Viva il Pango, Viva il Re

Viva il Pango, Viva il Re


Sokol Shameti

Teksa në orët e mbrëmjes u mësua se kryeministri Berisha shkarkoi me telefon ministrin Ylli Pango nuk kishte sesi të mos përshkoheshe nga një ndjenjë keqardhjeje për viktimën e këtij blitzkrieg-u puritan. Kjo jo vetëm për efektin dramatik që krijojnë ca terma me tinguj revolucioni si: “shkarkim në vend”, “pa një pa dy”, “automatikisht” etj etj. Gjithashtu, keqardhja nuk buronte as nga fati i keq i ministrit Ylli Pango, të cilit s’iu la as luksi destruktiv i të qenurit “ylli i
mbrëmjes” të paktën për një natë, derisa të nesërmen të mblidhej ndonjë ekip qeveritar që do t’i organizonte ndonjë shkarkim për të qenë. Pangon e shkarkoi vetëm një njeri që s’i pëlqeu videoja në televizor, dhe për ta zhveshur atë nga spaletat nuk u ndoq ndonjë procedurë formale ashtu siç shkarkohen zyrtarët në një vend normal, ku kryeministri nuk është mbreti absolutist që u pret kokat oborrtarëve në varësi të humorit ose të problemeve me urthin. Pangos së gjorë s’ia lejuan as këtë kënaqësi të vogël dhe vëmendja e opinionit publik u zhvendos nga debati për videon e sikletshme dhe fenomenin trishtues që ajo demaskon, tek skrupulli i pakompromis dhe pastërtia e panjollë e moralit të qeverisë në përgjithësi dhe kryeministrit në veçanti si rojtar vigjilent i një liste imagjinare principesh mbi të cilat është themeluar gjithë konstrukti i kombit.

Por teksa kjo lloj keqardhjeje me nota – ta pranojmë – melodramatike, mbetet thjesht një përjetim kryesisht personal, në një vështrim më të tërësishëm të pikturës s’ka sesi të mos dallohen disa defekte të paanashkalueshme që marrin kuptim me rastin e shkarkimit të një
ministri për çështje nderi.

Kryeministrit Berisha, të sulmuar rëndë pikërisht në territorin ku ai s’duron dot sulme, pra në nder, kjo “proçka” e Pangos mund t’i ketë ardhur si një dhuratë për ditëlindje. Një mundësi e artë, që në pragun e një fushate që parashikohet e ashpër, ai t’i shtojë portretit të vet të zbardhur disa penelata shpëtimtare për rikuperimin e imazhit të kampionit të ndershmërisë. Dhe jo të ndonjë tip ndershmërie nga ato që mezi shpjegohen për shqiptarin e thjeshtë dhe që kanë nevojë për statistika, si për shembull ndershmëria në administrimin e fondeve apo në kalkulimin e forcave politike. Jo. Kjo është ndershmëria e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e moralit, e virtytit dhe e vlerave të familjes. Kjo është një gjuhë që e flet mirë shqiptari i zakonshëm dhe
kryeministri diti me sukses sesi të dërgojë një mesazh të përshtatshëm për këto lloj veshësh. Një mjerim i vërtetë ky, nëse do të kemi parasysh se i njëjti kryeministër në raport me të njëjtin ministër, ka miratuar pa asnjë hezitim një vargmal “proçkash” edhe më me zarar se kjo e fundit që kishte fundja fundit një sfond tërësisht njerëzoro-seksual. Në katër vite qeverisje demokrate, ministri Pango ishte në fokus të kritikave të opinionit për një seri vendimesh. Nuk e shkarkoi njeri Pangon për asnjë nga shqetësimet që ai direkt apo indirekt i krijoi qeverisë dhe kryeministrit në këto vite. Menyja ishte shumë e pasur. Që nga mësymja mbi Federatën e Futbollit e deri tek shpërndarja revoltuese e trojeve turistike për ngritje mullinjsh me erë, nga kufizimi i gjithë politikave nxitëse të turizmit kulturor në një projekt 40 hanesh e në shndërrimin e vetë ministrisë në hanin e 41-të të këtij projekti e për të arritur deri tek bëma më e fundit, ajo e paaftësisë për të zgjidhur në mënyrë burrërore, civile e të argumentuar debatin etik nëse iniciativat private me karakter kulturor duhen lejuar ta shkelin pakëz ligjin apo jo.

