Unë, miku dhe von Humbold

Në orën 8.15 të mëngjesit, bari i Piazzës është shumë i qetë. Ulem afër shatërvanit, porosis një kafe, zë vend mirë përballë diellit dhe hap librin aty ku e kam ndërprerë leximin dje. Personazhi i librit, Alexander von Humbold është nisur të hulumtojë botën, ta njohë e masë atë. Tani ai gjendet pikërisht në kanalin që lidh Orikonon me Amazonat, dhe ashtu si unë, është ulur pranë ujit, përballë

8 Komente

 nderthurur bukur, shtruar e me shume tension mes rreshtave, packa se ne dukje shume qete, si syprine e patrazuar idilike liqeni zviceran - flm SMR

Ndjesi e kendshme, Selfmaderadio. Kjo e te qenurit ne dy vende njekohesisht. Ne nje bar ne mes te Europes se pyjeve te Meksikes. Ose ne mes te pyjeve te Meksikes se kerthizes se Europes. Gjithkujt na ka ndodhur ta shohim veten personazh te nje leximi qe kemi bere. Dhe lidhjet nuk vonojne te vijne : po nga djallin humbi ai qeni (miku) ashtu papritur e papandehur ? Do te shfaqen me valle ? Do ta takoj une qenin dhe Humboldi mikun tim ? Dyzime, perzierje tablosh. Miza kercen nga pyjet e Amerikes ne nje bar zvicerian. Pastaj kthehet perseri ne Amerike, nepermjet nje faqe libri.

_________

Do te them dhe nja dy gjera letrare qe s'di ku t'i shpreh gjekundi tjeter. Kam lexuar dje ca poezi qe me kane mahnitur, nga dy autore te mrekullueshem : FREDERIK RESHPJA dhe MARTIN CAMAJ.

I kam gjetur ne nje website shkodran, mjaft i pasur. Nje pershendetje atyre qe e kane ngritur ne kembe. Gjithnje kam menduar se kultura shkodrane, sidomos kultura e shkruar shkodrane, eshte nder me te bukurat, ne mos me e bukura ne tere Shqiperine. Dhe qe do te duhej te na udhehiqte gjithandej. Te lexosh ata emra si Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi e Ndre Mjeda, qe qysh ne fund te shekullit te 19-te fshikullonin spurdhjaket qe kane dale jashte shtetit dhe ma flasin shqipen copa-copa duke rrasur gjithfare plehrash ne te, jam mahnitur nga bukuria e shkrimeve te hershme qe kemi pasur. E qe nuk duhet t'i harrojme asnjehere.

Frederik Reshpen, une mund ta krahasoj pa frike me Holderlinin e çmendur te Gjermanise. Nje romantik e nje i fandaksur qe me te vertete kishin ndonje lidhje me te pertejmen, ndryshe nuk ka si behet. Per mua, RESHPJA MBETET POETI ME I MADH SHQIPTAR I 80 VITEVE TE FUNDIT.

Nje varg i tij mjafton per tere letersine e qelbur te viteve 45-90, me Kadare e me Agolle brenda. Pa asnje dyshim.

Ca poezi te tij te ngrinin leshte e kokes perpjete, çfare figurash, çfare shprehjesh e çfare emocionesh te ngjallnin. Edhe pastaj mundohesha ta perfytyroj Reshpjen duke i shkruar, duke vuajtur me vargjet e veta. Nuk mund te shkruash asnje varg, nqs nuk e ndjen. Kjo eshte arsyeja qe nje pjese e mire e poezive te sotme bulloneske jane per ne uzine te shkrirjes se çelikut, ngaqe nuk dalin as nga zemra, as nga shpirti, as nga mendja. Thjesht jane perkembime germash.

Po te ishte puna qe poezia shqiptare te perfaqesohej ne bote nga nje autor, kete do te zgjidhja : Frederik Reshpen.

Nuk e di nese ky poet studiohet ne shkollat tona, por do te ishte nje ngutshmeri e kohes qe te perfshihet sa me shpejt. Nese duam qe neser te kemi poete te mirefillte, tek poete te tille duhet te ushqehemi.

________________

Selfmaderadio, i thashe keto fjale ne pamundesi per te nderruar dy fjale si ka hije gjekundi tjeter. Gjithandej pelcet sherri per dy vargje te shtrembera. Te pakten ketu shpresoj te kem thene ca fjale mbi letersine. Falemnderit.

________________

ps : kjo eshte per t'iu pergjigjur anetares Flo me poshte, per nevoja kursimi fishekesh.

