Vajza me minifund që lexon biblën përballë dritares sime

Nga Charles Bukowsky
E diel. Unë po ha
një grejpfrut. në perëndim
në kishën ortodokse ruse
ka mbaruar mesha.
ajo është brune
me origjinë orientale.
Sytë e mëdhenj ngjyrëgështenjë ngrihen e ulen
mbi bibël, një bibël e vogël e kuqe
dhe e zezë, e teksa lexon
këmbët i lëviz pa pra
luan një vallëzim ritmik
teksa lexon biblën…
vathë të gjatë floriri;
dy byzylykë t’artë [...]

35 Komente

Per kureshtje me shume, pse e ke perkthyer "grejpfrut?"

smiley Perkthimi rrjedh dhe ca fjale jane shume te goditura, (pa pra`)

 

Falemnderit, lost. smiley

grejpfruti eshte qitroja, ( italisht ishte pompelmo), por nuk e di pse ne castin qe e perktheva me tingelloi me teper kjo fjale. Tani qe po e rilexoj, nuk do ishte aspak keq "qitro". Ndoshta ne nje redaktim tjeter ( e vuaj shume kete pjesen, se asnjehere s'kenaqem) mund te bej dhe ndryshime te tjera.

pa pra'? Efekti i gegnishtes, qe une e kam zakon t'i bej bashke me gjuhen letrare per te mos e humbur. smiley

Dhe sa isha duke menduar si i thone "grapefruit" ne shqip, se vone ketej dhe megjithese akoma zgjuar, ca pjese te trurit jane ne kokerr te gjumit smiley

E vetmja gje qe kisha pak si ne pikepyetje, ishte pjesa:

"eshte brune, eshte brune"

Ne anglisht eshte "she is dark, she is dark" dhe nuk e di pse fjala "brune" sikur s'e perfaqeson tamam.  (Lexova versionin ne italisht, dhe e pashe qe eshte perkthyer "brune" dhe aty.)  Por gjithesesi, ndoshta po kerkoja nje fjale me gjithe-perfshirese. 

Great job darling smiley.

Miremengjes ketej, e dashur. smiley

ne fakt, aty po dyshoja dhe une, por  "esmerke" sikur s'me shkonte. smiley

Tani qe me the variantin anglisht  s'e di pse me erdhi ne menyre akute sinonimi "zhapezeze"! smiley

Ik bej nani tani, gjume te embel, honey. smiley

 

Ehhh ta kisha me urdher gjumin, do kisha shpetu smiley.

Ja cfare ben truri qe eshte zgjuar, te "shapzeza" direkt smiley.

S'kemi ndonje fjale tjeter me "ekzotike"?  

E tipit zeshkane a di gje une.  Megjithese nuk e di tamam nqs autori i referohet ngjyres apo eshte nen kontekstin "e erret". 

PS: thjesht brockulla darling, mos u ver shume rendesi smiley.

Une "ngordh" te brockullis me ty, dhe ca te tjere ketej verdalle, sidomos para naj gote vere... ( Nuk po mburrem, ok? 1 gote thashe, te shkreten) smiley

Nuk ma do mendja qe e ka per kuptimin "te erret" apo "misterioze", ( plus qe variantin anglisht s'e kam pare, qe te me shtynte drejt nje perceptimi tjeter) dhe meqenese ai pershkruan pamjen e jashtme ndjellese te vajzes, s'me duket se eshte fort i interesuar per anen e padukshme te vajzes. Une e imagjinova skenen krejt - Eva Mendes - Xheremi Ajron... ky i dyti pasoje e Lolites, mbase... smiley

ok, po e le me kaq, se ma kane taks nje worning letter, ketej... smiley

Po mire, dhurata si t'u duk ? E mire, heeee ?

OK, po e gjeta ndokund kete poezine, do ta sjell dhe une Buçkon tim. Dhe t'i shohim pastaj lidheset dhe kushtet smiley

Debora kendej o ho ho ! Por ama ben ftohte uh uh uh ! Ama une hi hi hi !

 I dashur Hurbi,

"Njeriu i djeshëm nuk është njeriu i sotëm."