Ndjekës më sistematikë të ecurisë së dikasterit të kulturës nën udhëheqjen e tij sigurisht mund të kenë lista më të gjata. Ajo që i mbetet një vëzhguesi më të paangazhuar, është artikulimi i një shijeje të keqe që të mbetet në gojë nga lajmi i heqjes për arsye sa banale aq edhe qiellore të një zyrtari të lakuar për plot zullume fare konkrete e tokësore. Si dhe selektiviteti spektakolar dhe tërësisht televiziv i shkarkimit të tij dhe vetëm të tij midis një repertori të larmishëm ministrash e zyrtarësh nga më të lartët në orkestrën qeveritare, të cilët, sikur ta kishte vërtet namuzin kaq të ndjeshëm zoti kryeministër, do të duhej të ishin tashmë duke i hapur një vend Pangos në një qeli burgu me krevat marinari.

41 Komente

Po c'kampion ndeshmerie Berisha? Nuk mendoj se kjo e Pangos mund te sillet qe te beje Berishen te duket mire. Ky e hoqi, por ky gjithashtu e vuri, dhe e dinte se me kishte te bente. Ai qe fle me qente gedhihet pleshta.

E keqja ne kete vend eshte se mund te gdhihesh minister e te ngrysesh plesht, vetem per ceshtje skandalesh seksuale. Pangoja kishte kohe qe po i shijonte "15 minutat e veta te lav(ir)-dise"... Dhe per fat te keq, s'eshte as i pari, as i fundit, nga te gjitha palet e mundshme te politikes... Me falni, por mua me duket perdhosje  morale  me e madhe, kur ministri Mediu vazhdonte te dilte neper konferenca shtypi e te jepte intervista pa i hyre gjemb ne kembe, ndersa dhjetra njerez ( behet fjale per jete, jo per karriere e pune, qe s'eshte me pak e rendesishme) hidheshin ne ere dhe kercisnin si kokoshka apo geshtenja te pjekura mbi sobe...  Po keta e hane turpin me buke, madje dhe me ndonje gote vere nga mbrapa ( po te zgjedhur, ama)

 Qe Yllit i pelqenin femrat dihej prej kohesh. Por edhe qe femrave Ylli u pelqente edhe kjo dihet. Por skandali dhe shkarkimi i ministrit nuk ka te beje me historine por me interesat e tanishme. Ajo qe me habit eshte se si Ylli ka rene ne kurth kaq lehte. Nje burre i mençur dhe elegant ja le ne dore femres ta ngushtoje distancen ne vallezim. Si duket ka qene i lodhur pak nga jete me stres dhe i ka rene shkurt: hajde rradha. 

Por edhe qe femrave Ylli u pelqente edhe kjo dihet.

Ky eshte muhabet kot ne fakt, por me ngjalle kurjozitetin. Se nuk kam degjuar deri me sot asnje femer te thote, "Sa me pelqen ky Ylli Pango", perkundrazi. Kam degjuar (nga femra) vetem qe ky eshte nje kurvar i shpifur. Ti nga e ke kete qe "dihet" se femrave u pelqen Ylli?

LËTYRË

Gjon ka nje ndryshim shume te madh midis faktit qe atij i pelqejne femrat (nuk ka asgje anormale  ne kete mes) dhe faktit qe ai perfaqeson si minister kulture, por edhe nenpunes i thjeshte po te ishte, nje institucion shteteror... sepse punesimin do ta kryente ne emer te atij intitucionit...

Dhe kur ministri i kultures ben pazarrlleqe te tilla te felliqura ne emer te ketij intstiucioni eshte e ligjshem edhe revolta e taksapaguesit , imagjino pastaj ate biznesmenin qe ka bere dy leke dhe ve kritere kineze per punesim si; gjatesia, numri i kembes etje etj...

