Uji i Cezmes i shpall lufte Shishes

Per kurjozitet, a pini uje nga cezma? Po te jeni si une, shpesh here do e pini thjesht per t’iu kundervene dikujt qe pak caste me pare do kete thene “mos pi uje cezme, se s’pihet.” Nje pjese e mire e miteve rreth ujit te cezmes e kane perhapur vete industria e ujit [...]

42 Komente

Amen! 

Te blesh nje shishe uje Aquafina, qe e prodhon Coca Cola nje-zot-e-di-se-ku, te kushton me shtrenjte se nje liter benzine. Kudo qe ta blesh! 

Sesi ra muhabeti njehere ne nje kafe andej nga jugu, dhe dikush tha nje histori rrenqethese: 

Shkon nje fshatar ne qytet per te shitur qumeshtin e vet. I thote bleresi qe nuk mund t'ia bleje qumeshtin me shume se 300 leke te vjetra litri. E mire thote fshatari. E pasi mbaron pune, shkon ne nje kafe dhe porosit nje kafe dhe uje. Kamarier i sjell kafen, dhe nje shishe me 0.5l uje. Kur i vjen fatura, uji kushtonte 500 lek te vjetra. Litri i binte 1000 leke. 3 here me shume se qumeshti i fresket. Tmerr!

problemi eshte se ne shqiperi ujti kushton vertet shtrenjt po shtrenjt me SH te madhe...... zakonisht keto probleme hasen ne vendet veriore si si gjermani çeki, danimarke a ku gjetke (por keto vende ama e kane birren me te lire se uji smiley  ) ndersa ne Shqiperine tone me uje bollek nuk kuptohes si ka mundesi qe nje shishe uje gline me 1.5 litra kushton 4-50 leke(te reja per ata qe skuptojne...)... eshte SKANDAL

cili nga ju pi një litër qumësht në ditë?

O Konsumerizem hajde pi njehere uje cezme ketu ne Tirane te dhjesesh bark 10 here ne dite smiley Derisa te behen investimet e duhura ne ujesjelles une do vazhdoj te pi te mrekullueshmin uje Tepelena.

Me thene te drejten une pij uje shisheje, por shpesh here nga qe pertoj te shkoj ta blej kur mbaron, thjesht mbush shishen bosh me uje cezme. Keshtu qe le te themi se raporti midis perdorimit te ujit te fabrikuar dhe ujit te cezmes persa me perket mund te them se eshte 50-50.

Nder te tjera uji i cezmes ketu ku banoj une eshte shume i mire, por edhe ai i Tiranes nuk eshte aspak i keq.

Ne te gjithe informacionet qe lexova tek siti www.tappening.com ai qe me beri me teper pershtypje dhe qe besoj se eshte me i rendesishem sipas meje eshte se impakti qe ka mbi natyren, prodhimi, blerja dhe konsumimi i ketij produkti pothuajse te panevojshem, eshte mjaft i konsiderueshem.

Por me sa produkte te tilla te panevojshme eshte i rrethuar njeriu modern?! Dhe cfare impakti kane keto produkte mbi jeten dhe te ardhmen tone dhe te planetit?

Siti www.startalie.com eshte shume fantastik! smiley Pergezime autoreve per idene!

O Konsumerizem hajde pi njehere uje cezme ketu ne Tirane te dhjesesh bark 10 here ne dite O Konsumerizem hajde pi njehere uje cezme ketu ne Tirane te dhjesesh bark 10 here ne dite

 

 

Une kokam me munitet, se Ujin e Cezmes nuk e nderroj me ate me shishe smiley

 

Shiko selita e Tirones, ka uje 3 deri kater here me cilesore se 4-5 lloje uji me shishe... Ani une noshta jam msu me mbidoze klori smiley 

Me shumice thone qe uji me shishe shkon 15 lek maksimumi.. se pse shitet 50 se merr vesh njeri...

