Tragjikomedi biografike


Njehere e nje kohe me sakte te themi deri para 20 vjeteve biografia shihej ne lupe, shkonte deri aty sa e drejta e shkollimit mvarej nese prindi yt apo xhaxhai yt, apo kushuriri yt apo kushurira e kushuririt tend nuk kishte kaluar ndonje kufi, nuk kishte share domatet e kalbura, nuk kishte degjuar muzike te huaj, nuk kishte bere lutje ndaj zotite sa e sa nuke te tjera qe une femija fare e vogel deri ne 1988 akoma mbaj mend pickimin e shoqeve te mija te vogla “ai e ka babain antikomunist”...
Shkonte deri aty sa ne varesi te ‘demit’ ndaj komunizmit ti mund te persekutoheshe dhe persekutimi ishte nje nder mjetet me efikase te regjimit te atehershem, ishte trashegimia me zyrtare e cila nuk te shqitej kurre por te shoqeronte qe nga lindja e deri ne vdekje.
Sot 20 vjet me vone jetojme ne nje epoke ku mendojme se ne fakt jemi te lire, se ne fakt biografia nuk ka me rendesi, por ne realitet nuk eshte keshtu. insinuatat, emertimet ndaj Ditmir Bushatit tregojne dhe njehere se nuk eshte keshtu. Saga e biografive vazhdon, vazhdon dhe kur D. Bushati quhet pinjolli i komunisteve vazhdon dhe kur anti pinjollet dhe pseudo demokratet shfryjne vrerin ndaj ketyre kundershtareve me te njejtin percmim si shume vite me pare kur merreshin vendimet nga gjyqet famekeqe te komunizmit. Thjesht, tashme nuk behet fjale per te njejten forme e te njejtat denime.. tani me duket se eshte fraza: Ti i biri/ e mbesa/ nipi i ish sekretarit te Partise nuk do te kesh te drejten te futesh ne pushtet edhe sikur te jesh me i pergatituri apo me i zgjuari pasi ke damken e komunizmit te trasheguar nga babai yt.
Nje pyetje per te gjithe keta zoterinj te nderuar... me thoni nese ne edukojme te kaluaren apo e kaluara na edukon neve? Ai qe pretendon te kete monopolin e te drejtes, monopolin e fjales, monopolin e te ardhmes nuk duhet te harroje se fjala monopol eshte e lidhur ngushte me diktaturen qe pretendojme se lame pas. Si perfundim duhet pranuar se komunizmi eshte menyre e te menduarit dhe nese si e tille nuk ndryshon ne fakt kundershtare kemi vetveten.
A.Karakushi
T. Observer 18 Qershor 2009

7 Komente

Alidea, si i rritur me një gjysh kulak dhe me tjetrin komunist të '42, ta garantoj që i kam provuar të dyja anët e medaljes... dhe ta garantoj që s'ka gjë më të shpifur.

Prandaj më ngrihen nervat kur shikoj intelektualë (dhe jo militantë turme) që kanë e derdhin një vrer prej ishkomunistash dhe nuk bëjnë as më shumë dhe as më pak se ata që gjoja duan të çrrënjosin nga Shqipëria...
Janë pikërisht ata mëndjengushtë që nuk e kanë provuar luftën e klasës në lëkurën e tyre që përpiqen ta mbajnë gjallë akoma... dhe është shumë e qelbur që përdorin akoma biografinë për të bllokuar të aftët (dhe nuk e kam për atë që ju përmëndnit, se as nuk e di se kush ësht&eumlsmiley po ashtu siç bënin aparatçikët e komunizmit dikur për të mbushur administratën vetëm me njerëz "besnikë".

Ai qe pretendon te kete monopolin e te drejtes, monopolin e fjales, monopolin e te ardhmes nuk duhet te harroje se fjala monopol eshte e lidhur ngushte me diktaturen qe pretendojme se lame pas.