Mua artikulli me duket interesant. Autori nuk ka bere ate qe kane bere autoret e tjere diten e sotme qe i kane kushtuar rrjeshtat e tyre asaj se sa keq beri ky pango me ate qe beri. Kjo dihet se u konsumua qe dje dhe te gjithe biem dakord se ajo qe pango beri eshte e shemtuar dhe shume shume e ulet. Artikulli mu duk interesant sepse ndalet tek nje kendveshtrim tjeter me te cilin nuk po merret njeri. Ate sesi ky minister dhe plot te tjere qe meritonin te ishin burgosur me kohe per lloj lloj pislliqesh qe i kane bere para se te merrnin zemer kaq shume dhe te kryenin palacolliqe si ky i pangos, ne fakt jane toleruar. Dhe ironia sesi ky kryeminister - te cilin Blendi po nuk po e kuptoj pse e quan ti kampion te ndershmerise, se une nga artikulli nuk shoh qe te jete quajtur i tille ne ndonje vend, hiq faktin se vete Berisha kerkon te jape idene sikur eshte i tille ndaj edhe beri kete shown me Pangon - pra ironia sesi ky Berishe qe s'thote gje kur Pango ben lloj lloj palacolliqesh me pasioja me te renda per qytetaret sesa kerkimi i favoreve seksuale, ose ky kryeminister qe nuk shkarkoi ne vend Mediun, ose Lulzim Bashen ose Genc Rulin kur keta u perfshine ne skandale te tmerrshme, na ben si i indinjuar sikur nuk e dinte cfare monstre ishte Pango. Ky eshte show per fushate dhe vetem kaq. tentative per te fool-ur njerezit. Dhe si pasoje une e neveris po aq keq sa c'denoj ate qe beri vete Pango, sepse ne thelb eshte nje perdhunim i nje lloji tjeter.

Dje vdiq Viktor Gjika. Ne ceremonine mortore mori pjese Presidenti i Republikes i shoqeruar nga dy zevendesministrat e Kultures dhe jo nga Ministri i Kultures.

Ngelet per tu mesuar ku ishte Pango , pse mungonte ne nje ceremoni te tille per nje emer kaq te madh.

E dyta qe duhet te kuptohet eshte qe a ka lidhje reagimi i shpejte i qeveriut me faktin qe mund te jete biseduar dicka paraprakisht, para publikimit te videos ?

Kete duhet te na e thote Pango.

Keshtu do kuptojme me shume. Do kuptojme me shume nga dicka tjeter qe eshte me e rendesishme se vete skena.

Do kuptojme e duhet te kuptojme perse Pango fliste aq percart ( vetem 2 dite para ) ne festimet e Beselidhjes se Lezhes dhe thoshte qe Beselidha e Lezhes bere nga Skenderbeu ketu e 500 vjet me para ishte hap i rendesishem dhe hapi i pare per Antarsimin e vendit tone ne NATO ?

Blendi kur Ylli ka qene ne moshen tende, ne menyre figurative, te gjitha bukuroshet e Tirones ne ate kohe e kishin qejf qofte edhe per nje nate. Ai mbahej nga thashethemet e femrave si nje nga djemt me seksi te Tirones. Ato femra qe thone se ai "eshte nje kurvar i shpifur" duhet te jene nga ato qe ai si ka perfillur, ose nga ato qe e kuptojne se nuk mund te ishin per te. Sidoqofte edhe une bie dakort se kur kete pune e vazhdon gjate, shume gjate, ajo kthehet ne nje semundje. Pra ne nje fare menyre ai ishte i semure.

Edhe dhelpra kur nuk e kapi dot rrushin tha se eshte i papjekur. smiley

Artikulli pertej te vertetes mbi imoralitetin dhe amoralitetin e Pangos si minister dhe person,  fokusohet ne  w-standartin  kryeministror per gjykimin dhe vleresimin e minstrave te oborrit te tij te perfolur per korrupsionin dhe afera te pista. Dakort, ka nje standart te dyfishte por ka dhe dallime: vjega per Mediun& Bashen eshte gjetur-ta provoje gjykata.Kurse rasti Pango eshte  lakuriq dhe me presh ne dore. Shkarkim ne aer (me cel)  si Zhukovi.

E sigurt qe berisha do ta perdori si deshmi te standarteve morale personale.Por edhe opozita mund te gjuaj penalltine eradhes: akuza per te tredhur rikthehet ne akuzen per ministrat hameshore . Spektakel.

Interesant artikulli, por kam pershtypjen se ceshtja ka te beje dhe me mentalitetin e shoqerise shqiptare ne pergjithesi, ku nderi (morali) merr me shume vlere se jeta e njeriut. Arsyet mund te jene te hershme, duke filluar nga Kanuni e deri ne ditet e sotme, raste kur babai i merr jeten vajzes per ceshtje nderi etj. Edhe rasti i nje Ministri ne nje skandal te tille dhe reagimi i menjehershem i Kryeministrit eshte pasqyre e ketij mentaliteti, dhe kjo shpjegon qe per nje rast te tille nderhyrja e shtetit eshte eficente ndersa per raste si ajo e Gerdecit hezitohet.

