U.n.ë e u.r.r.e.j P.o.r.t.o.k.a.l.l.i. – n.ë

nga Darien Levani
apo Pornokallinë, siç e thërrasin miqtë që e mendojnë si unë.
Eshte urrejtje që vjen prej larg, ndoshta prej herës së parë që i kam parë, të lumtur në humorizmin e tyre, me më shumë imunitet së sa ministri ndërsa nëpërkëmbnin gjithkënd e gjithçka.

Po a nuk është ky rregulli i parë i humorit? Fakti [...]

33 Komente

zoteri artikullberes , po e urren kaq shume kete show ,  pellcit nga inati, te urresh te qeshuren eshte absurde. Ka ane negative sa te duash por cdo sipermarrje e tille dhe aq me teper e shtrire ne kohe ka defektet e veta.

perpara se te* mbrohet *historia nga humori, te mbrohet ne fillim nga bastardimi dhe amputimi qe po i behet nga historiane dhe polikane. kush e ka mizen nen kesule,   le  ti djeg  humori dhe batuta.

Vizioni juaj eshte pak qesharak apo femijror Kaltrina. Nese ne ua leme historine politikanave ( pak a shume si me thene qe duhet te trasportoj ca melçi e po ja var ujkut ne qafe ) apo vetem historianeve ( po ja lej melçite dhelpres, ju ujkut ) atehere s'do kemi histori. Historia quhet "e nje populli" jo vetem sepse tregon peripecite e tij neper kohe, por edhe sepse de facto i perket, aty jeton e ato rritet, dite mbas dite, e jo e mbyllur ne ndonje liber 5000 faqesh qe nuk lexon askush.

Des,

Po pse tallesh, o m'i jep o mos m'i jep ato melci...Po te m'i varesh ne qafe e pastaj te thuash, jo po ia jap dhelpres eshte fyrje per nje te races sime.

Pera i perket Portokallise, vulgariteti i humorit ne te eshte nje problem shume i madh per mua. Nuk mund te quhet humor ky e cdo sezon sa vjen e behet me vulgar, saqe 2 te fundit s'i kam pare fare. Vetem njehere e kam pare trajtimin e historise me humor nga portokallia si te bukur, nja 3 vjet para me duket. Pastaj banaliteti me te cilin trajtohet si historia ashtu edhe personazhet e saj, me ben ta fik tv e te me vije keq per skenaristet qe kane qene disa nga me te miret e humorit tone nder vite.

 o m'i jep o mos m'i jep ato melci...Po te m'i varesh ne qafe e pastaj te thuash, jo po ia jap dhelpres eshte fyrje per nje te races sime.

smiley

hi kryenece,

edhe sot ne pune?

Une kam dale per nja dy ore "per te mbyllur nje kontrate".

hi

ne pune dhe sot... dhe po merzitem shume... shyqyr qe paska njecike levizje tek peshku te shtyj kohen smiley

mire Des

une pavaresisht se zgerdhihem me Alo mirmroma-n apo ninin e bules, pjesa tjeter , e kam thene dhe para shume kohesh ktu ke peshku, eshte nder shfaqjet me antishqiptare, shkaterruese te gjuhes dhe tallese te pafalshme te atyre cik vlerave apo simboleve qe ne kemi. Vulgariteti eshte i falshem, kurse kjo jo.

Ajo me vellezerit frasheri , ngelet nder pjeset me te turpshme te humorit.

gjithesesi, pjeserisht eshte nje perpjekje  per te ofruar zbavitje qe mungon aq fort ne televizionet tona.

 

Problemi im me i madh eshte kur aktoret fillojne e bertasin... ngaqe nuk kane c'te thone...

Pastaj habitem shume kur shoh sallen te shkulet se qeshuri me vulgarizmat e trasha te Agronit...

I vetmi qe me duket profesionist tek portokallia eshte Gent Bejko, ka nje humor absurd tejet te rafinuar, nuk eshte humor per masen...

Pse duhet te merret aq seriozisht humori? Kush do seriozitet hap Le Monde, The New York Times,...Panoramen, nuk hap tv-ne tek Portokalli. Pse iu deshka nenshtruar rregullave te akullta shoqerore shqipetare dhe humori? Shijojeni per ate qe eshte: nje humor banal, nje nivel i ulet shakash realizuar nga nje grumbull njerezish shume nga te cilet s'kane pasur nje background artistik. 

Elementi qe mua me ben me teper te qesh jane njerezit e publikut qe levizin para-mbrapa kur qeshin dhe shqepin duart. smiley

Portokallia po e bene banalitetin baze te humorit te vet. E ne ne vend qe te qeshim me humor, detyrohemi te qeshim me gjera banale dhe pa shije.

