Unë s’e di mire si jetoj, por dikush e di

Në 12 muajt intensivë që kërkoja një hyrje në Tiranë, makina, këmbët, autobuzët, sekserët, miqtë (të brendshëm e të jashtëm), lajmërimet (në print dhe online) më çuan në çdo cep të kryeqytetit tim të dashur.

Kudo ku shkoja ngecja në trafik; ose në rrugët një kalimëshe me nga dy makina në secilin krah; ose në baltën e ëmbël të Tiranës; ose në pellgjet me ujë; ose parkoja aq larg sa nuk e mbaja mend se ku.
Në të gjitha shtëpitë me qera që ndërrova, parkimi ishte problemi më i madh. Zemërohesha me kë mundja për vendet e zëna prej atyre që ktheheshin më herët se unë nga puna. Më i shkathëti, më i shpejti, por për ta lënë punën herët s’para ia them shumë.

Parkimi, trafiku dhe vonesat e pamëshirshme të tij u bënë aq shqetësuese, sa vendosa ta bëj zemrën gur e të marr vesh se c’zgjidhje ka menduar Bashkia ime për të më lehtësuar ndopak këtë mbingarkesë njerëzore.

Dhe Bashkia më shpalosi mua dhe qytetarëve të tjerë të saj planin rregullues për kryeqytetin.

Në përpjekjen për t’i mbushur mendjen vetes se nuk po ndiqja televizionet qeveritare me shpëlarjet e trurit për kilometrat e rrugëve të shtruara, më ngeli goja hapur tek dëgjoja se Bashkia ime mendon se unë kam jo vetëm parking, por edhe 4.5 m2 gjelbërim si njëri prej frymorëve të qytetit të saj. Mësova se Tirana e 2008-ës ka vetëm 600 mijë banorë, dhe numri është nxjerrë nga listat e votuesve dhe nga regjistrat e zyrave në gjendjet civile.

Pastaj mësova se Bashkia ime ka ndër mend të bëjë tre parqe të mëdha për mua; një në Farkë, një në Paskuqan e një në Sauk. Këtë parkun që kemi nuk e zumë në gojë. As kur u dëgjuan ca gojë të liga për gjoja tharjen e tij, që sipër t’i ndërtojnë ca pallate.

Pastaj Bashkia tha se është shumë e shqetësuar se disa lavaxhinj i kanë prishur bukurinë hyrjes në park nga rruga e Elbasanit dhe se është e padurueshme të dëgjosh motorrat që shëtisin aty bashkë me njerëzit.

Kurse unë thashë se në të vërtetë, më shqetëson pak zhurma e pafund çak e çuk tek ai pallati i ri që sapo ka mbirë pas vilës mbi gardë. Më shqetëson edhe zgjerimi gjithmonë e më i madh i kështjellës me pica të kripura, i parkingut të pangopur që zhvat ajo, i murit rrethues që mbin themele të reja. Po se mos ka faj Bashkia për këto!

Më shqetëson pak edhe prishja e varrit të Konicës apo të vëllezërve Frashëri e më vjen hëm mirë, hëm keq që ato varrezat e ushtarëve amerikanë, gjermanë, grekë, italianë apo kinezë që janë aty, shkëlqejnë nga bardhësia e rikonstruksioni.

Por Bashkia më qetësoi. Më paraqiti planin e saj rregullues, që duhet t’i binden se s’bën ata fshatarët e Farkës. U bënë ata të shesin toka për ndërtim. Na duhet për park Farka, se ndërtimet i bëjmë ne. Edhe lejet i marrim pak më shpejt kështu.

Posi!

Ndërtuesit, inxhinierët, arkitektët e pallateve plot ngjyra, forma e trajta ngrenë zërin në mbështetje të Bashkisë. Bashkia xhan, se duhet të na japë leje ndërtimi. Po për ku më? Ku ka ngelur ai cep ku duhet ndërtuar akoma?

“Jo, ju nuk e njihni Tiranën,-më thotë Bashkia.-Vetëm unë e njoh. Edhe do e zgjeroj hapësirën e gjelbër. Edhe do shtoj edhe ndërtimet në qytet, se ku do i çoj njerëzit?!!! Banorët kërkojnë pallate në qendër”.

