U kry

Type rest of the post here

39 Komente

Bath u KRY !

smiley

 Faqja e zeze e Shtepise se bardhe smiley

Suksese!

kjo pjesa me pelqeu:

The question we ask today is not whether our government is too big or too small, but whether it works

kjo eshte nje dite e madhe ne historine e amerikes, nje dite qe do te mbahet mend gjate. as njehere me perpara zgjedhja e nje presidenti amerikan nuk ka solicituar kaq shume entuziazem e vemendje ne bote. e kam perkrahur qe ne zgjedhjet brenda partise barakun dhe e parashikoja qe do te fitonte.

por nje gje sme perlqeu sot. pashe ne mediat franceze nje vemendje te tepruar, gazetare e ministra qe komentonin edhe detajet me intime te jetes qe do te beje presidenti e familja e tij ne shtepine e bardhe. mbase nuk gjej fjalet e duhura per ta pershkruar, por me la nje shije te keqe, si nje telenovele e dale mode dhe e disproporcionuar ne gjithcka. ndaj dhe ne ato caste mu kujtua nje batute e Dave Chapelle per klintonin " I want to be famous one day, but so famous than when they suck my dick, they get famous too!!"

pritet shume nga barangu, por un e shikoj me pak skepticizem kte pune. mbase koha do tregoje qe fundja bushi ska qene dhe aq keq, qe ska bere vetem te keqija. ndersa barangu tashme smund ti lejoje vetes gabime, sepse njerezit presin shume, presin utopizma, presin nderhyrje divine sepse eshte e vertete qe amerika fuqine e merr nga zoti. o zot i yne qe je ne qiej, bekoje ameriken dhe barangun mos te kthehet ne nje flluske sapuni....amin!

Lefto, njecike si shume e hidhur tu bofsha ne ato qe po thu, po dhe une jam dakort.

Megjithate, me gjithe zemer SUKSESE!

Hajd u befshim dhe neve me nje te GJAT ne krye...

ME nje te gjate dhe te zi jarabi.

Meqe te ngeli goja te jevgjit mrome smiley

Suksese presidentit te ri smiley

.... Nderkohe, Dow nen 8000 sot.

Kto Kanadezet duhet te fillojne te eksitohen per kryetaret e tyre e jo te lejne punen me pa Obamin, se sipas Igor Panarin, do  marrin ton Ameriken Mes-Perendimoresmiley

aman o grup, vetem te gezoneç ti pa le te behet kush te doje smiley 

Une kisha lene diku nje koment per kete po adminet ma hoqen si "jashte teme"... Nejse.Ceremonia ishte me pak formale.Obama shkelqyeshem nen veshje Cavalli.Michelle e veshur ne menyre orrende me tapiceri damascata e verdhe.Pastaj Zot me fal se ç'ka edhe nje asimetri te çuditshme ne fytyre.Obama beri betimin mbi nje bibel!!te Linkoln...Sikur ishte myslyman..apo gaboj...Kallaballek i madh dhe shume i koloritur.....Ishte nje violinist qe (zoti na e prufte mbare)me kujtoi ate qe i binte te filmi Titanik.....Ted Kenedi eshte ndier keq ne darken e festes ,ka dale me barrele nga Campidoglio....Borsa e New York ne renie te lire.Zoti bekofte Obamen....

qeke xheloze per mishelen o Zane smiley

Po a mu duk mu apo i kishte komet e shtremta smiley

Kallabllik o Zane, kallabllik. Si vete Amerika mooo

Hajt, ishalla per hajer. Ca me thone ma teper.

Michelle e veshur ne menyre orrende me tapiceri damascata e verdhe.

smiley  Fiks si perdet e mija Zane

Urime. :yay:

Congrats mr President. God keep you and guide you. God Bless America.

Pune te mbare, dhe e futsh Shqiperine ne USA jalla. `d crave for that.

Suksese Biden. smiley

PS: Bush, je boss. :applause:

Llafi tat ne vesh te Zotit, Allaut, Budes, e me rradhe smiley.

PS: Zana, nuk e di kush po e vesh Michelle, por sabotim me duket lol.

A ka mundesi te jemi politikisht korrekt?  Eshte i bardhe dhe i zi, e rriten gjyshrit e bardhe, ate dhe Halle Berry qe fitoi Oscar smiley.

