Ti, (pse re në dashuri ?)

klimt10

Ti, (pse re në dashuri ?)
Me paralizon koken
Dhe diten, a ndoshta
Koka eshte dita, ti (pse re në dashuri),
Dita eshte koha, kur
Vjen te kap prej flokesh,
Ti (pse re në dashuri) s’troket kur vjen, surprize
Seriozisht me terheq
Brenda teje, ne sy
Kur te shoh, vetevrasje
Depresion total, ti (pse re në dashuri?)
Emocional, ti (pse re në dashuri?)
Nacional, interfuckinacional, ti (pse re në dashuri?)
Rrjete gjigande, ti (dashuri në re pse?)
Serial socialiste ajo
te qi dhe me pas te ha.
(Sa banale kjo « te qi »)

ASh.

64 Komente

ajo banalja do nje 'j' ne fund smiley nderkohe qe ndergjegjesimi i tepruar con ne koment te tepruar mbi politiken e gjuhes se perdorur, qe i fut nje t'dhime poezise, e cila ishte e bukur.

ose, per shembull, banal mund te ishte seksi si veprim qofte edhe imagjinar pas gjithe ketyre filozofimeve, se duket sikur kur nuk i jep karar i fut nje rime. me fjale te tjera, sjellja nuk eshte banale, por dembele. nuk me pelqen hic tendenca mes 'mendjeve te reja alternative' qe me nje tqime zgjidhen te gjitha, vjen e verteta, shpetohet shpirti. ou? shoh miliarda te shpetuar ne syrin e mendjes. pyetja per veten eshte: po sikur te jete vertete keshtu si thote autori?

ngrenia vleresohet.

jo, tropizme mire eshte ashtu pa "j". J-ne e merr vetem ne disa dialekte. Ne gjuhe standarte qendron pa j. smiley

ou? e dua me liber gramatike. nuk mund te terhiqem kaq kollaj per ceshtje kaq 'transhendentale' smiley

trop, how about "n".

ps: ka pas qen edhe si bejte kjo. per emrat qe mbaronin me "in". psh, o altin, o altin, pushka te vret dhe... te ....  smiley  

 

 

shiko shiko, keshtu i bie se e kam lexuar gabim, ndoshta ngaqe nuk e kisha te qarte 'serial socialiste'-n - a thua mungon 'n'-ja dhe 'j'-ja qe te mos marrim vesh kush ha dhe dinastia qin, ajo apo autori?

hahahha mos bre burre pse ate emer!!!

dinastia qin mos eshte ajo e famshmja qe i dha emrin shtetit me popullor?

Oooops...  smiley   ka ardh koha me von at disclaimerin si neper filma, ne fund te cdo komenti... any resemblance with... is purely .... (une e boj edhe me emra VIP-ash, po s'du).   smiley   

mirmjes per knej desha me thon.  smiley  Kjo poezia shkoka shume mire me kafe.

me j apo pa j, kjo poezi eshte kafsherisht seksi.  

Foli Trop foli, bëje të vijë... në vete.

Arbër, ke përdor gjë-kafshë WWF në mendje gjatë shkrimit të kësaj poezie? Kam merak riprodhimin e pandave në zoo, pranej.

I shtoje ndonjë element animalesk... si psh pshurrje qensh që pa zbardh dita. E ke parasysh, ai pozicioni i qenit kur çlirohet? E ngre njërën këmbë përpjetë edhe fatlumturohet mbi ndonjë bimë rastësore e pastaj nxjerr llapën jashtë, apo pulit sytë, qartësisht i kënaqur pas heroizmës që ka kryer. Qeni, mund të merrte pjesë në këtë poezi si element sugjestionues edhe për një arsye tjetër, sepse the dog can lick his balls too!

 

 

J. une ve bast qe ti kete poezi do ta lexosh njeqind here! (...por asnjehere nuk ke per te ardhur...) 

 autoerotizem? ma perkufizo pak mike. 

qe te duket poezia jote kafsherisht seksi praaaaaaa

ty nuk te duket?  

jo, nuk me duket. me duket e zgjuar, intime, kursimtare me fjalen si raport ndaj idese (me perjashtim te fjalise se fundit, sic u ankova me lart), por seksi jo, ndoshta sepse per momentin nuk me behet seks - ketu po aludoj se ty mund te te behet per arsye jashtevjershore. por mund te kemi shije te ndryshme, etj.