Perveq ketyre gjerave, lidhur me figurat historike, edhe skenat ku paraqiten kosovaret jane shume ofenduese. Te lihet pershtypja sikur keta sapo kane dale nga shpellat. Lere qe, edhe sikur te ishte keshtu nuk do ti takonte artistve shqiptare ti paraqisnin ne kete menyre.

Keta sikur deshirojne te behen metropolitan apo te moderuar duke peshtyre vetveten.

Ja sikur te shikojme pak edhe vendet tjera , ta zeme Italine. A behet humor i tille me Garibaldin apo me ndonje figure tjeter historike?.

 

Portokallia ka marre fund dhe mbahet ne kembe me sforco njesoj si fiks fare.

Portokalline as nuk e kam pare as nuk dua ta shikoj, vetem Agronin e kam xhan.

Thone se nje here e nje kohe babai i satires Aristofani ne nje shfaqje te tij po "tallej" me Sokratin, bile i kishte bere dhe nje maske aktorit qe e luante shume te goditur(thone se Sokrati ka qene shume i shemtuar).Thone gjithashtu se aty nga mezi i shfaqjes Sokrati u ngrit ne kembe duke duartrokitur per te pare spektatoret se sa e kishte arritur Aristofani karikaturen e tij... Keshtu thone!.smiley

Vlera pothuajse e vetme e Portokallise, por edhe humorit dhe satires shqiptare ne pergjithesi, eshte Agron Llakaj. Me pelqen gjithashtu edhe prezantuesja femer. 

Shumica e aktoreve te tjere (komike eshte fjale e madhe) do te benin mire ta ulnin hunden dhe te fillonin te merreshin seriozisht me kete pune nese nuk duan te perfundojne si ata dy tipat qe iken tek Klani.

avash mer avash ju, zhan klod van dam sula (ervin pupa) eshte goxha rol dhe goxha aktor, ora e anglishtes (gazi) eshte top fare, polici (flori me duket se e ka emrin) eshte po ashtu top fare, portokill ne shumicen e rasteve eshte shume funny. Well, tallen me Ismail Qemalin dhe c'edukojne kalamajte! Ne fund te fundit nuk eshte emision per kalamaj, eshte faji i prinderve qe lene femijet te shikojne portokalline jo i autoreve. 

dhe e fundit, prog up or down te telekomanda dhe e heq sikletin, dhe mos bej search te youtube me "portokalli"

kualitei  i  emisionit  eshte  pertoke, humori (ne  qofte  se mund  ta  quash) gjithashtu, personalisht  mendoj  se  eshte humbje  e theksuar  kohe  ta  ndjekesh, po  perderi  sa  ka  spektatore, do  te  thote  qe ne  shqiperi  , ka  sukses. qellimi  i  emisionit,  me  ckam  kuptuar, nuk  eshte  humori  , eshte  politik,  dhe  si  i  tille , qendron  ne  air (emetohet).

Eshte nje emision qe po zgjatet deri ne deshperim..me zor pa fund..Idete mbarojne ,aktoret konsumohen...Duhet nje pauze relativisht e gjate qe te rikthehen me shkelqim..

Dikur regjisori M.Luarasi ne Korce vinte ne cfaqje nje skec ku nje fshatare paraqitej teper " budallaqe" ..."naive"  etj... Po Partia ( PD-ja e sotme ) ishte Vigjilente dhe ja ku u ngrit kritiku.... Shume teprim.. Fshataresia jone ..etj etj etj.. I famshmi Luaras ,pa e prishur terezine ju kthye salles me nje buzeqeshje......

"Kjo quhet Estrade dhe arma e Estrades ( Humorit ) eshte GROTESKU ! smileyKa edhe cfaqje  te tjera ku mund te rish serioz ...quhen Drama ..ose edhe mund te qash... quhen Tragjedi! " Behet fjale per pergjigje te vitit 1969-70 !!!!! jo per pyetje te vitit 2009  smiley Kaq tha , po mua nuk me durohet pa vecuar shpuren qe  kurre si kesaj radhe nuk eshte kaq MONOLITE kunder Portokallise . Kush e gjen perse ? smiley

Zor i madh me e dite...Partagalja imiton shume bukur Berishen....Kam qesh me lot....

Por vertet po kthehet ne volgaritet..Si diçka e sforcuar...

