pike dhe ta shohesh seriozisht. Perse nuk ecen leximi ? Si lexues, disa arsye pse nuk ecen, mund te jene dhe keto :

1. Fjalite vijne teper te gjata, te paorganizuara ne nje bosht qendror, dhe idete qe levrijne ne to shkojne te hallakatura, ose te mbingarkuara. Eshte e pamundur qe te lexosh nje fjali te Marcel Proust nese ai do ta shkruante ne menyren tende. Proust bente fjali 15-rreshtash dhe perseri kuptimi i del, megjithese aty kerkohet nje vemendje e shtuar.

2. Fjalet e zgjedhura vuajne nga nje mospeshim i vendit dhe i dobise se tyre. Nese fjalia e shkruar nuk ka bukuri leximore, atehere, edhe sikur te kesh shkruar idera krejt te reja, prapeseprape lexuesi do te lodhej.

3. Mire do te ishte qe te beje kujdes me hapjen e çdo teksti. Ne pergjithesi, hapja shet pjesen. Nese pese fjalite e para ngecin, atehere beteja eshte pothuaj e humbur. Ne kete zanat, besoj une, duhet te jesh dhe ca parashikues, dhe ta vesh veten ne vendin e lexuesit. Po ia nxore embelsiren para mishit, darka eshte e deshtuar.

Keto jane pak a shume ç'mund te them mbi kete çeshtje. Te kam uruar suksese disa here, dhe perseri e bej. Nuk me intereson mua te shoh deshtimin e askujt. Por ama, mendoj se edhe ti duhet te jesh ne lartesine e pritjeve tona, qe kur te te themi suksese, kjo te mos jete sa per te "shpelare" gojen.

E fundit qe mund te them : nga leximet e mia, me ka dale se shkrimtaret e medhenj e lexojne shume njeri-tjetrin. Keshtu krijohen afersite, miqesite. Do te kisha dashur shume qe te mos rrije peng i nje lloj shkrimi te vjeteruar tashme, trashegim nga letersia jone e realizmit socialist, por te futeshe me ne thellesi te teknikave te reja, te gjetjeve te reja, te ideve te reja, dhe te shkeputeshe njehere e mire nga menyra kadareiane apo agolliane apo çfaredo tjeter. Po te jete per mua, do te shikoja dhe nja dy-tre here filmin "Shembja e idhujve" me Bep Shiroken, dhe do te çlirohesha njehere e mire nga ajo kohe. Koha nuk ka ikur, gjithkush e merr nje kthese diku.

Te uroj shendet, suksese, dhe gjithe te mirat. 

Hurbinek, deri te pjesa qe fillon "persa i perket rrefimit", me vjen mire qe e dhe mendimin tend; per me tej: ti me tenden, une me timen.

Nga ajo pjese e me pas, pikat 1, 2 dhe 3 nuk me bejne asnje pune nqse nuk merr nje text timin, psh edhe kete qe eshte ketu (pjesen "Vjehrri&quotsmiley, dhe te thuash konkretisht ku calon e ku nuk calon puna. Perndryshe jam i prirur ta kaloj edhe ket koment me rradhen.

Dhe sinqerisht, po bej nje gje qe as ne enderr s'e kisha menduar; po te them (paraprakisht) falemnderit.

Problemi, emigrant, eshte se ti ke ngaterruar regjistrat. Nuk mund te trajtosh nje problem krejt vulgar (kjo nuk ka ngjyrese moralizuese apo tjeter - vulgar eshte ne kuptimin : i rendomte, gjera te perditshme) me nje gjuhe qe nuk ka asgje vulgare por i perket nje sfere pa lidhje. Sepse, do apo s'do ti, do te biesh pernjehere ne parodi. Psh, une parodizoj nese e trajtoj problemin e grisjes se kepuceve te mia me nje stil shekspirian, te nxjerre nga Hamleti, "te blej kepuce te reja apo te mos blej". Ti mund te parodizosh, ska asgje te keqe, parodia eshte po aq e fisme sa te tjerat, por puna eshte se i duhet vene emer. Dhe jo te nisesh per seriozisht dhe te perfundosh ne qesharake. Sepse une qesh kur lexoj syprinat pingule te kosinusit fundoro-maksimal ne nje çeshtje te rendomte shtrati per te fjetur. Besoj e kupton kaq gje.

Ne kete pjese, ti mund te parodizoje fort mire ata qe e mbajne veten per te medhenj dhe flasin budalliqe me grate e tyre ne shtrat.

Ne lidhje me Houellebecq. Kur ai hyn e flet per teori, ai e mban steken lart dhe nuk bie ne gjera te tilla si "e degjoi vjehrri apo jo". Po te le me poshte nje pjese nga "therrmijat".

Ceshtja e renkimit ne nje shtepi kartoni nuk eshte nje çeshtje sinusesh dhe kosinusesh por eshte çeshtje qe do gjuhen e vet, do qetesine e vet, thjeshtesine madje, e gjera te tjera.