tek kjo poezi ne fakt s'ka asgje letrare, fjalet jane te kursyera si ne ato bisedat me togfjalesha te segmentuar gjate penetrimit kur partnerja pyet (veten?) nese ti po i ben dashuri apo thjesht po e qi (apo duhet ta themi ti po e "fuck' se ne anglisht tingellon me cool?). fundi i kesaj poezi, si pas cdo raporti, eshte ironik.  

qenke i eger ti.

fjaline ne kllapa e kishe dialog me veten, meqe kishe perdorur interfuckinational? dhe bah cfare refuzimi per t'a zgjedhuar foljen.

une nuk e lexoj dot poezine ne kete forme qe me sugjeron ti, sepse ia kam ndertuar nderkohe skenografine ne mendje.

sa per fundin ironik, e perseris, krejt i panevojshem. na eshte bere ironia si larja e detyruar e duarve pas bukes.

hey trop flm per komentet. 

 

Trop, mos e fut gërmën time nëpër të tilla banalitete.

 

 

...ahahahahahhahaha smiley

ajo te...dhe pastaj te ....  vejushja e zeze ???  :rolleyes:   smiley

Mua me lodhen frazat ne kllapa kurse  reflektimi ne mbyllje mu duk i pavend megjithese duhet te pohoj se kish origjinalitet ne keto gjetje ..."Me paralizon koken dhe diten" ishin vargjet qe me pelqyen me shume.

Fraza ne kllapa eshte me e bukura aty. Se pervec punembarimit seksualo-kafsheror, ka prape ndjenje... Eshte njesoj si t'i thuash vetes, " Ok, fjeta qe fjeta me te, bera qe bera seks, po ne dashuri pse dreqin shkova dhe rashe?" Do te ishin gjerat me te thjeshta sikur te mos bije koke e kembe ne dashuri, do te ishin "Tutti felici e contenti", pa dhembje.

Me qe jemi mbledhur, te me fale dopjoja per devijimin, kapeni pak Gjergj Erebaren: 

Në këtë rast, ministri Ridvan Bode iu përgjigj: "Kjo nuk është kohë për parashikime xip Kasandre", u shpreh ai. Në mitologjinë greke, Kasan­dra, e bija e mbretit të Trojës Priam, kishte marrë dhuratë nga Apollo aftësinë për të parashi­kuar të ardhmen, por qe dënuar që paralajmërimet e saj të mos merreshin parasysh.

hahahha gazetat shqiptare te thone kush eshte Kasandra hahahah

Uaaa, moj mamiii... smiley, qi n'ket ore dreke me kshu gjonash? s'u dashka hum darka sone... Si per t'premte, he?  This is a interfuckinacional great poetry! :-D

Po qenka rende gjendja per autorin, me duket. ;P

Pse e qortoni djalin?? Tek e fundit Shopenhauer na meson se metafizika e dashurise kjo eshte: nje gracke e memes natyre per te siguruar instiktin seksual (ose q..jen ne gjuhen popullore)

Suinqeriteti duhet respektuar edhe kur tejkalon limitet e te moralshmes.

Ja nje shembullnga Xhim Morison:

...Vrasesi u cau para agimit
Ai veshi cizmet
Ai hodhi nje veshtrim nga galeria e lashte
Dhe ai eci pergjate korridorit.
Ai shkoi ne nje dhome ku e motra e tij jetonte
Pastaj I beri nje vizite te vellait
Dhe pastaj … ai eci pergjate korridorit
Dhe ai erdhi tek nje dere
Dhe veshtroi brenda ;
- “Baba?
- “Po bir?
- “Dua te te vras, Nene …dua te te qi.

Tani imagjinoj estetet e pshkut duke  mprehur  penen per  te na ndricuar mbi kufijte ndermjet banales dhe te bukures. smiley

"Tani imagjinoj estetet e pshkut duke  mprehur  penen per  te na ndricuar mbi kufijte ndermjet banales dhe te bukures. smiley - thote Spiritus.

Me dolet ne shteg me kete. Ne kete dileme jam vene une kohet e fundit. Me falni, po si mund ta shprehesh ndryshe kete fjalen? Kam dicka duke perkthyer dhe kjo fjala me del herepashere, por nganjehere me vjen si zor t'ia plas troc, nganjehere i gjej nje sinonim, por prape s'me pelqen...