Zor i madh me e dite... Zana me respekt por ti per mua nuk ke qene ndonjeheree Shpures smileyPak si fmi i mrapsht si me le pre ... smiley POR KURRE ne nivelin e GRUPIT Shpurist ! Gjithsesi , si thote Mergim MUJA "E ke dite"

Une mendoj se kjo situate ndonese e qete eshte absurde.Me siguri zgjhedhesit e Berishes nuk jane te lumtur nga aleanca me Meten...Meta nuk eshte i lumtur nga kjo aleance ,e pranoi vete..e aq me teper elektorati i tij skraparli.. smiley.Rama eshte humbesi i madh...po pse nuk i napin vedit e t'ja lajne vendin ndonje tjetri qe do ishte shume i lumtur te bente kete pune....

POrtokallia humor i tipit druvar i Agron Llakes qe edhe 4 vjet qe Sala do jete kryeminister do haje akoma buke se tjeter gje sdi me bo ai vetem banalitet

 

hahahahah....

-i kam dhene nja 50 fotografi...

-po pse nuk i merr?

kam pershtypjen amatore se nje element shume i rendesishem i humorit eshte te jete i papritur, ose me sakte, humori funksionon me mire atehere kur HABIT, atehere kur kthen me koke poshte ate qe pritej. Eshte ne kete plan qe humori ka nevoje per kalibrim se sa "i papritur" dhe se sa "habites" mund te jete. Kjo psh shihet tek skeci shkodran, "pse nuk i merr?". Kjo behet me TASTE, ose shije, dhe shija eshte dicka shume inteligjente, ndonese humoristit ose atij qe e shkruan skecin kjo mund ti vij natyrale. Por nderkaq qe eshte inteligjente, nuk mund te kete formula, sepse kjo do ta bente te parashikueshme. Duke qene se portokallia eshte 'Nje Show Idiote per spektatore Idiote', nuk mund te kete as shije inteligjente as intuitive, sepse momentin qe i ka kto te dyja nuk eshte me as 'nje show idiote' as 'per spektatore idiote'. Kshtu qe, te kerkosh qe portokallia te arrij kto te dyja, eshte njesoj sikur te kekrosh qe portokallia te mos ekzistoj. ajo qe me merzitur nje cike eshte kur kam pare kta te Stupcave te mundohen te behen humorista pan-shqiptar duke u lidhur me portokalline. Kjo eshte shume sad per mendimin tim sepse Stupcat kane humor solid e me substance. Kane aktore shume te animuar, por edhe vete satira eshte inteligjente, me raste ndoshta pak cinike, deri edhe nihiliste... por NUK KAM PARE te arrijne aq ulet ne shije e te behet aq humor vulgar sa portokallia. Stupcat arrijne te jene habites ne humorin e tyre, pa i'u dashur te thyejn etika, ose konventa elementare shoqerore, sic jane fjalori. ose te pakten, stupcat nuk parazitojne ne thyerjen e ktyre konventave elementare, sic ben Portokallia. Por kjo eshte vetem pershtypja ime dhe mund te jem i gabuar.

Te nderuar bashkekomentues dua tju pershendes te gjitheve me nje kenge "antigreke" te vitit 1987 te kompozuar dhe  kenduar nga kengetari grek Janis Miliokas.(Duhet nenvizuar se kjo esht nje nga kenget me te vleresuara sot nga brezi i ri).Kenga quhet ,"Greco mascara".http://www.youtube.com/watch?v=6T1MFZhcfNA&feature=related

 Portokallia ve ne loje fenomenet negative te shoqerise shqiptare dhe mire ben. Banaliteti(nese i themi banalitet) eshte tek karakteret dhe jo tek aktoret e portokallise qe per mendimin tim jane djem e vajza te talentuar.

Juve i dashur mund te thuash:une e urrej portokalline dhe une kam te drejten te them se ju urreni te qeshuren dhe te bukuren.

p.s:alo tirana apo me degjon po edhe te qeshuren doni tu ndaloni shqiptareve ju ere xhaxhi....

Des, eshte pak e tepert te thuash, e urrej, me duket mua. Humori eshte banal? Po. Niveli eshte i ulet? Sa te duash. Ka copeza te lezetshme? Ka dhe i ka permendur Swed me lart. Megjithate, une e dua portokalline shume per nje fakt shume te thjeshte... Gjysme ore pasi fillon portokalli, mua me ze gjumi rehat -rehat... Eshte e vetmja dite, kur s'kam probleme me pagjumesine... Po mendoj tani, po gjithe veres si do t'ia bej? ...na syri, filxhan... smiley

Ana edhe mua me ze gjumi me portokalline. :-D E vertete... nuk e them per te shprehur mospelqimin tim... Me ze nje gjume, super i rehatshem...

ç'është keshtu,  të gjithë të pagjumë juve peshqër... unë për vete vuaj nga gjumi i tepert smiley

Kryenece, une s'jam peshqit, jam peshorja.... smiley prandaj sic duket edhe kur jam pushim, me del gjumi qe ne 6 te mengjesit... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).