Flo, ti e di ashtu por ca gjera nuk i di. E kam fjalen, nuk i di te tera. Sepëse, edhe mua nuk me pellqen qe t'i themi te qënit, sepëse, vazhdoj une perseri, kjo puna e qenies eshte ca me e hallakatur sa ç'mendohet rendom. Dhe se po te germosh ketu qe qënia, na del gjize (siç thoshim ne vakt). Keshtu qe per t'i shmangur keto "te qënit", dhe "të qenit" (ne pamundesi dhe te maces), ahera une i them "te qenurit", sepëse keshtu me pëllqen, dhe sepëse, keshtu me ka thene pervoja ime e kacafytjes me germat. Kur dhe vete rektori Shejz Rroka ia keput gjuhes shqipe si t'i doje zogu i qejfit, atehere une nuk jam burre me i keq qe s'po flas siç me thote dhe mua ai zogu im. Tungatjeta, dhe shihemi gjakundi tjeter.

ja nje shkendije per debat smiley

pse nuk mesohem dot me kete fjalen  "te qënurit" smiley ne  shkolle e kemi mesuar

"të qënit"...

 

E kisha zili, se ai qën bir qëni që e gjeta ke qoshja më bëri të mendonjësha.
me qën se të qënurit me qënin më kujtoi të qënin me qëntë, rrija e qeshja (se unë për të mos qarë, qeshja kur qeshë ke qoshja).

hubernik, vazhdo, vazhdo me shpendet ti...  ndjese qe nuk e parashikova me pare qe do bije ne batak me pergjigjen...

Me pelqeu shume ky tregim i vockel.Me solli shume afer tavolines se kafese,njeriut dhe librit.Ajo puna e voneses ose mungeses se korrektesise,eshte vesi me i keq,qe te hedh ne ankthin e pritjes se bezditeshme,qe nuk ta heq dote as nje liber,dhe as edhe nje kafe e dyte !

Hurbinek.

Frederiku ka vuajtur aq sa teprojne per te shkruar vargje te bukura.

Jam kurioz ne cili websit e ke marre, se kerkova e nuk gjeta asgje.

Frederik Rreshpja i ka filluar vuajtjet  qe ne rini, por ajo buzeqeshja e lehte ironike kishte diçka te ngjashme me meshkujt espanik.

http://www.shkodra.ws/letersi/60-frederik-rreshpja/1708-per-nje-vjollce-.html

I kam lexuar te gjitha poezite qe gjenden atje. Njera me e bukur se tjetra. Mbaj mend qe e kam pase perkthyer njeren dhe ua lexova ca miqve ketu. Iu ka pelqyer shume, shume e trishte, me thoshin. Iu thashe se ka vuajtur tere jeten ne burg. Dhe rrinin duke menduar nje varg (mbaj mend ka qene nje poezi me varken ne det, dhe me lote - kishte nje lidhje shume te bukur).

Diçka qe vura re ne poezite e Reshpjes, ishte qe shiu (lidhja me lotet ?) rikthehej papushim. Shiu, shpati, ikja, malli per nje te vdekur. E habitshme sa shume percjellin poezite e tij.

Ato pershkrimet e natyres se trishte, thirrjes se Zotave qe e kane braktisur, jane mese te denja per Holderlinin. Te duket sikur kane jetuar bashke. Ne fakt Holderlini ishte katerciperisht i lajthitur. Nganjehere, thote ai, kur jam buze Rhinit, ulem ne gjunje dhe qaj, qaj dhe vajtoj per bukurine e kesaj toke qe Zotat, ne braktisjen e tyre, na kane lene. Me vone Holderlini doli mendsh realisht, pas vdekjes se te dashures, Suzette. Plot 40 vjet ne çmenduri. Kurse Reshpja kishte halle te tjera. Ndarja nga te gjithe te dashurit e zemres. Persa i perket natyres, te dy ne te njejtin peizazh - Holderlini ne Bavari dhe ne Alpet e Zvicres, dhe Reshpja ne Alpet e Shqiperise.

E njejta gje me Martin Camaj. Cfare dashurie per dheun e vet, per shpatet dhe malet ku ka shkelur. Gjera te bukura, vertete.

___________

Selfmaderadio, do te kisha fort deshire nese do te na flisnit pak per Humbold. Pare nga ana letrare, jo biografi te paster. Sipas mundesive, ose fundja diçka ne lidhje me romanin ku permendet... Falemnderit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).