Markets »Updated: 5:15 pm ET, January 20Dow 7,949.09-332.13(-4.01%)Nasdaq 1,440.86-88.47(-5.78%)S&P 805.22-44.90(-5.28%)

Une nuk e di cfare u kry por di se kjo qe u kry e coj marketin edhe 300 pike me poshte. Ne kohen e Reganit ne diten e inagureimit te tij marketi u ngirt 300 pike.  Po per bese u kry Zot na ruajt dhe qofsha gabim

Eh populli populli turme Njesoj bente per Enverin, njesoj per  Stalinin, njesoj per Beckerin, e njesoj tani per Obamen Dhe  kjo jo vetme populli shqiptar por edhe ai amerikan edhe ai rus edhe ai Kongolos. Ndryshim nga ai shqiptar qendron ne faktin se turma amerikane  eshte ajo e shtreses me poshte se e mesme qe ben sic benin turma shqiptare e mesme apo dhe e larte. Sic qanin dhe ulurinin pedagoget me kandidate shkencash  te Universitetin e Tiranes kur vdiq Stalini apo Dulla, ashtu ngjireshin po keta profesore shqiptare vec tani me PHD kur Becker apo Bush erdhi ne shqiperi dhe ne vazhdim lexoj ketu tek peshku po keta profesore me PHD-ra vec tani punojne ne mergim bashke me klasen blue collar  amerikane po perlotet ne diten e betimit te Obames si president.

Eh mendet can ka gjet Ju rofte PHD-ja dhe vitet jashte

Xhibi qenka duke ngrene darke me Erion Velija, qe nuk po duket.

Edhe ti Xhib me mjaftin?????.

Toko, ajo qe thua mund te jete e vertet, po kur eshte zgjedhur Regan, kane qene votimet e para qe me ka takuar ti ndjek, eshte thene pothuajse nga te gjithe se Amerika po "degjenerohet".

Ne momentin kur lufta e ftohte ishte me e "rrezikshme", per arsye se ekonomia e lindjes ishte ne krize, Amerikanet zgjedhin nje ishhollivudian.

Obama ka te gjitha shanset per te ndryshuar shume ne jeten e Amerikaneve e te tjerve.

Po me uren c'pate?

Veliaj ju ben te fala. Me tha tju them qe mos e shani tek Peshku se s'e keni hic mire keshtu. Ai per juve punon e mendon.

Dhe ne ndryshim nga parashikimet e turmes dhe te political junkies sipas parashikime e tregut Hallivudiani mundi ta kthej ekonomine nga kriza e atyre viteve aq sa krijoj teorin e Reganit per zhvillimit e ekonomise ku "shpetimi nga e problemet e ekonomise  nuk eshte shteti  pasi shteti eshte vete problemi i ekonomise"

Po te nisemi me kete eksperince i bie qe perseri tregu ta kete te drejte me pesimizmin e tij qe eshprehu sot me renin e Dow ne 300 pike ( ne 8000 total)  dhe turma dhe political junkie te jene gabim

Qafsha une gabim 

Njitash qi ka ardh Obamer, njerezit mos ta cajn mo kaptinen per asigjo. Jeni papune? Mos e vrisni menjen se ju man Obamer. S'keni me ca paguni mortgage, mos e cani kaptinen se jua pagu Obamer. S'keni buke me honger? Mos e cani kaptinen, se ne bar do hani, dhe prape do gerrthisni per Obamer!

Shkurt "rrofte Obamer"... pijini longun...

Suksese Obames! Ishte emocionuese te shikoje ceremonine sepse vertet qe s'ndodh cdo dite te shikosh nje afro-amerikan te behet Presidenti i Amerikes. I uroj suksese sepse puna qe ka marre s'eshte e lehte!

Persa i perket Michelle ka nevoje per nje "retouch" si nga veshja dhe nga qendrimi qe ajo mban si First Lady. I hope someone will do this happily for her smiley

Ka pune per te bere, sidomos nga ana e "Fashion".  Kush e vesh mer the First Lady?  S'me pelqeu fustani qe veshi ne Cikago (na mori n'qafe dhe ngjyrat tona te flamurit lol) dhe as ai qe veshi sot, apo fustani i ballos ...

Te na falin cunat, pune grash keto smiley.

Monda po shikoj ballot Kercimi ne ballon e dyte si aman o zit,  Fustani e tregon sikur eshte me barre. Shume shemtuar ndersa shytpi e justifikon si te mundet. Jo po modeli i fustanit i papritur, jo po te lodhur per te dancuar etj etj Sa ka te bej opinioni

Turp me thene, po Laura Bush kishte fustan me te bukur per te dyja ditet .... (dhe Lauren e kemi si "the lowest bar" nga ajo ane lol.)

