Trafik i dendur psikologjik

Fundjava pati kaluar ashtu, ngarkuar me idenë që më duhej të lexoja kaq shumë për instumentalizmin, saqë kur të martën më pyetën për të, harrova edhe tezë e kujt ishte.

Zhgënjyer nga rezultati përtac i së dielës ( me gjithë shndërrimin shpirtëror e bisedën e një-anshme në kishë), e filloj të hënën akoma më e mbushur me maraz mos-plotësimesh. Në shumicën e rasteve kishin të bënin me pritshmëritë. Edhe unë vetë kam filluar të pres shumë nga ajo që presin të tjerët prej meje!

Të martën në mëngjes, rroftë pavarësia, individualizmi, pseudonimizmi, viti elektoral, promocional dhe lufta t_red – pronare e saj, përfundova në unazë nja 10 minuta para orës së zakonshme. Asnjë nxitim, vetëm ca ide mbi qënien time të paqenë, të mbi-qenë, të drejt-qenë ose të pse-qenë…

U hap semafori. Kam dy makina para meje. Shkëputem fare lehtë. Akoma s’jam në marsh të dytë. Një motor vjen nga korsia në të majtë. Para meje një urë. Ai sheh semaforin jeshil dhe urën, por jo makinën time.

Kërkon të shkojë tek ura. Më kalon aq afër sa më mori me vete pjesën mbështjellëse të pasqyrës dhe e mbështeti më forcë timonin mbi pjesën e fundit të makinës.
Trafiku nuk ndërpritet. Polici ishte para nesh.

Mos u shqetësoni. Asgjë nuk ka ndodhur. Si e keni emrin?
…t_red?!
-Si the?
- Jo, po shihja zotërinë…

Dukej mbi të 60-at. Veshur keq dhe me fytyrë të vuajtur.

- Ku po shkoje mor zotëri?
- Po ja, isha pak me nxitim. S’pata kohë ta ndryshoja më parë korsinë. Pastaj m’u duk më shkurt po t’i bija nga ura.

Unë largohem. Ai po ashtu. Shkëmbejmë numrat. “Më merr ti, se e paske numrin mire”.

Po. Do të marr unë. Edhe pse ma prishe mëngjesin bashkë me një sërë idesh të tjera që po vërdalliseshin rreth qënies sime. Ujë iu hodhe, por do rriten mirë.

Pasdite, një passat i bardhë dhe një audi jeshil po bënin roje nderi përpara ushtarit të panjohur. Shoferi i passatit i bëri flokët cope duke iu shkuar duart aq shpesh mbi to, kur ai ai i audit shfajësohej me duar e me këmbë. “S’të pashë o vëlla, jam duke nxituar për diku”...

Në mbrëmje, në rrugën e kthimit, autobuzi para meje hyn në kryqëzim në të njëjtën kohë që një kamion kërkon të kthehet në vend duke ardhur nga korsia përballë. Thirrjet e njerëzve kalojnë mbi makinën time e ndalen nuk e di se ku.

Kur gjithçka pritet për një fije peri në atë skenë, jam e pafuqishme të futem në kryqëzim.
Mezi pres të parkoj në shtëpi, e të mos dal më me makinë.

Ashtu vendos.

Por sot në mëngjes bie shi. Ditë e zymtë, e keqe dhe mbushur me dilema të tjera, dhuratë e vitit zgjedhor. Puna është larg për me këmbë. Është gjynah të hipi në autobuzët e mëngjesit. Taksitë kanë vënë atë taximetër që ta rjep kuletën me shpejt se në Londër.

Dhe hipi sërish në makinë... Rrugës të gjithë motorrët më duket se bëjnë garë zig-zagesh. Makinat e tjera po ashtu. Këmbësorët kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin në çdo segment të saj (vetëm aty ku ka vija të bardha jo, se janë larg pikë-kalimit të tyre. 10 metra mbase?). Biçikletat ecin në kah të kundërt. Disa janë ngjitur edhe në trotuar. Në korsinë time të brendshme ka makina të parkuara “për urgjencë” me katër drita ndezur në çdo pëllëmbë. Kështu detyrohem të ndjek zig-zagun e motorrëve dhe makinave të tjera.

Semafori punon, është jeshil, por në kryqëzim ka edhe një polic qarkullimi që jep direktiva të kundërta me ngjyrat e semaforit.

Po e pi ndryshe kafen e mëngjesit sot. Dua të vëzhgoj.
Kafja u ftoh. Porosita një tjetër. Edhe ajo u ftoh...teksa nuk e shqisja dot vështrimin nga dritarja e katit të 10-të të barit, duke parë e cakërdisur trafikun e mëngjesit në këtë ditë shiu në Tiranë.

Për ku? Të jenë edhe këta të gjithë duke menduar për instumentalizmin? Apo për vitin zgjedhor? A janë të gjithë duke nxituar për në punë? Qenka ulur ndjeshem papunësia.
Ja tek ia ciku pasqyrën. Ja edhe të sharat e biciklistit. Ja edhe frenimi gozhdë se po kalojnë femrat...edhe shkëputja në semaforin që pulson i verdhë e ka akoma këmbësorë në vijat e bardha.....

........................................

“Edhe një kafe të lutem....”

7 Komente

tashti ke edi rama po e hudhje llafin ti ???

smiley

smiley

S'jam ketu, jo : P

Fiksim njerezit dhe menyra se si e bejne trafikun, jo trafiku vete.

Aty ke kati 10 sikur s'shkon . Me mire ta kishe thene troc .....Jam ke kafe "europa" ose te kafja "E duam Shqiprine si gjithe Europa".......se vetem kjo e shpjegon te gjithe ate "nxitim marramendes" te qytetareve me te gjitha mjetet e duke shkelur rregullat e qarkullimit.....Pa perjashtim sikur kedo te kishe pyetur " Per ku nxiton" jam i bindur qe ne 99% te rasteve do kishe marre pergjigjen "Tek GOTA mer jahu. Me iku ora takimit"... Te kafja te kafja , o burra se na iku Europa .

njerezit po i hudh n'xhungel, kafshe do behen.

C'te bjen njerezit e shkrete?! Mire lomshi qe eshte bo me pallate e me rruge, po ktu mos ardhte nanji kampion shahu nga Indokina se te blloko policia rrugore gjithe akset  te lu fene.

NMasanej ne 8:30 - 9 del Sula me Jozin qe bllokojne ate pjesen e te Bulevradi qe te fik deren. Ka 10 del Bamiri qe blloko kryqezimin texhamlliku.

Hajde masanej mos u bej si kafshe si te rrish te presesh 40 min me ankthin se je bo vone

Semafori punon, është jeshil, por në kryqëzim ka edhe një polic qarkullimi që jep direktiva të kundërta me ngjyrat e semaforit.

 

Per kete arsye, ne vere, nje shofer autobuzi filloi te na shante makinen me rob shpie.

Ne vazhduam, se me jeshile ishim, po vargu pas nesh ndaloi... aaaa, t'lutmi shum, i di cilopi ma mir kto gjona!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).