Vetmia është nëna ime e dytë... Më adhuron!...



Hajdut...
Vjedh kujtime dhe filloj të shkruaj...
Më kujtohet se pak para se të vija në planetin tuaj,
Vodha biletën për këtu...
Nga një tip e mora, në kohën që tallej me botën...
Më duket se e keni pagëzuar me emrin ZOT...
Duke u lindur vodha nga nëna disa zanore...
Pak çaste më vonë nga mjeku vodha një pikë loti...
Dhe menjëherë më pas, nga jeta vodha një cep...
Në kopësht vidhja shkumësa që t’i haja për mëngjes
Dhe shkumësat shkruanin brenda meje...
Të gjitha ngjyrat përveç të bardhës...
E bardha, babai punonte shumë të na e sillte në shtëpi...
Në shkollë i hidhja vështrime vjedhurazi Entelës
I vidhja gomat me shpresën se do të shuaja ato që ndieja...
Në gjimnaz vodha lirinë time...
Dhe në universitet po ashtu lirinë time vodha...
U thashë se ato që dini nuk i ndieni,
Dhe ato që ndieni ju ulërasin e ju thonë që janë të vdekura ndërkohë...
Atëherë ata më vodhën buzëqeshjen dhe më dëbuan nga auditoret...
Atëherë thashë të bëhesha Mësues!...

U mësoj njerëzve të vjedhin.
Të vjedhin çaste qetësie dhe të bredhin këmbëzbathur,
Të shpëtojnë prej ndjekësve me kravata...
U mësoj njerëzve të vjedhin.
Të vjedhin kuti shkrepësesh dhe të bëjnë brenda tyre
Varrimin e mosshprehjes së tyre.
U mësoj njerëzve të vjedhin.
Të vjedhin pak dinjitet nga ndonjë karnaval dimëror...
U mësoj njerëzve të vjedhin.
Të vjedhin fytyrën e tyre prej andej nga e shesin me gjysmë çmimi
Për të blerë mijëra maska...
U mësoj njerëzve të vjedhin.
Por ti nuk je njeri.
As edhe unë...
Por zemrën ta vodha...

Qiell i vetëvrarë
Nuk shkruaj poezi.
As mendime.
As ç’ka kam në shpirt.
As...

Shkruaj shkronja të pashkruajtura!
Dhe për të vazhduar...
Më sill mbrapa marmalatën e trurit tim.
Nuk kam mëngjes për të ngrënë...

Ndjenja jote për mua nuk është makinë.
Taksi është ku shoferja,
Dëshiron thjesht të më shkërdhejë...
Hap derën dhe hidhem jashtë në livadh.

Të shoh, me sy të përlotur nën këtë qiell të zymtë...
Nervozohesh dhe zemërohesh,
Por s’dua t’ja di për ty...
Ër ty dhe shirat e tua kurva...
Juve dhe maskat tuaja të kalbura
Horizontet tuaa që na pështyjnë drejt e në fytyrë...

Mor qiell shkërdhatë, këtu jam e të dua!

Po munde prekmë, me gishtat e tua radiofonikë...
Nuk kam alergji nga FM, as prej gërmave...
As prej fjalëve...
Këtu jam, krejt lakuriq në asgjënë e frymëmarrjes...
Në mesin e rrudhës sime...

Vrapoj...

Më goditi vetëtima.
Sytë ndërruan vendet me zemrën time...
Në fije floku im vdiq, kur unë thërrisja ndihmë!
Vdiqa...
Vendin e jetës sime e zuri një komçë e vjetër.
E kisha të harruar në xhepin e pasmë të pantallonave.

Mbërthehet jeta?...

Kap çastet e mia…
Në qytet
Semaforë të kuq kërcënojnë se nuk do të bëhen kurrë jeshilë.
Poetë flenë nëpër stola lulishtesh.
Ëndrra që nuk flenë kurrë.
Vajza që nxitojnë të rriten.
Djemtë nuk nxitojnë.
Kush nxitohet shkëlqen?

Në banjo
Letra të bardha higjienike presin fjalët tona.
Detarminantet bëhen mëngjesi ynë.
Një çezmë pikon çndrrën tonë
O Zot hidraulik përse na gënjeve?...

Në tren
Kontrollorët pushuan së preri biletat dhe presin jetë.
Dritare pasqyrash me idhuj në banga të akuzuarish.
Pasagjerë në vendin e bagazheve.
Bagazhet në vendet e klasit të parë.
Frenat e sigurisë të gatshme të marrin vlera
O njerëz, gjymtyrëprerë, me çfarë do t’i tërhiqni?...

Shkoj në 365 varrime në vit...
Sapo hekurosa këmishën time të preferuar
Jam i gatshëm edhe për varrimin e nesërm...

4 Komente

Oh, cfare pesimizmi! smiley

Me beri shume keq...

Poezia eshte terapike - edhepse jo perhere e shijeshme per te tjeret, te ndihmon te nxjerresh gjithe mllefin ne siperfaqe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).