Varri normal i J.D.Morrison (në 40 vjetorin e vdekjes)

nga dARIEN lEVANI dedikuar Arisit Unë e Geldi vizituam Pere Lachaise para pak ditësh. Pere Lachaise është një varreze me përmasa çnjerëzore diku në Paris, e famshme sepse mban kockat e shumë prej atyre që në jetë ishin artistë, këngëtare, poetë a piktorë të famshëm. Është aq e madhe saqë edhe vetë varreza ka emra [...]

31 Komente

Sikur flitej qe do e shperngulnin Morrisonin nga varreza PerLaSheze sepse, o ishte bere shkak per shume rremuje, ose kishte mbaruar afati i qerase a dicka e tille. Une jam "dorsian" po s`me behet shume vone nese do ishte gjalle Xhej Di-ja apo jo. smiley

Des, s'jam shume "dorsiane" dmth, me pelqejne kenget e tij, por as i di permendesh, as i kam degjuar te gjitha, vetem se me beri pershtypje fakti qe varrezat kishin emra rrugesh... M'u faneps ne mendje nje skenar i denje per nje perralle makrabre me hije, fantazma....  S'e di, po une s'kam per t'u mesuar kurre me idene e vdekjes dhe me ngjeth mishte qimiteri dhe JO! kurrsesi s'kisha per te shkuar te vizitoja varrin as te ndonje kengetari, as te ndonje shkrimtari...

 

M'u faneps ne mendje nje skenar i denje per nje perralle makrabre me hije, fantazma.... 

mos moj t'keqen se e ndegjon smiley....aman te keqen .......

mua s'me vajti mendja, po ti je dreqi vete, Ay fle, ti do ta zgjuash se s'ben! smileysmiley

c'te zgjoj moj, se mos fle gjume ai, prapa perdes me shtiza gati rri smiley

Interesante, po nje gje s'kuptoj, keta nga varri i Morrisonit te varri i Nazim Hikmetit si vajten, ne kembe?

Ke me se te drejte Solo.

Teorikisht edhe behet, duke kalu i here ne Gjermani, Ceki, Poloni, Bjellorusi e pastaj del ne Moske.

Por ne s'beme kete rruge.

Thjesht pame keq mbishkrimin.

Pse, kaq larg eshte, Sol? Ndoshta do te kene marre ndonje metro ose tramvaj...

P.S -2

Ratifikim – Mbas një verifikimi të shpejtë varri i dytë nuk ishte i N.Hikmet qe me sa duket është i varrosur në Moske.

Ja si mund te kthehet nje tragjedi ne komedi dhe jeta vazhdon....

A nuk ju beri pershtypje harta e varrezes? As harta e Tiranes nuk besoj te jete aq e sakte, ketu tek ne gjen adresa te tipit "pallati me tulla te kuqe, perballe furrit te bukes, qe ben dhe byrek" ( se pallati me shigjeta eshte lehtesisht i identifikueshem), kurse atje... eh!

Ki parasysh Ana qe ketu harta eshte e sakte edhe qe te mos humbasin turistet mbi te cilet ka nje konsumim te papare. Ne Tirane veshtire se humb njeri.

Des,

pse "varri normal"? e ke fjalen per "varri i thjeshte i Morrisonit"?

Po, varri i thjeshte.

Eshte gjeja e pare qe te bje ne sy, ndaj edhe duhet shume kohe per ta gjetur.

Mu me habit fare ajo pema mbi varr. Mah

Sa mire qe po na iken Xhemili nga Franca ! E di sa rremuje behet tek varri i tij ? C'nuk gjen aty kur gdhihesh ne mengjes : shiringa, prezervative te perdorur, letra alumini, luge te shtremberuara, fije shkrepse, leshra te percelluar, etj. etj.

Ska gje qe iken Xhimi se na vjen Berti. Berti mo Berti, ai i fisit te "hundeshtypurve". Do e vendosim ne Panteon, aty ku ben nja -7° ne pike te veres. E do mbajme nje fjalim madheshtor, me ceremoni e me gjera, dhe I Huaji do vije te vendose nje buqete me lule. Pastaj nje burre me nje gur te rende ne shpine do te vije duke u mbajtur per te mos shkare ne Renie, per te mos u degdisur tek ata qe i ka zene tashme Murtaja.

 

Ti sikur je kryebashkiaku i Parisit smiley

Ti mos me fol me goje se ta kam inatin ty. Po si moj shushke te erdha gjer tek dera e shtepise dhe nuk u tunde fare te me shihje ? Apo nuk isha ndrequr e zbukuruar, thosha me vete, Irisi do rrezohet nga shkallet kur te me shohe, do mahnitet fare. Le qe kisha marre kastanjetat me vete per te kercyer ca tango, o zot o zot sa çift i bukur do te ishim. Sa gjynah ! ia benin kalimtaret kur me shihnin ne trotuar. Alamet djali dhe pa asnje çupe ne krah.

