Vajza në BRONZ..

Shkoj shpesh të kreh flokët e mia tek kjo parukierja që zbulova para disa muajsh dhe që për fat të mirë nuk ndodhet larg adresës sime. Më në fund mendova se gjeta një parukiere që nuk të pyet tërë kohës pyetje si: ku punon, a je e lidhur apo beqare, a je e martuar apo e fejuar a ke vëllezër apo motra etj etj, gjithmonë më ka bërë përshtypje kjo nevojë a panevojshme e këtyre pyetjeve në parukeritë e Tiranës. Kështu megjithëse nuk shkoj shpesh në parukeri u bëra një kliente e besuar e kësaj të fundit. Eshtë një vajzë e re rreth26 vjeç, e veshur në mënyre moderne dhe praktike njëkohësisht. Flokët I mban deri tek supet dhe I ka bërë me disa fije të bukura bjonde, të jep përshtypjen se është e pavarur, dhe vërtet e shkathët. Disa herë kam vënë re se aty mblidheshin disa vajza që bisedonin për asgjë dhe për gjithçka, kështu duke qenë se veshët punojnë në mënyrë rebele mësova se ka një djalë 10 vjeçar dh të shoqin nuk e ka në këtu. Fenomeni I emigracionit e bën krejt normale faktin e të pasurit të bashkëshortit jashtë ndaj dhe deri këtu nuk mendoja për asgjë të jashtëzakonshme. Ndërkohë televizioni në vendin tonë është I domosdohëm si mobiljë dhe në parukeri, kështu BBF ndiqet rëndom, dhe komentet për këtë këngëtare apo tjetrën nuk kanë të sosur.
Në skenë del një këngëtare shume popullore aktualisht, Më pyet: Mos I ka bërë gjë buzët ajo?
-I them nuk e di por nuk ngjan sikur ti këtë bërë, më duket natyrshëm shumë e bukur!
Por Keti (parukierja) përdredh buzët dhe thotë:
- Aman se nuk ësht pale çfarë, shih si është veshur si …
Reagoj dhe I them:
-Ti themi gjërat siç janë për atë që po bisedonim dhe të mos e përziejmë bisedën,d he në fund të fundit sado banal të jetë luku I njërës apo tjetrës këngëtare nuk mund ti vëme nofka apo epitete pa e njohur fare atë..
Shpjegimet e mija do shkonin dhe më tej, por më dukej e tepërt për Ketin, biseda vijoi tek nevoja e gjithsecilit për të udhëtuar, ndërkohë që un po mendoja sesa kontradiktor mund te jete paraqitja apo stili modern I të veshurit me mendjen e vetë personit.. Por pikërisht e shtyrë nga kjo bisedë e shkurtër Keti filloi të më tregontëpër veten e saj..

