Topi dhe gopi

Të më falë lexuesi për titullin, por s’mund të mos ndaj me të një histori që mu kujtua duke ndjekur çfarë ndodhi me Ylli Pangon të mërkurën në mbrëmje. Është historia e një ish udhëheqësi, ish partizan, që u dënua nga partia për punë pak a shumë si ajo e Pangos. Duke qarë hallin me një shokun e tij, edhe ai i goditur për të tilla hynere, i tha një ditë: “Atë që nuk na e bëri topi, na e bëri gopi.” E bukura është se Pango nesër do të thotë: ”Ma bëri Topi dhe gopi.”
Kaq sa për humor, por kjo ngjarje më duket shumë interesante për t’u komentuar, sepse e mbarsur me intriga dhe domethënie të hapura dhe të fshehta. Po përpiqem t’i bëj ndonjë koment.
Përtej dënimit të Pangos, që besoj se nuk ka nevojë për koment, e para gjë që mund të komentohet ka të bëjë me pyetjen: pse ia bëri Topi Pangos këtë? Dhe pse tamam në atë ditë? Çfarë intrigash mediatiko - politike po luhen? Apo kemi të bëjmë me mllefe personale të gazetarëve të Topit ndaj Pangos?
Një përpjekje për shpjegim nuk mund të mos të të çojë tek emisioni Opinion i një dite më parë ku pamë ministrin Pango përballë regjisorit Kujtim Çashku. Aty ai doli si mbrojtësi i shtetit ligjor dhe, për hir të së vërtetës, vështirë të mos i jepje të drejtë në argumentet që sillte. Por atje mësuam, gjithashtu, se sulmi që po i bëhej ambjenteve të Kujtim Çashkut vinte për shkak të Topit, të cilit i qënkësh ofruar ky vend në këmbim të lirimit të Piramidës, gjë që publiku i gjerë nuk e kishte ditur. Ata që ndoqën emisionin nuk mund të mos shtronin, të nesërmen, pyetjen: si ka mundësi që ndodhi kjo kur Pango po punonte për Topin?
Jam në fushën e supozimeve të mija, të kuptohemi. Sipas meje mesazhet që na dha Topi, të nesërmen e atij debati, mund të jenë disa. Mund të hamendësojmë se Topi ose nuk është i kënaqur nga lëvizja nga Piramida dhe mezi po pret zgjedhjet që të mbesë atje ku është, nëse fiton Rama; ose se ka mbetur i zhgënjyer nga debati sepse ndoshta priste që Pango t’i lëshonte edhe ambjentet e shkollës së Çashkut, kurse ky ia la këtij shtegun hapur; ose ky ka qenë një akt i mbështetësve të fortë të Ramës tek Topi që kanë dashur të japin sinalin se Topi nuk i ha karamelet e Berishës.
Në fakt, nga i gjithë debati i Pangos me Çashkun mesazhi që mora unë, si qytetar, që ma përforcoi edhe zallamahia që krijoi Topi të nesërmen me videon, është se, pa mbaruar procesi i plaçkitjes së këtij vendi nga ish komunistët që mburren se kanë bërë historinë e këtij vendi, nuk ka burrë nëne të guxojë të flasë për shtet ligjor. E dëgjova Çashkun të fliste për ullinj njëqind vjeçarë që po u pritkan në Kinostudio, por nuk dëgjova as regjizorin, as ministrin madje as Fevziun, që i përket kategorisë së ish pronarëve, të përmendin qoftë edhe një herë të vetme nëse kanë ish pronarë këta ullinj dhe ajo tokë apo jo. Them “ish komunistë” edhe sepse më tronditi pohimi i Çashkut, kur tha se është krenar për filmat “Ballë për ballë” e “Dora e ngrohtë”, ndërkohë që pretendon se ka ngritur një shkollë ku po edukon të rinjtë. Por edhe ministri me msorreagimin ndaj kësaj deklarate, ndonëse deputet i një partie që, medemek, po na pretendon të bëjë dekomunistizimin.
Duke parë gjithë këtë zallamahi të vjen të thuash: të mjerët ish pronarë dhe ish të persekutuar në dorë të kujt kanë rënë, të mjerët shqiptarë!

