Thjeshtina e mirëmanaxhimit të tekstit ose posthumous pathetique

Duhen miq në këto
Troje, siç yjet duhen
Të dëshmojnë
Për çurgun e psherëtimës, të vetëm
Në njërën faqe të natës.

Përtej veshjes
Së këpucëve
Duhen miq, të jenë atje,
Nëpër zgjojet
E majisura me kohë të çkurdisur,
Besmikërisht duke mbllaçitur
Buzëqeshjen
Të vakët
Nga pritja e gjatë.

Ndonjëherë nuk qenka kollaj të gdhijë.
Duhen miq për protestë…
Dhe miq, si retiçenca kuptimplote
Në tekstin
Që je ti, interpretuar.

Miq që s’dinë ç’është frika
E të qënit edhe shok.

Duhen.

1 Komente

Miq që s’dinë ç’është frika
E të qënit edhe shok... Duhen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).