TRI DITË ÇUDI

Çudia më e madhe zgjat tri ditë, thotë populli; dhe këtë grimcë urtësie e gjen të përmendur kudo, si formulë pothuajse universale për të shpjeguar si reagojnë njerëzit ndaj “lajmeve”, ose mediat e politikanët ndaj “skandaleve”, ose publiku ndaj përpjekjeve për ta manipuluar.
Fjalë të urta si kjo nuk i vëmë kurrë në dyshim as në [...]

2 Komente

"Deri edhe miu laboratorik është në gjendje të mësojë nga gabimet e veta, dhe ta mësojë rrugën që duhet të ndjekë në labirint, për të arritur sa më shpejt te djathi në dalje. Miu e bën këtë jo se është më i mençur se një shoqëri e gabimeve të përsëritura, as se është më i virtytshëm se një shoqëri që i këndon rehatit dhe adhuron idhullin e parazitizmit, por sepse është qenie e organizuar dhe e qëllimshme, që kërkon të mbijetojë si mi individual."

Kjo eshte e keqja, qe ne jemi mesuar te jetojme ne kolektiv, ku secili fsheh koken si struci dhe sapo ndodh dicka, pret te kalojne ato tre dite te bekuara dhe te shpetoje nga "gjema"... dmth. t'i beje te tretat gjemes, mbase te kujtohet dhe per te dyzetat dhe per nje vjetor t'i shkoje ne varreza me nje tufe me lule... (nje perkujtimore"Ishte njeri i mire i shkreti&quotsmiley , me kaq mbyllet dhe jeta vazhdon... Pse nuk mesojme nga gabimet? Nuk e di dhe kurre s'kam per ta kuptuar.  Po te kishim mesuar nga gabimet, pas asaj qe ndodhi ne '97 nuk do te ishin ende te njejtet njerez qe na vune flaken, po ata qe na qeverisin ende, po ata qe hedhin ne ere Gerdec &Co, po sic duket fara e keqe mbin kudo dhe te lidh duar e kembe, trup e mendje, te ben dhe frikacak e ti dorezohesh para faktit "Cudia me e madhe tre dite zgjat"...

Une kam dhe nje tjeter : Ai qe ka frike dhe kur ka te drejte, nuk fiton. 

ndoshta ka ardhur koha të kujdesemi që çuditë, të mëdha e të vogla, t’i mbajmë mend e madje “t’i vëmë vath në vesh” për më gjatë se tri ditë; pa çka se kjo do të na kushtojë në indiferencë, në rehat dhe në limonti.

me pelqejne shume shkrimet qe vijne nga ky blog, pershendetje autorit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).