“Më martuan të re fare.. familja isha vetem 15, fëmijë.. pas 1 viti më lindi djali por ndërkohë vetë familja ime vëllezërit e mij ishin të bindur se un duhet ta lija atë. Këmbëngulën që të ndahem, dhe un u riktheva tek jetesa me prindrit dhe vëllezërit e mij. Jeta ime ka qenë një skëterrrë e vërtetë..isha njeriu që ka faj, gjithmonë faj, tani që jetoj prej kohësh me prindërit, vëllezërit e mij dhe nuset e tyre duhet të pranoj se jam njeriu i shënjestruar i çdo dite. Prindërit e mij gjithmonë kanë mbështetur vëllezërit , në kontradiktat tona un isha në mënyrë të padiskutueshme gabim, gabim, deri aty sa te haja dru nga vëllezërit e mij ishte shumë e natyrshme, por ajo që me shqetëson tani ështe se dhe djali im duke jetuar në këtë ambient kam frikë se do te bëhet pikërisht si ata. Vellai im që eshtë 3 vjet më I vogël se unë më kontrollon në mënyrë brutale, nuk guxoj të mbaj as telefonin të hapur, pasi patjetër ai do të kontrollohet, duhet të kthehem para orës 8:30 në shtëpi sepse ndryshe un jam ajo e rrugës ajo e pavlefshmja ajo që përveç se po e mbajnë po I turpëron ata”
Këto fjalë që dolën me një rrëmbim kaq të madh, më ngjasuan me prishjen e një dige të një lumi ku nuk e ndaltë asgjë më. Një ujë I ashpër , I ftohtë, me rrëketë në ajër që mblidhte të gjithë ato shkëmbinj që haste përpara pë pyetur, pa u frikësuar , I vendosur ti japë fund një luftë me rrënje te thella sa ç’mund të ishte vetëdija e fëmijërisë. Flokët e mija sikur po shtriheshin vetë tashmë pas atij rrëfimi të ashpër.. kaçurelat besnik nuk ishin më u dorëzuan me lehtësinë më të madhe .. dhe sytë e mij vërejtën për herë të parë se si ajo vajzë të cilën e kisha pare si autoritarë, të qeshur dhe të shkathët po kthehej në një qënie më të brishtë se vete fjala brishtësi. Uli për një momënt pllakatat e hekurta që parukieret I quajnë “pjastër” dhe më kërkoi ndjesë për lotët.. ndërkohë un u vonova pak në përgjigje si shprehje e qartë e pamundësisë sime për të parashikuar një situatë të tillë sot të dielën.. I thashë.. - të lutem vetëm falje mos më kërko… Në mënyrë të drejtpërdrejtë I thashë se duhej të largohe që aty..! I them më mirë veshtirësitë që të japin shpresë sesa komfortet mizerabël, Kërko një apartament tjetër dhe jeto e lirë pa presione, pa kontrolle, pa influence dajallore tek djali yt..dhe ajo pohon me kokë por më thotë që nuk e ka të lehtë.. pasi nëse do ta bënte atë ajo do të merrte epitete të ndryshme.. qe do ta shkatërronin.. më thotë e vetmja zgjidhje është të largohem nga Shqipëria bashkë me djalin tim kështu të paktën ata nuk do të thonë që un u largova për këtë apo për atë, por sepse jeta diku tjetër është me e përshtatshmë per mua..kështu të paktën vetë opinioni do ti mbrojë dhe ata.. Një ofshamë nga ajo, që pason me një ofshamë nga unë për atë ..mbaroj. I lë 200lekë më shumë.. dhe dal, ec në të ftohtë duke menduar se për herë të parë dola nga nje parukeri pa e parë në fund veten në pasqyrë..

18 Komente

Shume histori e prekshme. Ato jane tamam VAJZA NE BRONZ!

E trishtueshme qe dhe sot e kesaj dite per t'i shpetuar opinionit zgjedhja e vetme eshte arratia... smiley

Sa ngjarje ka si kjo???  Me qindra... Autorja pse nuk sjell nje zgjidhje???

Shkrim i dobet

4

boyscout,

ne fakt sipas kriterit te vleresimit te PPU-se, duke i dhene 4, ti e ke vleresuar shkrimin goxha mire... me duket se ka nje kontradikte ne kete mes, apo jo? smiley

pastaj, vertet ngjarje te tilla ka me qindra, ne i degjojme perdite, por askush nuk e ngre zerin per kete problem social, ose te pakten te shkruaje 2 gisht leter, por maksimumi mund te themi nje "me vjen keq" por ama vazhdojme "kemboret e mia, nuk me lene te degjoj zilkat e tua".

zgjidhje?! Zgjidhjen me duket se autorja e ka dhene, te pakten, per njeriun nga i cili mori shtyse te shkruaje:

Në mënyrë të drejtpërdrejtë I thashë se duhej të largohe që aty..! I them më mirë veshtirësitë që të japin shpresë sesa komfortet mizerabël, Kërko një apartament tjetër dhe jeto e lirë pa presione, pa kontrolle, pa influence dajallore tek djali yt..

 

Cdo gje fillon nga vetja, edhe "lufta" kunder paragjykimeve te te tjereve.

