vizitë në Qytetin e Industrisë

Duhet të kishte një kanvasë mbas kësaj
Kujtese të riciklueshme të Qytetit të Industrisë
Grricur në lëkurë me qymyrgur
Ornamente të harruara të njerëzisë

Pamje të djaloshit që kërkon kapele
Një kapele me çfarëdo simbolike
Për lojën e tij që zgjat gjithë jetën
Mes ingranazhesh dhëmbëthyer të parajsës mekanike

Pamje të vajzës që gabon numërimin
E pranverave ndër gishta
Përtej kamares përshtypje e gëzimit
Fotografi e flokëve të saj me bishta

Për ditën e humbur të turistit këtu
Për faqen e ndohtur të mbretërisë
së oxhaqeve – bedena dikur
Në kufijtë grafik të Qytetit të Industrisë
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).