Komenti tjetër lidhet me linçimin e menjëhershëm që i bëri Berisha dhe PD-ja Pangos, pa i dhënë as mundësinë e dorëheqjes, vazhduar kjo, të nesërmen, nga tërë Parlamenti. Topi, pa dashje, sipas meje, i dha një farë ndihme Berishës dhe PD. Ai u dha rastin të tregojnë moralin e kulluar të PD, mit ky primatin e të cilit e ka Berisha dhe që i kishte rënë shumë kohët e fundit. Reagimi i menjëherëshëm i Berishës, duke e shkarkuar brenda katër minutash Pangon, sikur ia rivendos atij reputacionin në vend. PD-istët që kanë mbi shpinë Gërdecin duket sikur mezi pritën një rast të tillë për të gjetur te Pango alibinë e ndershmërisë së tyre të munguar. Megjithatë nuk ka se si të mos ngremë disa pyetje: Si ka mundësi që për Mediun Berisha nuk dekretoi shkarkimin, kështu si për Pangon, ndërkohë që dy gjërat nuk kanë të krahasuar për nga pasojat? Si ka mundësi që po pate vrarë njerëz e i ke hedhur në kanal në Parlamentin tonë je shumë, po, shumë i respektuar kurse po të bijesh pre e ngasjeve seksuale të linçojnë? Të më falin shqiparët e ndershëm, por kjo histeri ndershmërie me rastin Pango në emër të fëmijëve për mua është një hipokrizi e madhe. Këta njerëz kanë 18 vjet që po ndërtojnë një shoqëri ku po nuk prostituove me ta mbetesh në mes të katër rrugëve dhe tani po na u trondiskan kaq shumë nga ky skandal seksual i njërit prej kolegëve të tyre. Dhe po të doni mendimin tim shitja që i bëjnë femrat hireve të tyre seksuale është shumë më e ndershme sesa shumë shitje që u bëjnë vetes shumë burra të pushtetshëm.

Edhe një koment i fundit. Nuk e di pse, por, duke tentuar të imagjinoj atë femrën që ka provokuar Pangon, mendja më thotë se duhet të ketë qënë ndonjë bukuri si ato të velinave të Fiksit. Dhe, të them të drejtën, - mos më kekqkuptoni o njerëz, por njerëz jemi - më erdhi ta justifikoj sadopak të gjorin Pango. Pse na i nxjerrin ne ata në ekran në orën më të shikuar të mbrëmjes? A nuk e bëjnë që t’i mbajmë sytë mbërthyer mbi to që të na lindë tundimi i djallit? Kush është ai që nuk ngaset të ëndërrojë t’i prekë sadopak me dorë ato bythë e gjokse të kërcyeme e barqe të zhveshura. Le më pastaj sikur një ditë të të trokasë në derën e zyrës një bukuri e tillë! Larg qoftë, e përsëris, mos më merrni për mbrojtës të Pangos, ai maskara është, por pak mirëkuptim të dashur njerëz. Jemi në vendin e Topit dhe gopit ku sikur të mos ndodhnin ngjarje të tila do të ishte skandal, jo kur ndodhin. Shqipëria është e mbushur me raste femrash që punën e sigurojnë dhe mbrojnë vetëm në sajë të hireve seksuale dhe me burra që shfrytëzojnë paratë dhe pushtetin e tyre për të shijuar hiret e tyre. Harruan ata të Topit… lere se nuk po e them.
Gjithsesi Shqipëria po ecën përpara. Së shpejti do të hyjë në NATO. Shenjë e këtij përparimi, madje, po të doni mendimin tim, ishte edhe videoja që na tregoi Topi. A e patë ministrin se me sa mirësjellje iu qas asaj femrës? Vetëm sa e çkopsiti pak dhe i tha: mos ki frikë se nuk jam nga ajo kategori që përdor dhunën. Çfarë doni më tepër ju xhanëm, deri dje hanit dru shpinës? Shikoni sa i duruar është bërë i pushtetshmi sot, nuk t’i heq brekët me dhunë, por pret t’i heqësh vetë. (Korrieri, 6 mars 2009)

11 Komente

Lubonja di të godasë ...kur do.

Apo ndoshta se këtë herë ka përdorur edhe humorin?

Për mendimin tim e ka më mirë kështu: Me të qeshme dhe me të ngjeshme!

Here e pare qe po te drejtohem si ????? NUk e di Ed  ne se ti je "e"! Ja ku eshte fshehur Lubonja i vertete ne kete artikull qe as i plas FARE sdhe me thene te drejten ,as qe ndihet nevoja per ta lexuar kur flet dhe s'thote asnjegje pervecse...Them “ish komunistë” edhe sepse më tronditi pohimi i Çashkut, kur tha se është krenar për filmat “Ballë për ballë” e “Dora e ngrohtë”,...

Kjo nuk duhet te te kishte shpetuar sepse eshte thenie PIKERISHT e ATIJ qe i KOMENTONTE keto subjekte SI MERITA TE PADISKUTUESHME te ISH RREGJIMIT...kur ishte Pjese e tij ashtu si edhe PANGO . Sot po keta jane "antikomuniste" smiley  

Pse si thua ti? Që nga kjo sëmundja e Pangos kanë vuajtur të gjithë ministrat e kulturës në Shqipëri (dmth përfshirë edhe ata të festivaleve të vjetra smiley )?

Nga të gjitha më pëlqeu kur vinte në dukje rastin e Mediut smiley

Me thone te drejten ne ate kohe ne nivelin nga drejtor i thjeshte e larte  ekzistonte nje shprehje afersisht  e tille e PERBASHKET " Gjeja e pare qe bej kur shkoj ne zyre eshte te kyc k.....ne kasaforte dhe celsin ta dorezoj tek ROJA" Thjesht fare ,se po te te kontrollonin dhe te ta gjenin me vete ta PRISNIN !!!!! Nuk marr persiper Kryetaret e Koperativave ...spse shikoj shume produkte te tyre (koop. se mos e ngatrosh smiley  ne Kuvend e Qeveri . 