Vè bast se kjo vajza po mos tè kishte djalin do tè ishte mè mirè pèr familjen e saj,pasi do ta kishte mè tè lehtè pèr ta martuar pèrsèri...dhe njerzve tè saj nuk do ju kishte mbetur nè derè..pasi halli i tyre nè fund tè fundit ai èshtè...por janè kaq tè trashè sa mbyten vetè nè njè gotè me ujè...dhe vazhdojnè tè sillen me tè sikur nuk ka qenè kurrè e martuar dhe sikur nuk ka njè djalè..."e ndershme dmth",dhe e ruajnè mirè se mos dikush e "ç'nderon"...zgjidhje?? merr djalin e largohu..do apo nuk do..mundesh apo jo..drejt kèsaj do tè shkoj kjo punè..nèse nuk do tè jetè kjo vajza qè tè marr djalin e tè largohet sot...do tè jetè djali qè do tè marr tè emèn e do tè largohet nesèr...nuk ka pèr tè mbetur fèmi gjithè jetèn!!!

Autorja nuk eshte perendiu mor njeri qe te beje ate qe nuk e kane bere gjithe keto vjet qeverisje dhe edukimi social. Puna eshte qe presioni psikologjik dhe fizik I vellezerve ndaj motravenuk trajtohet pothuajse askund megjithese egziston shume.

Histori... interesante? Nuk e di, ka shume si keto. Ndoshta Alidea mund te filloje nje lloj "dokumentimi" historish te tilla?

Eshte prekese? - Jo dhe aq. Jo se nuk na prek vuajtja e tjetrit; po kjo tjetra me duket se me shume vuaka per "mendte e kokes", ose me sakte, i mungon pak guximi qe te marre nje vendim. Me ben pershtypje qe keto gjera te ndodhin ne Tirane (apo nuk eshte nga Tirana Alidea?), ku askush me nuk pyet per askend. Cfare do t'i interesonte kesaj Ketit* nese dikush do e therriste keshtu apo ashtu? Nuk ia kuptoj shqetesimin. Po jeton me nje familje qe ne dukje nuk e respekton fare vajzen e tyre; e kur nuk te respekton familja jote, cfare mund te thote "bota" qe te te prishet gjiza? Vari leshte moj Keti botes; shumica (mesa kam pare) jane kurva tamam si ajo qe komentove ne televizor.

Nuk e di, me duket shkrim konfuz, pa koke e pa bisht, pak a shume si flete ditari. Pa moral ne fund.

per mua, dobet.

 I mirepres kritikat pasi besoj se te gjithe kemi nevoje per to, por  me ben shume pershtypje mazochismi juaj ne komentet e bera. Mirpres komentet per cilesine e shkrimit por refuzoj ti jap te drejte maskilinizmit qe shprehni!

Zotrules  ke te drejte ne nje pike ne kete shkrim, e nisa si pershkrimin e asaj qe me ngacmoi me shume te dielen,  pra mund te ishte sh mire nje flete ditari, por nga ana tjeter te siguroj qe ka flete ditari qe duhen lexuar nga te gjithe sidomos sepse kjo flete ditari flet per nje problem social te thelle dhe shume te gjere, pra nuk flet vetem  per mua dhe egon time.

Nese ti nuk e ke kuptuar moralin e ketij shkrimi .. me vjen keq. Mua me duket se  morali i tij eshte shume i qarte. Ti thua  "vuajtje per mendte e kokes".. ne fund te fundit  po flet per semundje mendore apo jo  ? A nuk mendon se pikerisht dhe realisht kjo vuajtje e ka emrin semundje traumatike e rrenjosur thelle qe ne lindjen e kesaj vajze. Semundje kjo qe e ka bere ate te arrije deri aty ku paralelisht kritikave ndaj familjes se saj te kritikoje vetveten, ta denoje ate  dhe mbi te gjitha te jete radikale ne zgjidhjen qe kerkon.