Po, po dhe po. Banorët kërkojnë pallate. Ndërtuesit kërkojnë pallate. Edhe Bashkia kërkon pallate. Edhe qeveria po ashtu. Zonat për pallate zvogëlohen, lufta për to zmadhohet, çmimi i dhënies së lejes kripet ku e ku më keq se tek pica dhe banori blen hyrjen cilësore me suva në rënie po aq shtrenjtë sa në Paris.

3000 eurom2 tek ai pallati i çak e çuk-ut tek liqeni. Hyrjet, se dyqanet janë 5-7 mijë për metër. Aty do banojnë elitat; njëlloj si tek kopshti botanik pa bimë e tek ai zoologjiku pa kafshë.

- Po parking, o bashki, do na bësh ndonjë?!

- Do të bëj. Tre kate nën tokë.

- Po rrugë, do hapësh ndonjë lehtësuese?

- Do bëjmë metro, se kështu e ka bota.

- Po ti nën tokë do bësh parkingje. Si do ia bësh për metronë?

- Metronë do ta bëj nën parkingje! Edhe hapësirë të gjelbër mes pallateve do bëj. 40% të sipërfaqes së ndërtimit do ta bëj të gjelbër. Nga 4.5 do ta çoj në 8m2 për frymë gjelbërimin.

Do na thithin bimët. Do kujtojnë se jemi edhe ne pjesë e tyre e fotosintezës.

-Të bëjmë një park pyjor edhe një park sportiv e olimpik në Paskuqan.
-Paskuqani bie në Kukës. Pak në Dibër e pak në Tropojë.
- Po pra, çështje politike është kjo, e dimë ne. Nuk do AI që të bëjmë parqe ne, prandaj s’na e lë Paskuqanin.
-Po Paskuqanin nuk e ke ti Bashki në administrim. As Farkën. Merru me këto pronat e tua ti.
-Jo, dëgjo, ca gjëra nuk i kuptoni ju. Jo! Se ndërtuesit e duan Tiranën. Pallatet tona janë shuam cilësore. Edhe italianët na i kanë zili. Pallati është zhvillim, është emancipim, është qytetërim. Tirana është akoma me densitet të ulët ndërtimi. Do ndërtojmë, do ndërtojmë në çdo centimetër të saj mbi tokë, se parkingjet dhe rrugët do t’i bëjmë nën tokë.
- Po metrat e gjelbra?
-Në Dajt pra. Edhe në Farkë, edhe në Paskuqan. Do ia marrim jabanxhinjve.
-Që t’ua shisni hyrje pallatesh me tre mijë euro m2?
-Jo. Po s’i kuptoni ju. Rrethinat janë në vijën e interesit të përbashkët.
-Kurse qendra është në vijën e interesit tuaj?
-Edhe të miqve të mi ndërtues, që po e zbukurojnë Tiranën kaq shumë. Metropol po e bëjnë.
-Po, po, po. Metropol me paratë e mia, se është rritur pazari mes jush.
-Epo ky është çmimi i një jetë të gjelbër. As New Yorku nuk ka tre parqe. Njw copw Central Park ka. E kam parw me sytw e mi New Yourkun. Njw park. Kurse Tirana do ketë TRE. Po të prishim këtë që kemi një herë, se nuk është më i bukur. Edhe pastaj të presim të na japë leje KRTRSH-ja që t’u marrim tokën fshatarëve të Farkës, Paskuqanit e Saukut, e do t’i kthejmë ato në ca parqe që do t’iu heqin trurin e kokës.
-Të hequr e kemi. S’kam as ku të parkoj, as ku të kaloj, as ku të rri. Ti më thua kam 4.5 metra jeshillëk edhe parking.
-I ke, po nuk i sheh, se s’të lënë paragjykimet.
......
Mbase. Më morën në qafë këto të zeza paragjykime. As katër metrat e mia bashkë më gjysmën nga pas e as parkingun nuk i gjej dot...ashtu si nuk gjej dot energjinë e miliardave gjatë ditës, rrugët e shtruara, investimet, sukseset në luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e jetës sime, që qeveria dhe bashkia ime e shohin, kurse unë jo.

