Thir-st

Jam duke i dhëne dorën e fundit një vëllimi me poezi; kam ripunuar disa tituj; po sjell nja dy-tre prej tyre.
Jam ende në mëdyshjen e kuptueshme të përzgjedhjes midis vjershave.
Ka kundërshti kur flitet mbi ndikimin e gjendjes shpirtërore gjatë krijimit mbi cilësinë e këtij të fundit.
Nje mendim eshte se kur shkruhet në gjendje të ngarkuar emocionale (si origjinalisht në këto që po paraqes), zakonisht nuk del mirë shkrimi.
Por pohohet gjithashtu edhe e kundërta.
Ku ndahet pra frymëzimi prodhimtar nga gjendjet e tjera të ngarkuara shpirtërore? Ku është kufiri i artë pas të cilit ajo c'ka ndodh brenda teje, bëhet me vlerë edhe për të tjerët, që nuk ndajnë, doemos, përjetimet e tua?

Codon

1.
Aksident në brinjën
Me shkurre kriptike,
Pendimi gremisur
Në vend të gabuar,
Qelizë haploide
Në kohën aq ters,
Mbi kashtë erotike,
Tre epshe kaptuar.

ADN kur qeshë,
Ofshamë e rënkuar,
Një kodòn mu mbyll
Kurrë deshifruar.

~o~o~o~

Hodha një gunë e prapë u gjakosa,
Tre gjemba + + + mbi telin e pengut gjongùl.
Tri vrima çurgu në çatitë e harrimit,
Tre trarë supelodhur,
Kërrusur, Herkulë.

..........
Dëgjoj si kërcasin rënkimet e drurit.

Dhemb trigërmëshi yt,
Tatuazh i malcuar mbi cipën e trurit.

2.
Rrathë koncentrikë.

Distilohet
Musht ndërgjegje;
Djegie në asht.

Alkool ilegal.
Pikë, pikë,
Pikëllon shpirt-o e një llullaje të lashtë.

Pse pikë e parë e alkoolit dhe lotit djegin më shumë?

~o~o~o~

Kàlcium harrimi nën ujë kohe po piks,
Por plagën dot s’fsheh
Një garzë e përskuqur.

Fasho e bardhë si një re mbi qytet,
Ku gërmadha gërnjisen nën gërma gërmuqur.

Prohibicion.
Duasmund.
Dalldisen presjet në nyje mohuese.
Fjalë efemere
Vdesin pa lerë.

Gërmëdjegura reklamat - fjalëqyqe
Të padeshifrueshme
Si ti
N’atë terr.

3.
Bie diell flokë-flokë,
Shkrin nën rreze dëbore.
Jam blu Ballkani në grinë teutone.

Kërkoj një park,
Një liqer, një stol,
Pjalme në ajër, verdhësi mimoze…

Zgjeruar shpirti si një metropol
Ku ti jeton, ka kohë,
Në lagjen luksoze.

~o~o~o~

S’më le të futem,
Portieri te dera.
Fletëhyrje s’kam.
As kod të fshehtë.

Portieri sfinks,
Gruess Gott,
Buonasera…
Keine shaka,
No ryshfet.

Vrafsh veten në gjumë, dëgjove, portier!

~o~o~o~

Adoleshentët s’u pranuan në party.
Trotuarit buzëplasur
Mbi buzën e gurtë.
Dritarja me avull -
Torturë hermetike,
Është një “Ndoshta” katrore
Shumë e sigurtë.

Dua (për kulturë... vetëm) të di,
Kush është A-ì…
(Të ve pikat – dhe seksin thuthuq - mbi i),
Për semantikë pra... gjithësesi...
I pak-ëndshëm... i shum-tum?
(Impotent?... dëshirë idiote, prandaj Nr. 1!)
Apo ndoshta i vogël, njeri minik….

Për të gjitha këto mundësi (etilik),
Alkooli djeg
Me gëzimin e lig.

Fytyrën shtrembëroj nga kënaqësia,
Si nga akordet BBKing.

Ekzorcizëm i dështuar

Dua të heq nga vetja si një tumor të keq,
Me bisturi të mllefit.

Pastroj nga shpirti
Xhunga xhelozije të pistë,
Por metastazat
Prapë se prapë më mbështjellin
Si rrjetat e amvisave
Patatet e murrme me listë.

Plugu i ëndrrës më kthen përmbys
Si brazdë në shtratin me nofulla katrore.
Plisa gjymtyrësh,
Kapilarë fluidë,
Me limfë të plogët
Sikuresh epshore.