Pra te mos pranosh perballje me realitetin por te arratisesh nga ai. Sa e sa vajza shqiptare e kane bere kete veprim ?! Pikerisht sepse ky opinion i quajti  te pamoralshme sepse paten nje histori dashurie te pasukseshme. Dhe ne kete rast eshte akoma me tragjike E MARTUAN 15 vjeç!!  Praktike mesjetare ne shekullin 21(ne nje vend tjeter keta prinder do te ishin perndjekur penalisht). Pikerisht sepse nje djale qe ndahet nga e dashura nuk do te marre KURRE gjykime nga opinioni, fshataresk apo pseudo qytetaresk por nje vajze GJITHMONE.  

Se fundi perpara se te gjykoni  ne menyre kaq siperfaqsore  (pse jo, sikurse dhe un me keshillen time ndaj saj) mos e shikoni nje problem ne nje segment te vetem, shikoni dhe gjenealogjine e problemit ndryshe kritikat i jepni per veten tuaj pasi ju teksa beni nje kritike segmentare  kini parasysh arritjet tuaja personale, sakrificat , punen e ku di une.

Ne kete rast behet fjale per nje KONTEKST i cili duhet pare si i tere. Duhet te viheni ne pozitat e kesaj vajze, dhe duhet te shikoni realitetin e shoqerise Shqiptare ashtu sic eshte pa e romantizuar se koti ate. Pra le ta themi shkoqur  mos besoni kaq shume tek Familja shqiptare nese ajo Familje  kryqezon FEMRAT.  Shto ketu  te gjitha pasojat qe vete kaotika e ketyre 20 vjeteve te fundit ben qe ky fenomen te jete ne gjume dhe shum pak ne dukje te shoqerise civile per tu trajtuar  si nga OJQ qe si per ironi te fatit kane vetem emra viktimizoes dhe kur jane  per femrat dhetek fakti qe sot te pakten ne dijenine time faktike (mbase jo de jure) nuk shoh nje OJQ qe te mbaje te pakten emrin Shoqata/ fondacioni i te drejtave te gruas ku gruaja nuk trajtohet vetem  ne nivelin fial te viktimes por promovohet dhe mbrohet para se te behet e tille!

 

 

Alidea, me "vuajtje per mendte e kokes" nuk dua te them semundje mendore.

Thashe qe ka raste shume me te renda ne Shqiperi. Nuk po them qe ky nuk eshte i trishtueshem.

Po them, qe kjo goce, duhet te marre nje hap pak te guximshem, qe nuk e ben trimereshe te rralle, por e ben te jetoje jeten e vet. Kaq. Sa per te tjerat, nuk e di pse duhet te komplikohet situata a thua se qenka e pamundur, e jo shoqeria keshtu e jopo ashtu...

Heren e fundit qe isha ne Tirane... do te te jap pershtypjet e mia? Sikur ta kisha bere ne forme ditari dhe une, do te ishte e formes:

Tirana ishte mbushur pellembe e kurva, dhe jo vetem Tirana... se i brodha ca vende dhe une me ate dembelizmin tim. Ketu paragjykuesi dal une, pavaresisht se te gjithe e dime qe po them nje te vertete. Por kur them ato qe thashe ne komentin e mesiperm, qe me dy fjale perkthehet si note mosbesuese dhe habije qe ne nje ambjent te tille te egzistojne ende paragjykime kaq "te mbrapshta"...

mah! S'di sa gabim qenkam.

PS: fondacione te tilla si "te drejtat e gruas" e terrci verrci, per mua duhet te dalin jashte ligjit. Gruaja duhet te kete te njejta te drejta si burri, dhe kaq. Nuk ka absolutisht nevoje per fondacione; ne ate shtet ka LIGJ, ka autoritete, ka gjykata, ka polici, etj etj etj, qe jane te detyruar te sigurojne zbatimin e ligjit (barazi gjinish) me cdo presje e pike. Viktimizimi, e dashur, fillon nga vete grate duke hapur shoqata, fondacione dhe grupe vajtimi e kuje ku mund te mblidhen per t'i merzitur jeten njera tjetres me ankesa pa fund e ku bejne gara olimpike se kush prej tyre vuan me shume.

