Vepra e plotë në shqip e shkrimtarit Ismail Kadare

Përshëndetje miq të librit,
duam t’ju prezantojmë shkurtimisht me “veprën e plotë në shqip me 20 vëllime” të shkrimtarit Ismail Kadare, të cilën do ta bëjmë të disponueshme së shpejti për t’u porositur direkt nëpërmjet faqes sonë.
Ky korpus i veprës së plotë të Ismail Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit. Përmbledhja e parë [...]

25 Komente

Mire, mire, por me te rendesishmen s'e paska thene : sa kushton ky koleksioni 20-vellimc ?

Apo kur jemi te dashuruar, nuk e shikojme fare kuleten ? Siç thote filozofja jone e madhe e peshkut, B., mos i besoni dashnise se madhe se ju le pa breke n'mendere. (me falni per fjalorin, por filozofia e B. eshte shume figurative dhe imagjinare.)

Një pyetje tjetër, a janë vëllimet në gjuhën origjinale, apo të "pastruara" nga Kadareja në kohën e lirë.

Dori,

duhet te jene "shqiptarizuar alla kadare" patjeter, sepse edhe tek "E penguara" kishte ca gjera te "spastruara", nje qe me kujtohet tani dhe qe me beri pershtypje psh.  nuk kishte me korridor, por mesore.

 

C'ka perben nje gomarllek si cdo gje e sforcuar kur arrin ne kufij te panatyrshem.

Sa kushotn e gjithe, Ane?

Vepra e plote, nuk e di, Em, s'ma mbante t'i avitesha, se e kisha kapercyer credit-limitin e xhepit kur mberrita atje... smiley  kurse E penguara s'ishte shume, 600 lek.

 

Hurbi, c'te te them, edhe une u cudita pak, por ja qe keshtu ishte.

Ajo ndjenja e "mesores" me ka shoqeruar gjate gjithe kohes qe lexoja S.P.I.R.I.T.U.S.

Puritanizmi eshte edhe i rrezikshem, jo vetem i bezdisur. Une do e blej vepren, s'eshte pune paresh, por ky "remaster"kshu vallaj... smiley  nuk di. Gjynof, ne fakt.

Mesore - besoj e ka per korridorin e mesit
Anesore - per korridorin e anes
Diagonalore - per ato qe shkojne nga cepi ne cep

Back to the (pellazg) roots!

pellazgjimi ishte llafi, PF. S'po m'kujtohet kush i merr credits per krijimin (coin) e termit, po o ti, o Mrroku do ket qene smiley

Që në hapje, nja dy gjëra të vogla, por tërë libri ishte i mbushur (oxhakët->tymtarë, kasapë->mishtorë, etj):

Qyteti i jugut: "Përjashta nata dimërore kish mbështjellë çdo gjë me ujra, mjergull dhe erë dhe unë, duke futur kokën nën jorgan, dëgjoja mbyturazi zhurmën monotone të pikave të shiut mbi çatinë e madhe të shtëpisë sonë."

Kronikë në gur: "Përjashta nata dimërore kishte mbështjellë çdo gjë me ujëra, mjegull dhe erë. Duke futur kryet nën mbulesë, dëgjoja mbyturazi zhurmën monotone të pikave të shiut mbi pullazin e madh të shtëpisë sonë."

Disa kuptohen lehtë, por për disa rri e mendohem për nja 2-3 minuta se për çfarë e ka fjalën, dhe kuptohet që pas këtyre mendimeve e kam humbur fillën e librit. Më grric edhe se nuk e di nëse e kam unë mangësinë dhe s'e di fjalën e përdorur, apo e ka shpikur Kadareja dhe s'kam se si ta di.

Mesore ? E ç'pune i prishka shkrimtarit "koridori" ?

Mesorja eshte ne gjeometri : Segmenti qe lidh mesin e nje brinje trekendeshi me kulmin perballe.

Kryeministri Berisha e vlerësoi veprën e Kadaresë, si veprën më disidente  dhe më kurajoze të shkruar në perandorinë komuniste. “Asnjeri prej shkrimtarëve disidentë nuk arriti të atakojë direkt trurin e pushtetit ashtu siç bëri Ismaili në krijimtarinë e tij dhe kjo ka qenë një kurajë e jashtëzakonshme.