As që ma var fare kjo jeta ime. S’m’i raporton hiç përparimet e saj. Po shyqyr që kam qeverinë e bashkinë që më tregojnë sa mirë jetoj, se do kisha ngelur akoma pa shtëpi sot e kësaj dite.

E mora apartamentin në fakt. Edhe po të përdor shkallën e zvogëlimit 1:1000, shoh me sy të lirë hapësirën time prej 4.5 metrash që ndodhet diku në Dajt. Është pak larg nga unë, ama më ka thënë bashkia që e meritoj.

...dhe jetuam të lumtur e të gëzuar përgjithmonë.

26 Komente

A te thashe qe kane llogaritur edhe siperfaqen jeshile te malit te dajtit? (dmth, ate qe sheh ti nga ballkoni, hahahaha). Ose (sic e thane ca te tjera), siperfaqen jeshile te majdanozit qe shitet tek tregu?

Do na thithin bimët. Do kujtojnë se jemi edhe ne pjesë e tyre e fotosintezës.

(duhet te protestoni, u pa puna ... hahahaha)

Mua ti me dukesh shume e guximshme qe ke blere apartament. Nuk ke frike se nuk te mban kur te filloje e levize toka? Mua me llahtaris cilesia e ndertimeve ne Tirane e Durres:  te besh nje pallat sapo te ndertuar fringo te duket sikur eshte i plakur te pakten 100 vjecar eshte ... art? 

ho mi ho , boll bone si evropjane, sa kerkesa qe ke.

Cer o gjithe kjo ligjerate, dhe ne fund sna kallxove sa leke/m2 e bleve shpine, ku e bleve, a ju puno pompa ujtit, a mbushet me uje bodrumi, cer marke jane ashensoret, sa veta dhe kg nxajne smiley, a ke nai vip komshi, a e more me hipoteke apo pa hipoteke, sa leke i dhe sekserit, kush eshte investitori, ndertusi smiley etj etj

Ho mi fol, pse sflet smiley 

Pese, pese. Dhe kryesisht sepse me pelqen shume melodioziteti qe kane shkrimet e tua. Cudi, nuk jane poezi, por se c'kane nje rime te brendshme, dhe nje si nerv dhe nxitim te kamufluar qe te ben ta lexosh shpejt dhe njekohesisht duke buzeqeshur papushim. Thanks !

 

 

Qe te mos te te perseris, edhe une vesh me vesh rri sa here lexoj komentet e tua. Ketu, se tjeterkund ben edhe ti si realiste smiley

Manjole, ngordhsh ishalla smiley

Pallati është zhvillim, është emancipim, është qytetërim. Pastaj me pallat eshte edhe moda. He, he.. Ja ke marre doren kesaj gjinie, e ke zhdrivilluar si i thomi na. E gezofsh apartamentin! Kati i pestë?

Nuk ke frike se nuk te mban kur te filloje e levize toka?

 

Po mire self, cer te bojme sipas teje. Te hudhemi vete nga tarraca dhe mos presim termetin ? Apo te jetojme ne bunker. Po do rrojme dhe ne, dhe sdo ikim te gjithe kolektivisht nga shqiperia. Do blejme kai shpi edhe do rrojme. Se ne rruge nuk do rrime. Apo te rrime ? smiley smiley 

P.S. Mu per vete me ka mbajt shpija, dhe pse ndodhet ne kate te larta, ne gjithe lekundjet qe kane ndodh. E shumta jane dridh abazhuret si ne gjithe dynjane kur bie termet.  Ja kaq ! smiley

t_red smiley 

Ta gzosh shpine, te rrini me shendet, edhe ju qofte e mbare jarebi. Mos nigjo selfin. Mire e ke bo qe e ke ble smiley Me kredi e more moj ? Apo i kishe bere leket hihihihih

 

Nuk ka per detyre bashkia te te gjeje vend per parking ty...biles, ata duhen te vene gjoba te forta per parkimin ne trotuare etj etj...Ne shume qytete ne amerike planifikimet po behen qe te ulet perdorimi i makinave, psh ne Silicon Valley - firmat lejohen te ndertojne vetem nje spacio parkimi per cdo dy punonjes apo 2 spacio per 3 punonjes.

