Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë

nga Dr Gëzim Alpion, Universiteti i Birminghamit, Angli

Po qe se akoma nuk e keni lexuar romanin e Visar Zhitit Funerali i Pafundmë, nxitoni të gjeni nje kopje. Po qe se libri nuk ështe më në qarkullim, i shkruani botuesit menjëherë që të botojë kopje të tjera, mundësisht sa më shumë. Po qe se ribotimi do [...]

21 Komente

Nuk e kam lexuar Romanin.Lexova parathenien,por edhe nga kjo nuk mesova gje,vetem se ne kete parathenie emri i Visar Zhitit ishte permendur nja 100 here.Nejse thashe nuk kam gje per Zhitin,se di qe eshte poet i mire,i talentuar,por..sic thashe parathenia me beri pershtypje...

Kritika shqiptare do ta ngrinte në qiell këtë roman po qe se do të kishte tërhequr vëmendjen e kritikëve në perëndim. Tani për tani kjo nuk ka të ngjarë sepse Zhiti nuk është i interesuar të trajtojë tema folklorike dhe ekzotike që perëndimorët e interesuar për Shqipërinë dhe hapësirat shqiptare, si gjithmonë, vazhdojnë ti kenë aq shumë për zemër.

Zhiti është shkrimtar shumë serioz që të shkruaj vetëm me qëllim që të tërheq vëmendjen dhe siguroj aprovimin e kritikës së huaj. Disa shkrimtarë shqiptar, me eksperiencë apo edhe pinjollë të rinj, që me sa duket e masin suksesin kryesisht me kutin e vlerësimeve të befta që vijnë nga përtej Adriatikut, duhet të mësojnë nga dinjiteti dhe integriteti profesional i Zhitit.

.......................................................................................................................

Zhiti me nje fjale nuk i ntereson perkthimi i romanit te tij ne gjuhe te huaj,sepse te huajt,perendimoret, interesohen me shume per tema folklorike ekzotike..Zhiti eshte shkrimtar serioz.

Por diku nga fundi i kesaj parathenie per Romanin,(cudi nuk mora vesh se cer subjekti ka ky romani me nja dy fjale)thenesi,i parathenies,thote:

Kur kjo vepër të përkthehet në gjuhët kryesore evropiane, veçanërisht në gjuhën angleze, Zhiti me të drejtë do të konsiderohet si një shkrimtar premtues bashkëkohorë. Me shkrimtarë si Kadareja dhe Zhiti letërsia shqiptare dhe ajo ballkanike përfaqesohet edhe më denjësisht në botë.

 

Po cosht kshu mer yahoo,em qeroz em fodull.

Kshu qofte! Vetem se kto rrijet e pritshmerive te lexuesit jane pune me spec. Eshte shume me mire kur shkrimtari "nuk te ka asnje borxh", mendoj, dhe ne fund, ndihesh ti sikur i ke borxh shume.

Z. Alpion ia ka arrit me zgju kureshtjen time per librin.

Em, of all the writers in the world, atehere-dikur mu m'ra me mbrojt diplomen e letersisë me temë per Visar Zhitin. I could go on for hours here...

Ta kam fjalen mesova si me ia dasht poezine.

Gjithashtu i uroj gjithe te mirat per romanin. Me pelqejne njerezit qe nuk ndalen se shkruari, eshte tregues per shume gjera...

 O fh, te lutem te me besosh se jam shum e sinqert. E vetmja vlere e Visarit, eshte qe esh lexu prej teje, daje.. jo se ti (un, tjetri, tjetri) kushedi cfare, porse se visari esh alarmant vlla...ma bej hallall.

mase jam shume jashte hapi, me gjith kete kohe largimi ne mes...mermeri u ftofka megjithese plot me damarë.

pse o ?

zhiti nuk eshte dhe aq keq ...