Po jo mer se ne kete rast eshte tjeter gje : huqi del me shpirtin. smiley

ky artikull perforcon llafin: cfaredo te beje Berisha do ta shajme se s'ben

Nuk do ndonjë përforcim llafi për tu kuptuar se Berisha është stër-stër-stër-stërkonsumuar si figurë politike. Ka aq gjëra mbi shpinë sa nuk mban më!!!!

Do ishte çudi të qëndronte përsëri në pushtet që nga sivjet. Gjënë më të mirë që mund të bënte, do ishte të largohej vetë nga partia para zgjedhjeve dhe të vendoste tjetër njeri si kryetar.

 

gre,

po mos u ngut.

ja si vazhdon :

Pango ka akuzuar per manipulim median qe e solli.

Ndersa Filip Çakulli, ( dmth i medias )  ka depozituar sot në mesditë një padi në Prokurorinë e Tiranës kundër ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango për shpifje për shkak të detyrës.

Prokuroria e Pergjithshme ka sekuestruar kaseten.

Kjo eshte situata per momentin. 

Ajo qe duket eshte qe PD po e godet me maksimumin e energjive Pangon. Prit mos u ngut. ( e kam fjalen per pjesen qe ka bere dhe beri qeveriu dhe ne duhet share apo lavderuar ne kete rast reagimi )

Shikoje si te tere jo pjesen e thate : une te shkarkoj se  te kapen me presh ne dore.

Ka nje gje qe nuk shkon midis veprimit shkarkim me me vjen keq po te kapen.

Shkurt , e dinte ( dhe jo vetem ai ) nuk e mesoi dje mbas fiksit.

Nuk i ha njeri keto : vetem mi beni te ditur mua se une i shkarkoj ne vend se jam burre me integritet te larte moral e me rradhe.

Pa ngutje , pa ngutje. smiley Do flase dhe Pango do flase.

Do flase dhe Pango do flase.

E çfarë do thotë o Koth? Çfarë pret ti të thotë?

... smiley

Une per vete nuk pres te me thote gje Pango. Do flase per sikletin e vet ai jo per timin.

Nese ai do qe 4 milione vete te gjejne sinonim per tog fjaleshin maniak seksual  mbiemrin Pango, atehere le ta qepe gojen. Pune per te.

Jam dakort me parafolesin,megjithese nuk duhet mohuar langoizmi i alabakeve te politikes shqipetare akoma nuk i dime te gjitha per ceshtjen ne fjale.Dale se me duket me Pangon vetem u hodh grepi,pale kush eshte peshku.

Ai edhe ne debatin Opinion u duk disi i cuditshem ne disa raste,sidomos ne pjesen e fundit te debatit.

Dhe duhet te jemi naiv te besojme qe Berisha nuk ka qene ne dijeni te asaj qe do transmetonte fiksi.Biles edhe vete Pango me sa duket ka qene ne dijeni.

Por sic e thote edhe Koth me siper dale te degjojme njeher,se filmi sapo ka filluar.

Pango eshte shembull (per pasojat keqqeverisese)i devijacionit ne profesion

nga psikolog/lektor ne politike.

Ai ska haber nga politika (psh nje dite me pare ne intervisten ne KLAN me beri pershtypje menyra qe shpjegonte se Genc Rruli miku i tij ishte pyetur shoqerisht -shqip kishte bere pazarllek- per MARUBIN. Po sikur neser Qeveria te nxjerre nje urdher per kete ceshtje - normalisht shkon ne burg per ndikim te paligjshem)

Nganjehere them me vete se "Gjerat po shkojne ne vend" - Fisi ne Fis e rigoni nuk behet lis.

Edhe ky playboy- spurdhjak na doli.

 smiley me vjen keq po te kapen smiley.... Me kujtoi ate thenien e atij me "POST" ne Berat per shokun e tij qe vajti ju "ankua" se "per nje femer po e shkarkonin" ???? Dhe si pergjigje mori :- Te gjithve qejfi na i ka ,po bytha s'na i mba. Ty ta mbajti ? MBAJE " E mer Koth. Ne kete QEVERI ben pune vetem TREDHJA dhe Ministra me GJISHTA te PRERE .