Lëng i shtrenjtë bordellosh të lira,
Seks diletant,
Krevat kuisës,
Kulishë të padukshëm
Kafshojnë si kimera,
Orgazmë e pabesë
Të vret pas shpinës.

Erë mashkull mbi femrën e huaj.

Dush si korrigjim hartimi.
Kotnia kullon
Si dy-ll,
Dy qirinj.

Kondomet flaken
Si mushamatë
Pas shiut të etur
Që me tokën u nginj.

Thir-st

Kam etje.
Dua
Lagështinë tënde orale.

Gjithë lagështitë
Nga cdo çarje e jotja
Oblike-horizontale-vertikale.

14 Komente

Si mushamatë
Pas shiut të etur
Që me tokën u nginj.

Em, për përdorim publik, çdo pjesë e jotja, në fund të saj duhet të shoqërohet me spjegimet e fjalëve... jo i gjithë populli është na Kuçi smiley

Po e thame mer lal, qe s'do jemi te gjithe, s'kemi c'u bejme smiley.

Emo, loved it, sidomos e fundit.  

Na bej ze kur te behet gati libri, e dua me autograf smiley

Monda, nakavash ti se mo e bëç gropë fare smiley

P.s: Shko mi si gjithë të tjerët në librari dhe blije librin... te rruga e Elbasanit është një librari e mirë smiley

 nuk do jemi të gjithë na Kuçi, s'ka gjë mo u mërzit, e.

emo, urime për librin e dytë në projekt!smiley

 

Em, 1. gjej nje redaktor te mire, sepse vete sado perfekt te jesh eshte e pamundur ti shohesh defektet. 2. Librit jepi nje strukture ( pra jo poezi te radhitura randomly) dhe percakto ne koken tende nje qellim. Nese ben keto te dyja, ke per te bere liber te mire.

shume suksese te uroj!

Cim, kam gati ca komente te mia ne lidhje me librin tend te ardhshem, ndaj  zgjidh mejdanin (lol) :

1-te blogu yt

2-te blogu im

3- ne privat

4- apo te ky pellg virtual

 

Rendesi ka qe ME PELQYEN SHUME, pavaresisht  ndonje sugjerimi  te rastit (sic ndodh rendom ne te tilla raste ku nuk rrime dot pa bere edhe ndonje sugjerim atje ku vertet na pelqen dicka)

Bukur!

 

 

Tan, your choice. Jam i nderuar sido qe te zgjedhesh.

Flm!!!

C

tu globalizofshin vargjet Cimo smiley

Suksese me librin e dyte smiley

Po ri,

Se lexusi shqiptar eshte globalizu, pranej duhet me ju drejtu me gjuhe globale, jo me tema me plonc dhe raki skrapari vetem smiley

Dum vargje gjitheperfshirse smiley

Falemnderit shume, te gjitheve!

PS: Monda, pa diskutim, kur te dali!

eksodi per-lesh

urime Emo , sa qejfsmiley

nuk jam eksperte ne poezi por me pelqen stili jot!

suksese dhe njehere Emo djalismiley

Urime emigrant. Kjo perben nje faze te bukur dhe disi medyshjesh per ty e per cdo krijues, deri ne castin perfundimtar. Eshte mese normale kjo dileme e jotja. Pyetja qe ti kerkon pergjigje, lere me mire te tille....pyetje.

Pergjigjet qe kerkojme ndonjehere, nuk bejne gje tjeter vecse bllokojne procesin "muze".

Pessoa, ka thene dikur, diku, qe " askush nuk me beson qe une shkruaj pa ndjenja. Thjesht ve ne pune fantazine time". Atehere, po ti i beson atij? Kur kam lexuar ciklin e tij, kushtuar te dashures se tij Lidia-s, kam vene ne dyshim thenien e tij, por jo se nuk i besoj ato cka ka thene. Ai ose eshte i sinqerte ne te verteten e tij, ose kerkon te mbuloje "diellin me shoshe", por nuk eshte gjithnje e sigurt kjo. Pra ne lexuesve, s'na mbetet gje tjeter, vecse te shijojme, pertypim, perceptojme dhe te kuptojme "Cfare ka dashur te thote poeti" ne fund te cdo poezie. Qofte ajo prodhimtari nga perjetime gjendjesh emocionale, qofte fantazi. Gjurmet mbeten, gjithsesi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).