Twittering

Para nja 1 jave ftuam nje kompani PR nga Boston te bente nje prezantim rreth teknologjive te reja dhe perdorimit te tyre ne fushen e marketingut.  Gjate prezantimit u diskutua per blogjet, Myspace, Facebook, …fenomenin Google Adsense qe revolucionoi menyren e reklamimit online.
Ne prezantim e siper, njeri nga prezantuesit pyet: Sa nga ju perdorin Twitter?  [...]

6 Komente

Provova dhe une te te ciceroj, para ca kohesh, por s'ia dola dot mbane. Asnje nga ta qe njoh une nuk cicerojne smiley

- Cfare ndryshimi ka i shkruari ne Twitter ndaj “Status Update” ne Facebook?

Ka pak ndryshim...sidomos pas axhornimit te fundit qe i ka bere Facebook menyres se si menaxhonte statuset...tani jane "in real time"

 

- Kush eshte qellimi i Twitter  — se akoma s’po e kuptoj?!

Eshte te merret vetem me statuset...specialimi ne dicka te vetme e mbeshtetur tek nje komunitet sa me i madh

 

- Si komunikohet me dike tjeter, pa bere nje mesazh publik per te gjithe rrjetin?

Ketu s'jam shume i sigurt...po me sa di une, mund te behet dhe privat profili yt personal...keshtu qe cdo komunikim drejtuar ty shihet nga ty dhe personi qe ta ka derguar/ia ke derguar

 Gjergj, 

Per mesazhe private shkruan tek forma e twitter "dm pmusaraj mesazhi yt" ky dm qendron per direct message, pmusaraj per username e personit qe do ta marri, dhe me pas mesazhi. 

Twitter ndryshon nga Facebook sepse mesazhet mund t'i marresh e ti cosh me lloj lloj menyrash. Me sms (vetem ne US keto kohet e fundit), me aplikime te ndryshme. Gjithashtu, ndryshe nga Facebook, twitter eshte vetem platforme per mini-mesazhe. 

Keto kohet e fundit ka filluar te perdoret shume nga "VIPa", si Shaquille O'Neal. Per kompani eshte mire sepse mund te perdoret per marketing direkt.

Megjithate, edhe une si ty jam. E kuptoj deri diku efektin per te tjeret, po per mua, twittering gjithe diten s'eshte opsion shume interesant. 

Ajo qe me cudit jane superlativat qe perdoren per te pershkruar Twitter.  Psh, Time (apo Newsweek) e quan "The next killer app!"

 Desha te shtoja dhe dicka tjeter: Mund te perdoret dhe per momente te caktuara. Per shembull, nqs ti je ne mes te nje ngjarjeje te madhe (bie fjala, zgjedhje) mund te besh tag mesazhet e tua ne twitter. ose, mesazhe grupi. 

Dicka qe mund te beje peshku eshte krijimi i nje tip grupi per vete ne twitter. E zeme se ke nje mesazh relevant per peshkun, dhe s'eshte i gjate (perdoret mire per lidhje per shembull). Atehere shkruan ne twitter: 

#peshku Sot eshte dita e parafundit e muajit te marsit (ose ndonje mesazh me te rendesishem). 

Ketu, tek peshku, mund te nxjerrim 5-10 mesazhet e fundit nga twitter te caktuara me #peshku. Nje teknike e ngjashme eshte perdorur gjate zgjedhjeve te nentorit ne SHBA (u cmend CNN-i me kete). 

Peshku duhet domosdoshmerisht ta hape nje llogari ne twitter...keni per ta pare qe ka per t'u hapur dhe ketej nga ne twitter'i

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).