 Blendi,

mbi te gjitha shpresoj qe fjala Letyre nuk i adresohet te nenshkruarit. Pastaj me rradhe disa komente:

1-Jo vetem pse u kap dhe pamvaresisht nga provokimi Ylli Pango nuk duhej ti humbte kurrsesi reflekset si politikan dhe burre duke rene ne lak si çilimi, une per aresye morale dhe bindje te thelle nuk e pranoj kurrsesi kerkesen e shperblimit romantik per çeshtje business. Ylli, si kurvar i regjur, ka shkelur te gjitha rregullat e te te ardhurit verdalle...Ky eshte rregulli no 1 per nje businessman, sidomos ne businessin e politikes. Keshtuqe jam dakort absolutisht me shkarkimin edhe pse absolutisht ne dizakord me menyren autoritare te shkarkimit nga nje njeri i varfer ne ndjenja qe nuk ka pasur asnje te dashur si Qeveriu. (Qeveriu ka kulture komuniste qe e shihte femren si mjet riprodhimi dhe jo nje shoqe me te cilen ndahn kenaqesite e jetes). Dihet qe kenaqesia ne shtetin qe krijoi Njeriun e Ri Socialist (Qeveriu eshte nje rast tipik edhe per sot) e konsideronte kenaqesine si nje krim, si edhe tregun e lire.  

- shoqet e mija te fakultetit linin mesimin per ti rene ne sy Yllit ne bulevard;

Njoh femra vertet shume te shquara qe kane ndare intimitetin me Yllin, flas ne kohe studentesh.

2- Femrat i pelqejne djemt e bukur dhe akoma me shume kurvaret sepse dihet qe jane te zanatit dhe dine si ti trajtojne femrat. Ata jane kurvare pikerisht per kete arsye: sepse femrat i preferojne ata, ndryshe çfare kurvari je nese nuku ta varin? Ndersa meshkujt, per aresye qe dihen, i kane edhe ata zili kurvaret.

3-Sex is the best in-door adult game. Nuk shoh asgje te keqe qe njerezit te perzihen dhe te mrekullohen me njeri tjetrin. Nese ime shoqe largohet nga une (nuk me pelqen te tradhetoj te tjeret dhe veten) me siguri qe do ti kushtoja femrave sa me shume kohe dhe perpjekje qe te ishte e mundur, duke u perpjekur qe te merrja (dhe te jepja) sa me shume mjalte nga jeta.

4- femrat jane gjeja me e bukur qe ka krijuar zoti. Une kam vajtur shpesh ne vendet arabe dhe e kam pare sa i trishtem dhe sa i korruptuar ne moral eshte nje vend qe mbulon dhe mbyll femren. Dashuria don trasparence dhe pasterti. Ylli PAngo nuk ishte i martuar vetem sepse donte ta shijonte jeten ne kete menyre.

Kam qene para do kohesh edhe ne Argjentine (shkoni tek restoranti A las Lilas ne Puerto MAdero, nga me te miret ne bote dhe, meqe ra fjala, i frekuentuar  edhe nga djem shume me namuz si Bill Clinton) dhe shoferi i taksise me tregonte shume i lumtur se si, tani qe gay-t po dalin haptas, per fat te mire fermat jane ne numur me shume se meshkujt dhe po nat takon edhe ne te pabukurve te ngjerojme nganje çiçke.

Te gjitheve na pelqen ai muhabeti dhe pse te na pelqeje fshehtazi, me mire haptazi. 

Ylli Pango ka bere vertet gabim te rende, shume te rende por i duhej dhene rasti te shkonte te nesermen ne mbledhjen e keshillit te ministrave dhe ndoshta edhe ne televizjon dhe te thoshte: E dhjeva fare, jap doreheqjen. 

Ndoshta ajo çupka e merr ne telefon dhe ja nisin bashke. Jane njohur ne nje situate shume interesante dhe asaj mund ti pelqeje te lozi prape me Yllin. Jeta loje eshte dhe seksi eshte po ashtu nje loje.

Mbas skandalit Lewinsky Clinto shkoi ne Japoni dhe nje gazetare, qe dridhej sikur te kishte kar...roten, e pyeti nese ishte penduar dhe i kishte kerkuar falje familjes....Yes, terribly, u pergjigj Billi, me pamjen e atij qe ishte gati ta perseriste gabimin.

etj.etj

 

 

 

ncqqqqqqqqq

Ardian Turku, nje i perzgjedhur dikur i partise republikane  per bashkine e ELbasanit, do zevendesoje Pangon.

U habita sa mo skaaaaaaaa

Minister nga provinca dhe nje ish kryetar bashkie te cilit nuk ju pa hajri dhe aq.

ncqqqqqqqqqqqqqq

http://www.top-channel.tv/new/artikull.p...