Po e filloj me nje fraze te tregimit te Borgesit, letren time te shkurter, sepse me tingelloi kaq e vertete dhe njekohesisht fort e frikshme. Me pelqeu jashte mase tregimi, packa se ishte vone, por patjeter duhet ta lexoj dhe njehere, me dite. Kam vene re qe ato qe lexoj naten, asnjehere s'me duken te njejta, kur i lexoj diten per diell.

Biseda me vetveten, tek une, ishte ndryshe, une zihesha me veten time, (se mos eshte hera e pare, xhanem) dhe personazhi im eshte... kaq i mjere perpara Borgesit. Lojrat e mendjes, kurthet, qe herepashere, me ngre fantazia me terheqin si magnet, por njekohesisht me  tmerrojne aq teper, sa nuk kam guxim t'i hedh ne leter, ngase me duket se do te me shnderrohen ne njemendjen time, qe eshte boll e populluar me fantazma e shajni.

Ah, debora... Kujtimet e fundit me debore shkojne thelle ne femijerine time te hershme, atebote kur s'e paskesha ditur se isha e lumtur, atebote kur isha tjeter dhe ende besoja tek Plaku i Krishtlindjeve, ndryshe nga njeriu qe jam sot, ndryshe nga njeriu qe me njohin miqte, ndryshe nga njeriu qe me njohin prinderit, ndryshe nga njeriu qe do te doja te isha, ndryshe nga njeriu qe mendoja se do te behesha.

Miku im,

me duhet ta mbyll ketu, me shpresen se do te kem se shpejti lajme nga ty.

smiley

 

 Po kjo eshte loja, ore! 

Mos e merr seriozisht dhe ti, se une e Hurbi englendisemi nanjehere dhe vrasim kohen t'u shkrujt letra... smiley

Ana, qe ishte qitro e dija per bese, por me shpjegove pse-ne, dhe tani u sqarova.

Nese versioni origjinal eshte "she is dark, she is dark," mendoj qe edhe ne shqip do duhej te ishte po ashtu, pasi jepet fare mire ngarkesa dyfish emocionale e asaj fjale: "eshte e erret, eshte e erret," pa patur nevoje per te gjetur fjalra egzotike e ku di une c`tjeter, te cilat do e ngjyrosnin allasojshem poezine. smiley

Do ta rishoh patjeter, lost. E mbase varianti perfundimtar mund te dale paksa me ndryshe nga ky i pari. Flm me gjithe zemer. smiley

ajo "e fshtjelle" eshte mjeshterore!!!

Aty ula koken me respekt! kudos!

 

kam qe qepare qe mundohem te hedh poezine ne vargje, ngaqe me del ne nje rresht te plote, sja arrita dot, hoqa dore

per mua E ZEZE eshte ajo vajza

Emo,  flm.

Agon, s'ka gje, hidhe gjithsesi, se dhe une s'kam kohe qe ta kerkoj variantin anglisht.

smiley

. dilka lemsh smiley

Sunday, I am eating a
grapefruit, church is over at the Russian
Orthadox to the
west.

she is dark
of Eastern descent,
large brown eyes look up from the Bible
then down. a small red and black
Bible, and as she reads
her legs keep moving, moving,
she is doing a slow rythmic dance
reading the Bible. . .

long gold earrings;
2 gold bracelets on each arm,
and it's a mini-suit, I suppose,
the cloth hugs her body,
the lightest of tans is that cloth,
she twists this way and that,
long yellow legs warm in the sun. . .

there is no escaping her being
there is no desire to. . .

my radio is playing symphonic music
that she cannot hear
but her movements coincide exactly
to the rythms of the
symphony. . .

she is dark, she is dark
she is reading about God.
I am God.

rrofsh, lost. Ja, dhe varianti italisht: E shoh qe ne anglisht ka njefare rime te brendshme, qe e ka humbur ne italisht, gje te cilen s'e kam ndjekur as une. Te henen premtoj nje variant tjeter, redaktuar nga anglishtja. smiley

 

