To Grandma

(epitafi qe nuk gdhenda dot)

serene...

I will miss your smile
I will miss your touch
I will miss your voice
I will miss your hugs

I will miss your smell
I will miss your love
I will miss your strength
I will miss your hugs

I will miss your wisdom
I will miss your guidance
Will miss your embrace
I will miss your hugs

23 Komente

E dhimbshme është ndarja Bellë

Aq më tepër kur gjëndesh larg e nuk ke as mundësitë që të hedhësh një grusht dhe.

Një dhimbje e provuar kjo e imja që kupton mjaft mirë gjëndjen tënde shpirtërore këto ditë.
T'ju rrojnë të tjerët!

Edrus, ndarjet në distancë bëhen më të vështira. I jam druajtur gjithmonë dhe lutesha që të mos e provoja, por ndonjëherë nuk është në dorën tonë.

Faleminderit për ngushëllimet!

Ehhh, lule e bukur ... Jane te pangushellueshme keto ndarje, sidomos ne distance. 

Nuk isha as per nenen (nga mami), as per gjyshen nga babi.  Per nenen, fillova cigaren, qe deri atehere i kisha rezistuar me gjithe stresin e te qenit larg.  Per gjyshen, ndeza nje qiri, dhe e mbajta ndezur tere naten, ndersa lutesha nder lot te mos i zbehej, shuhej flaka.  

Ne fakt, ne nje fare menyre eshte nje ndenje surreale duke mos qene aty.  Si nocion, e pranon humbjen, por ne subkoshience te pakten per mua ishin akoma gjalle, sepse s'u kisha thene lamtumire, sepse s'i kisha qare te vendi qe prehen, sepse s'i kisha puthur per here te fundit me ndenjen qe s'do t'i shihja me, sepse ... jane nena! 

Ndoshta ne nje fare menyre eshte mekanizem "mbrojtjeje" .... nuk  e di.

Megjithate, parvjet, kur pas shume vitesh do veja serish ne Shqiperi, kishte raste qe ndersa isha ne makine psh, me kapte nje makth, kur mendoja se kthimi, aq shume i lutur, i pritur, i zhuritur nga malli, do te thoshte qe do veja te pranoja keto humbje, (pertej gjysheve, dajes dhe dy kusherinjve.)   Qe do veja ne varreza, dhe do i qaja ... Ai makth shnderrohej ne klithma ne makine (a couple of closed calls with highway railings....)  Mbaj mend kur isha e vogel, qe ne Laberi qahej me ligje, ne rastet e pakta kur kam qene, se prinderit s'na ekspozonin shume.  Ketu s'i gjeja dot fjalet, vetem klithmat.  Ndersa kur vajta, dhe u fola ... se si ridhnin ato te shkreta fjale, nga shpirti dilnin ... dhe gjeta, ne nje fare menyre paradoksale, paqen me humbjen. 

.... with every breath we take, they will be missed smiley

PS: edrus, pa dashje keto "nostalgjite" sot ...

Monda, kjo ishte gjyshja ime e preferuar, nëse mund të them kështu, edhe pse të tjerët i kam dashur, kjo ishte nëna ime më e dashur, më e shtrenjta, dhe më e dhëmbsura. Më vjen aq keq sepse u bënë shumë vjet (5) që se kisha parë dhe siç mund ta imagjinosh dhimbja nuk mund të përshkruhet. Do kisha dashur shumë që të kisha dëgjuar edhe një herë ato fjalët e saj të ëmbla, të strukesha në gjirin e saj, të ndjeja dorën e saj tek me ledhatonte flokët, e shumë momente të tjera si këto.

Sot trupi i saj prehet në varrezat e fushë-dukatit, aty pranë gjyshit. Mua do më duhet kohë që të mësohem me idënë që nëna sështë më gjallë, ndoshta sdo mësohem kurrë sepse në zemrën time ajo është ngulitur thellë dhe sbesoj që të shqitet prej aty. Më duket që kur të flas herën tjetër me time më ajo do më thotë ke shumë të fala nga nëna...

Se di pse vdekja është kaq e papranueshme kur jemi kaq larg. Për mua do jetë kështu deri në ditën që do shkoj tek varri i saj...

 

 

vetë e gjithë të tjerët shëndoshë belle !

epitafin, si me fjalë dhe me foto bukur e ke skalitur.

te rroni vete zemer.me vika shume keq.

Belle,

Te paste lene uraten.

Postimi i Mondes ishte vertet ngushellues. Shpresoj te kete qene per ty i tille.