Po ta imagjinojme betejen elektorale si loje shahu, Berisha-Mbret sapo humbi nje tjeter nga figurat, nje fil apo nje kale. 

Nje tjeter akoma i iku (politikisht) x lesh me Gerdecin (Mediu)

Nje tjeter, "Mbretereshen" ndoshta? po gjithesesi jo me pak se nje Torre po ja bren i cik nga i cik lufta me prokurorine (Lul Bashen).

Nje tjeter akoma, ne mos figure e djegur rezulton i bllokuar (Kol Olldashi qe humbi keq fare perballe Rames)

Nje tjeter akoma, Bujar Nishani, eshte thuajse jashte loje se ka probleme shendetesore

Sales po ti heqesh edhe Zhozin, Bejen, Pollon, Ceken, Rulin, Xhuvelin, pra keta te  dores se vjeter, nga gardistet e rinj ne qeveri i kane ngel vetem Oketa dhe Bregu.

Po asnje nuk eshte i sigurte se ku i dihet ca ka xhiru Top-Fiksi neper dosje.

Do kete gallate 

 

 

 

 

 

 

 Kryeveper kjo foto, vetem se vajza eshte shume serioze ne lodren qe po nis. Kurse ai djaloshi sikur nuk po e merr shume seriozisht, ka frike, druajtje...i vidhet perballjes.

 

Ah mo Ylli i hyre poltikes qe mos te vriste topi, po te mori ne qafe gopi!!!!

 Koth, tek tema tjeter ne kollonen kryesore, sikur nuk te pashe, megjithse i lexova ter komentet.  ç'ne kjo mungese. Duhet te jete tronditur tere qeveria eeeee.

Sharja e fundit ne qarkullim:

Ik mor se ty te punon mami te ministria e kultures

Koth dakort,

Pango eshte legen, dhe per kete eshte diskutuar dhe me pare ketu dhe e dinte Sala e shume te tjere.

prandaj ceshtja duhet te jete perse Sala e vuri minister ne rradhe te pare dhe pse e mbajti kaq gjate. argumenti i artikullit qe po diskutojme eshte ta kapesh ceshtjen nga bishti

Gre, dakord u mor vesh qe je tifoz i flakte demokrat dhe qe s'duron qe fjala kritike dhe ajo Berisha te jene brenda se njejtes fjali. Ti po thua qe ceshtja eshte pse kur te gjithe e njihnin Pangon, madje edhe vete Berisha, e lane ate aq gjate ne pushtet. Une po them gjithashtu, pse u hoq vetem Pango me kaq zell kur ne ate qeveri ka plot Medira dhe Bashera qe e kane merituar me kohe e vakt te shkarkohen dhe t'u vishen ato tutat me viza. Nderkohe cfare thote artikulli? Prit nje sekonde te ta ilustroj pak?

"...Ajo që i mbetet një vëzhguesi më të paangazhuar, është artikulimi i një shijeje të keqe që të mbetet në gojë nga lajmi i heqjes për arsye sa banale aq edhe qiellore të një zyrtari të lakuar për plot zullume fare konkrete e tokësore. Si dhe selektiviteti spektakolar dhe tërësisht televiziv i shkarkimit të tij dhe vetëm të tij midis një repertori të larmishëm ministrash e zyrtarësh nga më të lartët në orkestrën qeveritare, të cilët, sikur ta kishte vërtet namuzin kaq të ndjeshëm zoti kryeministër, do të duhej të ishin tashmë duke i hapur një vend Pangos në një qeli burgu me krevat marinari...."

E njejta gje me duket mua dhe s'di pse e quan ti kapje te problemit nga bishti. Apo e ke se eshte share berisha pak rreshta me lart, qe beri show duke njohur nervat e shqiptarit per ceshtje nderi?

E thashe une tek tema tjeter se do te kete ndonje konspiraci ne kete pune Ja tani e mesuam

Pango do te flase........( buuuuuu fantazma e Pangos del ne skene si fantazam e Hamletit per te thene te verteten)

Berisha e dinte me pare........ ( Uuuuuuuu era e mare ulurinte ne mesin e nates ndersa nga larg degjohej jehona "Heeeeejjjj Pangon e kapen me presh ne dore.

Tek varimi i Cashkut Pango nuk ishte........ "Ku ishte Pango? Cili  jeni ju zoti Sorge??