Ed une nuk po qahem se L.qe e ka vjedhe nga une shprehjen "me shume ka vrare TOPi (jo presidenti smiley se sa pushka dhe Gopi ". Vete kjo ka qene e shkruajtur ne nje antologji me fjale te "urta" te kohes se A. Zogut me c'me kujtohet botim i vititi 1936 a 37. Po nje histori e di ,qe kur i tha dikujt se "sa te thush ti rrush une kam ngerene nje kosh " ai fshatari i qut boni nji pyetje inteligjente : Ku e dini Ju qe une do them rrush ? Po sikur te them M...?

Kush është ai që nuk ngaset të ëndërrojë t’i prekë sadopak me dorë ato bythë e gjokse të kërcyeme e barqe të zhveshura.

Hallall gjuha e mediave dhe anal-izave te elitareve tane, qe e rrisin nivelin e gjuhes ne media dite per dite; shkerdhej, gopi, bythe... dhe ne forumet qe dominohen nga kalamajte adoleshente ka me shume permbajtje ne te shprehur sesa ne parlament dhe ne mediat tona.

Ne fakt me kete rast term anal-ize mbase duhet bere bythe-ize.

 

Gjithashtu, ndersa per kurvarerimin e Pangos kemi foljen pangoj/pangeroj, per putanizimin e Top Qenit ca folje do zgjedhim, topqenoj, topgopoj, apo ndonje tjeter?

Esht i Fell ky, xhib, degjo mua, pale ku do me dal! Ashik i thek, s'e paskshim dit!  "A toasted ashick".

O Roni, kur te dalesh online, shife se te paska dale shprehja qe ke perdorur ketu te peshku para pak, ne nje titull te Lubonjes. Edhe cer shkrimi, "customized" fare, jashte shabllonit, dmth pa dy frazat latine, tre filozofet me fjale te mufatme dhe mikun nga jasht. Ka perparime. Shkrimi qeka me qejfe tip Limo Labinoti, me sy shtremberuar... nga rakija... dhe belly dancing qe valevit cengija...

 

Me c'po kupotoj nga ky shkrim i Fatosit, Yllit i paskan bere "nje oferte qe nuk mund ta refuzonte" smiley

Ne fillim ishin Martiret e Luftes, pastaj erdhen ata te Punes, pastaj ato te Demokracise dhe tani te Shkerdhatokracise.

Vallahi mer Peshk kanë ardhur kohë t'kqia... jo vetëm që ishte fotomodele ajo goca, por edhe ti po të ishe (megjithse për moshën që ke s'je gjo smiley ), po të "kishe guxim" që të tentoje ndokënd, me siguri që nuk do shpëtoje pa të të bërë një lavazh me 90 gradë smiley

Hamendjet e Lubonjes per aresyet pse Topi sulmoi Pangon te nesermen e debatit me Cashkun, fatkeqesisht mbeten thjesht hamenedje.

Me logjike te thjeshte: regjistrimet e Pangos jane bere ne shkurt, shume kohe me pare se te ndizej ceshtja Marubi.

Keto regjistrime kane marre shume kohe dhe energji. Investime ne permasa te tilla nuk behen per emocine te castit, por per interesa te medha. Duken me te besueshem disa zera brenda Ministrise se Turizmit qe peshperisin se e gjithe kjo lidhet me ndryshimet qe po bente Pango per operatoret turistike. Parja e tyre ka vene ne levizje kamerat. 

Ne kete kontekst ngjit me shume fjala e motshme (sa ka vra gopi, nuk ka vra as pushka as topi), qe Lubonja, per nje aresye ose tjetren, e ka "aktualizuar" duke e sjelle ne vitet e luftes se dyte boterore.

E kupton cka je tu than or taj, qe dmth duke u perpjekur me e shfajesue Top Qenin je duke shpjegue pikerisht faktin qe kjo gje ishte thjesht nje sulm politik dhe jo se i plasi topi qenit per moralin dhe ligjin?

Pikerisht fakti qe keto regjistrime ishin bere qe ne shkurt (nese, sic thua ti) dhe mbaheshin ne kasaforte si dosje per tu perdorur ne nje "dite te pershtatshme" tregon qe Top Qeni eshte shume me kurvar se Pango, dhe eshte dhe pede, pasi nese Pango shkerd*ente femra duke perdorur pushtetin (sic fatkeqsisht bejne shume syresh ne Shqiperi, aq sa nuk i ben me pershtypje njeriu), Top Qeni shkerd*en jo vetem femra, po dhe meshkuj per pushtet/politike te padronit te vet, Rames.

Keshtu qe ti me argumentin tend e bere te besueshem kete aludim te Lubonjes, dhe te gjithe Shqiperise. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).