Ps. Hiq nje lloj uji me shishe (respekt po pa emra se del publicitet) dhe dy qe si kam provu, te gjithe te tjeret jane shume po shume afer bovilles smiley 

 

Ne Kukes ne lokal, po tu kerkosh uje me shishe ta hudhin syve... "Budall je, kuksi ka uje persmari", thone... Keshtu ne nje pjese te mire te shqiperise hiq zonen qe mbulon Bovilla ne Tr dhe noj qytet te raskapit pa ujesjelles... Po nese shkon ne vendlindjen time dhe refuzon ujin e xhezmes je trap qe ke pare me harxhu, tjeter pune a e lan goten banakieri smiley

 

 

 

O Kraste, te shikosh ti pordhet e robve qe vijne nga Shqipnia m'ktuhit! smiley

Knej i ma ere kmisha sintetike si qen, knej s'un rrine dot pa uje shishe! Ne kafene! smiley

Me demek nuk i kane besim klubit amerikon se mos e ka uje depozite!!

Pastaj nxjerrin kai cigare nga Shqipnia, qe qy nga era e merr vesh ti se eshte bo 25 km larg nga Cernobili, jo mo larg!

Hej zot na ruj!

p.s.

Uji i Tepelenes eshte uje masonesh! smiley

Fjalia ne etikete, e denje per "engrish.com", eshte akoma e padeshifrueshme per anglishtfolesin mesatar! 

Thote: Suffled how it gush! smiley

Kush e perkthen kete (pa qene mason) e ka i shishe birre nga mrroklla! smiley

 

WOW! mrroklle, you know what, I love this! suffled how it gush from the source. E di si o puna, bro? ne perjetsisht jena kon alifmatraker kur vje muabeti per icik intelligent advertising, dhe kjo ketu eshte nje here e pare, me shum shum gjasa aksidentalisht (sepse po te jet e qellimshme, robi qe erdh me iden e cmenme me kriju nje fjale te re aq bukur te kumbueshme sa "sufffled" per mu eshte nje gjeni). Fjala origjinale "bottled" eshte aq sterile dhe e varfer, sa une me te drejt i pys anglo-amerikont, si ka munci qe ju nuk e keni i llaf te till "suffled"??? me vetlla te ngrysme  llAgorikerkuse... dhe jom i bind qe ato do do ulin syt me faj, dhe do bohen per uje te ftofet tepelene, suffled how it gush from the source. smiley

 

Mire, me mire! Po ca do me thone?

Se une kam pershtypjen qe e kane perkthy literalisht nga shqipja ne noi gjuhe te ndermjetme pastaj ne anglisht tip: Shqip-Pellazgjisht-Anglisht

Mbushet sic buron--> hafgtru ghwgu burghtruy (sankritisht me shkrim dore te keq) --> suffled (bottled ?) how (si/sic?) it (uuuu) nga burimi (gush?)

 

As you can see, I have given it a lot of thought! smiley

Not enough though! Still need to ask some mason! Or some Japanese tourist returning from 'Bania!

Here's the link: http://engrish.com/

po amon o mrroklle, se nuk besoj qe pyt me ter men. Osht Kabim mer, them un, TYPO, dhe robi i Allahut nga bottled e keqlexoi dhe keqshkrujti ne suffled.

Sidoqofte, un vet jom i mrekullum nga kjo. Per mu qe knej e tutje "suffled" eshte fjale me te drejta te plota n'anglisht!

Jom i sigurte qe vetem kjo e ka rrit 23.6% skonsumin nga pires anglishtfoles.

Let's get sufled kinda thing!  smiley

ps kush o masoni ktu mrroklle, se un s'jom i her!