Per kercimin tek e dyta, jane lodh mer burr i dheut, s'i ve re ato gjera.  Me mire se Bushi kercen Obama ama.  Bill Clinton's i vijne anes qe te dy smiley.

Eh Klinton Ehu sa larg jane Bush dhe ky i riu. Per qef nuk ja kalonte njeri Billit.

Hillary mbase jo aq moderne por prape me mire se kjo Michela eshte

Ndersa "nena e diellit" Laura ajo ishte mire per te ritur femijet dhe per ne kuzhine. Sidoqofte ke te drejte per veshjen Laura ishte me mire

Hillary eshte shoqe me pantallona smiley.  Ama per Inagurimin fustanet e kishte me mire. 

Mos na hap pune presidenti i ri me Kinen, se Michelle zgjodhi nje tajvanez t'ia beje fustanin? smiley

PS: Jill, mgjth me keq nga goja per gafa se i shoqi, duket goxha mire. 

Po pse vetem "fashion"? Nuk e di nese e vure re sesi ecte dhe sesi qendronte. Si nuk di te qeshi ajo femer. Tek sa e shikon te le pershtypjen sikur eshte "miserable" tere kohes. Nje moment tjeter kur po ecnin me cifin Bush, kjo ishte disa hapa te tjereve dhe u detyrua te kthehej mbrapa sepse e kishte marre ecjen me vrap smiley

Kush e pa Dick (s'ka lezet emri ne shqip) Cheney ne karrige me rrota mor amon. Sa kam qeshur. Se si me erdhi kur e pashe ashtu, si ndonje zhapik hilacak. 

Atij i  ndoshi si ajo e shprehja "E theu qafen" ai theu nje muskul ne qafe tek levizte plackat nga shtepia ha ha ha  

Ishte per Obeman "break a leg" Ishallah

U kry

Edhe ti o Bathë?

Ta gëzoni presidentin e ri. Unë e bojkotova ceremoninë, fustonet dhe tangërlliqet e tjera. Po një spec prej Mondës do e haja me kënaqësi.

 

un nje gje nuk kuptoj, kur u zgjodh baraku te gjithe thane " u zgjodh nga meritat e tija, nga aftesite etj e jo nga ngjyra", ndersa tani e gjithe bota e ndoqi ceremonine dhe e komentoi si asnjehere me pare, duke vene mbi te gjitha ne dukje se eshte i pari president me ngjyre. me duket si hipokrizi kjo, me mire te thone e zgjodhem per ngjyren se ndonje merite ska treguar deri tani!

o idris, ti je shume i vecante, tip me vete je! je komplotisti e zbuluesi i komploteve, me i madh qe kam pare ndonjehere! me ty gjithmone ka dicka te fshehur, ndonje atentat apo ku ta di un. te paska lene me pasoja 11 shtatori! po me nxjerr dhe anetar te partise se obames, pse paskam bere nje bast perpara zgjedhjeve me gjysherit e mi se kush do fitonte!

ndonjehere jam i kenaqur qe jam ne nje shtet laik, ku presidenti nuk duhet te marri bekimin e nje pastori te kishes " vari hajdarin"! mu duk si ceremonia e "Sacrit" mbreteror te regjimit te vjeter francez! sa mbrapa qe jane kta hamerikonet!

nejse, ishalla na zgjidh ndonje gje ky barangu, dhe me shpres nga zoti gjithmone...

uaaa qenka dhe nje shqiptare ne chat te transmetimi live ne foton e dyte. Manjola smiley shqiptare tipike qe i ben gjerat tragjike madje smiley 

Michelle duket si sconessa ne levizjet e saj.Duart i shkojne ne nje ane,kembet ne tjetren....Nuk ka fe' finese e feminilitet.Ec si shakllabane.Ka ca te ndenjura qe i bien ne toke.Jo vetem kaq qe nuk ka grazia naturale.Por nuk kish studiuar fare rregullat e protokollit...Shihet mungesa evidente e klases dhe preardhja ....per lumturine e barbonerise amerikane qe ishin ne ekstaze dje....

Por ne kompensim vajzat jane te mrekullueshme.Ka nje pale sy ajo e vogla e nje te qeshur planetare.....

I vleresoj mediat qe s'deshen te ngacmonin sh shijet e Misheles ne veshje, por te ma shesin te verdhen te kombinuar me kepuce ishile si flamur optimizmi, kjo s'durohet!!! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).