Se ku do e gjesh token ti edhe per parking, edhe per gjelberim...

bofsh hair o t_red se sikur me doli marazi tani qe lexova ket!  Ta gezoç dhe shtepine e re e mare e mire jarebi!!!

Berbero, ka o kjo mehalla jote me?

Po s'e kam blere tani shtepine, jo. E solla ashtu si shembull, qe t'i them Bashkise sime se ia njoh qytetin, e kam shetit ne te gjitha centimetrat qe ajo kujton se do m'i beje te gjelbra. E njoh edhe cilesine e ndertimeve te atyre qe duan ta bejne Tiranen New York e Montreal, me beton ne cdo grime mbi toke, se parkimin dhe levizjen do e bejme poshte saj.

Po juve ju faliminderit smiley

Nuk e di se ku do e gjej hapsiren Bashkia edhe per parqe, edhe per peme, edhe per parking por di qe per vete e shaj te pakten 3 here ne dite:

1) Ne mengjes nqs kam ndonje gje urgjente e me duhet te marr makinen per te vajtur ne pune. Dua s'dua do kaloj sheshin e shatrivanit qe ngjan si nje gurore horizontale dhe une s'di ke te shaj me pare per makinen qe gerthet nga dhimbja.

2) Ne dreke nqs me bie rruga nga qendra e me duhet te kaloj rreth e rrotull sheshit Skenderbej qe eshte me keq se sheshi tek shatrivani.

3) Ne darke (kjo eshte me e rendesishmja) kur kthehem nga puna ne oren 7 a me vone dhe shikoj qe ne rrugicezen time kane parkuar 5 veta (megjithese ka vend per 3) dhe une s'kam fare c'ti bej por duhet ti bie rreth e rrotull lagjes per te gjet nje cope vend parkimi. Sa here qe e shaj ne darke uleras me vete se perse s'eshte e mundur qe te me shese Bashkia ne copez vend para pallatit tim qe edhe po ma zuri njeri te therras policine e ta heqin prej zhelesh ate piziveng qe vjen nga ana e anes per te pire kafe ne lagjen time. Pisi!

Ahahaha, keni filluar dhe juve me probleme parkimi loool...Hajde se ketu ne NY nje vend parkimi vete dhe $500,000 (ose vente, ne te shkuaren)...dhe jo per garazh, po thjesht nje vend parkimi ne nje garazh te perbashket.

Problemi i parkimit nuk zgjidhet shume lehte, po nuk mund te te shese bashkia ty nje pjese te rruges..eshte budallik te kerkosh kete.

Nje zgjidhje mund te jete qe bashkia te lejoje vetem banuesit ne ate lagje qe te parkojne ne rruge psh. midis ores 7pm dhe 7am...po realiteti eshte qe bashkia s'ka mundesi te vere ne zbatim gjera te tilla.

E vetmja rruge per ty eshte ose te blesh nje garazh (te ligjshem) ose te paguash nje tarife mujore per te parkuar...sic e bejne te gjithe ne bote.

Mushka,

1) Bashkia mund ta "jape me qera" rrugen vetem per banoret e lagjes, dmth cdo vit mund te blihet nje leje parkimi (ne ShBA e zbatojne kete), dhe

2) Zbatimin e ben policia e cila merr para nga ata qe paguajne ne vendin qe s'u takon.

Ll.

LI - ate te thashe dhe une me siper, qe bashkia mund tu japi prioritet banuesve te lagjes, por ka dy probleme me kete. Nje nga ana praktike...cfare zbatimi do kete kjo nga policia rrugore/bashkiake dhe si cdo gje tjeter do bjere pre e korrupsionit dhe fallcifikimit. Nga ana teorike...nuk mund te perjashtohen jabanxhinjte nga lagja ne menyre absolute sidomos ne qytet te madh si Tirana. Ne amerike, qytetet e vogla apo si tip turistike jane ato qe vendosin kufizime sipas lagjes. Te medhajat, nuk e kane ashtu. Psh. ne NY nuk ka - resident parking - ne asnje vend. First come/First serve. Vetem se rregullat zbatohen me shume perpikmeri edhe neper lagje rezidenciale...Ne oren 7:01 te mengjesit ha gjoben si qofte, sepse koordinohen me ore atomike lol. Lere pastaj ne zonat e dendura, si ca pjese te Manhattanit ku ke nevoje te lexosh tabelen per 10 minuta te marresh vesh se kur mund te parkosh. Ndryshe plas gjoba nga $100++

Gjithashtu, dhe parkim falas nuk duhet te kete shume...psh, tek blloku, s'duhet te kete fare parkim falas, as ne ane te rruges.