Tradutore e traditore -nese ke  dilema je e justifikuarsmiley

Jam goc me namuz une, s'e them. smiley ... He dhe ti, pse ben sikur s'e di? Kjo poezia me kujtoi ate pjesen tek "Pallati 176", kur Sander mafishja fliste ne telefon... "Ta marr, ta fus... ne pasticeri... dhe pastaj...he, he,  t'ia them troc te gjitha..." smiley

falimners, po ma thuj ne vesh... smiley

Seksi kafsheror s'eshte me lajm sensacional ketu. Duhet nje poet qe te shkruaje per vrasjet kafsherore, dhe patjeter ti interpretojme si instikt natyral.

aida gjerave thirri ne emrin qe kane. ajo fjale qe ti ngurron ta perdoresh eshte si ai raporti i pare i te virgjerve, kane ndroje ne fillim e kur e humbin, marrin kenaqesi me pas.

Vetem poezi seksi qe nuk mund te quhet kjo, pak "kafsheri" e ka ne vetvete,por edhe kjo pak "kafsheri" nuk e ben kete poezi qe te fitoje nje status elegant ne perceptimin e seksit,dhe aq me keq ne fund fare si me "j" si pa "j" te jep shijen e nje vulgarizmi.

Eshte tipike poezi per njerezit e dobet qe e kane te veshtire te krijojne nje mardhenie normale dashurie ose vetem seksuale qe ne vend te ketyre qe i ka lejuar vete zoti perdorin metoda "kafsherore" per masturbim,si psh ngrenjen e thonjve kur lexojne keto lloj poezish,ose masturbim duke qeruar qepe ose patate.

e o aero, po dukesh ti qe nga gjykimi se sa "njeri i forte" qe je. besoj se forca te qendron ne ate seksin tend konvencional brenda kufinjve dhe orareve qe te ka lene zoti. smiley 

Shih si bejne puritanin nje takem ketu te peshku. Po seksi ne vetvete, i zhveshur nga ngarkesat sociale dhe humane,  kafsheror eshte o engjej .Nuk eshte pak hipokrizi te mohosh se edhe perjetuesit e dashurise sublime, vjen nje moment kur dalin nga kornizat e delikateses dhe aty ne krevatin bashkeshortor kane qejf te degjojne fjale te psita te tipit: oh hony f...m..

Ndersa poezia si perjetim estetik apo si masturbim fjalesh te pista,  mbetet per tu diskutuar.

Spiritus, kjo mënyrë të menduari është KURTH.

I lëmë mënjanë kufijtë. E bukura s'ka nevojë për kufij. Po ma thuaj ku është e bukura për ty këtu? KAQ.

 

J, ka ndonje urdher hyjnor per te kerkuar vetem te Bukuren?  

 

Ndersa poezia si perjetim estetik apo si masturbim fjalesh te pista,  mbetet per tu diskutuar.

Pyetja e pare eshte a ka nje te vertete kjo radhitje fjalesh dhe pyetja tjeter eshte kjo "radhitje fjalesh" a e fiton statusin e nje poezie?

Sepse nga komentet shikoj qe disa vene ne pikepyetje moralitetin e poezise, pjesa tjeter ve ne pikepyetje vlerat poetike.

Une kam komentuar pyetjen e pare.

Shiko, për mua nuk është tamam moraliteti që diskutohet. Por disa fjalë të veçanta këtu, po përdoren si efekte speciale filmash. Mendo një film action i cili përdor efektin e ... rënies së një ndërtese vetëm 1 sec. pasi del heroi kryesor që aty, duke mbajtur në dorë më të bukurën e katundit.

Mirëfilli, një skenë e tillë nuk ka ndonjë gjë të bukur apo vlerë (mendimi im). Ato fjalët këtu, përdoren me të njëjtin efekt. Me fjalë të tjera, nuk mund të thuash BUM psh që të nënkuptosh se u përplase jashtë mase fort e zëmë.

Efektin vetë, që ka dashur të japë ky djalka e ka thënë vetë: seks kafshëror thotë. Boh... Ça të them... Smë dha ndonjë efekt të tillë.

 A, për tjetrën që të mos u ngelet merak... (besoj se e lexuat, se ka dhe kalamaj vërdall&eumlsmiley

Po përsëri në diskutim është pyetja e dytë: A është poezi, a ka vlerë poetike apo jo?

AS, unë në POEZI, kërkoj të bukurën. Qoftë sublime apo estetike. Në rast se ti kërkon të plasosh tjetër gjë, më prit ta lexoj edhe 99 herë të tjera.

 

Hej, po pse paskeni dal me kullot kaq larg...(jo po a.d.i.d.a.s jo po...)

poezia eshte me e thjeshte...pyet: pse re ne dashuri....ky me duket se eshte çkyçi..

sipas midese time shume e bukur...