Mase e kemi kap i çik shtremët kët poet i mirë - poet i keq. Secili poetin e vet, unë poeteshën time smiley

nuk thashe :  "nuk eshte i keq"

thashe : "nuk eshte keq"

Ka ndryshim smiley

megjithate secili per vete, zoti per te gjithe smiley

zoti i rujte te gjithe, juve poetet dhe neve qe nuk dime me shkrujtun smiley

dez, si osht shprehja e sakët:

"a e myllim ket muhabet" apo:

" a nuk e myllim ket muhabet"

llafi jot n'vesh t'akademise smiley

pse mi, ti bejtet i qan! kot thu.  smiley  apo o tip llastRimi ky?   smiley  

pse re, ato rrefimet per burgjet si ka te kqija..

smiley

pse talleni me mu ??  smiley

 

ej, lexova flurthi kete "recensionin" (flurthi jo se jam i prirur t`i lexoj ashtu kritikat letrare, por sepse ashtu me detyroi vete menyra e shkrimit), dhe s`me shkulej nga mendja ajo fraza "a doni me per belulin."

Tashti, pa i hy n`pjese Zhitit, talentit te tij, apo edhe romanit te saposhkruar prej tij, te cilin s`e kam lexuar - por zotnia qe e ka shkrujt kete deklamacion shumparagrafsh, do ishte mire te praktikonte ate qe predikon. Me llafe te tjera, nje analize e romanit, personazheve, situatave e ngjarjeve ne te, me naj lloj kendveshtrimi kritik letrar, ose kombinime te ktyre te fundit, do na sherbente qamet ne padijen tone ekstra-kritizere. U shyqyr mi nona grus qe s`kemi vetem kadarene si perfaqsus... eshte e destinume me shku ne rrjedhen e asaj gjendjeje qe artikullshkruesi po e denoncon (e thashe mire/tamam i/e pandehur?). Nuku? S`prishemi per kaq i` gjo`.

LostT-o, po nuk e mur njeri si recension, mer. E shumta nje CRM qe kjo. Me nota tip Karl May dhe aq.

po Cimo, i thash ato qe thash se shkrimi zderhallej ne shume gjera, t`cillat s`kane detyrimisht lidhje me njona-njonen. Tashti robi huj me universitet po aq t`huj, o shkru per librin dhe e bo fertele kritikisht, pro a kontra s`ka ronci, o shkru per kritiken shqypo ex-llibris, ose na rikujton vleren e visarit me gjith biografi. Kshu hibridi e temenaje nuk shtyhen mo, sidomos pragzgjedhjesh (kte t`funit e thash per delikates`, sepse i kan grabitur!!! 10 pike kush e gje cer filmi)

smiley

....grabituuur, mu n'hund t'rojeve e oficerve sylesh'!!!

NdreC LuKa  (sa pik LostTo, se titulli s'po m'bje n'men me m'vra?)

e gjeti jerusalemi, emo (dhe e ka ndreke luca, se na e bone dishepullorist me ate mbiemer) smiley apo ishte qellimisht? na bote lomsh me kto bashktingellyerat qe u ndrroni vendin si mretnesha karficat

losti ktu, ça t'kthejm naj O permys?

sidoqofte, do isha kurioz me dite si i shkrujne poetet  - romanet.

kjo eshte pietje autogol, aga. na thuj, pra, kur t`kesh kohe.

Funerali i Pafundme nuk eshte dhe aq i ri. Ne mos gaboj ka te pakten 5-6 vjet qe ka dale ne shtyp. Ne mos me shume. Eshte gjynah t'a quash roman, ne dac nga gjatesia, ne dac nga stili. Eshte nje poeme prozaike, apo proze poetike, quajeni c'te doni. Eshte thjesht nje funeral i pafundme me atmosfere te pashprese purgatori dantesk. Nje marsh i pafund njerezish qe nuk dine c'varrosin, nuk dine se ku. Ne mos per asgje tjeter, ia vlen t'a lexosh per gjuhen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).