Eh sa te komplikuara jane gjerat ne ne shqiperine e thjeshte ku te gjithe me poste ja u kekojne femrave qe marin ne pune dhe Ylli u kap se ashtu e deshi politika dhe se e kishte bere balte. Prit prit 007 i lidhur me CIA-n amerikane dhe me Z Sorge te KGB-se futen nje agende, Madam M, tek Pango qe tja benin varin se ishte minister i kultures qe beri ekspoziten kunder komunizmit dhe mori pjese tek mbledhja e Lezhes bashke me Skenderbeun per te futur shqiperine ne NATO. Ehu sa te thella jane gjerat Ehuuuu ju nuk merni vesh, jane shume shume te thella Tek ajo ministri jane fatet e kombeve, ne fakt jane fatet e vete planetit tone bile edhe vete galaxia jone i ka varur fate tek ajo ministri smiley

 

 

ej gjinushi eshte shtatzene.... me siguri e ka me salen , ai eshte i poshter. ej na mbyti shiu. fajin e ka saliu . merruni njehere  me  punet tuaja e mos beni si te ndershem se po te ishim kaq te ndershem shume prinder nuk do krenoheshin me bijt e bijat e tyre qe vrasin e prostituojne neper bote

Nje nga difektet e mija eshte qe kur tjetrit fillon e i rreshqet kemba (dhe kompetitiviteti) i jap doren qe te ngrihet dhe te mundet te mbrohet ose te dale kete rradhe nga skena dhe per tu paraqitur heren tjeter me dinjitet. Pa mohuar asnje nga "bemat" e personit ne fjale.

Kush eshte, si CV, Ylli PAngo? Ja:

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë 5-vjeçare;

Studime pasuniversitare në fushën Planifikim-Administrim të Arsimit në Universitetin e Bostonit, USA (Humphrey Fellowship Program, Fulbright Exchange Program) – 1994-1995 (Diploma e këtyre studimeve është firmosur nga Presidenti Bill Klinton);

Studime pasuniversitare në fushën e Psikologjisë në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës; Universitetet e Barit-Itali, Granatës-Spanjë, Leuvenit-Belgjikë, Montpellier-Francë dhe në Universitetin e Washingtonit, Seattle-USA.

Zotëron me diploma gjuhët anglisht dhe frëngjisht. Profesor, Doktor i Shkencave Psikologjike.

Populli yne sot, duke treguar nje prirje per te hyre ne çark, gati ka rehabilituar Shokun Enver i cili nuku ka arritur te jape asnje provim ne jeten e tij, ka shkaterruar Shqiperine (tre ndertesa ngelen ne Tirane ne 1991, te ndertuara nga pushtuesi italian), ka vrare njerezit vetem sepse nuk ishin ne gjendje te shtynin me shpejtesi qerren qe Enveri, me gjenialitet, e kishte vene para buajve, ka vrare te gjithe fqinjet e tij me rrenje e me dege (perfshi femijet qe u kishte vene emrat vete).

Rehabilitimi i Enverit me ben te mendoj qe edhe Ylli Pango, pa ju mohuar sukseset dhe gabimet taktike e strategjike, do te rehabilitohet ne nje fare menyre. Dhe, si edhe ne rastin e Bill Clintonit, do te jene femrat te parat qe do ti japin rastin.

 

Hajdeni djema e çupka, qetesohuni...dhe le te diskutojme me objektivitet.

 

Gjon, kjo eshte me shume arsyeja per ta denegruar si person.

Idiotizmi i tij , perversi, pushteti i pamoralshem.

Menyra qe ka perdorur Prof, jane te stilit harbut, si ato te klubeve "night" .

Ketu flitet se ka qene nje feminist me emer, menyra se si mundohet te afroje "viktimen" len te kuptoje te kunderten, sikur s'ka njohur femer me perpara.

Do kishte te njejtat pasoja, padyshim, po te pakten te shikonim nje akt dashurie te stilit Shekspirian, nje ligjerat te perlotur mbi ndjenjat e tija per kete femer do ishte shume ma "burrnore".

 

Jam plotesisht dakort. Eshte sjelle si fshatar. I lihet femres inisiativa e ngushtimit te distances ne vallezim...si duket degradimi i PAngos ka filluar prej kohesh (nuk me çudit duke pasur parasysh rrethin steril ne vlera ku jeton); siç duket eshte marre prej kohesh me "hajde, hiqi, rradha...". LArg nga krijimi i nje raporti magjik.

