Tirana Calling Pak Shkodër

Gjergj Fishta “Çohi të Dekun”
E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore,
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri
E porsi krandja e that n’nji flakada,
U [...]

30 Komente

TC, nje nga postimet me te bukura te blogut tend! Permbledhje shume e bukur dhe e larmishme! Shume e vecante ajo e Koliqit... Bukur vertet! smiley

Poezi si te Fishtes ben mire te pershtaten pak me shqipen e sotme, sepse per shume mund te jene te veshtira te kuptohen.

Shif, Fishta s'përkthehet (se është turp e faq' e zez&eumlsmiley, po ja pak fjalor gegnisht-gjuhë letrare për ty (fjalët kyçe):

mni= mëri

flije= fli

kjoftë = qoftë

krande = karthi

flakada = zjarr i madh (m'duket)

vrri= vërri

za = zë

rrnoftë Shqypnija = rroftë Shqipëria

 

po pate ndonjë pyetje tjetër, fol.

 

Meqenese paske deshire te na acarosh kot, ja, hidhi edhe nje sy tjeter kesaj vjershes te Fishtes dhe perkthimit tend si medemek njohes i gegnishtes.

Ne te dyja je i gabuar, e para sepse vjersha eshte e pershtatur, (megjithese jo aq mire) dhe ska nevoje per perkthimin tend, dhe e dyta se fjalet qe ke perkthyer i ke perkthyer keq.

Jo jo, une marr vesh gegnisht ndoshta me mir se ty smiley (sepse e kam dialektin tim) , nuk e kisha per veten time.

Duhet ta kutosh qe pershtatja nuk eshte turp, eshte mese normale, dhe nuk ul vleren e autorit, perkundrazi e ben me te afrueshem me nje shtrese me te gjere.

Edhe Shekspiri pershtatet perndryshe nuk do kishte Anglez te merrte vesh cka shkruajtur Shekspiri po te lexonte ne origjinal ashtu sic e ka shkruajt Shekspiri. E marr Shekspirin si shembull, sepse ndodh me te gjith autoret e vjeter.

Fakt eshte qe po ti leme ne origjinal (autore si Fishta e Frasheri) do te limitonim shperndarjen e tyre ne nje audience sa me te gjere qe te jete e mundur.

 

M'fal që t'fika llullën, hë... po gegnishtja është dialekt dhe jo shqipja e vjetër e mesharit të Gjon Buzukut; e flasin njerëzia akoma, gjysma e Shqipërisë s'ka asnjë problem ta lexojë. Gjysma tjetër, me pak dëshirë dhe vullnet, e kupton. Hajt me t'mira.

edhe une jam i menjes qe n'gegnishte t'Fishtes s'duhet me nu dore .. i hup lezeti masnej ..

"Deshen me vu dore... ene m'grun tate"  smiley

nga filmi me kanan tafil, kujt i kujtohet.  smiley

peace out!

Ashes.

Kush e flet dialektin e Fishtes?

Edhe Naim Frasheri ne dialekt ka shkruajt por askush nuk e  flet ate dialekt, dhe duhet pershtatur patjeter. Shqipja ka evoluar. Ernest Koliqi po, ka shkruajtur ne dialekt, dhe aq bukur sa nuk ka nevoje askush te sforcohet.

Megjithate nqs nuk e ke me qejf, nuk je i detyruar te japesh shjegime, sygjerimi qe bera une nuk ishte akuze ndaj teje, prandaj mos e merr personale. Une kaq thashe dhe i qendroj:

 

Poezi si te Fishtes ben mire te pershtaten pak me shqipen e sotme, sepse per shume mund te jene te veshtira te kuptohen.

 

 

 

E di që s'e keq ti? Të përkthejmë dhe Konicën, Cajupin, Kutelin dhe sidomos Proadecin, se lidhje me gjuhë letrare s'kanë. Oj këta! Biles të përkthejmë dhe Kadarenë se vënde-vënde përdor ca fjalë që s'i lexojmë nëpër gazeta. Le pastaj gjithë njerëzia që akoma shkruan gegnisht prozë e poezi. Dhe këta të përkthehen. Biles propozoj të hapet një agjensi përkthimi gegnisht-shqip, por jo anasjelltas. Dhe me kalimin e kohës përkthimi të bëhet direkt në gjuhë binare, pa kaluar nga shqipja.  (ajo me njisha e me xerro).

Me ato qe thua me duket se sja vlen te debatosh me ty ne kete teme.

Mesa duket pershtatja ty te duket perkthim.

