Unë-duart

sx

DATA: 07 dhjetor 2008

I shtrij mbi lëkurën tënde, unë

Si pomadë magjike që përhapet

Duart, metastaza të çmendura

Si trena të pakokë duart

Unë është brenda teje

Në zemër, brenda teje

Ajo që dua art

Unë jobjekt i pakapshem

Kundërgram pro 2.0

perla e jetës sime,

jashtë cdo kohe, cdo dimensioni

jashtë cdo post-kohe

Brenda teje unë,

Të copëtojnë çdo ditë

Duart, për të ushqyer

Unë, pasioni i reales

 

      

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).