Marre nga : Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare

Tirane 24 Nentor 2009

Kjo ceremonia u zhvillua vetem nje dite mbas mitingut te opozites dhe po ne te njejten dite kur qeveriu deklaroi qe : Do i shkul dhembet dhe dhemballet  Punisto , mafiozeve.

Shkurt thuhet : huqi del me shpirtin.

Sa inat me vjen me keto fjale : "Asnjeri prej shkrimtarëve disidentë nuk arriti të atakojë direkt trurin e pushtetit ashtu siç bëri Ismaili në krijimtarinë e tij dhe kjo ka qenë një kurajë e jashtëzakonshme."

Si ore asnje ?! Po ajo letra e 1953-it, e Kasem Trebeshines mos gabofsha, drejtuar Enver Trungut, ç'ishte ajo ?

 

 

Duke marrë fjalën, kryeministri Berisha u shpreh se akordimi i këtij çmimi njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të kontinentit evropian dhe natyrisht mbretit të letrave shqipe përbën një ngjarje madhore, jo vetëm për shkrimtarin e madh, për letrat shqipe, por për miliona lexues që Ismail  Kadare ka në të katër anët e planetit.

Ka dhe me keq dmth smiley

Per ate qe thote Kothi me lart, ende nuk e kuptoj se c'shije me ka lene "E penguara". S'e pse me duket si nje larje duarsh me te kaluaren, si nje shfajesim, sikur do te thote "une doja te beja dicka, por duhej te ruaja koken time me pare". U perpoqa ta shihja me nje sy tjeter, sic pat thene dhe Finisi diku tjeter, por ndoshta jam une ajo qe s'arrin ta kuptoje ndryshe.

Si ore asnje ?! Po ajo letra e 1953-it, e Kasem Trebeshines mos gabofsha, drejtuar Enver Trungut, ç'ishte ajo ?

Do bej vetem nje nderhyrje te vogel per te mos bezdisur veten dhe te tjeret me keto pyetje qe kane zanafillen ne manipulimin e te vertetes dhe per te ta hequr ate deshire njehere e pergjiyhmone per te qene origjinal , nga mosdija. Origjinal e ka vetem rosaku!

Letra fillon , si te gjithe letrat e Kadarese dhe kujtedo qe ka qene ne burg drejtuar DIELLIT!

I dashur dhe shume i shtrenjti sh Enver etj ....

Me poshte eshte trukuar sepse ai i drejtohet DIELLIT qe te djege me zjarr e hekur shoket per rreth qe e denuan Kasemin pa ditur gje AI . Dhe ne te vertete ai thote e flet per kriminelet e Lidhjes se Shkrimtareve e per shoket rreth tij te qeverise te huazuar nga Jugosllavet .

Kaq sa per te kuptuar permbajtjen REALE te Letres se Kasemit. Dhe DIELLI kur mori Letren e nxorri nga burgu dhe e dergoi ne shtepine e "veprave" ku ka nje rrol te shqyer ne redaktimin e ( ndoshta dhe ti ) ne perkthimin e tyre ne gjuhe te huaja. Kasemi eshte i yni - tha

Kush ka qejf e deshire le te merret me deklarimet e njeriut te papergjegjshem e llafazan Sali Berisha. Vete Kadare deklaron me te drejte

Une nuk jam disident. Une nuk kisha kontrate me popullin qe te isha disident

Ziko, letra e Trebeshines eshte aq e guximshme, dhe pa ndonje pasoje te drejtperdrejte, saqe eshte shtruar edhe pyetja dhe dyshimi nese ajo ka qene e vertete apo jo.Dmth jo a eshte shkruar, po a ka shkuar ndonjehere "te vendi", apo jo.

Por puna eshte qe letra, qe une do e marr si te vertete derisa te vertetohet e kunderta, nuk eshte letersi. Behet llaf per molle, c'ne tregoni portokalle me nje llaf.

