Variacion për Yahoo dhe orkestër

Dy të vdekur zihen për një lojë bixhozi
te dera e një kabareje në Pigal*

dy mace i qahen njëra-tjetrës më tutje
se për shkurtin paskan mall.

Andej-këndej vrapojnë nxitimthi
ndjekin minjtë nëpër kanale
nuk duan fare t’ia dinë për hënën
që sonte paska një barrë halle.

Kjo ndriçon si e mërzitur
edhe mbështetur rri në ije
diku në një rrugicë të ngushtë
një shtyllë bëka hije.

nëntor 2007

....
*aqedv

29 Komente

this is really cool... sinqerisht

 

Po sikur të ishte e gjërë rrugica, a do të bënte hije ajo shtylla?

Edhe mirë që Zonja hënë ishte në ije
Se të qe një hënë e plotë... edhe minjtë do bënin hije smiley

 

P.s: pse ajo "bëka" më solli ndërmënd Baken? ... Ndoshta vjen Monda dhe gjen ndonjë spjegim të mundshëm smiley

Po me jep leje ti a si?  Rrofsh smiley (Une s'bie ne gracken tende xhanem lol)

@ Akvll, liked it, rrushe smiley  Lehtesia ka ndjesi te vecante.  

Aklli, kam nje pyetje dhe per ty, ku jane vlerat edukativo-estetike te kesaj vjershes? smileysmiley

Aklli,

Une jam sh e lodhur per ta lexuar, por bera nje stop sa per te pershendet se u bene kohe pa te pare smiley

 

po mduket mua apo kta dy t'vdekurit s'kane vdekur ende?

Bukur Akvll,

Me kenaqe me ate shkurtin smiley

Strofen e fundit une do e kisha preferuar keshtu:

Kjo ndriçon si e mërzitur
edhe mbështetur rri në ije
diku në një rrugicë të ngushtë
një shtyllë bëka hije.

Pra hena rri mbeshtetur tek ajo shtylla.

Por ky eshte vetem nje sugjerim. E drejta i mbetet gjithmone autorit.

Te pershendes.

Ne pikture quhet "Natyre e Qete" ... qete.. qete... qete ...qetesi shpirterore!Per here te pare e te funit qe marr guxim , po me rroku kjo pjese qe e perfytyrova te interpetuar keshtu ..."ata si tremben henes fare /qe i kqyr si zonje e madhe ".....nuk po dallohen  dertet e henes smiley

Hehe, më bëhet qejfi o peshq që keni buzëqeshur!

Ed, bishti i qenit bisht qeni ngelet. (apo s'ishte ky Bashkimi? : ) )

Swed, kjo vjersha është e bukur ngaqë krejt e pavlefshme (estetikisht dhe moralisht). ; )

Nexh, t'lumshin kamët, po po ta kishe lexu do ishe shplodhë, se është komplet e lehtë, si pupël. : )

23, jo, jo, të vdekurit vazhdojnë zihen ke dera e kabaresë. Falemnderit!

Isabel, dhe mu më kënaqe ti me atë strofën e fundit. Po kështu ti e dramatizon gjëndjen shumë, se që të zbresi hëna deri ke rrugica, duhet që të ketë ndodhur ndonjë katastrofë, ndërkohë që gjendja nuk paraqitet e tillë në strofat e para, por thjeshtë si bashkësi elementesh që i lidh bashkë koha dhe vendi ku jetojnë.

Idriiiiiis, jo për herë të fundit, t'lutem shumë! : )

 

Ja shëndet!

shënoma dhe mua emrin tek lista e pëlqimtarëve Aklli !

po komentin tim jam kurioz kush e hodhi nplena?

mua sme duket variacion orkestre, ne mendjen time orkestra gjithmone ben zhurme...kjo ska zhurme, siç thote vete autori/ja eshte e qete dhe personalisht e percjell dhe te trishtuar.

kamomil, m'thuj ça ke thënë e të të them kush ta ka hedhë në plehna.

danida, orkestra është shoqëruesi i veglës kryesore dhe zakonisht përbëhet nga vegla që kanë të njejtin qëllim. si thua?

Zanfi, të paça! Dhe ty fh, që s'ma le hënën thatë. : )

Akull, me shkrive fare. Me duhej pas piktures se  Kamomilit. E di c'me solli ndermend? Poezite e Cufos tek "Pushimet e Cufos" te Bushakes:

Ç'me ke dal ne dere/ po qeron nje ftua/ gjysmen haje vete/ gjysmen ma jep mua. smileysmileysmileysmileysmiley

Sec ka qene dhe nje tjeter e Pelikanit, pune shiu qe binte dhe mali i shkrete gelltiste rrufete... po s'e mbaj mend mire tani.

mua populli që i këndon ftoit më duket shumë më koherent në pamje të jashtme. : )

Populli e ka per tradite t'i kendoje frutave:

Nen portokalle te njoha une ty/ lulet e limonit te binin ne sy...

Tjetra: Moj nuse, lule lejmon... smiley

Edhe Robert Aliaj:

Nen qershite mjalt'/ u njohem ne te dy/ kokrrat qe nga lart pikonin embelsi/ ne zgjatem duart/ perkulem deget/ por kokrra s'morem dot/ ty te mos kisha prane ato caste/ nga mendja s'do m'hiqeshin dot... ( ua e mbajtkam mend te gjithen) smiley

 

Ky po që është shembull i moskoherencës:

Nen portokalle te njoha une ty/ lulet e limonit te binin ne sy...

Vetem ne Vlore, ama!

kete dhe une nuk e kam kuptuar kurre. ndoshta ishte nje nga ato mandarinat e shartuara me nje dege portokalli e nje dege limoni. smiley

Ose ....bie shiu pika pika / lahen rosa lahen rika /  lahen patat qafegjata /  lahen bebat ne govata ..... smiley  dhe bebat perplasin duart ne vasken e ujit ..plluq -plluq .

edhe ti Idris je shumë koherent. vetëm e jëma e Zeqos (ajo origjinalja) i afrohet variacionit tim. : )

S'me le Nexhi me shume se dy here smiley po prap s'rri dot kur kujton  ate te "Zeqos".... Helbete e kishte per te tjera , qiqrat i kishte per neve smiley

lejen nga une e ke ne xhep.

Po cer te baj une ty qe i ke xhepat e shpume

smiley

 

Te tjeret jane "cpu" ne gjona me te rendesishme dhe s'thu gjo smiley Per mu qe me jane cpu xhepat ....rri mrapa dro kam fut PARE  si te Peshkut...Kur i numurote / asnji nuk i shkote  smiley

mas komentit te Isabel

"Mos i beni sugjerime Akllit."

(meqe te gjithe po t'thoshin Akell)

Akëll, sot në mëngjes (dmth, që pagdhirë mirë, më shkoi mëndja për... poezi) pashë që ishte hëna e plotë.

Më erdhi ndërmënd ajo hëna jote... gjithë frikë pashë nga mbrapa nëse bëja hije edhe unë apo jo ... frika ishte e pajustifikuar, hija ishte pothuajse më e madhe se unë smiley

edhe yjet i shtova pese une e nje ne dore = gjashte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).