Tri mrekullitë e Hazretit Berisha

Tri mrekullitë e Hazretit Berisha

Armir Shkurti

Nju Jork, viti 2127 pas Krishtit. Është tetor, Dita e Falenderimeve. Prej ca kohësh kjo festë në SHBA dhe gjithë botën nuk kremtohet më në nëntor, por në tetor, në ditëlindjen e Hazretit. Në një faltore të Manhatanit mijëra besimtarë po ndjekin meshën e shenjtë, pasi kanë agjëruar për 40 ditë me rradhë. Sekretari i parë i faltores flet gjithë përdëllim për jetën e profeti: “Dikur atë e thërrisnin Zoti Berisha. Pas mrekullive të njëpasnjëshme filluan ta thërrasin shkurt Zoti. Zoti ynë - vazhdon predikimi – nuk e dinte se ishte i zgjedhuri. Madje as kur në vitin 1990, në atë vend të vogël të quajtur Shqipëri zbriti engjëlli Mikail e i tha se do bëhej i pari i vendit. Në fillim Zoti ynë e mori për të dërguar të Ramiz Alisë. Por shpejt e ndjeu vetë se shpirti i shenjtë qe ulur mbi të...madje i qe mbushur mendja se ishte njeriu më i ndershëm që kish jetuar ndonjëherë mbi këtë botë të lodhur”.

Turma në faltore ra në gjunjë dhe filloi t’i këndojë hosana Zotit të saj. Kur mbaruan, predikuesi vazhdoi të tregojë mrekullitë e profetit. “Zoti ynë Berisha filloi të besonte përnjëmend se ishte i vetmi i ndershëm i globit dhe se çdo të molepsur nga djalli, o do ta kthente në udhë të mbarë , ose do ta shfaroste një herë e mirë. Dhe kështu betejën e parë mesia ynë e nisi kundër komunizmit (që në fakt kishte rënë). Hoqi nga puna gjithë komunistët që nuk ishin në Partinë Demokratike, por kjo nuk ishte ndonjë punë në lartësinë e një profeti. Atëhere vuri në jetë premtimin e pambajtur nga Zoti i mëparshëm: i dha tokën e premtuar popullit të tij. Pa luftë e pa para, gati një milion njerëz u dyndën nga veriu në tokat e tiranasve, durrsakëve, lezhjanëve, shkodranëve e deri lushnjarëve. Po ky popull mohues nuk qe edhe aq mirënjohës ndaj Zotit. Ata besonin se e zunë me forcat e tyre mallin e botës. Dhe Zoti ynë tha: “A thua po të mos ishte vullneti im ju do ta kishit zaptuar tokën e premtuar?” Mirëpo populli sërisht nuk bindej pa parë një mrekulli. U mendua zoti ynë dhe u kujtua se dikur Krishti e kishte kthyer ujin në verë. Por kjo qe shumë e thjeshtë. Këtë edhe Sudja e bënte. Duhej një mrekulli më e madhe! Një mrekulli që ta shihte e gjithë bota. Aaamiiin! Dhe dita erdhi! Në vitin 4 të erës Berisha (1996 pas Krishtit) shqiptarët shkuan të votojnë. Ca votuan për pushtetin e ca për opozitën...por në darkë, një puhizë e lehtë fryu dhe mrekullia ndodhi. Aaaleluuuja! Votat në kuti ishin kther të gjitha për PD-në. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim shqiptarët panë me sytë e tyre mrekullinë e parë. Aaaaleluuujaaa! Por një mrekulli nuk mjaftonte për Zotin tonë. Në vitin e pestë të erës së tij paratë e shqiptarëve avulluan pa nam e nishan. I madh e i vogël u ngrit për ta shkulur nga kolltuku i presidentit Zotin tonë duke u betuar se vetëm një mrekulli mund t’a sillte prap në pushtet. A u dorëzua Berisha ynë? Jo! Pasi shuajti komunizmin, ai , i vetmi i ndershëm i botës, iu turr kapitalizmit, si e keqja më e madhe. Këtu ndodhi edhe mrekullia e dytë! Ai popull që mezi e shkuli në 1997-ën, që e pati para syve për 8 vjet me rradhë në opozitë, e votoi përsëri në 2005-ën. Kjo lloj mrekullie nuk mbahej mend të kishte ndodhur që nga Eksodi i Madh. I bindur se kjo ishte shenjë hyjnore, ai mprehu shpatën për t’i këputur kokën çdo të prapi e të mallkuari. Gërmo e gërmo, Zoti ynë zbuloi se vendin e qeveriste e keqja më e madhe që mund të ketë shpikur Satanai: MAFIA! Herë ditën e herë natën engjëjt zbrisnin nga qielli dhe e lajmëronin se Pons Pilati kishte hyrë në trupin e Presidentit të Republikës, Mark Avdia ishte bërë Fehmi Avdia dhe drejtonte Gjykatën Kushtetuese. Më pas shpirti i Don Korleones pushtoi kryetarin e KQZ-së, ai i Al Kapones –Prokurorin e përgjithshëm. Pa folur se Padrinon, kryetarin e parë të opozitës e kalbi në burg si hajdut ndërsa për Edvin Vetminë lajmëroi popullin se rrethohet prej një tufe me serial killer. Kaq sa për të kuptuar sesi portat e ferrit u hapën dhe ushtirë më të zeza të Djallit hynë në çdo skutë të politikës, administratës, biznesit ....përveç në shpirtin e Zotit tonë Berisha!