Pershtatja ty automatikisht te duket pershtatje me gjuhen letrare te gazetave.

Dhe une skam fole per ndryshim te vepres te autoreve, por pershtatje te poezive kur botohen per te atraktuar nje audience maksimale.

Ps. ka mundesi mos te me kundershtosh me pergjigje qe skan lidhje fare me ate qe them une? Sepse eshte irrituese.Nqs do permbaju kontekstit, une cfar them e them hapur, nuk ke pse hidhesh nga dega ne deg.

O njeri i mirë, mos u nevrikas. Unë jam për shumëllojshmërinë e dialekteve, që këto të rrojnë e të gëzojnë. Dhe që një gjuhë të rrojë, duhet të shkruhet e të lexohet. Unë ngazëllej kur lexoj në dialekt (geg e tosk, malci jallia...). Dhe meqë mendoj si për vete, them se do të ishte më pasuruese që gjysma e Shqipërisë të mësonin gegnisht, sesa të thanim poezinë e Fishtës duke e kthyer në gjuhë standarte. S'ka në poezinë e tij asnjë fjalë që një i sipër- Shkumbinit nuk e njeh. Shumllojshmëria e dialekteve është pasuri dhe jo pengesë. Po ky është mejtimi im prej gege poliglot (pa pikën e modestisë, e di.).

Lere fare me mir.

Jo plako, ti duhet të msosh gegnisht. Pajk.

Tani te te pyes edhe nje her, kush e  flet dialektin e Fishtes? Dhe te te bej edhe nje pyetje tjeter, a shkruante Fishta gegnisht? Po Naimi cfar dialekti shkruante?

Dhe a ka mundesi te me percaktosh ndarjen dialektore te shqiptareve?

 

O ASHes, ca osh "jallia"?

A eshte "Shqipnia e Mesme" apo thjeshte "fusharaket"?

E lëmë se mua më vjen turp të diskutoj për gjëra të padiskutueshme, si "Fishta for dummies"...

Po perpiqu te mesosh vet gegnisht para se te mesoj une o zoteri, se jam i bindur qe as nuk di te shkruash e as te flasesh. Biles biles ti as nuk di se cfar dmth gegnisht. ketu pike, dhe jo aty ku thua ti.

Si fusha më duket mua (plotësuese e malcis, si toska për gegën).

E mirë, po pas pikës, fillohet me shkronjë të madhe. Ik tani se do hap një konto të re e të ndërroj koordinata IP nga turpi që të dhashë muhabet.

Mrrok, ket llaf e gjen te Mjeda ku shqipnija permblidhet si "gheg e tosk, malci, jallia"

PS vazhdon: "jan nji komb, m'u da s'durojn"

E de, ee!

Po une u konfuzush kur lexush qe Esati i mobilizonte katunarine e Shqipnise se Mesme me kushtrimin "Toska do me carmatos jalline"!

A do me thone Jalli Shqipni e Mesme, apo fushe?

Nje shpjegim i trete mund te jete qe Jallia te jene muslimanet , as opposed to Catholic Malcia! 

E them kete, duke u nisur nga lufta ne Bosnje, ku Serbet i yshtnin ato boshnjaket e shkrete qe do i pushkatonin ne Srebrenice, me thirrjet "Jalla, Jalla"! 

Duhet pyt noi turk! Kur kom pyt gjyshin tem kur ishte gjalle per kete pune, nuk i ka dhone kon! smiley

 P.S.

Jo se gjyshi im ka qene turk! smiley

smiley

there we go again! The pellasgs hit back again!  Mercilessly. (just joking, Mrrok).

juo, juo, vrej punën taj. ; )

Ana H.

Te katrat jane te bukura, po pa dashte me te ofendu, ate te Mjedes e ke kuptuar?

Shume domethense.

Lumidrin,

pa ta marre per ters, them se e di ku do te dalesh, ndaj po te pergjigjem, po, eshte shume domethenese, sidomos duke ndjekur vazhden e postimeve qe pasuan ketu. Ne rast se e kam kuptuar gabim, me thuaj, se ndoshta e shohim ne kendveshtrime te ndryshme.

 

Ne ish tekstin e gramatikes se kohes se ZOGUT te lexuar aty rreth vitit 1962 disa vergje me kujtohen te shtypura ne kete menyre ...

Porsi krypa n'DRI e porsi krandja ne flakada /

u tret kush s'thret Ah Rrnofte Shqypnia 

Ah Rrnofte fjamuri saj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).