 

MyOwnMafia,

perkundrazi, e ke gabim...

ne pergjithesi ka dy gjera kur kritikon dike. nje eshte argumenti, dy eshte mendohu per cfare do e kritikosh, se po e kritikove per cdo gje i bie vlera llafeve qe thua.

shkrimi i mesiperm po kritikon Salen per stil autoritar. per mendimin tim kjo nuk pi uje ne kete ngjarje dhe sa i ul vleren shkrimit. Nuk e di se si jane kompetencat e kryeministrit, por ai e shkarkoi dje dhe presidenti e firmosi sot. Per kete u mburr dhe ne TCh keshtu qe nuk besoj se ka kalim kompetencash.

Problemi eshte se humbja e nje ministri si ne kete rast i kushton shume nje kryeministri. Kjo ndodh per gjera me te vogla dhe ne rastin e Obames me ministrat e tij, jo me per nje gje kaq flagrante sa ishte puna e Pangos. Kjo tregon qe Sala nuk eshte i afte te gjykoje drejt derisa gabon kaq hapur si ne kete rast. Kjo eshte ceshtja, dhe cdo argument tjeter qe do fuste ne te stilin autoritar, apo qe krahason trajtimit qe i behet Pangos dhe ministrave te tjere sa krijon konfuzion te kote.

Gjithashtu, ndoshta ne nje teme tjeter mund te diskutojme se cfare eshte me e pranueshme (ose me sakte me e papranueshme) per shoqerine shqiptare. psh, korrupsioni...eehhh, skandale seksuale, jo

Po te mos kish plas skandali, Pango do te ishte akoma aty, ne postin e tij ministerior. Veprimi i mavrise/Berishes, ishte si kofini pas te vjelave. Me nje fjale qe u kujtua shum vone. 

Po cfare duhet te bente o Pjer Thomas ta shkarkone pa ndodhur gje?

A juve jeni te rrjedhur me kohe.Urejtja qe keni per Salen ju ka erresuar gjykimin aq shume sa eshte veshtire tju marre njeri seriozisht.Po ta kishte bere para "te vjelit" do ta shaje njesoj.

Ik ore Pjer se ti je nga ata qe per inat te sime vjerre do te flesh me mullixhiun.

Per inat te Saliut ti ngre ne qiejj Enverin,Hysniun ,Mehmetin apo Edi Ramen.

Po Edi Ramen qe eshte imorali me i madh ne Tirane perse nuk po flet nje llaf?Apo se njeni ne nje grup te dy e keni inat Saliun dhe armiku i armikut tim eshte miku im.

Gjyko ore pa inat dhe jepi cezarit ate qe i takon se nuk te merr njeri seriozisht pastaj.

Solidarnosc.

Po te le me nje fjali dhe reflekto pak.

 

Ka nga ata qe hane dy tenxhere me fasule,sepse jane babezi nga natyra,aq babezi jane sa marrin edhe me vehte ne pune nje tas me pershesh, ka edhe nga ata p... seme qe e kan merak te hane oysters & caviar te shoqeruar me champaign ne cdo vakt.

E vetmja gje qe i bashkon eshte oreksi.

eh mor solidarnost me nje te kerkume qe i beri pangua asaj vajzes dalin direkt tek morali keto komunistet,i harruan imoralitetet e idhujve te tyre shpirteror,e harruan qe fatos nano e linte gruan e pare me gaz demin dhe gramoz rucin dhe nga ana tjeter rrinte me xhoin neper kazinote e evropes,e harruan qe edi rama i ka lene dhe ato pak kalamanj qe ka rrugeve dhe ndan nga nje grua ne tre vjet dhe kane moralin te flasin per moral.

Nje artikull i shkelqyer. Nuk duhet harruar qe kjo ishte e fundit ne rradhe nga prrockat e bera, duke nisur qe nga nxirja e faqes qe na u be ne arenen nderkombetare ,ku u njollos rende reputacioni i futbollit tone nga totalitarizmi prej gangsterrash i Pangos ne drejtim te FShF duke harruar qe futbolli ne fund te fundit eshte ambasadori me i mire i kombeve ne bote.

Sa per ate mendjepyken qe flet per pagesa lekesh dhe per moral komunistash nuk duhet te harroje qe jeta private e Nanos dhe Rames nuk ka patur impakt ne proceset drejtuese e politikberese , me asgje te provuar deri me sot, ku per qefin e instikteve te jene bere pazarlleqe te tilla skandaloze me leket e taksapaguesve. Si duket distanca nuk e lejon te shohe qarte realitetin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).