_________________________

 

Më 14 dhjetor 1900, në një komunikatë të bërë në Akademinë e Berlinit nën titullin Zur Théorie des Geseztes der Energieverteilung in Normalspektrum, Max Planck fuste për herë të parë nocionin e energjisë kuantike, nocion i cili duhej të luante një rol vendimtar në zhvillimin e mëvonshëm të fizikës. Ndërmjet 1900 dhe 1920, kryesisht nën shtytjen e Einstein dhe të Bohr, disa modelime pak a shumë të holla u përpoqën të pajtojnë konceptin e ri me kuadrin e teorive të mëparshme ; por vetëm nga fillimi i viteve njëzet u pa qartë që ky kuadër ishte pashmangshmërisht i dënuar.>>

Nëse Nils Bohr është mbajtur si themeluesi i vërtetë i mekanikës kuantike, kjo nuk është vetëm për shkak të zbulimeve të tij vetjake, por sidomos nga mjedisi i jashtëzakonshëm i krijueshmërisë, i ethes intelektuale, i lirisë mendore dhe i miqësisë që ai diti të ndërtojë rreth vetes.>>

Instituti i fizikës në Copenhague, themeluar nga Bohr më 1919, duhej të priste kërkuesit më të rinj të fizikës europiane. Heisenberg, Pauli, Born aty i patën fillimet e tyre të para. Pak më i moshuar se ata, Bohr ishte i aftë të kalonte orë të tëra për të diskutuar hollësitë e hamendësimeve të tyre, me një përzierje të papërsëritshme vështrimi filozofik, dashamirësie dhe rreptësie. I saktë, madje maniak, ai nuk lejonte asnjë interpretim të përafërt të përvojave ; por, nga ana tjetër, asnjë ide e re nuk i dukej paraprakisht e çmendur, asnjë koncept klasik nuk i dukej i paprekshëm. Ai pëlqente t’i ftonte studentët e tij për të vajtur tek ai në shtëpinë e vet në fshatin Tisvilde ; aty ai priste shkencëtarë fushash të tjera, politikanë, artistë ; biseda kalonin lirisht nga fizika tek filozofia, nga historia tek arti, nga feja tek jeta e përditshme. Asgjë e tillë nuk ishte përftuar qysh nga kohërat e para të mendimit grek. Dhe në këtë kontekst të jashtëzakonshëm qenë përpiluar, ndërmjet 1925 dhe 1927, termat thelbësorë të interpretimit të Copenhague, interpretim i cili nxirrte si të pavlefshme, në një shkallë të madhe, kategoritë e mëparshme të hapësirës, shkakësisë dhe kohës.>>

Djerzinski nuk kishte arritur aspak të krijonte rreth vetes një fenomen të tillë. Fryma në gjirin e njësisë së kërkimeve që ai drejtonte ishte, as më shumë as më pak, një frymë zyre. Larg së qenuri Rimbaud të mikroskopit që një publik sentimental pëlqen t’i përfytyrojë, kërkuesit në biologji molekulare janë shpesh teknikë të ndershëm, pa gjeni, që lexojnë Le Nouvel Observateur dhe ëndërrojnë të shkojnë me pushime në Groenland. Kërkimi në biologji molekulare nuk nevojit asnjë krijueshmëri, asnjë shpikje ; në të vërtetë, kërkimi është një punë pothuaj krejtësisht rutinore, që nuk kërkon tjetër veçse aftësi të arsyeshme intelektuale të rangut të dytë. Njerëzit mbrojnë doktorata, mbështesin teza, atëherë kur dy vite të para fakulteti do të mjaftonin gjerësisht për të përdorur pajisjet. « Për të pasur idenë e kodit gjenetik, pëlqente të thoshte Desplechin, drejtor i departamentit të biologjisë në CNRS[1], për të zbuluar principin e sintezës së proteinave, këtu po, këtu duhej lagur këmisha. Madje ju do të vëreni që është Gamow, një fizikan, ai që është marrë i pari me këtë çështje. Por zbërthimi i ADN, pffff… Zbërthejmë, zbërthejmë. Bëjmë një molekulë, bëjmë një tjetër. Fusim ca të dhëna në kompjuter, kompjuteri përllogarit nën-frekuencat. Dërgojmë një faks në Colorado : ata bëjnë genin B27, ne bëjmë C33. Njëlloj siç gatuajmë në kuzhinë. Herë pas here, ka një përparim të papërfillshëm në pajisje ; në përgjithësi, kjo mjafton që t’ju japin Nobelin. Shkurt, riparime ; merr andej, ndreq këndej. »>>



[1] CNRS – Centre National de la Recherche Scientifique (Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor). Të gjitha shënimet janë të përkthyesit.>>

O jo, jo! Nuk e ke mire keshtu. Prape teorira pa taban konkret? Harroje. Nuk te degjoj.

Tjeter: ti me thua qe uelbeku nuk bie ne "a e degjoi vjehrri apo jo"? Jake ne vehte, or mik. uelbeku kullon ne "vjeherr". Puna eshte qe vjehrri si i tille nuk eshte banal. E kupton kete?