PS2, jam dakord qe femra ne Shqiperi, te behet edhe presidente, edhe kryeministre, dhe nuk do e kisha fare problem sikur populli yne ne Llafazanor* te perfaqesohej vetem nga femra. Kur femra te arrije te vleresoje veten per aq sa vlen, por pa iu larguar funksionit te saj jetik te "llacit" te shoqerise dhe kombit shqiptar, atehere asnje gje nuk do jete e veshtire. Do dalim ne meshkujt te hapim shoqata te burrave me nofulla te thyera dhe sy te nxire.

smiley

miqesisht me ty.

mahh Zotrules po me zhgenjen.. dmth ti bazohesh tek minifundet apo xhinset format getash qe ti ke pare smiley  Eshte falsitet, si mund te gjykosh si "kurve" nje vajze  16 vjeçare qe na vishet ne format rrugesh kur ajo vete nuk e ka idene! Kjo sepse kemi reklamat BBF, latino america  etj etj dhe mbi te gjitha argetimi kryesor per femrat  pse jo sidomos ne Tirane eshte "DUKJA".. kupton   as sporti, as teatri, as galerite  e artit, as muzeu asku di une e ku di une.  Ajo qe ti sheh eshte maja e nje asjbergu  qe eshte sa i vertete aq iluzionar..po serish a nuk mendon se aty ku ka radikalizem te kesaj forme ne familje nje vajze do marri ne çante  minifundet, dhe do dali me pantallona nga shpiae me vonedo nderrohet ne nje banjo lokalesh per tu dukur sexy pikerisht per inat te mamit babit smiley e di eshte nje dukuri shume e natyrshme si ajo puna e llastikut qe ti e terheq e  terheq dhe ai zvogelohet sapo tia lesh te lire njerin cep eh ashtu si per inat smiley

Ne fund te fundit e din ti qe pikerisht keto "te perdalat" nga rrethet jane lenda e pare e ushqyerjes prostitucionit dhe jetojne  si te tilla ne Tirane, larg familjes dhe kane bere "paqe" me gjendjen e tyre.

Por gjithsesi duhet te pranoj se paraqitja groteske  e te veshurit te gocave ne Tirane para 3 vjetesh ka ndryshuar shume me paraqitjen e tanishme te pakten ne DUKJE. Para 3 vjetesh shihje  tako 12 cm ne pik te mjesit sot te pakten keto tako jane pak me te shkurtra. Gjithsesi flas per imazh vetem imazh. Ne te vertete ky problem social ka marre nje forme mutante, e ke parasysh si puna e gripit sezonal qe u kthye ne grip derri e qe me sa duket po peson transformime te tjera akoma smiley

 

Ti thua vete femrat duhet te kete e ate .. cammon  eshte njesoj si te thuash  se shoqeria nuk ka nevoje per shtet e struktura, rrnofte anarkia dhe historia e civilizimit atehere!

 

Miqesisht dhe une smiley

 

P.S.here tjeter mos ik vetem ne pube per te pare  vajzat qe banojne ne Tirane (dhe serish  per mua Tirana nuk eshte Shqiperia)

 

 

Alidea, ti zhgenjehesh se je nisur me mendimin se te kam keqkuptuar. Ne fakt, une te kam mbeshtetur, dhe ta shpjegoj se si kur te duash.

Ja; ne paragrafin e pare te ketij komenti qe ke bere, ti po ben nje "pasqyre" te jetes ne Shqiperi, si vishen, si s'vishen, pse vishen, si, ku dhe nga dalin...

Jam 100% dakord? (ka rendesi?) Me po kete pasqyre, shihe pak shkrimin tend. Tani me thuaj qysh qenka paragjykuar kjo goce ne nje ambjent te tille!!!!!!! Dhe cfare droje paska kjo nga nje paragjykim qe behet ne nje ambjent, po te tille. Keshtuqe dalim te ajo qe thashe: "vuan per mendte e kokes". Sepse po te isha une apo nje tjeter ne vend te saj do kisha thene "as e rruej hiq se q'thot mileti.. q'at pun kan". Ku mileti jam "une", qe shoh minifundet dhe i bie borise: "po kalon kurrvaaaaaa!".