Cer mason leshi, po meqe duhet me shpik noi rrene per ujet me shishe, dhe duke dit qe shqiptaret i kone qejf "conspiracy theories" thashe, hajt ta filloj edhe une nji! smiley

Nejse, mo mire suffled se sa kjo ma poshte! smiley

mrroklle, do m'thush ku ke ron ne uje tepelene? po qe se ka ne tri borot, jom tu ndjek udhzimet me e ble.

mroklle, do shof mos gjej at etiketen e ujit te tepelenes

qe baba, suffled how it gush (shume kollaj, mrrok, me u gjet kjo)

http://examinedlife.typepad.com/photos/uncategorized/sufflegush.jpg

Bloody orange sttufed how it gush from the tree,

i squizze me hand, made a lemonade-stand off thee,

bloody orange, the source of my 5p,

buy your vitamins, the water comes free...

                                                              (folk anonyms)

smiley

 

Varianti shqip eshte pak a shume keshtu:

E i thashë se mU dogj xhani / mOj vAjzë me kaçurrela

pak ujë do partizani / pak ujë nga BUCELA.

PS. A ka ndonje reklame per uje qe thotë: "i mbledhur nga gjurma e mushkës"?

 

smiley

Vallaj ktu ku jam u (Yananye-Mahala), vetem uje Glina kam pa! Uje Tepelena jo! Kam pa, dhe kam ble Raki Skrapari, Kafe Turke e bome nga Greki i Papagallit, si edhe Birra Tirana!

Po uje nga i Alije yok! smiley

Uji i Glines m'intereson! Ku ven ne borot Manhattan-Queens-Bronx?

Astoria

Mediterranian Foods, Europa Market

Got it! Jom tu pyt kto dite. Po gjeta, po i sajoj nja tre arka.

PS do mor me vete i portret te skenderbeut. atyne shitsve grek do u them qe kur te vije njoni qe i gja ktij ktu, hudhni parrullen "mrroklla". Po pate reagim, boni t'fala ka Cim Cela smiley

 

Hahaha!

Mos qaj hall, i ke shqiptare! Shumica cuna e goca t'mira!

Me perjashtime t'noi qyqari qe sa ka ardhe nga Greqia dhe e ka hala leprin ne bark naaa, sa i gomor!

 

Emo e di ate punen e ujit t'Glines me gota ke Pallati i Kultures nolt?

Ti them ty, se ti je shkrimtar dhe dro kto historinat perfundojne me noi liber, se gjynof t'hupin!

Pite mileti si derr at'here, sidomos ke saleti mrapa! E ma men?

Nejse, pite mileti ene folte "kundra"! smiley

Ruheshin nga i' cike, po pija bote t'veten dhe vigjilenca vinte duke u ul! smiley

Amo, u ngrete prap, vigjilenca, kur t'u ulte noi tavoline afer, me dy burra qe porositshin dy gota uje Gline! smiley 

Nga 2 lek a tre lek ishte gota! Shteti nuk i ri-imbursonte fuksat per shpenzime operative, keshtu qe kto blejshin gjone mo t'lire n'dyqon!

Nuk bezante ma njeri, ose fillojshin muhabet sporti!

 

si t'duket si titull: Dekonspirimi Glina.

Edhe nji: a gjej dot ponc portokalli ktu? Nga ai i vjetri 25 lek tekja? A bohet mo?

Une mendoj qe uji me i mire nga ujerat me shishe eshte Tepelena. Selita eshte shume i mire gjithashtu por duke qene se kanalizimet ne Tirane jane cope cope uji kur vjen ketu behet Selita feat Merda & Shurra smiley

Me e dhimbshmja skene eshte kur sheh njerez ne bare qe pijne uje italian Pana dhe kerkojne "içik akull" (i cili bohet me uje cezme) lol

Jo vetem sepse e kerkojne.

Ne Shqiperi goten e ujit, boshe apo jo, ne pergjithesi ta sherbejne me akull.

Varet, jo kudo. Megjithate, akulli ne sezon vere, do te serviret ne tavolinat e bareve jo vetem me ujin...