Ketu qendron gjithe e keqja, Alidea, fjala e lire, drejtesia, e ardhmja e nje populli nuk duhet te jene monopol i nje njeriu te vetem... nje popull nuk duhet te mbetet peng i rrjetave te sigurimit te dikurshem apo shish-it te sotem, por shqiptaret jane ende kaq te lidhur pas ketyre gjerave, sa mund te te tregojne historira te stergjyshit tend, qe ti, ne fakt, s'e ke njohur kurre as vete!

 

insinuatat, emertimet ndaj Ditmir Bushatit tregojne dhe njehere se nuk eshte keshtu. Saga e biografive vazhdon, vazhdon dhe kur D. Bushati quhet pinjolli i komunisteve vazhdon dhe kur anti pinjollet dhe pseudo demokratet shfryjne vrerin ndaj ketyre kundershtareve me te njejtin percmim si shume vite me pare kur merreshin vendimet nga gjyqet famekeqe te komunizmit.

ditmiri e ka tregu bolshevizmin e vet me vepra. kur cote raporte e kerkesa ne BE tu kerku qe te pengohet liberalizimi i vizave per Shqiperin. se kjo puna dardhave ene ligjit te rendeses ka i baze praktike, pavarsisht se ne teori mund te llapim e te bojm si te indinjum. Basha fliste ka pozicion i caktum at note, pranej digjte retorika.. dhe te dy e dishin.

Crna legija

Sinqerisht nuk me intereson Ditmiri si person dhe as nuk i jap ndonje epitet negativ apo pozitiv. Ajo qe un trajtoj ketu eshte fyerja e disave ndaj te tjereve sepse kane nje trashegimi komuniste, behet fjale per nje lloj racizmi ideologjik dhe te pakuptimte.

Nese ti mendon se ky person e ka treguar bolshevizmin e vet eshte mendimi yt por argumento mbi ate qe ky person ka bere e jo mbi ate qe ky person nuk ka bere.

argumento mbi ate qe ky person ka bere e jo mbi ate qe ky person nuk ka bere.

e kam thene siper!

 

(nqs nuk te intereson ditmiri si person, mos merr ditmirin si shembull per te shfaq indinjimin, se shembulli po te provo te kunderten. kap nai rast tjeter. po ja qe do shofesh se do kesh veshtiresi, se zakonisht puna e dardhave dhe ligjit te rendeses sikur gje aplikim te gjere. psh gjith pinjollet e ishsigurimsave ne jug te venit pengojne investimet e qeverise per zonat e tyre si puna e Gjikes ne Vlore, dhe per ket s'ta kane fajin 'antipinjollet' dhe 'pseudodemokratet'. teoria e ktyne po vertetohet dhe ne praktike, e jotja ngelet e sakte vec ne teori..)

Ne pamundesi per te te kuptuar apo ne pamundesi per te qene ti i kuptueshem desha te me sqarosh se sa pro shqiptar te duket vetja me nje pseudo sllav.. kot ja ashtu mbase per te folru per dicka " konkrete" sic e quan ti

 Artikulli ishte sa interesant po aq dhe i koncetruar, pa zgjatime te teperta, shenje pjekurie e autorit/res. Eshte e vertete se ne kohen e sotme hasim njerez me nje mentalitet si ne kohen e socializmit shteteror, ku çdo gje e qeverise, shtetit eshte e mire, dhe ku simpatite mvaren mbi bazen e babait, gjyshit, dhe jo te aftesive personale. Nje e mete e mentalitetit te kaluar (qe shfaqet dhe sot) eshte se personi merret statik, jo ne evolim. Ndodh qe njeriu mund te gaboje ne nje moment, mirpo me vone ai reflekton (apo dhe e revizionon mendimin dhe qendrimin e vet) , pra  ndryshon,  mirpo njerzit me mentalitet si ne te kaluaren, e marrin/konsiderojne kete njeri si te gabueshem, si te keq gjithmon. E kjo eshte per te ardhur keq, qe pikerisht keta lloj njerzish qe nuk ju ndryshon mentaliteti, qendrojne ne poste te larta dhe ne administrate, nga ku varen fate njerzish, ne kuptimin e aktivitetit te tyre jetesor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).