Meqe Xhimi ka qene poet, edhe une do shkruaj nje poezi per ty :

Iris, Iris, eja shkojme ne Kellifornia Drim

E ne nje hotel me pese yje ne te rrime

Ne dysheqe te buta me pupla ne te flëmë

Si thua pra, vjen dot nga dite e hene ?

Kam qene per ditelindje nja ca vjet me pare te varreza Père Lachaise. Nuk di ne mundem ta pershkonim te gjithen aq e madhe ishte hapesira.

Vjet isha ne ate te Montparnasse-it, ku jane varrosur Sartre dhe Beckett. C'nuk kam hequr per te gjetur Beckett-in e shkrete, ndersa gjyzlyken e gjeta menjehere se e kishin mbuluar me letra dashurie e bileta metroje me keq se varrin e Gainsbourg-ut, qe ndodhet po aty.

po c'eshte kjo mani per te pare verret e tyre aman... une per vete dhe po te ishin gjalle do pertoja te rendja mbas tyre, lere pastaj te vdekur... kam imunitet ndaj vipave smiley

.....robt kan lloje lloje fantazish ere.... smiley  

mireee, hajjjjjjj...... smiley 
kush e di ça te "frymzoka" ty....se varrezat jo dhe aq mesa kuptuam smiley 

 

mua me frymezojne ca gjera ( e persona smiley ) qe te tjeret as qe i vene re fare smiley

Ne varrezat e Parisit s'shkohet per te pare vipat, po per te pare varrezat se jane sh. te bukura..., sidomos Père-i... Baballare jo vipa, do thosh Hurbi. Apo jo Hurbi? Mire e thashe sipas modelit tend? smiley

Ne varrezat e Baba Karrikes, gjenden plot e perplot emra te medhenj. Imagjino psh, flo-flo, te jesh vetem dy metra larg nga Samuel Beckett (alias Sami Bexheti per shoket e vet te ngushte, nder te cilet dhe une). E di si te shkojne te rreqethurat, flo ? Habitesh.

Samiu ka qene nje tip i gjate, i holle, pa kurriz te dale, me nje profil shqiponje qe vetem ne Dragobi e sheh. Hunden njeçiçke te harkuar, sidomos nga pleqeria, rrudha te bukura plaku qe i çan ende drute, me nje qyrk te mire per dimer, duart ne xhepa, jaken te ngritur, kurrizin pakez te perkulur, duke shikuar kepucet e veta te ngrena, e qe e vrisnin tmerresisht, e qe nuk i fliste pothuaj askujt, duke blere nje shtepi fshati ku nje kilometer rreth e rrotull nuk pipetinte gje e gjalle. E ç'mos te tronditesh, flo, kur lexon keto rreshta :

Dhe gjatë dimrit, unë mbështillesha, nën pallton time, me copa gazetash, dhe zhvishesha nga to vetëm në zgjimin e tokës, në atë të vërtetin, në prill. Shtojca letrare e Times ishte e shkëlqyer për këtë punë, kishte një qëndrueshmëri dhe padepërtueshmëri të provuar. Nuk e shponin pordhët. E ç’tju them unë, gazi më del nga themeli edhe kur flas për gjithçka dhe asgjë, jam pra i detyruar ta përmend herë pas here, megjithë neverinë që kjo më ngjall. Një ditë i numërova. Treqind e pesëmbëdhjetë pordhë në nëntëmbëdhjetë orë, ose një mesatare prej më shumë se gjashtëmbëdhjetë pordhësh në orë. Fundja, nuk është kushedi çfarë. Katër pordhë çdo çerek ore. Nuk është asgjë. Nuk bën as një pordhë çdo katër minuta. Nuk ta merr mendja sa pak. Hajt, hajt, nuk jam tjetër veçse një pordhsh i vogël, bëra gabim që fola mbi këtë. E jashtëzakonshme sa shumë ju ndihmon matematika për të ditur. Madje, e tërë kjo çështje klime nuk kishte interes për mua, bëja si bëja në çdo kohë. Do të shtoj pra vetëm që shpesh bënte diell në mëngjes, në këto vise, deri në dhjetë – dhjetë e gjysëm, dhe që aty rrotull, qielli mbulohej dhe shiu binte, binte deri në mbrëmje. Atëherë dielli dilte dhe perëndonte, toka e lagur shndriste për një çast, pastaj shuhej, pa dritë. Ja pra unë përsëri mbi shalë, një fije shqetësim në zemrën e trembur, shqetësim i kancerozit të detyruar që të shohë një dentist. Sepse nuk e dija nëse isha mbi udhën e duhur. Është e rrallë që të gjitha udhët të mos ishin të mira për mua. Por kur shkoja tek nëna ime, nuk kishte tjetër veçse një udhë, ajo që të shpinte atje, ose njëra prej atyre që të shpinin, sepse nuk të shpinin të gjitha. Nuk e dija nëse isha mbi njërën prej udhëve të mira dhe kjo më mërziste, siç bën kështu çdo ardhje në vete tek jeta. Mendoni pra lehtësimin tim kur njëqind hapa para meje pashë t’ia behnin rrethinat familjare.