 

 

Une ujin e cezmes nuk e pi dot, sikur te me vrasin, ngelem keq ndonjehere kur me mbaron uji i dyqanit dhe prape se prape nuk pi dot nga cezma. Ka njerez qe  kurre skane pire uje me para vec nga cezma dhe akoma jetojne 97 vjece plaka ma pi ashtu te fresket nga cezma edhe parat i kursen edhe vite me shume jeton. Tongue

ne amerike apo ktuna, me lekt tona po e blejme ujtin.

na e do qejfi ne shishe, epo ne shishe do ta pime.

jo po do ju pysim juve se ca ujti te pime.

rrofte ujti tepelena apo lajthiza !

ujti cezmes ktu ke une, po te kesh ngel nje nate vete pa pike uji tjeter, po ta fusesh ne frigorifer ta ftohesh i cike si shume, edhe  pihet, se te mpin gjuhen dhe hajt mo, smerr vesh ca pi.

por perndryshe, jo flm shume, si kursej hic leket e nuk hyj ne gjynaf me shpirtin tim. Pse ere, per ca po punojme kshu, qe te myllim hunet kur pime uje eee

uuuu na marrshi te keqen e ujtit te shishes na marrshi smiley  smiley

P.S. Bureto dhe Vesa brrrrrrr te papishem, a waste of money. never go for them

 

Unë pija ujë nga çezmja por pastaj lëviza dhe uji nga çezma dilte herë herë i pisët (kush jeton në Wisconsin besoj se e njeh këtë fenomen), kështuqë provova me filtër. Filtri i parë punoi mirë, pakoja me filtra që bleva më vonë (3 filtra) dolën të tërë të prishur dhe nxirrnin ujë të zi. Kam kohë që ble me shishe.

Shqiptaret kane pire uje kanali gjithe jeten, jo vetem uje cezme, dhe c'i ka gjetur. Na, si topa jane te gjithe.

E lagu se lagu, është i njomë apo i lagët, është me miza apo pa miza.

Njeriu është doktor i vetvetes.

Të pëlqen i lagët dhe me miza pije ashtu. Të pëlqen i njomë dhe pa miza pije kështu. Shqipëria (si pak vende në bot&eumlsmiley ka ujë të cilësisë së lartë dhe të bollshme, por si gjithmonë problemi në Absurdistanin tonë të dashur qëndron te koka.

Nuk thonë kot se peshku qelbet nga koka.

Nuk ka kontroll, nuk ka mirëmbajtje dhe nuk ka mirëpërdorim të ujit. Të gjitha këto punë i bën qeveriu me rrogëtarët e tij.  

peshkaqeni, po te shkosh ne Shqiperi dhe te ngjitesh per Kurvelesh te Siperm - nje nga perlat natyrore tonat dhe treve tejet interesante - do kalosh nga nje fshat qe quhet Bence; edhe ky emer i njohur besoj nga kenget me iso. Nejse, llafin ta kam te nje burim i mrekullueshem aty, Burimi i Bences ku ujet del me gulshe, i mjafte qe te furnizoje 5 qytete si tepelena, qe eshte "nje vrap pele" qe aty. Nuk di per tani, por Tepelena ka ndenjtur ne vite ne mos dekada me 3-4 ore uje ne dite. E bukura ishte se ne kohe te Ali pashait, ky e merrte ujet me nje akuaduct qe andej dhe kalaja ishte OK me uje. Mbas dy shekujsh, ajo veper arti ndertimore rrinte pa funksion aty, si nje tallje e hapet me gjithcka. Ishte shume e pikellushme kur i shikoje te gjitha kto ne kompleks - te kapte nje trishtim i cuditshem dhe nje mungese totale e respektit per veten.