 

Eh Belle! Gjyshet jane te dhimsura. Edhe gjyshja ime vdiq kur isha ne Cikago dhe s'pata mundesi t'i shkoja ne varrim. Vec shkova ne nje kishe aty prane dhe ndeza nje qiri per shpirtin e saj.

Ndize dhe ti nje qiri, dhe thuaje nje lutje per gjyshen e mos u merzit.

Dine te falin gjyshet, edhe pasi kane vdekur...

 Belle, ngushellime te thella...

..belle... Gjyshja ime -  gjyshja nga babai, s'di pse me gjyshen nga mamaja nuk e kisha kete lidhje - ishte tamam gjyshe prej verteti.  Dua te them, gjyshe me gersheta qe i lidhte rrotull kokes, dhe i mbulonte me nje shami te zeze. Gjyshja ishte figure fare rahmetlija, ...hmm...e shoh edhe tani qe hyn ne dere me kembet e shtremberuara nga reumatizma, gjyshja nuk di pse vjen perhere ere rigoni ose sherebele.... me tregon histori nga ato qe te hapin kafken.. me inceste... me burra qe kthehen ne mengjes ne gjarperinj dhe kaptojne mure... gjyshja ka nen shamine e zeze nje tjeter te bardhe... qe e heq... e ndreq... merr fryme me firoma te gjata qe vijne era limon, me fal lejmon, hap gjirin e me sjell ndonje gje nga ato qe i kane sjelle te shkretes, ndonje domate serre, ndonje molle, ndonje palafik... c't'i kene shpure...

lule, te te rrojne te dashurit e tjere! jeta eshte ndertuar keshtu!

My heart goes out to you.

I'm sure your grandmother is  smiling to you up from heaven..   smiley

T'ju kete lene uraten!

PS Foto nje mrekulli!

Belle, ngushellime.

Largesia te ben te paguash dhe keto cmime te renda.

Belle, ngushellime te sinqerta!

E di cfare do te thote te humbasesh nje gjysh apo gjyshe, sidomos kur ca fije te padukshme te kane lidhur perjetesisht me te me shume se me te tjeret. Une i urrej vdekjet ( kush nuk i urren, xhanem) por kur mendoj vajet e ligjet me te cilat qahen njerezit ketej nga Jugu, me rrenqethet mishi dhe une ne njefare menyre kisha bere zgjedhjen time: te mos shkoja ta shihja gjyshin ( nga mami) , kur ai te mos ishte me ne kete jete. ( ndoshta kam bere gabim). Por tani sa here qe e kujtoj, me ndermendet kur rrinte me ore te tera me mua dhe me fliste qete-qete, me rrefente historite e stergjyshit tim... ose kur sillej neper shtepi me pizhama dhe kendonte nen ze kenge labe... Them se keto kujtime jane shume me te bukura, packa se fort te dhembshme, se sa po ta kisha pare te... nuk ma nxe goja ta them... Mbase me ndodh kjo sepse ende nuk arrij ta pranoj largimin e tij dhe te te gjithe te dashurve te mi... por e ndjej se jam shume e dobet ( burracake ndoshta) per ta perballuar dicka te tille, ndaj perpiqem t'i shmangem. Ne fund te fundit, gjithcka qe na mbetet jane kujtimet.... pse te mos i kujtojme te qeshur e te dashur sic ishin ne gjallje?

Aida, po te isha ne Shqiperi, ndoshta do e kisha qare dhe me ligje, sepse e meritonte, packa se vajet ne laberi jane shume te renda dhe te rrenqethin mishin. Dje po shikoja ca foto te sajat qe i kisha bere heren e fundit qe e vizitova, dhe gjithcka mu fanit e fresket me po ate embelsine, buzeqeshjen dhe dashurine e saj. Nena ime e tille do mbetet per mua edhe pse ka ikur nga kjo bote...

Faleminderit per ngushellimet!

Belle,

dhimbja ne te tilla raste  eshte vetem dhimbje dhe nuk matet.

Kalon me lehte kur je me njeres reale afer  dhe jo keshtu virtualisht por gjithsesi ... Nuk di cer  te te them...

Mendoje qe eshte nisur ne nje udhetim dhe qe ti do e takosh shpesh me kujtimet e tua te bukuara  per te dhe  do e takosh serish, serish.

Ngushellime te sinqerta !

Koth, ashtu do e mendoj sikur ka nisur nje udhetim drejt nje bote tjeter me interesante dhe me te bukur.

Faleminderit!

Belle ngushellimet e mia.

Thuhet se dhimbjet jane per ato qe falin dashuri.

Kush fal dashuri me shume se gjyshet.!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).