Kete muhabene e Kasemit e kemi bere qe heret ketu. Per perkrahesit e tij - qe per cudi, sipas zakonit shqiptar jane te gjithe armiq gjuhehidhet te Kadarese - Kasemi ishte Shekspiri shqpitar i pavleresuar perdhunisht. U tha atebote ketu, qe hajde mbledhim ca leke, t'i botojme vepren me te mire me pare peshqish, t'ia benim edhe si dhurate medemek, kupton, per te mire te letersise shqiptare qe llafi dhe ideja, por nuk e luajti bythen asnje nga perkrahesit. Kur vjen puna te paret, niveli i pathosit sikur zbehet, ke pare ti? Se me naivitetin e te paditurit, kujtum se kryeveprat flene neper sepete dhe nuk ia boton njeri qe mos erresohet ylli i kadarese prej tyne smiley  smiley  (nje jevg i alidemit, per kesi rastesh jepte gjykimin e vet me fjalet: "byth byth, o non&quotsmiley E mire, me vone u mor vesh qe Kasemi nuk se eshte i pabotuar, libra i jane botuar (por ai ka mbi 100 tituj neper shtepi ne fakt, dhe nja 80-90% nuk i jane botuar).

Pastaj dolen po ketu intervistat e tij, te tipit une jam trim i madh, por trimerine e kam se kam gjak turku, se po te kisha gjak shqiptari do isha ljepur si te tjeret etj etj. Por per keto u tha qe plak eshte, i mllefosur ngaqe i pavleresuar, plakut mos i degjoni pordhet etj etj.

Muhabet i lodhshem dhe i shemtut, Ziko, qe une e bona kaq vetem prej nderit tuj.

s'du me prisk pazar per ate ali demsin tat smiley  Hyra se na ka care menderen kaq kohe me kete gje. Ai dhe gjith te tjeret duhet ta dine se KASEMI ishte Komisar Brigade dhe "i derguari i posacem " si  komisar i Enver Hoxhes ne Kosove (ish Jugosllavi). Duke i kerkuar edhenjehere FALJE z. Kasem nuk ka te beje fare ai , por Spekullantet dhe injorantet qe duan te hiqen si te ditur me .....permbajtjen e Letres dhe dhimbjet e tij . Duhet te pranosh qe qofte edhe ne memorjet e shkruajtura te z.kasem  ka ekzistuar si e tille por titulli e permbajtja e saj bejne fjale edhe formalisht , si  te them me lart .

Duket qe shume nuk kane kuptuar gje kur filloi marshimi real triumfues e i pandalshem i Enver Hoxhes !!!!!!

Guximin  dhe Disidencen e Kasemit le ta lepijne si qeni kocken kujt i duket vetja i "fencur".

Kete karakteristike te Kadarese e njohin te gjithe. Retushimin e vepres. Psh nje copez te romanit Dimri i Vetmise se Madhe" ai e kishte pergatitur ta botonte si novele me titullin "Djemte e Bulevardeve" qe e kishte perpunuar ne mos gaboj rreth viteve 64 -66 . Une e kam lexuar ne forme doreshkrimi ate kohe smiley

Ai nuk me kujtohet diku ka dhene e dhe vet shpjegime perse e ben kete , duke e quajtur si nje e drejte e autorit. Por e rendesishme eshte per tu kuptuar qe thelbi i vepres , dmth mesazhit qe percjelle , komunikimi ideor me publikun NUK peson NDRYSHIM Kuptimi . Te tjerat ?

Kaloi mini - tha mirditori . Jo - tha  labi - eshte mi ....dhe nga ky lloj te "mencurish" kemi jo pak kohe qe i lexojme si maje gjeri e p....melleri smiley

Vepra e plote kushtonte 25000 leke, pra rreth 275 usd

Shitej me ulje po te blije me shumice.

Si te pazari i gjese.

A kishte ulje edhe po te jepje fjalen se do ta lexoje ?

S'e di, se une qelloi qe e kisha vepren e tij, e blere nje nga nje...

por shume e shpifur strategjia e marketingut, paketat nga 25000 leke per publikun "e gjere" arriten e u shiten 7000 leke per ca...qe s po u ve epitete

me c'shoh, une paskerkam qene e vetmja ne peshk qe e paskerkam bojkotuar panairin

mos me bej te flas te lutem, se kam shume per te theneper ate palo panair

Halli s'eshte sa kushton vepra, halli eshte sa do te paguash per peshen. Cmimin e fundit e meson vetem pasi vendos tek opcionet e faqes se Shtepise se Librit peshen (vetezgjidhet automatikisht) dhe vendin ku don te ta dergojne. Por s'eshte faji i tyre: postat ne Shqiperi kane cmime marramendese...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).