 

Mua me llahtaris cilesia e ndertimeve ne Tirane e Durres:  te besh nje pallat sapo te ndertuar fringo te duket sikur eshte i plakur te pakten 100 vjecar eshte ... art?
 

Selmaderadio smiley me kujtove nje nga peripecite me kulmore te jetes sime ne nje apartament "plazhi" ne Durres smiley pallat i ri si na tha ai shoku qe na dha celsin ...
Dhjetor, dimer, vinim nga Tirana naten vone, po edhe pse e pame mire fare rrugicen nga dolem nje dite me pare, as qe behej fjale te na kujtohej ku te futeshim .. deri ne oren 2 pas mesnate ... me ne fund e gjetem ..
Mbanim mend qe ishte ne kat te katert ...
Drita jo e jo, shkallet gjys te zhgrryera te shkiste kemba! Kam degjuar gjyshen te thoshte "vuajta sa do ia tregoj varrit" !! Po c'te prisja varrin une, ajo erresire aty ishte me keq se e varrit!!
Te dy duke u mbajtur fort e anes e pas anes murit, se kangjellat leviznin si ure me litar, numeronim katet .. nga ora 4 e mengjesit arritem t'i bjeme ne te qe ngjiteshim nje kat me siper ha ha ha
I ftohti ne palce .. drita akoma jo kuptohet .. hyjme brenda .. degjohet nje iiiiuuu iiiuuuu .. frynte nga te kater anet shpia e re qe thoni ju!! 
Ne mengjes pame, qe dyert vertete ishin  me dur-alumine, qe vrafsha veten vrafsha, po te gjitha varionin nga 5 deri ne 10 cm me hapesire mbi pllake
Banja sec me kishte ca si harta, po s'e mora vesh te cilit shtet ishin .. dushi kur e ndizje leshonte nje shkendije qe te kallte daten ...

Lere se u zgjata me ate shpi te re plazhi .. shpi plasje shpirti po mund te ishte ajo se plazhi me merrte te keqen e ndonje bunkeri aty jashte!!! 

a ju puno pompa ujtit, a mbushet me uje bodrumi, cer marke jane ashensoret, sa veta dhe kg nxajne smiley, a ke nai vip komshi, a e more me hipoteke apo pa hipoteke, sa leke i dhe sekserit, kush eshte investitori, ndertusi smiley etj etj

po do rrojme dhe ne, dhe sdo ikim te gjithe kolektivisht nga shqiperia. Do blejme kai shpi edhe do rrojme. Se ne rruge nuk do rrime. Apo te rrime

Ha ha ha ha Nexhi e forte si gjithmone smiley 
Thank God, atyre te shpise sime, edhe pse jane ne pallate te vjetra aq iu punon ajo pompa qeeeee .. vetem se kojshijte VIP-a iu kane hik e kan ngel me Lumen e Xheken .... smiley 
 

 

Nuk ka per detyre bashkia te te gjeje vend per parking ty...biles, ata duhen te vene gjoba te forta per parkimin ne trotuare etj etj...Ne shume qytete ne amerike planifikimet po behen qe te ulet perdorimi i makinave

O (koke) mushke!! Po sa mire ajo backia mu s'mjep certifikata po s'ia numerova nje me nje keto ojrot per taksen e bashkise, edhe pse shkel atje vetem njehere ne vit...?
Backia e ka per detire te favorizoje vendasit e cdo lagjeje si per pastertine dhe per parkimin... cfare detire na paska Backia te pikturoje muret dhe mbledhe parate neve per picktoret??? 

 ~<-\ / ->~
<< EAGLE >>
 - _// \\_ -
The destroy of VLORA PERLE, the begining of APOKALYPSIS

E vetmja rruge per ty eshte ose te blesh nje garazh (te ligjshem) ose te paguash nje tarife mujore per te parkuar...sic e bejne te gjithe ne bote.