Emigrant, mos ja humb vlerat artistike origjinalit. Ja se si eshte shprehja ne origjinal:
"Shka ka thane i grue n'Peqin, pushka t'vret e ...i te ..n"

apo duhet ta themi ti po e "fuck' se ne anglisht tingellon me cool?).

Hehehehe!

Nani nje bejte si per te Premte! smiley

Fak, fak

vec jo tak-fak smiley

Po he te shkreten me ne fund, ja ideja e poesise smiley

Eh, sikur ta dija, mbase s'do kisha rene ne dashuri, por ne depresion.

sol, kush eshte ky? babai shpirteror i sekspraktikuesve johipokrite??

Eshte aq i njohur ky sa po s'e njoha duhet te ndihem injorante?? 

Martohemi?? Kaq kollaj po i dorezohesh ketyre keshtjellave te ndertuara nga  moralistet ti?

 Edhe ti dmth ke probleme me ate qe je???

aero, o njeri i frustruar, mos i ngaterro deshirat e tua me te tjereve. 

Duke lexuar kete me lindi nje pyetje: po femrave qe s'te kane denjuar per seks ju ben poezira ti? Do isha kurioze te lexoja ndonje...

  • Vetem adoleshenteve mund t'ju lejohen poezira te tipit femren e perdor si objekt masturbues. S'eshte as mendim seksi per lexuesin dhe tregon nje problem te theksuar aftesie intimiteti.(siç ta permenden mesiper) Vlerat e verteta jane ato qe shprehin nje respekt gati hyjnor, dashuri, mirekuptim ndaj njeriut me te cilin konsumon kohen dhe jo nje leckosje.
  • Kafsheri te vertete seksuale mund te kete vetem aty ku dy njerez dashurohen; prova e deshtimit per ta kuptuar eshte kjo 'poezia'.
  • Nuk do ndonje aftesi, xhanem, per te permendur organet seksuale apo aktet seksuale(nga i cili ke dalur ne drite dhe ti) me zhargon rrugesh. Perkundrazi, eshte shume lehte, fundja nje bashkesi germash jane qe kane marre nje konotacion negativ. POR, objektivizimi ne fjalor sikur i perkiste femijeve gjate fazes te imitacionit dhe/ose te play stage( ose mund te thuash dhe permanence linguistike) faze ne te cilen nje femer eshte thjeshte femer,kurse nje mama s'eshte femer pasi s'permban shkronjat f-e-m-e-r ne te. Pra, faza e mungeses te abstraksionit linguistik dhe objektit.
  • E mos na permendni Schopenhauer ketu pasi me kete nivel do sillej ne varr nga tmerri.

PS. J. Te kam thene qe ke emer seksi smiley

Cfare poezie, nje mrekulli e vertete ! Nuk kam lexuar kurre nje te tille. Nje art qe do ta kishte zili dhe vete Omer Kajumi ose dhe poetesha e mocme greke, Sofia.

Ndersa kaloja nga rreshti ne rresht, e shihja veten si nje i humbur qe po zbulon shkronjat e para. Kuptimet e thella te njerezimit fillonin dalngadale te me ndriconin boten time. Kur i dola ne fund, brofa ne kembe : God, thank you for blessing me.

Ende nuk e kam marre veten nga ngazellimi i cilter qe e provon cdokush qe ndihet nxenes para nje poeti te madh.

As, me pelqeu dikotomia, ajo e ndjenjes se perseritur, apo e (pa)shtjelluar ne formen e pyetjes dhe akti apo vs aktit.

Problemi qe kam, dmth ku ngec diku per mua si lexuese, jane fjalet ne fund (jo dy rreshtat e fundit), "serial socialiste", "interf".   Me nje perzgjedhje tjeter, dhe jo detyrimisht "letrare" sic je shprehur me lart, ndoshta do ishte pak me "smooth" fundi, dhe dy rreshtat e fundit me efekt me te madh. 

Megjithese po e lexoj ende ne mengjez heret kete te ashtuquajtur poezi nuk mora vesh gje....si poezi...Nje fare deshire per ....por edhe ajo jo me ndonje fare bindjeje....pak si e leshuar...Me nje fjale pak si hiç as poezi e as q...ee as q...je poetike ....E deshtuar nga te gjitha anet.Nejse...e sjelle ketu lecuam Shopenhauer-ine Morrison....e nuk eshte pak ne pike te mengjezit  smiley

Kshu eshte kur lexon ne pik te mngjesit poezi dekadente...smiley e liron gojen smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).