Ragazza in minigonna che legge la bibbia davanti alla mia finestra>>

                                              domenica. sto mangiandoun pompelmo. a ovestnella chiesa russa ortodossaè finita la funzione.lei è brunad'origine orientale,i grandi occhi castani si alzano e si abbassanosulla bibbia, una piccola bibbia rossae nera, e mentre leggele si muovono le gambe senza posa,fa un lento ballo ritmicoleggendo la sua bibbia ...lunghi orecchini d'oro;2 braccialetti d'oro su ogni polso,ed è, immagino, un minivestito,la stoffa le fascia il corpo,quella stoffa è la più lieve delle abbronzature,si torce di qua e di là,giovani gambe lunghe calde al sole ... impossibile sfuggire alla sua esistenzaimpossibile desiderare ...la mia radio suona musica sinfonicache lei non può sentirema i suoi movimenti coincidono esattamentecon i ritmidella sinfonia ...è bruna, è brunae legge la parola di Dio.io sono Dio.

 

P.s. ups, lemsh e kacile dilka, po pertokam ta sistemoj. Scusa.

Do me falesh per kete koment o Ana... po la cacca rimane cacca nonostante la lingua. smiley

 Sa fantastik qe eshte BUKOJA. Kur vdiq ky ne 94-ten mbaj mend qe me rreshkiti nje pike loti. Thashe me vete ahhh cme mbaroi literatura seksuale smiley

OK, ja perralla :

Na ishte nje mbret. Diku andej nga Veriu i Europes, ne Irlande. Edhe ky mbreti fiton nje lufte te madhe. Edhe therret nje poet. I thote keshtu :

O poet, dua te me qendisesh nje poezi te bukur shume, qe kjo fitore te gdhendet njehere e mire, sepse keshtu duhet : fitore e madhe, fjale te medha.

Mire, thote poeti, kaq gje mund ta bej sepse une di kete e ate, ku vihet pika e ku vihet presja, ku nje rime e ku nje metrike, mos ki gajle ti se ta qendis lala fet e fet. Sa kohe me jep ti plako ? Mbreti thote : deri sa te vijne bilbilat prej jugut, nje vit te tere.

OK. Iken poeti, vjen pas nje viti, poezia gati. Del para klases, edhe reciton permendsh : keshtu e ashtu, ku i mori e ku i la.

Mbreti u kerrnaq fare. Edhe u ngrit ne kembe e tha : degjo poeto, ti e paske qendis shume bukur kete vjershen, s'paske lene gje pa thene. Madje, edhe po te na humbasin fare ç'eshte shkruar deri tani, ska gje sepse kemi kete gjene tende. Por ama, vjersha jote nuk tha ndonje gje te re, sepse te gjitha keto i dija, por ti ke meriten qe i ke mbledhur bashke. Madje do te jap urdher te na bejne nja ca qindra kopje. Dhe te them te drejten, vjersha jote as na e pershpejtoi gjakun, as na e mori frymen. Edhe une, si burre i mire qe jam, do te te jap nje pasqyre te arte.

Poeti ia kthen : te falenderoj dhe te kuptoj.

____

Eh mire, ne krye te vitit tjeter, poeti erdhi me nje vjershe te re. Edhe fillon, por kesaj here, jo permendsh. E lexonte i shkreti dhe madje ngaterrohej nganjehere. Fjalet ishin te çuditshme, lloj-lloj metaforash e gjera, si pa lidhje, me nje fjale.

Ky mbreti thote me vete : ç'e paska gjetur poetin keshtu. Edhe ngrihet dhe thote : degjo ti çuno, ajo e para i thoshte te gjitha. Kjo e dyta i tejkalon ato, ama i rrafshon fare. Kjo e dyta ta merr frymen, vallahi une u mahnita fare. Madje, e di si eshte puna ? Kete vjershen do ta ruajme ne nje kuti, tek pulle, asnje kopje tjeter. Edhe do te te jap nje maske te arte.

Poeti ia kthen : te falenderoj dhe te kuptoj.

____

Kalon viti, poeti kurrkund. Con fjale mbreti, ka humbur poeti, ma sillni ketu. E sjellin kete te shkretin, ky thote : jo une dua vetem per vetem me mbretin, ikni ju çunat e tjere. Eh mire, keta bashke. Mbreti tani : po he more, nga humbe ? Poeti : rri mbreto se me ka gjete belaja, kam shkruar diçka, por me mire te mos e kisha shkruar. Mbreti : po thuama ore vetem mua, ajde nashti, tundu.

