Thyerja e tabuve.

. " Nuk ishim ne që e rrëzuam komunizmin.

. Ai u shëmb vetë mbi kokat tona. "

. Jacek KURON

.

. Të gjithë ata që ndoqën shëmbjen e murit të Berlinit ishin njëkohësisht pjesëmarrës të një feste, ajo e njerëzve të ngazëlluar – të lumtur që ja kishin arritur ditës të shihnin fundin e një rregjimi dhe të një bote, të zhdukur në herë e përgjithmonë. Po ashtu, tubimet gjiganteske në rrugët e

16 Komente

Or taj, cilen tabu po thyen me kete artikullin, simbas te cilit permbysja e komunizmit ne Shqiperi filloi ne shkurt 1991?

Xhib... provo lexoje dhe një herë.
Ose përmëndu dhe kujtohu (nqs ke qënë në moshë për të kujtuar ambasadat smiley&nbspsmiley

E lexova Edi po s'kuptova. Sa te shkoj ta mpreh pak trurin ne ndonje gur zmeril, ma shpjegon dot ti cila tabu u thye dhe u be cope-cope? Nderkohe une fundja po shkoj te lexoj kete referencen e artikullit: (2) Ramiz ALIA – Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë. Ed. Zëri Prishtinë, 1992.

Nje gje nuk kuptova: mire turma beri kete apo ate, po cilat ishin shkaqet qe i shtyne njerezit te silleshin keshtu? Eshte per te ardhur keq se si revolucioni, apo kthesa reduktohen vetem ne anet negative te tyre. E cfare kishte ne Shqiperi ne kete kohe per prishur, ne kete burg te fundit te Europes, pervec statujave te diktatorit qe kushtonin me teper se buxheti i cdo shkolle?

Ne vend qe te theksohet rendesia historike e daljes nga Spaci komunist, na renditen demet materiale, qe te mbledhura se bashku, nuk krahasohen me shumat marramendese te ndertimit te bunkereve qe edhe sot e kesaj dite na kujtojne trishtueshem ate epoke te erret, e cila polli cibane te mjerueshem te historise si Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

Eshte per ardhur keq, qe sot, 18 vjet me vone, publikohen akoma artikuj te tille te mjerueshem.

Ciklon, ti dhe Xhibi më duket se nuk doni të kuptoni.
Autori përmënd të njëjtat shëmbje muresh (Berlin dhe Prag&eumlsmiley që nuk u shoqëruan me SHKATËRRIME... Autori nuk po ju qahet se përse u shkatërrua monumenti, ai ndryshe nga ju mendon dhe për dritaret dhe xhamat e shkollave që u thyen dhe u dogjën... që u thyen dhe u dogjën ashtu si dhe hardhitë dhe ullinjtë (helbete, ishin mbjellë nga komunistët... duheshin çrrënjëzuar smiley&nbspsmiley

Qe revolucionet shoqerohen me shkaterrime edrus, kjo eshte dicka e hidhur, por aspak hera e pare ne histori. Revolucionet behen nga turmat, dhe turmat jane te verbera. Nuk ish ky aspekt qe me shqetesoi ne shkrim: krahasuar me demet materiale, vuajtjet qe hoqem 45 vjet jane gjigande; po ashtu edhe demet shpirterore te nje populli. Nese turmat shkaterruan siç shkaterruan, urrejtja dhe verberia kane shkaktaret e tyre. E kjo mendoj duhej te qe theksuar nga autori i shkrimit.

Nuk po kuptoj ne cfare kuadri shkruhet ky artikull. Thjesht dua me dit  background-in.

Ato qe thuhen aty, me c'me kane thene dhe aq sa kam pare, mua me duket se qendrojne. Natyrisht ka dhe gjera te tjera pervec sa thote artikulli, por duhet pare cfare eshte shkruar dhe jo cfare nuk eshte shkruar.

Vetasgjesimi i vlerave eshte realitet qe sado te shpjegohet, nuk justifikohet. Turp kombetar.

