tregtar fatkeqësish

door.gif  
Jam tregtar fatkeqsish.
Përpara dyqanit kalon një përrua
Ku çdo ditë burrë e grua
Mallkojnë lidhjen në lotin
E syrit të qytetit që kurrë nuk u shërua.
Trashëgimnia këtejpari u shterrua
Modë e re është fitim për mua
Shes helmin dhe antidotin
Kasap, me thikë e mish
Jam tregtar fatkeqsish
I çmendur me gjykim të pashformuar
Nga –izmat dhe –tetet e propaganduar
Në valë mediatike që arsyen ndotin
(Natyra e njeriut e riciklon lotin)
E qajmë, e qeshim pse dhimbje s’ndjen, idiotin.
Pyet për mua,
Në do të dish
Ato që thua
Janë monedha fatkeqësish,
Ato që bën
Të kushtojnë dyfish.
Dhe gjithçka tjetër që vetëm ke menduar
Besomë (nëse mundesh) nuk është për tu lakmuar
Pyet për mua
Nëse nëse do të dish
Sa shitet e vërteta në një dyqan fatkeqsish
Pyet për mua
Në prag të dyqanit zvarritet një përrua.
                                                                      fh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).