ëh??? pse me drejtohesh mua xhanem ? te kam thene qe nuk bej pjese ne auditorin tend kukullor

Flm T. C.

Me pelqeu shume shkrimi dhe fotot.

 

P.S. A kishte ndonje nga tanet atje, qe te nise qeveria tratativat per t'u sjelle eshtrat ne atdhe? Apo i kane filluar?

Rrofsh Ujke...futi pra noj te votume.

Ca foto jane vertet fantastike, e te habitshme.

 

P.S

Ore u zgjidh misteri i atij qe vuni tallava ne tren?

Dy siklete, thone, kish Beckett-i: dashurine/urrejtje per t'emen dhe dhembet qe s'e lane rehat mavrine. Nga shkrimet pastaj del edhe kjo puna e gazrave.. Mire qe s'ishte lope se do e kishin gjobitur Francen pastaj. Bobo c'humor varrezash me paskesh zene!!!

C'me ngacmove me kete punen e nenes se Beqos. Eshte e forte aty kur tregon si merrej vesh me te. Me goditje ne koke smiley

Ja lexoje, lexoje se eshte e bukur kjo :

Më duket se ajo e bënte në brekë, edhe të voglën edhe të madhen, por një lloj ndrojtjeje na bënte ta shmangnim këtë çështje, gjatë bisedave tona, dhe unë nuk munda ta di kurrë me siguri. Veç kësaj, kjo duhet të kishte fort pak rëndësi, disa kakërdhia dhie të ujitura me kursim çdo dy-tre ditë. Dhoma binte erë amoniak, oh jo vetëm amoniak, por amoniak, amoniak. Ajo e dinte se isha unë, sipas erës sime. Fytyra e saj e rrudhur dhe me qime ndizej, ajo ishte e kënaqur të më merrte erë. Mezi i shqiptonte fjalët, në një lloj rrëmuje dhëmbësh të vënë, dhe të shumtën e kohës as që e merrte vesh ç’po thoshte. Çdokush tjetër përveç meje do të kishte humbur në këtë llomotitje kërcitëse, e cila nuk duhet të ndalej përveç gjatë disa çastesh të shkurtra në pavetëdije. Madje nuk shkoja atje për ta dëgjuar. Vihesha në komunikim me të duke ia rrahur kafkën. Një e rrahur nënkuptonte po, dy jo, tre nuk e di, katër para, pesë lamtumirë. E kisha pasur të vështirë t’i ngjisja një kod nxënies së saj të rrënuar dhe të përçartur, por ia kisha dalë më në fund. Që ajo të ngatërronte po, jo, nuk e di dhe lamtumirë, kjo aq më bënte, i ngatërroja dhe unë për vete. Por që ajo t’i bashkonte katër rrahjet me diçka tjetër sesa paranë, ja ajo çka duhet ta bëja ta harronte me çdo kusht. Gjatë periudhës së zbutjes pra, në të njëjtën kohë që i jepja katër rrahjet mbi kafkë, unë ia nxirrja një kartëmonedhë para hundëve ose në gojë. Sa naiv që isha ! Sepse ajo dukej të kishte humbur, në mos krejt nocionin e masës, të paktën aftësinë për të numëruar më tej se dy. Ishte fort larg për të, më kuptoni, nga njëshi tek katra. E mbërritur në rrahjen e katërt, ajo besonte se ishte në të dytën, dy të parat ishin fshirë tashmë nga kujtesa e saj, fshirë njëlloj sikur të mos ishin ndjerë kurrë, megjithëse unë nuk e kuptoj mirë sesi mund të fshihet nga kujtesa një diçka që nuk e kemi ndjerë kurrë. E megjithatë kjo ndodh rëndom. Ajo duhet të besonte se unë i thosha jo tërë kohës, atëherë kur as ndërmend nuk e kisha.

Darien, kthehu dhe njehere dhe vizito Monsieur Oscar Wilde(te pakten nese nuk arritet ta gjenit pasi nga tregimi s'eshte e qarte). Eshte mekat te vizitosh Père Lachaise dhe te mos konfrontohesh me buzet e vizitoreve te lena ne varrin e tije. Ai i Morrison me zhgenjeu shume dhe mua kur e vizitova per here te pare.

Ah, po, ne hyrje keni hartat e varrezave, ne kete forme do e keni me te rehateshme te orientoheni. Se dyti, vizitat me ciceron bejne mrekullira. Ia vlen totalisht. Se fundmi, nje sy ia vlen te hidhet dhe tek Hôtel des Invalides (nje figure me legjendare se Morrison)dhe Basilique Royale de Saint-Denis(nekropolit te mbreterve te Frances).

Au rev.

Jim Morrison ishte nga ato qirinjte qe na ndriconte ato vitet e erreta te diktatures. jam fan i tij qysh prej kohes se gjimnazit. Per koincidnece sapo pashe nje live performance te tij diku nga vitet 70 ne VH1, i pavdekshem. Respekt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).