Vetperqeshja e cdo gjeje tones (vlere ose kundervlere) eshte realitet qe sado te shpjegohet, nuk justifikohet. Turp kombetar.

Qe komunizmi ra se nuk mund te rrinte dot vete ne kembe, dhe jo si rezultat i kryengritjes popullore, apo te studenteve, edhe kjo me duket e vertete. Nuk eshte se komunizmi qe i forte, por e theu populli i organizuar. Kjo shkon paralel me ate deklarimin qe ne e shporrem vete gjermanin dhe italianin. Ne te dyja rastet pati qendrim popullor aktiv, (lufta kunder fashizmit ku e ku me e shprehur se ajo kunder komunizmit), por populli shqiptar, I VETEM, nuk do ishte i afte te mposhtte as fashizmin, as komunizmin.

Teroite qe komunizmin e rrezuan studentet jane fantazi per piano dhe orkester. Studentet ishin (natyrisht) pjesa me e iluminuar dhe e ndergjegjshme e shoqerise shqiptare, por nuk mund ta rrezonin regjimin vete. Aq sa e rrezuan ne Tien An Men. Kjo ne asnje menyre nuk zbeh madheshtine e keundershtimit revolucionar te tyre, qe u pasua nga shumica derrmuese e popullit.

Per mua fundviti 90 dhe fillimviti 91 do mbeten kohet nga me rrezellitese te jetes sime. Pashe si ra nje sistem, qe nuk i ndodh cdo brezi kjo. Nje cope mermeri te bazamentit te monumentit te E. Hoxhes duhet te ndodhet ende ne shtepine time ne Tirane, se bashku me nje cope mermeri nga varri Naim Frasherit. I Enverit eshte si i kuqerremte; i Naimit i bardhe. Te dyja te thyera. Sado larg nga njera tjetra ata mermeret, tregojne shume; perfundimin se c'milet jemi, e nxirrni vete!

Sa e shet copen e kuqrremsit? 

Apo e ru per dite te zeze, kur stoku te shkoje ne xerro absolute?

O Edi komunisti, m'fal artikull-kuptuesi. smiley Pyetja ime ishte e thjeshte: cilen tabu po thyen ky artikull? Po mundohem te gjej lidhjen e titullit me permbajtjen. Ti nuk eshte nevoja te perseritesh ca ka shkruar artikullshkruesi. Nese nuk e di pergjigjen e pyetjes s'ka problem dhe po te mos pergjigjesh.

 

Emo,

Mos me thuaj qe dhe jetet e atyre qe u vrane neper protesta dhe drurin qe hengren te tjeret ishin simfoni orkestrale per piano, apo qe dhe po te kishim ndenjtur te gjithe me duar kryq komunizmi do shkrinte si akullore ne kon vetvetiu, bile po te mos kishim reaguar fare do shkrinte rrezik i pari ne Evrope dhe jo i fundit.

Ti atriubosh cdo gje studentave (dmth te anashkalosh rrezimimin paraprak te komunizmit ne gjithe Evropen) eshte gabim, po te mohosh cdo gje qe ata dhe te tjeret bene, apo te barazosh ato perpjekje me vjedhjet dhe prishjet e disa harbuteve, eshte me keq per mendimin tim.

U lodhem me rishkrimet e historise; le ti leme ca dhe per vitin tjeter.

Jo, xhib, nuk them ate. Plus nuk them qe do ishte njesoj me ose pa protestat e studenteve. Kurresesi!

Thjesht po bej nje balance forcash!

Populli yne (studentet perfshire) nuk ka force revolucionare te qendrueshme. Nuk e ka ate pjekuri. Kjo duket nga periudhat pas luftes (45 e ne vazhdim) dhe pas renies se komunizmit.