Poeti nxjerr vetem nje fjale, tek pulle, hiq vendos, ajo. Mbreti zgurdullon syte, dhe e mermerit ate fjalen. Edhe i thote poetit :

Shiko plako, une kam shetitur gjithandej, kam pare vende qe vallahi as me teletajp s'do t'i kishe pare, por poema jote eshte me e bukura ne bote, mrekullia e mrekullive. I thote, pashe zotin, nga te erdhi ky frymezim ?

Poeti i thote : vallahi s'di ç'te them, por nje dite u çova ne mengjes, dhe kisha ne goje ca fjale te pakuptueshme. Edhe mendova mos ka bere ndonje mekat nga ato qe s'ti fal as Perendia. Ky mbreti i thote : po vallahi, te dy kemi bere mekat : kemi njohur Bukurine, e kjo s'eshte per njerezit, tani duhet te shpaguajme. Edhe do te te jap nje kame te arte.

Iken poeti, sa del nga dera, ther veten. Kurse mbreti, eshte ende endacak ne Irlande duke lypur me shkop e traste.

_________

Nashti pyetja eshte :

Cfare mund te kete shkruar ky poeti, se ma lujti tepelekun e kokes !

Jeruzalem ? Ndonje poet tjeter ?

 Hurbi, 

tani e lexova perrallen tende. Me pelqeu, packa se s'po e gjej dot se cfare mund te kete shkrujt poeti... kushedi, mbase nje fjale qe e beri mbretin te lere gjithe pasurine e arin, ne kerkim te shpirtit te vet te humbur. Ndersa poeti duke qene se dha te vetmen fjale qe kishte, shpirtin, s'i mbetej me vecse te shkonte. Nje histori Sidarte gershetuar me kengen e fundit te mjelmes. Une keshtu e ndjeva dhe si per dite te diele eshte teper e bukur. Rrofsh. smiley

Interesante, shpjegimi yt. Sigurisht qe askush nuk mund ta dije kete fjalen sepse fundja nuk ka pasur fjale fare, eshte thjesht nje trillim. Por vete shpjegimet jane me terheqese dhe madje jane ajo çka na intereson me teper se vete fjala. Ja erdhi vete Borgesi ne enderr dhe ma tha fjalen, e pastaj ? Puna eshte qe te di si shkohet deri aty. E ti me ke dhene nje shpjegim bindes, per aq sa mund te jete bindes nje shpjegim nder mijera te tjere.

Ja keshtu, po na shkrihet bora ketej, jo mire puna, nga -10° ne +10°, vallahi po nuk kapem ndonje semundje dinosauresh, shpetuam.

ah une vdes per Bukowskin.flm e dashursmiley

 Enka, me vjen mire qe te kam kenaqur, e dashur. smiley

 

Ok, ja dhe varianti tjeter:

 

 E diel. Unë po ha

një qitro, mesha ka mbaruar>>

në kishën ortodokse ruse>>

n’perëndim.

> >>>

Ajo është zeshkane

me origjinë orientale,

nga Bibla ngre sytë e mëdhenj ngjyrëgështenjë,

sërish i ul. Një Bibël e vogël >>

kuq e  zi, e tek lexon>>

këmbët pa prà luan>>

në një vallëzim të lehtë ritmik, >>

Biblën duke lexuar.>>

> >>>

vathë të gjatë floriri;>>

dy byzylykë t’artë mbi secilin kyç>>

dhe është, ma do mendja, veshur me minifund,

coha i rrok kurmin,

ajo cohë - nxirja më e lehtë,

i fshtillet  andej-këndej

këmbë të gjata rioshe të ngrohta nën diell…

> >

e pamundur t’i shpëtosh ekzistencës së saj

e pamundur të dëshirosh që…>>

> >>>

radioja ime luan muzikë simfonike

që ajo s’mund ta dëgjojë

por lëvizjet e saj përputhen saktësisht

me ritmet >>

e simfonisë…>>

> >>>

ajo është e zeshkët ,  është e zeshkët>>

dhe lexon fjalën e Zotit.>>

unë jam Zoti.

 

p.s. Yellow legs?? Lashe variantin e pare, me tingellonte me mire. ne kete rast e ka fjalen per kembe te nxira? 