Kete te keqe ka brezi JUAJ . Nuk njifni traditen smiley  Ja si eshte historia qe pasi ta rikujtoni ......eheheheheeh....e sa jane largu brezat . Nga ne nari-naret e rakise , tek te qytet - rrumit e ujit me shishe smiley

Mjeku i Komunes na shkon ne nje fshat ne kuadrin e cilivilizimit te popullsise per nje "Pirje e perdorim me MASIV te UJIT te Cezmes"...Kjo pasi banoret me shume pinin RAKI . Merr dy gota  uje dhe njhe krimb toke. E fut krimbin ne goten e ujit....Levizte, gjallonte. E fut krimbin ne goten e rakis ...perc perc dy tre here.....ngordhi. Pa fjale Ju drejtua Idrisit dhe i thote ""he na i shpjego cfare kuptove "" Nari-nari si i tradites qe qe i thote me t'veten :

 "Ja zotnia juej. Une me ate timen dhe me te Ramadonit (shokut ne krah qe kishte ardhe si Emigrant  bashke me nji shoqe me emer nostalgjik si dejsi)) e kuptoj keshtu : Me i fute mikrobet , krimbat ne ambiente uji . ...ato rrojne. Me i fute ne ambiente alkooli ato ngordhin .......  

edhe kur uji eshte i mire ne burim, Ziko, nji na sekretet e cilsise se ujit te cezmes eshte qe duhet te rrije duke rrjedhur gjithnji. Kan pas qen ca cezma publike dikur (te kryegjyshata, poshte te pasho Hysa, te Pazari i ri etj).  Po uje Bogove ke pi Ziko? Me i mire ene se uji i ftohte ne TP.

une kam pi dhe vazhdoj te pi uje cezme. as nuk me ka pre barku, as semure s'jam, madje jam shendosh. per tu la ama lahem me uj te gazum

Une sapo u ktheva nga pushimet ne Shqiperi .. Ditet e para qe shkova fillova me uje cezme ashtu sic e kerkon tradita , por nuk zgjati shume ...fillova te ndjej rendesen ne stomak dhe te bej qarte dallimin nga uji qe shitet ne treg . Kjo i perket vetem shijes , ...me analiza konsiston ndryshe  ...Nuk e lashe me kaq , cova nje kampion te halla ime qe eshte laborante  te klinika italiane ne rrugen e Kavajes se e kam dhe afer...

Perfundimi : Zoti na ruajt ..!!!!(per cdo ore e minut prurjet e ujit te cezmes jane nga me te ndryshmet )

Vazhdoj te habitem me mendimet e disave qe thone : Une nuk jam semure ...a thua qe te gjitha bakteriet i japin pasojat brenda dites ...

Uroj te jete fenomen vetem per disa zona te Tiranen dhe jo per gjithe Shqiperine ..!!!!

Shumica ketu nuk kane faj sepse jane rrit me uje te perzier . Ata nuk e kuptojne qe uji i shisheve eshte po ai uje qe ne kemi pire e na ka rrit me cezma . Me dyndjet barbare  neper qytete , kutpohet qarte qe si cdo gje edhe uji do perzihej me fekale . Keshtu qe te mencurit e bixinesit salist kane ngritur impiante prane burimeve dhe na shesin te njejtin uje por tani ...me shishe smiley

Dikur tregojne se pas nent katsheve , arkitekteve tane u erdhi mideja per "graticele " mbi 20 kate . Femijet e biroit qene rritur , dhe nepermjet tyre u behej presion "te medhejve " . Nje pergjigje thone qe ka dhene Mehmet Shehu per kete pune , pas rikonicionit ne teren ( Tirane ) me disa prej arkitekeve . Perafersisht kishte kete kuptim . "Ne duam ta leme popullin me uje te pishem burimi jo me uje m.... Brezi juaj le te ngrere edhe 100 katshe pa uje" Dhe kjo paska qene e vertete. Sos pa uje por edhe me uje fekalesh ( sipas askushit )

Emigrant! Uji me i mire mbahet i BUSHTRICES - Librazhd . I pakrahasueshem me asnje lloj uji tjeter !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).