Po gjerat jane te ndara Emo dhe cdo periudhe ka historine e vet. Thjesht pse jemi shqiptare nuk do te thote qe te njehesojme te gjitha lufterat dhe perpjekjet e popullit ne nje apo ti japim te gjithave te njejten note pesimiste apo optimiste. Nuk jam aspak per egzagjerime te cfaredo lloji qofshin, po perpjekjet patetike per te rishkruar historine simbas mideve dhe interesave politike apo te tjera jane teper neveritese. Kete nuk e kam aspak me ty kuptohet, qe mos keqkuptohemi, po me shume "intelektuale" qe sic thashe me lart gjate ketij viti na kane çare ate veglen kalamabërëse me rishkruajtje historie, qe tek intervistat e Ramizit dhe Nexhit, tek keta "modernet" me çmitizimin e Skenderbeut, dhe shume te tjere. Mbase nga kjo neveri per kete tendence tingelloi dhe ashper toni per repliken tende, per rrjedhoje.

Sikur dhe nje jete e vetme e humbur ne emer te nje kauze pozitive te fshihet qellimisht me fshesen e rishkruajtjes se historise per interesa te tilla, per mua kjo eshte teper e neveritshme.

Xhib, si lufta kunder fashizmit, edhe ajo kunder komunizmit, jane HISTORI! VLERE e patjetersueshme! Kush i mohon, harram i qofte, mer. Nuk kemi shume gjera me u mburr, you know, dhe te dyja keto jane nga ato qe na bejne nder.

Pranoj qe ajo qe thashe,

Teroite qe komunizmin e rrezuan studentet jane fantazi per piano dhe orkester.

mund te keqinterpretohet, deri ne mungese respekti e ku di une cfare etiketash. Por nuk po e redaktoj. Une nuk mund te mos kem respekt per nje levizje ne te cilen kam qene i perfshire vete cdo dite. Qyteti Studenti u be shpia jone per disa jave me rradhe. Thjesht dua me tregu balancen e forcave, ashtu sic e mendoj une.

Nuk ta keqkuptoj synimin aspak, as dhe vendosjen e balancit. Por varet se si shprehesh. P.sh. kur thua me lart

Qe komunizmi ra se nuk mund te rrinte dot vete ne kembe, dhe jo si rezultat i kryengritjes popullore, apo te studenteve, edhe kjo me duket e vertete.

Kjo te le te kuptosh se kryengritjet e studenteve dhe te te tjereve nuk kishin asnje rezultat; komunizmi vdiq si nje plak i semure vetem kur i erdhi ora pavaresisht ca bene studentet dhe te tjeret. Kjo per mua padyshim nuk qendron.

 

Apo kur thua

Studentet ishin (natyrisht) pjesa me e iluminuar dhe e ndergjegjshme e shoqerise shqiptare, por nuk mund ta rrezonin regjimin vete.

Kjo qendron plotesisht, po puna eshte se askush ne kete teme nuk pretendoi se studentet ishin e vetmja arsye qe u rrezua komunizmi, keshtu qe kjo eshte vetvetiu (te pakten persa i perket kesaj teme) straw argument. Si te thote dikush qe une hapa 10 nga 100 gropat qe do mbjellim peme dhe ti thuash "eshte absurde qe ti te pretendosh qe hape te gjitha gropat" nderkohe qe ai nuk tha 100 po 10.  Prandaj thashe varet se si shprehesh. smiley

Sa ju dhimsen dhe juve tabute.

Thyje mer te thone. Done - thuj.

Cfare tabuje thote! C'rendesi ka, thyerja eshte ceshtja.

Njeri thyn Skenerin, tjetri alfabetin; e pse nuk u thyeka dot dhe nona e te gjithe tabuve, ajo abstraktja?

pas njezet vjeteve demokraci akoma gjen njerez qe i vjen keq qe e kane terhequr bustin e enver hoxhes zvarre.kur permendni gjermanine apo cekine per nderrim apo rrezim regjimesh habitem qe nuk permendi rumanine,apo nuk ju pelqen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).