Ana,  tek "long yellow legs warm in the sun," warm mund te merret edhe si folje, domethene ngrohen, ne vend te te ngrohta. "Kembe te gjata te verdha ngrohen nen diell."

Tani eshte versioni yt i perkthimit, por gjithsesi mendoj akoma qe fjala dark eshte me kuptimin e erret. Ne fakt, sipas meje, femra ne poezi nuk eshte fare e erret, ndoshta as nga pamja (kembet jane te verdha, pra, s`ka zeshkane me kembe te verdha), por "erresira" eshte e folesit, te atij qe po kundron femren, te atij qe thote jam zoti.

 lost,

me anglishten s'para bej fort prova, s'me pelqen te deshtoj, dmth. smiley  dhe kete e bera me teper duke bere perkthim te krahasuar, andaj dhe zgjodha e zeshket, ne vend te "e erret", meqe varianti italisht eshte perkthyer  si i tille. 

Mos ka ndonje kuptim tjeter ajo "yellow legs"? sikur s'me bind shume... mos ka ndonje lidhje me te qenit i ri, yellow?

"kembe te gjata rioshe ngrohen ne diell" sikur me tingellon me shume.

Ajo eshte e erret,  e erret,

dhe lexon fjalen e Zotit.

Une jam Zoti. 

Edhe mundet. smiley

S'po e gjej dreqin ne frengjisht, mbase mund te na sillte ndonje tregues tjeter. Gjera te bukura keto krahasimet nga perkthimi nga perkthim. Kam pare nje ushtrim te bukur nga nje perkthyes (gjermanisht-frengjisht) i cili merrej me nje fjali te Dostojevskit ne disa versione, nga disa botime te ndryshme. Dhe dilnin gjera te çuditshme. Madje, e di çfare, Ana ? Me duket se bukuria e perkthimit qendron tek keto rreziqet e keqkuptimeve apo shumekuptimeve. Perndryshe, nese do te kishim nje percjellje "perfekte", e ku eshte perkthyesi ne kete kete mesele ? smiley

pershembull, varianti italisht e kishte calde epitetin per kembet. Calde dmth te ngrohta apo te nxehta? Ja, nje ndryshim ne dukje minimal i perzgjedhjes se fjales, dhe sa ngarkese emocionale te ndryshme qe perftohet.

 Hurbi, 

ka qene nje here ketej nga peshku nje '97, duhet ta njohesh mire ti, smiley e ai me ka thene qe s'ka perkthim perfekt, plus qe dhe nje koke shume e madhe, Ekoja, e ka thene qe dicka do s'do humbet, rendesi ka te mos humbase filli. 

Lost, 

pata dileme per te, rrofsh qe e theksove, sepse te nxehta m'u duk paksa "e eger" ne kuptim me seksual, ndersa te ngrohta me ngjau me intime dhe me e bute. Packa se ai e sheh vajzen me ate veshtrimin tipik mashkullor, doja t'i jepja nje lloj konotacioni dashurie, jo thjesht epshi. 

Duhet te leviz tani, ragazzi. flasim. Te diel te mbare! smiley

E ka permendur kush ate shprehjen: Minifund eshte si statistika, te jep nje ide te perafert po fsheh gjene kryesore? smiley

Ne fakt shprehja eshte anasjelltas: Statistics are like mini skirts ... they give you good ideas but hide the most important parts.

Nqs kjo shprehje do vleje per dicka pozitive tek peshku, le te vleje per uljen e acarimeve te Hurbit me Emon dhe akuzat e ndersjellta te tyre me sharje nga statistika. Dmth nqs i ndan statistika, le ti bashkoje minifundi. smiley

 

Ok do kthehem me pas te lexoj poezine dhe komentet interesante minifundeske te peshqve, mgjths nuk dihet nese peshqit veshin minifunde apo jo, se dhe sirenat ne filma zakonisht shfaqen ose nudo ose me maksifunde. :think:

Dhe shpresoj qe bejtexhinjte e Peshkut te jene duke shkruar bejte per minifundet.

Xhib,

statistikisht nuk prisja asnje koment pa kuti mrena nga ty... por e paske bere per nje kauze edhe me te mire peshkore, ndaj bashkohem me mendimin tend! Statistikisht, ndoshta hera e pare qe ndodh. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).