Po keto jane problemet moj mushke; se nuk ka garazh te ligjshem qe ta blesh (hapesiren e garazheve mileti e ka bere dyqan ose lokal qe te vene njerezit te pine kafen tek shtepia e Llukanit);

Edhe tarife mujore per te parkuar mire thua ti, po ku te parkosh se?

Ate po them, qe parkingje nuk ka. NUK KA, se nuk ka interes asnje ndertues te beje 5 kate parking. E merr lejen edhe e ben pallat ai, se eshte i embel leku i fituar nga apartamentet.

meqe po krahasohemi me Nju Jorkun,

ka disa parqe te vogla (me permasat e kendit te lojerave te rruges se Elbasanit) qe gjithesesi komplimentojne Central Park-un (qe ze 1.5 e  ishullit te Manhattanit).
Battery Park

Union Square Park

Madison Ave Park

Bryant Park

Riverside Park

jashte ishullit por brenda qytetit te Nju Jorkut ka disa parqe te medha.

por parkim nuk ka, kembes t'i biesh.

t-red 5 yje per artikullin. me pelqeu shume.

Ate po them, qe parkingje nuk ka. NUK KA, se nuk ka intetres asnje ndertues te beje 5 kate parking.

Sa do e thosha kete, ne metropolet e dendura te EU-se nuk jepet me leje ndertimi per pallat, po s'pati planifikuar te pakten nje parking per cdo hyrje ...
Ju duket shume e veshtire kjo .. ??? 

~<-\ / ->~
<< EAGLE >>
 - _// \\_ -
The destroy of VLORA PERLE, the begining of APOKALYPSIS

Po mire o t_red, po eshte pune oferte/kerkese....car te beje bashkia..vetem te vere rregulla qe cdo pallat duhet te kete garazh, po sma do mendja qe e mbeshtet njeri ne bote nje gje te tille.

ja dhe ne kendej heqim keq me parkingun dhe marrim dhe vendime se psh..te dielen nuk levizim me makine sepse te henen eshte keq per parking dhe e pozicionojme makinen ne vendin e duhur qe te mos marrim gjobe. E diela eshte dita e te ecurit ne kembe ose me metro smiley

sorra - fol me respekt, se jemi te gjithe subjekte te mbreterise se kafsheve. Pastaj dhe te pergjigjemi

T_red me eBlocket po c'te bejme tani te fillojme te kerkojme Enverin te ngjallet ti kerkojme llogari? Se i bente lagjet dhe qytetet me parking  per bicikletash kineze? Problem do jete ta pret mendja se ajo strukture ka qene dhe eshte ende. Nuk i thua dote tjetrit me dhune te mos ngre pallate por te ngrej parkinge.

 

 

Përse në vënd që të kërkohen parkime, nuk PRETENDOHET nga bashkia që të fuqizojë transportin publik?

Për këtë të krijohen:
- Zona me trafik të kufizuar
- Korsi preferenciale për autobuzët dhe taksitë
-Parkim me pagesë KUDO (dhe në anët e rrugëve) ku nuk paguajnë vetëm banorët e zonës (Paret e parkimeve dhe të gjobave ndaj atyre që parkojnë pa paguar, të shkojnë në fondin e mirmbajtjes së rrugëve dhe krijimin e parkimeve të reja)

Por kryebashkiaku do ju a mësojë konceptin e 'burbs juve? Ai përvete e ka gjetur zgjidhjen dhe ja ka mbathur.

Sa për sipërfaqet e gjelbëta unë shoh këto zgjidhje:

1. Në majë të çdo pallati. Me aq pallate sa kanë lejuar me siguri do e përmbushin kuotën.

2. Po s'doli maja pallateve, mbushni anët. Një të mbuluar me bimë kacavjerrëse dhe tejkalohet kuota.

3. Po s'dolën dy të parat, ndërto më shumë pallate dhe mat përsëri.

3. Po s'dolën dy të parat, ndërto më shumë pallate dhe mat përsëri.

Mund të pikturohet bari nëpër pallate dhe voila! Qe hapsinë e blertë.

Është akoma ai emisioni me titull Hapësirë e blertë apo jo? Edhe ai mund të ndihmonte për përmushjen e standarteve...

 

Shume e bukur kjo, shume e bukur. E ke botuar? Duhet botuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).