Une e kam shtepine te pusi qe lahet vete...


KENGA



Zanafilla dhe misteri

Është hapur 547 vjet më parë, në vitin 1460, në një lagje të madhe jo shumë larg qendrës së qytetit të Elbasanit. Ideja e hapjes së një pusi ishte e dy vëllezërve arabë, besimtarë myslimanë, Hyseni dhe Dylgjeri, të cilët mbas hapjes do të ndërtonin edhe një xhami shumë pranë tij. Të gjithë besimtarët para se të kryenin faljen e namazit laheshin në ujërat e këtij pusi. Që nga ajo kohë kjo lagje do të shtohej nga viti në vit.
Mbas ndërtimit të xhamisë dhe hapjes së pusit lagja mori emrin “Dylgjer Hysen”, në nder të dy vëllezërve arabë, por që asnjëherë nuk u thërrit me këtë emër, por me titullin simbol “Pusi që lahet vetë”. Por, në vitin 1966 do të prishej xhamia, si dhe do të mbyllej pusi që lahet vetë. Gjatë viteve që do të vinin, shumë prej njerëzve që e dinin vendodhjen e tij, nuk jetojnë më. Vetëm mbas 45 vjetësh, dikush do të investonte për ta hapur sërisht këtë pus, i cili njihet tashmë nga i gjithë komuniteti elbasanas, por edhe nga shumë vizitorë e turistë për nga vetë historia që ai ka, si dhe nga gojëdhënat e vetë banorëve, të cilët vazhdojnë ta përmendin atë si “ Pusi që lahet vetë”.
Shumë pak është shkruar në historinë e monumenteve të kulturës për “Pusin që lahet vetë” dhe për rrapin që ndodhet shumë pranë tij.
Një banor i moshuar i kësaj lagjeje, Ibrahim Bitozi, 76-vjeçar, tregon për “TemA” : “Emrin e ka të tillë, pasi dikur, pusi lahej vetë. Shpërthente ujë nga brenda tij dhe nxirrte papastëritë në rrugë. Të nesërmen në mëngjes rruga ishte e mbushur me ujë. Gjithçka ndodhte natën dhe askush s`e dinte se në cilën natë pusi do të lahej”, - tregon 76-vjeçari.
---------------------------
Foto te Pusit, KETU

7 Komente

smiley lol , une e kam vertete shtepine ke rruga pusit qe lahet vete smiley smiley 

E di Avocados ?

Tani ja kane kthyer formalisht emrin rruges : RRUGA PUSI QE LAHET VETE !

Eshte tabela ne krye te rruges smiley  and its really fun.

 

 

 

 

flm Avocados perhere gjera interesante na sjell ketusmiley

Ahhh,me ne fund nje togljalesh plot me kujtime nga qyteti im...

Wow, fotot sa te bukura. Shume falemnderit.

Elian, me jep leje ti shtoj te faqja ime.

Emri i pusit me eshte dukur per vite gjeja me e mistershme e Elbasanit. ku nuk shkonte mendja e shkrete smiley. Aq me teper qe asnje nuk mund ta shihte me sy. Por kenga e pusit mbetet nje nga me te dashurat, po ta vesh re eshte shume e gjalle, me emrat qe permenden, me historine e fshehur qe mban, ate lloj melankolie myzyriane. Nexh, ka qene nje kenge tjeter, C'ke moj Fiti qe po qan... po e dite si fjale, hidhe ketu.

Hehe, Fitnetja qe vrau gishtin ne dyqan? Ket kengen e knonim dhe ne te vegjel, pa ja dit kuptimin...ja kur te kaloje Nexhi prape ketej...

Esht permend dhe ke peshku vjeter, po "toponimi" me i famshem (te pakten per mu) ne Elbasan ngelet Gropa Tezes...lart ne qiell, kur donin plakat dhe grate asokohe te parashikonin motin smiley

ps. Avocados, fotot i kam sjellur ketu direkt nga Facebook, marre "pa leje" nga grupi i elbasanllijve atje (autorin e tyre e gjen ketu, me kete rast po i jap dhe te drejten e autoresise, A.D.). Nuk di sa me ndergjegjje mund te kopjosh dhe ti lidhjen per tek fotot smiley

Bukur Avocado!

Tani po sjell disa vargje  nga kenga e Fitit smiley

C'ke moj Fiti qe po qan

oh vrava gishtin ne dyqan

dyqanxhi te placin syte

vrave Fitin, o vrave Fitin

vete i dyte (2x)

Vete i dyte o

vete i trete

oh un in shkreti

s'desha vete

 

Spo me kujtohen vargjet e tjera smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).