Gjithashtu: do te sillja - po te kisha kohe; mbase e bej pak me vone -  fragmentin e rradhes se insekteve ne procesin e kalbezimit te nje kufome nga uelbeku (i njejti liber gjithnje). Aty llafosim.

Tani te sinusi e kosinusi, mqse te ka bere pershtypje: eshte pershkrimi i dickaje qe behet ne menyre te perllogaritur, o Hurbinek! Do you get it? Besoj se po. Besoj qe e kap kaq gje.

Hurbinek, me detyrohesh nje pergjigje. Ke shkrur shume; ke thene tri pika. Kerkoj te marresh tekstin "Vjehrri" (meqe jemi ketu) dhe te me tregosh "live" ku i shikon ti aty ato pikat konkretisht; po te mos e besh kete, do te lutesha (per te saten here) te mos besh me nga kto diversionet ne shkrimet e mia. Nuk di sa profesore kam pat ne jete. S'ma ka qejfi t'a shtoj numrin e tyre pa dobi.

Per kollajllekun tend tri pikat e tua jane: 1) "fjali te gjata, te paorganizuara ne nje bosht qendror". Une perjashtimisht te premtoj qe do t'i tregoj boshtet nqse ti nuk i ke kapur. 2) "Fjalet te zgjedhura vuajne nga nje mospeshim i vendit dhe i dobise". Kjo eshte kaq subjektive, sa qe nuk ka tekst ne bote qe te mos perfshihet ne te nen siglen "e mira s'ka fund". Por do me interesonte te dija ku dhe si e shef ti kete ketu, konkretisht, te pjesa "Vjehrri" - perndryshe edhe kjo ngelet si ajo puna "fjale te medha, por te zbrazeta" -  e di vete ti se kush dhe pse e ka thene. 3) Do me thuash pse eshte e keqe hapja e "Vjehrrit". Pse nuk te pelqen ty paraqitja e situates se nje cifti ne shtratin martesor, pas dashurise 3 minuteshe. Ku eshte e keqja.

Keshtu pra. Ketu e Rhodosin, tani hidhu e kerce.

 

Emo, une e kam vendos qe ketu tek Peshku te vendos vetem nje koment ne jave dhe te lexoj vetem komentet qe kane te bejne me punet e Murtajes.

Pjesen tjeter te Peshkut (me ndonje perjashtim si ky tregimi ketu) do e injoroj, deri sa zgjyra qe po e asfikson kete qoshen tone te dashur te filloje te zvogelohet ose te civilizohet! smiley

Kete jave komenti im eshte si me poshte:

Dude! Seriously! smiley

o Emigrant, perderisa ti thua se shkrimeve te tua nuk ka asgje per tu ndryshuar edhe je i vendosur se nuk ke per ti ndryshuar asgje.. atehere me lind pyetja.. c'funksion kane komentet e lexuesit per ty?

me ben pershtypje sepse po prisja te lexoja pergjigjet e tua ndaj disa komentesh substanciale qe te kane bere me siper te tjere.. desha te shihja si do i adresoje pikat e ngritura prej tyre.. por me c'kuptoj ti paske nje sistem adresues selektiv..

me c'kuptoj ti paske nje sistem adresues selektiv

shume e vertete, twin!

Nje cope jete e tregume bukur e kendshem per mu asht letersi.Po i mungoi kjo, asht histori. Sipas gjykimit tim emigranti e tepron here here ne insistimin per ta tregu sa me bukur.

Shume e drejte. Dhe kjo eshte nje gje shume e keqe. smiley

 

jabonxhio m vje keq po s'e meritoke cmimin nobel me kte qe ke shkrujt. po mos u merzit se po ju mush men'ja hurbinekut e? e ke mor lale... lene po ta perkthej ai masanej n swahili... do kesh perdit i tuf me keniane ke dera shpise tu t majt n krahe tu t bo fresk, anej-knej...

 

kurse vjerri po t kishtwe qen tirones do kishte qen plaku im.

m ke dhi

 

 

"raki nga pjergulla e oborrit qe plaku kishte sjelle me vete"

botnore

Tregimi eshte shume i kendshem. Urime autorit.
Persa i perket verejtjeve qe u bene ketu me siper per nderthurjen e shkences me artin etj., do te keshilloja Em i dashur, te mos diskutosh me lexuesit, aq me teper te llojit te Hurbinekut, thjesht sepse nuk ia vlen dhe eshte kohe e humbur. Mjafton te nisesh nga numri dhe gjatesia e komenteve te tij per te vene re se nuk jane shtysa letrare qe e bejne te shkruaje, por motive te tjera, rrenjet e te cilave nuk me intereson t`i di e te cilat ti sigurisht i ke vene re. Thjesht nje sugjerim nga nje dashamires ky.
Me te mira.

Emo, e kam filluar diten me tregimin tend,po me eci dita mbare eshte tregim i mire,po me eci ters nuk eshte gje tregimi.Pra ne darke do te ta (se mos ka noj rendesi mendimi im) them nese me pelqeu apo jo smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).