Siç ka qenë parathënë nga Shën Kozmai, “do të dalë një shejtan me veshët mbi çati...” që në fakt ishte televizori. Aty për aty Ynëzot e kuptoi se mafia e vërtetë ishte ky shejtan me veshët mbi çati..E luftoi e luftoi, por mafian e priste këtu e ajo hop, i mbinte atje. Atëherë ndërtoi një arkë druri të madhe, vuri në të nga një çift kafshësh, përmbyti dynjanë dhe erdhi vërdallë derisa toka u shfaq sërisht. Njëlloj si Nuhu dikur.”

Në faltore nuk pipëtinte as miza. Besimtarët kishin mbetur të ngrirë e gojëhapur nga bëmat e profetit Zot Berisha. Një vajzë e re, me ikonën e Berishës në duar pyeti me një zë të mekur nga emocionet: “po mrekullia e tretë?” “Mrekullia e tretë është se Zoti Berisha vazhdon të jetë gjallë sot e kësaj dite. Ai po vete 200 vjeç e vazhdon të qeverisë Shqipërinë, ku nuk banon më askush përveç tij. Siç e shihni, gjyshërit tanë që lindën atje ai mbathën me kohë e me vakt. Si mundet që një njeri të jetojë aq gjatë-do të pyesni ju. Mjekët thonë se ai nuk vdes nga frika se mos i marrin pushtetin...”

19 Komente

Armir.Po ti pse ke ndenjur ne Shqiperi dhe nuk iken.Apo te del me mire ketu duke share Dr. Berishen.

Une besoj se ne vitin 2127 ti do te jesh perseri ne Shqiperi dhe i gjalle,sepse sic thote nje flae e urte "Nuk bie rrufeja ne hale".

tung

Armir,

Bjeri vedit mbrapa, mos e len per me vone, nuk je mire me shendet.

E para e punes, fute kryet nen uje te ftohte, jam ne merak per shendetin tend.

Mjekët thonë se ai nuk vdes nga frika se mos i marrin pushtetin...”

Bo sa kam qesh. Kam qesh dhe duke imagjinu ftyrat e ketyre drejtoreve te tenderave siper qe kane lexu me merzitjesmiley

S'eshte ne terezi ky Armiri qe shan Doktor Berishen, kete njeri qe ka luftuar komunizmin qe diten e pare qe e mori vesh se c'ishte...

Sa bukur ke folur o rrufeprites...! smiley

Sipas teje del qe qeka Hale Moderne , nga ato me kapak ? Apo nga ai lloi i ri qe permend zoti Yne Fuqiplote i pari Berihajve.... "Hale Floriri ".

Po si mund te duroje Shurra ( pas sh mungon nje P ) kur dikush i tall krye shurristin ? njc njc njc njc .... harrova trung-un smiley

hahahha o çu kenaqa, ......sa bukur ke folur o rrufe prites.....hahahaha

Nese do ye vazhdojne te shkruajne tipa si ky ketu Berisha aty do te jete shume e shume vjet.Artikull shtatanik e i zgerlaqur.

hahaha...o çu kenaq prape....nuk vdes nga frika se mos i marrin pushtetin!

hahahahahahahahahahahaah oh sa kom qesh!! Te rrosh me zor nga frika se mos te te marrin pushtetin. hahahahahahahahaha

keto te saktivistes e kaner letren te nje cilesie te larte.

leter zmerile, kujdes kur e perdor per ate pune...

ti sikur do me nepje nje kafe mua, apo s'te dolen hesapet?

me nje shkrim te tille autori gjithsesi arrin te beje te qeshe, por me nivelin e tij ama

Ke nje fund PERLE smiley ...

Po me thene te drejten do shohim per fat te keq nje tragjedi ne kete Parti , pas vdekje se tij . Ndoshta edhe kjo eshte nje arsye se mos i marin Partine smiley

Rrufeprico, ke fol shume bukur. As vete s'kisha per ta thon aq mire smiley 

dosjen sapo e ke bere ti o lumidrin... dhe te mendosh qe je me racionali mes tyre... smiley

 Prandaj nuk na i japin vizat, qe te mos na ngele Shen Saliu vetem??

Mrekullia e trete e papare.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).