Aman, vetem mos e nxirr ne debat femra-meshkuj, se nuk eshte pellgu i duhur... se ketu kemi peshq qe jane emancipuuuuuhuhuhuar aq shume saqe sot po debatojne mbi ndryshimin rrenjesor(muhahahaha) te fjaleve seks dhe gjini... e jo me ta besh kete bisede me mua qe ecen me parimin e shen Thomait.

Keshtuqe jemi po ne te njejtin tren, e dashur. Thjesht po zihemi per te njejtin vend; te cilin une, me fisnikerine me te madhe, nuk do te ta leshoj hic. smiley

2 fjale = te gjitha komentet e mia ketu:

Cohu Keti, mblidhe mendjen, dhe as mos e "qeth" fare per boten! Thuja kete kur ta takosh here tjeter... dhe krifi mire floket, e kujtohu per zotrulesin qe nuk ka c'te krehe. smiley

Tirana ishte mbushur pellembe e kurva, dhe jo vetem Tirana... se i brodha ca vende dhe une me ate dembelizmin tim. smiley

 

Ne fakt kam kohe qe vras menjen perse adminet nuk hapin nje rubrike ne peshk te tipit :

Vajzat kerkojne djem, djemte kerkojne vajza. ( kjo mund te shikohet mire bile se mund te vendoset dhe djemte kerkojne burra , dmth gra e goca si burra ose dhe ne kuptimine drejperdrejte&nbspsmiley

Edhe temat e tjera pastrohen nga debiluqet po edhe jane me te perqendruar robte.

E them qe te mos degjenerohen temat me komente pa bulez lidhje me temen, ose ose edhe vendosja e ndonje mundesi e tjeter xhanem. E keni bere peshkun hale admina, ose qenef si i thuhet.

Ose me shkurt, admina iu ashtufsha* peshkun ! smiley

* Iu ashtufsha peshkun ka 17 kuptime ! smiley

 

Me bute Koth, me bute. Nganjehere sinqeriteti nuk eshte i keshillueshem smiley

Keshille te njeriut me pervoje me dhe.

kjo rrefenje ka material konkret qe perputhet me ate temen tjeter te agresivitetit te shoqerise.

televizori = mediumi normal dhe i domosdoshem.

bbf = lowest common denominator

individi i sakatuar dhe auto-seks-objektifikuar ne bbf = individi i suksesshem.

parukierja qe thot se individi ne bbf eshte kurve i referohet sakatimit e auto-seks-objektifikimit, ose suksesit sipas strukturave globale ekonomike, teknologjike e social-kulturore, ndoshta e trazuar me nje doze agresioni nga ana e saj po ashtu.

vellezerit dhe familja = shoqeria me e afert, e cila stresin e krijuar prej boshllekut midis shpreses e pritjes per nje jete te mire e te ndershme, dhe realitetit te shemtuar, e projekton agresivisht tek vajza.

Alidea = individi fatmire e fatkeq njekohesisht, (Markuse) , fatmire se dallon realitetin patologjik dhe arrin ti shmanget. fatkeq sepse nuk mund te bej gje per ta ndryshuar.

dhe femija.. vetegjenrimi i shoqerise.

http://www.lyricsmode.com/lyrics/r/radio...

Shume e pershtatshme kenga,  analiza jote shume konçize, ne fakt me  komentin per mua dhe menyren si ndihem e kuptova qe as qe e kisha pare veten time ne veten e trete.. kaq tragjik mu duk ai rrefim ..Dhe kaq OUT botes sime mu duk ajo vajze.. gjithsesi si idealiste qe jam do mundohem te bej diçka te pakten per kete vajze qe dhe emrin nuk e ka Keti, sado ekuacion i pazgjidhshem te duket e gjith kjo, le te marri emrin egoizem apo altruizem ajo qe do bej..

 

by the way I love Radihead smiley

 

 

yeah, just be her friend. ska rendsi nese do quhej egoizem a altruizem. ceshtja eshte jashte (the case is out) se ka akte miresjelljeje qe shtyhen prej arsyesh egoiste, jo se s'ka akte miresjellje qe nuk shtyhen prej tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).